Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: braho
-

Avokatët mbrojnë kolegun: Bojkot gjyqeve deri në fundjavë, pasi arrestimi ishte i paligjshëm
Nga Blerina Cene
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në sallën e gjyqit pasi paralajmëroi prokurorin se do ta kallëzonte penalisht, ka shkaktuar bojkot total të gjyqeve deri në përfundim të kësaj jave.
Për avokatin Ledio Braho prangosja e avokatit në sallën e gjyqit është tërësisht në shkelje të ligjit.“Kallëzimi penal është akt procedural i parashikuar në kodin e procedurës penale, nuk është akt kanosës. Nëse ti i thua dikujt se do të të bëj kallëzim penal, ose edhe nuk i thua fare dhe bën kallëzim s’ka asgjë për kanosje, kërcenim, apo element tjetër të ndonjë vepre penale. Kështu që duket shumë e tepruar, shumë flagrante. Nuk mundet që gjyqtarja apo gjyqtari ta nxjerrë nga salla sepse ai po bën debat në lidhje me provat, sepse kjo është detyra e mbrojtësit. Nëse ne do të konstatojmë se ka falsifikim provash dhe do të heshtim, këtu jemi në shkelje të profesionit tonë”, tha avokati Ledio Braho.
Për ish- prokurorin, tashmë avokat, Ervin Karanxha, situata është pasojë e reformës në drejtësi.
“Një avokat është në krye të detyrës, ai do të bëjë oponencën e tij, do bëjë kundërshtimet e provave kur ka pretendime për falsifikim pse të mos bëjë kallëzim penal. Edhe në ngjarjen e fundit të gjyqtarit Astrit Kalaja ne vumë re që organet e sistemit gjyqësor nuk folën për zgjatjen e gjyqeve kaq shumë, duhen marrë masat që qytetarëve shqiptarë t’u jepet drejtësi. Ktu vjen një person për pronat ne nuk mund t’i themi është dënuar Ilir Beqaj apo Erion Veliaj. Ai qyetetari do pronën. Po, jo se u dënua Iliri”, u shpreh Ervin Karanxha, i sh- prokuror, avokat.
Risku i këtij arrestimi është shndërrimi në një republikë prokurorësh arsyeton Braho.
“Në këtë gjykim, të paktën sa del në audio duket që Gjykata nuk luan rolin e arbitrit, por shndërrohet në avokate të prokurorit. Nëse nuk do të merren masa nga Dhoma e Avokatisë apo nga ne avokatët, patjetër që situata mund të percipitojë dhe të shndërrohemi vërtetë në një republikë prokurorësh. Nuk mundet të shkojmë e të shërbejmë thjesht si makiazh apo garniturë për procesin e rregullt ligjor në një kohë kur roli jonë është aktiv në një proces gjyqësor”, deklaroi Braho.
Në audion e procesverbalit dëgjohet avokati Ulian Barjami që i thotë përfaqësuesit të akuzës, Gjergj Ceka se do të merret personalisht me të pasi ka dyshime që ka falsifikuar shkresat të cilat i ka sjellë në gjyq si prova.
/vizionplus.tv -

Arrestimi i Ulian Barjamit/ Ledio Braho: Avokati u prangos për debat gjyqësor, s’mund të vijojë me “mea culpa”
Ledio Braho
TIRANË-Avokati Ledio Braho ka reaguar pas arrestimit të Ulian Barjamit, mbrojtësi i Maksim Suçit, të cilit Gjykata e Elbasanit i caktoi masën “arrest në shtëpi”, si pjesë e grupit prej 14 personash të arrestuar që u gjendën në një lokal të këtij qyteti.
Braho shkruan se është e papranueshme si magjistratët po e shndërrojnë situatën në krim. Sipas tij një debat mes një avokati dhe prokurori, nuk mund të interpretohet si vepër penale.
Ledio Braho: Eshte e patolerueshme qe ngjarjen kriminale qe ndodhi ndaj kolegut te tyre, magjistratet ta shnderrojne tashme ne arrogance kriminale duke shfrytezuar “ligjin”. Kurrsesi qe nje debat mes profesionistesh ne nje salle gjykimi ta interpretosh si konsumim te ndonje vepre penale. Ky rast duhet te sherbeje se paku si rast per procedimin e kujtdo qe ka proceduar kolegun avokat, si konsumim i vepres penale te “Fillimit te paligjshem te ndjekjes penale”. Pak kohe me pare u fye nje avokat gjate seances gjyqesore, tashme nje avokat tjeter u arrestua vetem per shkak te debatit gjyqesor, por situata nuk mund te vijoje me vetem me “mea culpa”…Çfarë ndodhi në seancën e 17 tetorit
Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej. -

