Tag: brain

  • Trajnimi i mendjes dhe trupit, ngadalëson rënien njohëse

    Trajnimi i mendjes dhe trupit, ngadalëson rënien njohëse

    Ushtrimet fizike, stimulimi i mendjes me lexim ose lojëra dhe mbajtja e një jete shoqërore aktive, rrisin molekulat anti-inflamatore që mbrojnë trurin nga plakja, duke ngadalësuar ose edhe duke përmbysur neuro-degjenerimin tek njerëzit me rënie të lehtë njohëse.

    Kjo është demonstruar nga një studim italian, i cili mati efektet e programit parandalues ​​”Train the Brain” të zhvilluar nga Instituti i Neuroshkencës i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve në Piza (CNR-In).

    Gjetjet janë botuar në revistën ‘Brain, Behavior & Immunity – Health’, në bashkëpunim me IRCCS Istituto Clinico Humanitas në Milano, Institutin e Fiziologjisë Klinike të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (CNR-IFC), Fondacionin Stella Maris dhe Klinikën e Neurologjisë të Spitalit Universitar të Pizës. Rezultatet janë “shumë premtuese për sa i përket përmirësimit të aftësive njohëse (veçanërisht në kujtesë dhe vëmendje ) dhe ndryshimeve strukturore të trurit të zbuluara nga MRI, duke përfshirë përmirësimin e perfuzionit të gjakut cerebral dhe ruajtjen më të madhe të vëllimit të lëndës gri në zonat kortikale të përfshira në funksionet ekzekutive”, thotë Alessandro Sale, udhëheqës i grupit CNR-In në Piza.

    “Për më tepër, efektet e dobishme të trajnimit zgjasin me kalimin e kohës dhe nuk duket se ndikohen nga faktorë të tillë si gjinia, mosha dhe niveli i arsimit, megjithëse përmirësimi duket më i theksuar tek gratë dhe subjektet me nivele më të ulëta arsimimi.”

    Studimi përfshinte 76 persona të diagnostikuar me rënie të lehtë njohëse, të ndarë në dy grupe: një grup eksperimental, i cili ndoqi programin 7- mujor “ Train the Brain”, dhe një grup kontrolli, i cili mori vetëm mbështetje informative. Në fillim dhe në fund të ndërhyrjes, pjesëmarrësit iu nënshtruan vlerësimeve njohëse, skanimeve MRI të trurit dhe analizave të gjakut për të përcaktuar nivelet e citokinave pro- dhe anti-inflamatore.

     Në grupin “Train the Brain”, u vu re “ një ulje e ndjeshme e niveleve plazmatike të molekulave të shoqëruara me inflamacion sistemik dhe rënie njohëse”, shpjegon Michela Matteoli, drejtoreshë e Programit të Neuroshkencës në Humanitas.

    “Paralelisht, u vu re një mirëmbajtje ose rritje e molekulave anti-inflamatore të njohura për efektin e tyre neurombrojtës. Midis këtyre, interleukina 10, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbijetesën e neuroneve dhe neurogjenezën e të rriturve, rritet pas stërvitjes dhe korrespondon me kapacitetin e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë.”/ ANSA.

  • Plani me tri shtylla i Tedi Koplikut: Si do të riformohet e djathta përmes ‘Brain Gain’

    Plani me tri shtylla i Tedi Koplikut: Si do të riformohet e djathta përmes ‘Brain Gain’

    Tedi Kopliku, drejtuesi i ri i departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike, ka shpalosur një plan të detajuar me tri shtylla për të rivitalizuar të djathtën shqiptare. Nw emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ nw Syri TV, Kopliku u shpreh se synon ta ndryshojë këtë realitet përmes një strategjie të qartë.

