Prokurori Klodian Braho është i pari që ka dorëzuar platformën për kryeprokuror të SPAK-ut pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.
Lajmin e konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit që skadon të mërkurën, ditë pas të cilës do të nisë edhe shqyrtimi i emrave të kandidatëve.
Tag: braho
-

Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit
-

Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës për Veliajn? Braho zbulon prapaskenat: Kryeministi po e vonon me qëllim…
Për juristin dhe avokatin, Ledio Braho, shkarkimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj duhet trajtuar ndryshe, për shkak se ishte kryeministri Rama i cili nga Asambleja e PS, shpalosi rrugëtimin që duhej ndjekur për shkarkimin nga detyra.
Në një intervistë për një emision televiziv, Braho tha se argumenti i sjellë nga kreu i qeverisë për mosparaqitje në detyrë të kryetarit të Bashkisë, nuk qëndron, pasi kushtet për ta shkarkuar janë plotësuar që në maj, siç e parashikon afati ligjor prej 3 muajsh.Sipas Brahos, ajo që përbën interes është fakti se çfarë fshihet pas kërkesës së Ramës, që Këshilli Bashkiak të vijojë me propozimin për shkarkimin e Veliajt.
Lidhur me mundësinë e dërgimit në Kushtetuese në rast shkarkimi, Braho solli në vëmendje precedentin e kryebashkiakut Zef Hila, i cili arriti të fitonte betejën në gjykatë dhe ta konsideronte vendimmarrjen e Ramës si antikushtetuese.
Shkarkimi i Veliajt duhet trajtuar ndryshe. Në Asamble ishte kryeministri që e shpalosi si një rrugëtim që duhet ndjekur për propozimin e shkarkimit, meqë s’ishte paraqitur në detyrë. S’është një afat që është plotësuar në shtator, por që në maj është plotësuar nëse do të ndiqej standardi i mungesës në detyrë.
Do kishte qenë më ligjore nëse do e shkarkonte direkt për shkelje të rënda të Kushtetutës e ligjit. Këtë s’e ka aplikuar këtë dispozitë në disa raste. Në rastin e Belerit u përdor një artificë për shkarkimin, ngjashëm po ndodh edhe me kryebashkiakun e Tiranës. Po pret propozimin nga Këshilli Bashkiak për ta shkarkuar. Procedura e rregullt do të ishte që kryebashkiaku të thirrej në seancën e këshillit.
Është një qëndrim i mbajtur nga GJK. Është precedent i Zef Hilës më 2019 dhe e fitoi në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimi nga Rama është konsideruar antikushtetues. Nëse Rama do t’i shërbejë tërthorazi Veliajt për të fituar në Kushtetuese ose Strasburg, Do shihet procesi si do vijojë, duhet parë rezultati. Nëse do ndiqet procedura e rregullt apo do vijohet me shkarkimin.
Rasti i Belerit është thirrur nga Celibashi, dhe është thirrur me polici në komision, u zhvuillua një seancë në KQZ, rasti i Beqajt në komision hetimor. Ka raste të ngjashme, mbetet për t’u parë se kush janë prapaskenat e procedurës, nëse ka prapavijë politike që të ndihmohet për të konstatuar parregullsi gjatë procesit të tij. -

‘Charlie Kirk, zëri konservator që u shua mes kampuseve amerikane’/ Braho: Një akt terrorist që ndez debatet për lirinë e fjalës
E ftuar në një intervistë në Syri TV, gazetarja Alisa Braho, solli një reflektim mbi jetën dhe vdekjen tragjike të Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura të konservatorizmit amerikan dhe themelues i një prej think tank-eve më të mëdha në SHBA. I njohur për fjalimet e tij në kampuset universitare dhe për përpjekjet për të sfiduar ideologjinë progresive, Kirk u bë një figurë polarizuese në debatin publik amerikan.
Por, ajo që e bën humbjen e tij edhe më dramatike është mënyra se si u shua, sipas Brahos, në një akt të pastër terrorist, gjatë një dialogu paqësor me studentë. Vrasja e tij ka rikthyer në qendër të debatit lirinë e fjalës në universitetet amerikane dhe efektet e radikalizmit politik.
Alisa Braho: Charlie Kirk ishte një aktivist konservator por patjetër edhe i krishterë njëkohësisht. Një nga thinj-tanke më të mëdha në Amerikë të ngritur prej tij, me mbi 1500 punonjës, me miliona ndjekës. Shkonte në kampuset universitare dhe përpiqej të çonte përpara idetë e tij konservatore që shumë shpesh inflamonin opinionin publik.
Charlie Kirk ndër të tjera ishte gjithashtu edhe babai i dy fëmijëve dhe gruaja e tij ishte prezente…Ai jo thjesht u vra, por u vra në një akt terrorist sepse të godasësh një njeri që është duke debatuar, një njeri që është duke biseduar me studentët e kampuseve amerikane paqësisht, është një akt terrorist.
Është fatkeqësi…Nuk mendoj se do të jetë i fundit, mendoj se do të prodhojë me mijëra të tjerë si ai sepse ky është efekti historik si gjithmonë.
Arsyeja pse ai vendosi vite më parë të hynte në kampuset universitare, është sepse vuri re që përgjatë kohës që vetë studionte, sa e vështirë ishte të dialogoje. Arriti një moment që ndjeshmëria emocionale brenda universiteteve filloi të sakrifikonte neutralitetin akademik, ku u detyruan profesorët të bëjnë kujdes sesi të drejtohen, sesi të flasin.
-