Kryeprokurori i SPAK drejt largimit, ja kush janë 4 kandidatët për pasardhësin e Altin Dumanit (Profili)
Më 18 dhjetor, Altin Dumani, do të duhet të lerë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pas një mandati 3-vjeçar, gjatë të cilit përfunduan nën hetime figura nga më të larta të politikës në vend, si dhe disa nga organizatat më të rrezikshme kriminale në vend.
Në garë, për të marrë stafetën janë katër kandidatë, të gjithë prokurorë aktualë të SPAK, me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe të angazhuar në çështje me ndjeshmëri të lartë. Kandidatët pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një institucion që ndodhet nën vëmendjen më të lartë publike.
Por kush janë kandidatët?Adnan Xholi
Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar. Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
Klodian Braho
Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin 2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
Elvin Gokaj
Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj. Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
Doloreza Musabelliu
Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka një funksion kryesisht administrativ, dhe jo të drejtpërdrejtë në çështjet që hetohen. Por, 3 vitet e Dumanit dëshmuan, se roli i drejtuesit ka një peshë jo të vogël në dinamikën e veprimtarisë së institucionit që ka në dorë ndjekjen penale të korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.
Në vitin 2022, ambasadorja e atëhershme amerikane Yuri Kim u angazhua drejtpërdrejt, për të shmangur influencat politike në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të SPAK-ut. Edhe këtë herë, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, apo dhe ambasadori i Delegacionit europian Silvio Gonzato, kanë dërguar mesazhe të qarta për pritshmëritë e tyre nga KLP-ja. -