    Shtylla e parë fokusohet te ‘narrativa dhe anti-propaganda’, me qëllim ndërtimin e një mesazhi koherent dhe të centralizuar që do të përfaqësojë Partinë Demokratike. Kjo do të shërbejë për të krijuar një identitet të qartë ideologjik dhe për të luftuar dezinformimin. Shtylla e dytë, ‘Head Hunters’, ka të bëjë me burimet njerëzore. Departamenti do të funksionojë si një ‘laborator’ për të identifikuar dhe afruar talente të reja, sidomos nga diaspora, të cilët mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre.

    Së fundi, shtylla e tretë lidhet me ‘strategjitë’, ku ‘Brain Gain’ do të integrohet thellësisht në strukturat e partisë për të ofruar propozime konkrete dhe strategjike, duke siguruar që idetë e gjeneruara të shndërrohen në veprime politike me ndikim.

    Tedi Kopliku: Sigurisht, domethënë ‘Brain Gain’ provoi që në qoftë se na jepet hapësira bëhet politikë dhe në tre vite, një ndër objektivat kryesorë kanë qenë ndërtimi i kampit të propozimit pra, i ideve të djathta brenda Partisë Demokratike, por jo vetëm kaq. Dhe në drejtimin e ri, tek programi im pra që kam paraqitur para anëtarëve të departamentit të cilët kanë votuar, unë e kam ndarë në tre shtylla dhe shtylla kryesore ose shtylla e parë është narrativa dhe anti-propaganda, pra që ka të bëjnë me këtë pra, me ndërtuar një narrativë të djathtë, një narrativë koherente, flas për Partinë Demokratike, dhe gjithë kjo të jetë e centralizuar, pra mesazhi i Partisë Demokratike të jetë i centralizuar, jo secili me thënë çfarë ka qejf, e para. E dyta…

    Flavio Qarri: Siç bën PD-ja zakonisht.

    Tedi Kopliku: Po, është një gjë që duhet rregulluar, duke marrë parasysh që ne përballë kemi një ushtri të disiplinume, me eksperiencë 80 vjeçare dhe që punon në mënyrë inxhinierike përsa i përket mesazhit që ato çojnë dhe e përqendrojnë tek publiku. Dhe sigurisht, kjo ndërton atë propagandën dhe atë fasadën e madhe, që mjafton shumë pak ta gërvishtës që të shembet.E dyta ka me qenë Head Hunters, pra shtylla e dytë e departamentit Brain Gain…pra, burime njerëzore, jo vetëm të jetë një laborator idesh por dhe një laborator burimesh njerëzore brenda Partisë Demokratike. Në tre vite ne kemi provuar që kemi arritur të afrojmë në gjithë globin praktikisht, shqiptarë që më përpara nuk kishin mundësinë për t’u angazhuar në politikë. Dhe sot kjo duhet të bëhet më e madhe pra, departamenti falë drejtimit të zotit Mustafaj, është konsoliduar, pra ka marrë atë formën e vet me filozofi, me fytyra, por duhet të shkojë më larg, duhet të bëhet zë më i fortë dhe të përgatisë të rinj e të reja kryesisht, por nuk ka limit moshe. Dhe shtylla e tretë, është shtylla e strategjive pra, propozimeve strategjike. E kemi bërë gjatë fushatës elektorale edhe në 2023-shin që ishin ato fushata e kandidatëve për bashki, por duhet që departamenti Brain Gain të shkrihet edhe më tepër me strukturat e Partisë Demokratike, të komunikojë në mënyrë më esenciale po themi me drejtuesin e Partisë Demokratike, me kryesinë e Partisë Demokratike, Këshillin Kombëtar dhe të gjitha ato instancat e tjera.

