Tag: braho

  • Mori 7 vota nga 11 anëtarë të KLP, Klodian Braho, kreu i ri i SPAK! (PROFILI)

    Mori 7 vota nga 11 anëtarë të KLP, Klodian Braho, kreu i ri i SPAK! (PROFILI)

    klodian braho

    TIRANË- Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas përfundimit të mbledhjes ku u zhvillua intervistimi i kandidatëve, KLP votoi me 7 vota pro Brahon si drejtues të SPAK, Xholi mori 3 vota dhe Gokaj 1.
    Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin, të cilit i mbaron mandati më 18 dhjetor.
    Kush është Klodian Braho?
    Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit./ZËRI

  • “Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja

    “Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja

    Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se pika e tij e fortë është përvoja e gjatë në hetimet kundër korrupsionit. “Kam pasur qetësinë dhe maturinë e duhur njerëzore dhe procedurale. Si pikë të dobët, prokuroria nuk ka qenë më herët si është sot. Edhe ne nuk kemi qenë gati apo të mësuar për komunikimin publik. Këtu ka vend për përmirësim”, tha Braho teksa i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
    I pyetur se çfarë do të merrte apo nuk do të merrte nga drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Braho tha: “Nga Dumani proaktivitetin dhe devotshmërinë. Nga Kraja do të merrja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kanë qenë në periudha të ndryshme. Nga Kraja do doja të ishte me aktiv, edhe pse koha ishte e shkurtër. Nga Dumani nuk di të them ndonjë gjë të tij, që nuk doja ta kisha”.
    Sa i përket ndërhyrjeve të mundshme që mund të ketë, Braho tha se asnjëherë nuk është tërhequr përballë pretendimeve të palës së akuzuar, madje në shumë çështje ia ka komunikuar vet akuzën.
    “Unë nuk e kam problem të përballem me ankesa dhe pretendime, madje në çështjet që kam, akuzën ia kam njoftuar vetë, me qëllim që edhe ti dëgjoj pretendimet e tyre. Mund të dëgjoj dhe mund të pres zyrtarë, por zgjidhja është ajo që parashikon ligji. E ndjej veten të plotësuar si prokuror dhe mendoj se është normale një sfidë tjetër”.

  • “Në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh!”, Braho: Hetimi i çështjeve nuk destabilizon vendin

    “Në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh!”, Braho: Hetimi i çështjeve nuk destabilizon vendin

    Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh, një term i përdorur në komunikimet publike për të nënkuptuar pushtetin e madh të institucionit që ai kërkon të drejtojë.
    “Unë nuk e njoh si term. Nuk ka republikë prokurorësh në Shqipëri”, tha Braho.
    I pyetur nëse dikush do t’i thoshte që stabiliteti i vendit ka më shumë rëndësi se dosja që ka në duar, Braho u përgjigj: “Kam pasur çështje që kanë shkaktuar efekte, por nuk mendoj se hetimi i një çështjeje mund të sjellë destabilizimin e vendit. Pastaj, nëse kjo ndodh, stabiliteti i vendit nuk zgjidhet me këshilla, por mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
    I pyetur lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit mes prokurorëve në SPAK, Braho tha se në cilësinë e drejtuesit, do t’u jepte më shumë kompetencë drejtuesve të seksioneve. “Kjo do të ulte ngarkesën e kreut. Duke shpërndarë disa kompetenca dhe duke mbajtir kontakt me seksionet, kjo besoj do të rrisë bashkëpunimin”.
    Sipas Brahos, sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të krijojë standard. “Të mos ketë më rendësi kush shkon prokuror dhe drejtues, por të ketë standard”, tha ai.

  • I fundit kandidat për Kreun e SPAK në prezantim, nis Klodian Braho

    I fundit kandidat për Kreun e SPAK në prezantim, nis Klodian Braho

    Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vijuar seanca dëgjimore për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ku në garë janë katër kandidatë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
    Pas paraqitjes së platformës nga kandidati i parë, Adnan Xholi, dhe prezantimit nga Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj para trupës së KLP-së, ka nisur të prezantojë platformën e tij kandidati Klodian Braho, i cili renditet i fundit në këtë fazë të prezantimeve.
    Braho pritet të paraqesë vizionin dhe prioritetet e tij për drejtimin e SPAK.