Mbyllen aplikimet për kreun e SPAK, zbardhen emra në garë, ja kush janë dy prokurorët specialë më favoritë që do ta…
Klodian Braho, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu janë katër prokurorët të cilët zyrtarisht do të kandidojnë në garën për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mësohet se në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumenteve nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët: -Klodian Braho – Elvin Gokaj -Doloreza Musabelliu-Adnan Xholi.
Siç dhe raportuam më herët i pari që dorëzoi zyrtarisht platformën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka qenë prokurori Klodian Braho, i cili aktualisht është shef i seksionit kundër korrupsionit dhe “shpërdorimit të detyrës” në SPAK. Ai dorëzoi dokumentacionin që prej pasdites së 3 tetorit, duke hapur formalisht garën për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend. Ndërkohë më pas i dorëzuan edhe tre kolegët e tij, Adnand Xholi, Elvin Gokaj, prokuror në seksionin kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu, prokurore në seksionin kundër krimit të organizuar. Kjo e fundit përfaqëson një risi në historinë e zgjedhjeve për drejtimin e SPAK, pasi është hera e parë që në garë për këtë post merr pjesë një prokurore femër.
Dy prokurorët më favoritë për postin
Sipas informacioneve të gazetës SOT, dy emrat që shihen si më favoritë për të zëvendësuar Dumanin janë Adnan Xholi dhe Klodian Braho. Të dy janë ndër figurat më të spikatura brenda strukturës dhe gëzojnë mbështetje të gjerë mes kolegëve të SPAK. Adnan Xholi, është ndër prokurorët më me përvojë në strukturë. Ai ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës dhe njihet për qëndrimet e tij të qarta dhe për integritetin profesional. Në garën e vitit 2022, Xholi “i dha fitoren” Altin Dumanit, pasi i hoqi një votë prokurorit Edvin Kondili (të preferuarin e qeverisë), gjë që ndryshoi balancën dhe bëri që Dumani të fitonte drejtimin e SPAK-ut. Këtë herë, shumëkush në strukturë e sheh Xholin si kandidatin më të mundshëm për ta marrë vetë drejtimin e institucionit, pasi gëzon besim të lartë nga amerikanët dhe përvojë në menaxhimin e çështjeve të ndjeshme.
Një element i rëndësishëm në këtë garë është edhe fakti se prokurori Vladimir Mara, i cili shihej si një nga kandidatët e preferuar të partnerëve amerikanë, nuk pranoi të kandidojë. Ai mësohet t’u ketë komunikuar përfaqësuesve të SHBA-së se “i takon Xholit” të kandidojë këtë herë, duke i hapur rrugën zv/drejtuesit aktual dhe duke konsoliduar mbështetjen për të brenda trupës së prokurorëve të SPAK. Nga ana tjetër, Klodian Braho shihet si kandidati që përfaqëson një brez të drejtësisë së re, me një profil të fortë profesional dhe rezultate të prekshme në hetimet kundër korrupsionit. Ai është ndër prokurorët më aktivë në çështjet që kanë prekur funksionarë të lartë publikë dhe konsiderohet si një nga figurat që ka konsoliduar besueshmërinë e SPAK në opinionin publik. Gjithashtu Braho gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Çfarë pritet të ndodhë?
Pas përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të kandidaturave, procesi pritet të kalojë në fazën e verifikimit të platformave dhe CV-ve të dorëzuara, përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të nisë vlerësimin dhe intervistat me secilin kandidat. Kujtojmë se drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ashtu sikurse dhe ligji e parashikon, gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme është hapur tre muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual. Dumani u zgjodh më 18 dhjetor të 2022 dhe është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme i cili në këtë detyrë pasoi Arben Krajën. -

Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon kandidatët
Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.
“Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi”, thuhet në njoftimin e KLP.
KLP hapi garën disa javë më parë, në pritje të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani, i cili mori detyrën më 16 dhjetor 2022 dhe do ta përfundojë më 18 dhjetor 2025. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që nga krijimi i tij, pas Arben Krajës./vizionplus.tv
-