KAS i kalon ‘topin’ Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka dështuar të dalë me një qëndrim të përbashkët për të referuar në prokurori numëruesit e qarkut Fier, për të cilët, gjatë rinumërimit të votave, u ngritën dyshime serioze për favorizim me vota të socialistit Ceno Klosi dhe demokrates Silva Hasaj.
Këta kandidatë kishin marrë vota shtesë në bllok, brenda një kutie votimi, që në disa raste shkonte edhe në 85 vota me një dorë.Report TV mësoi se pati komunikime brenda anëtarëve të KAS, që kërkesa të mos përcillej vetëm me firmën e një anëtari, konkretisht të Ledio Brahos, pasi do të jepej mesazhi i gabuar se disa prej tyre po bëheshin “mburojë” për numëruesit.
Në përfundim të komunikimeve, edhe Ledio Braho ka bërë një hap pas.
Të gjithë anëtarët e KAS i kanë dërguar një shkresë Celibashit, ku i kërkojnë të gjejë emrat e numëruesve në të 4 qarqet ku kutitë u hapën për së dyti, Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan dhe ti hetojë ata.
“Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara voatash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave. Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave”-shkruhet në dokumentin e firmosur nga anëtarët e KAS.
Më tej, Komisioni ja lë në dorë Celibashit të ndajë nëse kemi të bëjmë me krime zgjedhore, apo gabime njerëzore.“Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim,”-thonë anëtarët e KAS.Ledio Braho ishte zotuar publikisht që të dërgonte të gjithë procesverbalet në prokurorinë e zonës, madje stafi i KQZ-së kishte skanuar 587 procesverbalet e hapjes së kutive, për t’i përcjellë tek hetuesit në rrugë elektronike.
“Në çdo rast unë do ja çoj prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm në Fier vendimin me tabelën e ndryshuar, bashkë me procesverbalet ku pasqyrohen diferencat dhe besoj se kjo është indicie e mjaftueshme që Prokuroria e Fierit të nis hetimin për trafikimin e votave”,-tha Ledio Braho më 2 korrik kur u mbyll rinumërimi i Fierit.
I pyetur pse doli nga ky zotim, Braho tha se po i jep një mundësi hetimit administrativ, e nëse në fund Celibashi nuk do të dërgojë njeri në prokurori, prapë ai do ta bëjë. -

“Do kërkojë drejtësi jashtë Shqipërisë”, avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka komentuar në një intervistë për një emision televiziv lirimin me kusht të ish-deputetit, duke theksuar se ishte një hap i parashikueshëm dhe i drejtë, pasi të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë IEVP Fier dhe Shërbimi i Provës, kishin qëndrim pozitiv ndaj kërkesës për lirimin.
Braho theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për ta penalizuar Salianjin dhe e konsideroi këtë si një çështje më shumë proceduraliteti sesa një çështje të së drejtës. Ai gjithashtu foli për çështjen ligjore që lidhet me vonesën e vendimeve nga Gjykata e Lartë dhe e konsideroi këtë një pengesë për të avancuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg.“Ishte normale ta përfitonte lirimin me kusht. IEVP Fier kishte qëndrim pozitiv, shërbimi i provës kishte qëndrim pozitiv kshuqë edhe prokurori do ta kishte, nëse jo, duhej të kishte një argument sepse do dukej si një hakmarrje e apstër politike.
Në çdo rast të lirimit me kusht, trajtohet sipas asaj çka përfaqëson individi dhe Salianji nuk kishte asnjë nga ato kushtet që duhej ta penalizonte që mos ti pranohej kërkesa, këtë sot e konsideroj fiotre procedurale dhe jo e së drejtës.Sa i përket faktit që do ti drejtohet Strasburgut, hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese sepse pa u konsumuar dhe ky hap nuk shkon dot në Strasburg. Problemi është se kemi 4 muaj që nuk marrim një vendim të arsyetuar nga Gjykata e Lartë dhe kjo na ndalon që të shkojmë dhe në Gjykatën Kusshtetuese. Këto janë peripeci të kësaj çështje, vendimmarrje të tilla të janë pa arsyetuara.
Braho theksoi se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë këtij procesi, duke përfshirë mungesën e një gjykate të paanshme dhe mosrespektimin e disa normave ligjore.
Ne kemi disa shkelje kushtetuese në këtë proces, duke filluar nga gjykata që nuk jemi në kushtet e gjykatës së paanshme, gjykatës së krijuar me ligj, nuk janë respektuar çështje të tjera ligjore, pra ka një sërë shkeljesh kushtetuese në çështjen e Salianjit”, tha Braho.
-