    Pra, një integrim për të konsideruar edhe më shumë idetë e departamentit Brain Gain. Pra jo me qenë vetëm në raste sporadike, po me pas propozime strategjike ciklike përsa i përket komunikimit, përsa i përket emrave, përsa i përket atyre ideve tona që ne mendojmë që janë të vlefshme për…

  • Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur…

    Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur…

    Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me vendimin e Andi Mustafaj, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti drejtues i “Brain Grain”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ironizuar duke zbuluar prapaskenat e PD-së. Sipas Kokalarit, djalin e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Sali Berishës, Besnik Mustafaj, po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë për ta vendosur në krye të PD-së. Teksa thekson se nuk ka asgjë personale më Andin, Evi e “fton” këtë të fundin në garën për kryetar të PD vitin tjetër, pasi shprehet me bindje se do të jetë pjesë e kësaj gare.
    Postimi i plotë:
    Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj – dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikët e fundit që i ka mbetur Berishës – Besnik Mustafaj!!Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PDsë, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi.Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare.Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskultur fizikë dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën.Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!
    Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e djeshme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai njoftoi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ku theksoi se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime

  • Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur… Andi Mustafaj mund të vihet në krye të PD?!

    Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur… Andi Mustafaj mund të vihet në krye të PD?!

    Evi kokalari-andi mustafaj

    TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me vendimin e Andi Mustafaj, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti drejtues i “Brain Grain”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ironizuar duke zbuluar prapaskenat e PD-së. Sipas Kokalarit, djalin e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Sali Berishës, Besnik Mustafaj, po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë për ta vendosur në krye të PD-së. Teksa thekson se nuk ka asgjë personale më Andin, Evi e “fton” këtë të fundin në garën për kryetar të PD vitin tjetër, pasi shprehet me bindje se do të jetë pjesë e kësaj gare. 
    Postimi i plotë:
    Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj – dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikët e fundit që i ka mbetur Berishës – Besnik Mustafaj!!Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PDsë, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi. Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare. Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskultur fizikë dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën. Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!
    Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e djeshme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai njoftoi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ku theksoi se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime./ZËRI

  • Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

    Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

    Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme vendimin për të lënë postin e drejtuesit të Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai thekson se qëndrimi i gjatë i një drejtuesi administrativ, duke bllokuar mundësinë e garës, mund të ndikojë negativisht te anëtarët dhe të rrezikojë vetë strukturën.
    Përmes një postimi në Facebook, Mustafaj sqaroi se ka vendosur të njoftojë tashmë për largimin e tij, duke u dhënë kohë kandidatëve të interesuar për drejtimin e departamentit të përgatiten dhe të prezantojnë vizionin e tyre. Ai shtoi se vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e meritokracisë, transparencës dhe frymës pozitive brenda strukturës.
    Postimi i plotë:
    Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
    E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.
    Ju faleminderit.
    “Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain,
    Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.
    Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj.
    Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.
    Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
    Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës.
    Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.
    Zgjodha pikërisht tani për t’ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.
    Për rrjedhojë:
    Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).
    Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.
    Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.
    Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.
    Krenarë me të gjithë ju!
    Me respekt, Andi”

  • Iku dhe 1-shi…Andi Mustafaj largohet nga drejtimi i ‘Brain Gain’ në PD: Në nëntor do të zgjidhet drejtuesi i ri

    Iku dhe 1-shi…Andi Mustafaj largohet nga drejtimi i ‘Brain Gain’ në PD: Në nëntor do të zgjidhet drejtuesi i ri

    Andi Mustafaj

    TIRANË- Kreu i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar se do të largohet nga posti që mban prej 3 vitesh. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ai bën me dije se do të largohet në nëntor të këtij viti, ndërsa thekson se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime. Në njoftim, Mustafaj e cilëson vendimin e tij si një kontribut për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.
    POSTIMI I PLOTË:
    Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
    E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.
    Ju faleminderit.
    “Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain,Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.
    Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj.
    Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.
    Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
    Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës.
    Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.
    Zgjodha pikërisht tani për t’ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.
    Për rrjedhojë:• Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).• Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.• Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.
    Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.
    Krenarë me të gjithë ju!Me respekt,Andi”