Gara për SPAK-un/ Nga prokurorët me karrierë të gjatë, te emrat më të rinj, ja kush janë kandidatët
4 kandidatët për Kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodina Braho dhe Elvin Gokaj të cilët kanë dorëzuar zyrtarisht kandimin e tyre për të drejtuar Prokurinë e Posaçme.Profilet e secilit kandidat:
Prokurorja Doloreza Musabelliu është një nga katër kandidatët në garë për kreun e SPAK. Musabelliu është një nga magjistratet e diplomuara që për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo është nga Poliçani i Skraparit.
Musabelliu është një nga prokuroret e pakta që flet frëngjisht, dhe ka qenë shpesh e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet dypalëshe në fushën e trafikut. Ajo ka qenë një nga prokurorët e parë që kreu një hetim kundër Emiliano Shullazit dhe kërkoi dënimin për trafik droge dhe armëmbajtje.
Prokurorja ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa pati në dorë dosjen Toyota Yaris me miliona euro të sekuestruara në Durrës dhe masakrën e Lushnjes në vitin 2017. Ka qenë gjithashtu drejtuese e njësisë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e ka lënë këtë detyrë në vitin 2017.
Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Musabelliu, sipas të penduarit të drejtësisë Artan Tafani është prokurorja që është ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut për ta eleminuar lidhur me masakrën e Lushnjes ndaj Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë.
Prokurori Adnan Xholi është një nga katër kandidatët në garë për kreun e SPAK. Xholi ka kandiduar edhe për parë për këtë post por nuk ka arritur të fitojë. Ai aktualisht është zv/drejtues i SPAK dhe shef i seksionit të krimit të organizuar. Xholi ka hetuar dhe çuar për gjykim dhjetëra grupe kriminale dhe ka zbërthyer dosje të SKY ECC.
Xholi punon prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Në janar të vitit 2018 me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të Drejtorisë Gjyqësore.
Në vitin 2021 kaloi vettingun dhe që prej korrikut të 2021-shit iu bashkua trupës së prokurorëve specialë të SPAK. Më parë, ai ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, si edhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Xholi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai gjithashtu ka qenë Drejtori i Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK. Tre kandidatët e tjerë janë prokurorët Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.
Klodian Braho është prokuror i SPAK. Ai u emërua në këtë institucion më 19 dhjetor 2019, pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimi ose ndryshe siç quhet, procesi i vettingut.
Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.
Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.
Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.
Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë me vendimin nr. 191, duke i hapur rrugë emërimit në SPAK.
Në vitin 2022, ai u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.
Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.
Aktualisht, Klodian Braho vijon të ushtrojë funksionin si prokuror i posaçëm në SPAK.
Braho këtë hënë ka qenë kandidati i parë i paraqitur për kreun e SPAK.
Elvin Gokaj është prokuror në SPAK. Ai e ka nisur karrierën në vitin 2000 në Prokurorinë e Matit. Nga viti 2007 deri në 2013 ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është emëruar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku më vonë ka mbajtur pozicionin e drejtuesit. Në dhjetor 2021 është emëruar prokuror në SPAK.
Gjatë procesit të vettingut është pezulluar për një vit dhe është rikthyer në Shkollën e Magjistraturës për probleme profesionale. Pas shqyrtimit në Kolegj, është konfirmuar në detyrë.
Ka hetuar disa çështje të profilit të lartë, përfshirë dosjen ndaj Belind Këlliçit për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh, si edhe çështjen “Buka sh.a.” që lidhet me privatizimin e një fabrike dhe akuzat për shpërdorim detyre ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. -

“Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”/ Atentati, reagon avokati: Edi Rama i sulmonte me emër dhe mbiemër…
Avokati, Ledio Braho, në një intervistë televizive theksoi se atentat si ai në Apel nuk ka ndodhur sipas tij, edhe në Kolumbinë e viteve 80’ kur gjyqtarët e bënin me maska procesin gjyqësor.
Braho tha se Rama i ka sulmuar me emër dhe mbiemër gjyqtarët, dhe sipas tij, kryeministri ka publikuar vendime gjykate që nuk i merr vesh.
Ledio Braho:
Ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë. Është hera e parë që ndodh në sallën e gjyqit, kur gjyqtari ka shpallur vendim me togën e gjyqtarit. Po ta krahasojmë edhe me Kolumbinë e viteve 80’ kur gjyqtarët bënin një proces gjyqësor me maska për shkak të ruajtjes së anonimatit, as atje nuk janë vrarë gjyqtarë. Ndërkohë që në Shqipërinë e vitit 2025 vritet një gjyqtar në sallën e gjykimit. Nuk ka asnjë arsye që të ekzekutohet një gjyqtar. Lexoj mijëra komente që i japin të drejtë vrasësit dhe mendoj që është faji i një gjyqtari apo të tjerëve që sistemi është në këtë gjendje.
Është e pa konceptueshme që një shoqëri e tërë të sulmojë sistemin e drejtësisë. Deri këtu është bërë dhe çështje tradite që kushdo që nuk është i kënaqur me një vendim gjykate.
Dhe duke nisur që nga kryeministri, që sulmon me emër mbiemër gjyqtarë. Sulmon duke publikuar vendime gjykate që as nuk i kupton dhe i publikon në faqe Facebook dhe i ka quajtur gjyqtarët në mish për top. Tregon se situata nuk është aspak normale. -

Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për drejtues i SPAK
Prokurori Klodian Braho është i pari që ka dorëzuar platformën për kryeprokuror të SPAK-ut pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.
Lajmin e konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit që skadon të mërkurën, ditë pas të cilës do të nisë edhe shqyrtimi i emrave të kandidatëve.Top Channel