Kur do të kemi çertifikim të 11 Majit? Braho: Deri në fund të korrikut
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho thotë se procesi i rinumërimit për Durrësit do të përfundojë sot. ”Ditën e hënë kemi caktuar katër seanca për katër qarqet e fundit”.
Sakaq, lidhur me çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, sipas Brahos, pritet që një gjë e tillë të ndodhë deri në fund të muajit korrik.”Besoj se ditën e hënë do të mbyllen me vendimmarrje të KAS-it këto katër qarqe. Në varësi të procedurave, nëse do të vijohet me Kolegjin Zgjedhor, apo jo, unë besoj se do të vijohet, siç u vijua me qarqet e tjera. Deri në fund të muajit korrik mund të ketë një certifikim të rezultateve, nëse nuk do gjendemi në kushtet e një pavlefshmërie në një nga këto katër qarqet e mbetura”.
-

Kandidatja e PD Silva Hasaj në Fier, ‘rekord’ votash pa meritë/ Braho: Do shqyrtojmë grupet e numërimit, më pas vlerësojmë për kallëzim penal
Anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidates së PD-së, Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se ka marrë 617 vota të pamerituara. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, Braho theksoi se së pari do të shqyrtojnë elementët e nevojshëm dhe më pas do të shohin nëse do të procedojnë me kallëzim penal për rastin në fjalë. Në Tiranë, tha ai, nuk kishte lëvizje të tilla që mund të konsideroheshin si penale. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
“Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë.”, u shpreh Braho. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur tren bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit. Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas tij, nuk ka pasur shtysë nga partitë drejt numëruesve për trafikimin e votave.
“Nuk ka asnjë kërkesë deri tani nga PD. Kjo është shtyrë për arsye që ne mos pezullojmë procesin këtu sepse seanca për shqyrtimin administrativ të Elbasanit të vijojë në ambientet e KQZ, ku bëjmë mbledhje. Kështu që kemi vendosur që të mbarojmë edhe Durrësin dhe pastaj të zhvillojmë katër seanca për këto katër qarqe. Unë nuk e shpreh votën, sepse nuk e di çfarë pretendimesh do të ngrihen në seancë. Por ajo që mund t’ju them është që në seancën e fundit që është zhvilluar përpara se të vendosej hapja e atyre kutive të Elbasanit dhe 96 qendrave të votimit, kemi qenë të qartë me përfaqësues të PD kur i kemi thënë, jeni të sigurt që doni këto. Sepse ishin të paqartë nëse donin rinumërim apo thjesht këqyrje të materialit zgjedhor dhe fletëvotimit.
Dhe ata ishin të mendimit që donin vetëm këqyrje, dhe u bë për 96 në votimin e Elbasanit. Pra, u bë një konstatim mes fletëve të gjendura në kuti, fletëve të papërdorura. Nuk kanë pasur kërkesë për rinumërim dhe nuk besoj se do të ketë kërkesë për rinumërim pas hapjes, sidomos të qarkut të Tiranës dhe të Fierit. Ajo që mund të kuptojmë ne është që të paktën subjektet zgjedhore nuk kanë pasur një shtysë për numëruesit e tyre që trafikonin votat. Se çfarë është bërë me kandidatët në qarkun e Fierit dhe preferencat që mund të kenë pasur numëruesin për kandidatë potencial në zonat e tyre, kjo është për t’u parë deri në fund”, shtoi Braho.
-

Kandidatja e PD në Fier, ‘rekord’ votash pa meritë/ Braho: Do shqyrtojmë grupet e numërimit, më pas…
Anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidates së PD-së, Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se deri më tani ka marrë 597 vota të pamerituara.
Në një intervistë, Braho theksoi se së pari do të shqyrtojnë elementët e nevojshëm dhe më pas do të shohin nëse do të procedojnë me kallëzim penal për rastin në fjalë. Në Tiranë, tha ai, nuk kishte lëvizje të tilla që mund të konsideroheshin si penale.
“Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë.”, u shpreh Braho.
I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur tren bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit.
Sipas tij, nuk ka pasur shtysë nga partitë drejt numëruesve për trafikimin e votave.
-

“700 vota fluturojnë brenda partive”,Braho ngre alarmin:Grupet e numërimit në Fier vepruan për të manipuluar rezultatin
Ndryshe nga Tirana, procesi i rinumërimit për qarkun Fier nxjerr në dukje një tjetër specifike.
Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, përkundrazi shfaqen dukshëm përpjekjet e grupeve te numërimit për të favorizuar kandidatë të caktuar.
“Si ritëm për rinumërimi Fieri ka ecur më shpejt. Ajo që vihet re është se ka lëvizje të mëdha mes kandidatëve. Lëvizjet brenda partive janë më të mëdha me shifra mbi 700. Kjo është problematika dhe do të bëhet një analizë. Nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzor, por të një veprimtarie të qëllimshme të grupeve të numërimit për të favorizuar një kandidat. Ka pasur një lloj orientimi, duhet parë më tejë, duhet parë kush kanë qenë grupet e numërimit për të vijuar me hapin e radhës”, tha mes të tjerash Braho.