  • “Kam sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro”/Kandidon për drejtimin e SPAK, Braho paraqet hetimet e tij më të bujshme

    “Kam sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro”/Kandidon për drejtimin e SPAK, Braho paraqet hetimet e tij më të bujshme

    Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion. I fundit në këtë proces është Klodjan Braho, i cili nisi me paraqitjen e platformës së tij, si dhe evidentoi hetimet më të rëndësishme që ka bërë në karrierën e tij.
    Ai tha ndër të tjera se gjatë hetimeve nën drejtimin e tij, janë sekuestruar pasuri në vlera miliona euro, ku theksoi se në vetëm një rast janë sekuestruar 18 milionë euro.
    “Kandidimi im për të marrë drejtimin e SPAK, për të luftuar korrupsionin. Plani për konsolidimin e SPAK, në disa pika. Gjatë karrierës sime kam hetuar edhe zyrtarë të lartë. 18.4 mln euro janë sekuestruar në vitin 2023. 18 vite në sistemin e Prokurorisë, 2016-2019 kam qenë te Krimet e Rënda. Vizioni im, angazhimi për të konsoliduar më tej punën e SPAK. Ushtrimi i ndjekjes penale, do garantohet barazia para ligjit”, tha ai.

  • “Nuk jam perfekt”, Klodian Braho tregon pikën e dobët dhe pikën e fortë

    “Nuk jam perfekt”, Klodian Braho tregon pikën e dobët dhe pikën e fortë

    “Nuk mendoj që jam perfekt, si çdo njeri”. Kështu është përgjigjur prokurori Klodian Braho, teksa është pyetur për pikën e tij të dobët dhe të fortë.
    “Nuk mendoj që jam perfekt. Kam edhe unë të metat e mia si çdo njeri. Si pikë të fortë do përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet e veprave penale të lidhura me korrupsionin. Kam pasur qetesi dhe maturi në hetime.
    Pika ime e dobët, prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot. As ne nuk kemi qenë të përgatitur për komunikim dhe vëmendje publike. Do i kushtoij një rëndësi, si pikë të dobët, informimin me publikun dhe me median”, tha Braho.
    I pyetur më tej se ԭfarë do të merrte nga dy drejtuesit e mëparshëm, nëse do zgjidhej në krye të SPAK, Braho tha:
    “Nga Dumani do merrja proaktivitetin dhe vendosmërinë. Nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës”.

  • “Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë”, Braho tregon vizionin e tij për SPAK: Organizim dhe…

    “Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë”, Braho tregon vizionin e tij për SPAK: Organizim dhe…

    Klodian Braho, është një prej katër kandidatëve që garojnë për kreun e SPAK. Teksa paraqiti platformën e tij për drejtimin e institucionit ai tha se ka 18 vite në sistemin e prokurorisë. Braho ka ushtruar detyrën në disa zyra të ndryshme të vendit si Berat, Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Ai ka ndjekur një sërë çështjesh penale Kundër funksionarë publikë të çdo niveli, por edhe në lidhje me krimin e organizuar. Braho sqaroi edhe vizionin e tij.
    “Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model e aftë dhe e përgatitur për sfidat e reja të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke ofruar rezultate të matshme duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtësisë për të fituar besimin e qytetarëve dhe respektin e tyre si dhe të institucioneve në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Braho.
    Braho citoi edhe kornizën strategjike të SPAK dhe se do të çojë në zbatim ato dokumente.
    “SPAK ka një kornizë të miratuar. Plani Strategjik 2024-2027, strartegjia e komunikimit dhe strategji për trajtimin e çështjeve të mbajtura. Do ndërmarr masat për vënien në zbatim të këtyre tre dokumenteve që janë dokumente të mirëmenduar dhe mirëdiskutuara edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale së pari në cilësinë e drejtuesit të SPAK, do të garantoj zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin. SPAK do vazhdojë të ushtrojë të drejtën penale, të ngrejë akuza të bazuara në ligj dhe në prova ndaj cilitdo që ka kryer veprën penale pavarësisht pozitës së tyre”, tha Braho.

  • Sot zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, 4 emrat në garë, zbarkojnë në KLP përfaqësuesit e BE dhe SHBA

    Sot zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, 4 emrat në garë, zbarkojnë në KLP përfaqësuesit e BE dhe SHBA

    4 kandidatet per kreun e SPAK

    TIRANË- Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të nisë mbledhje ku do të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, dhe do të nisë me prezantimin e platformave të katër kandidatëve në garë, sipas rendit alfabetik. Procesi po ndiqet me interes të lartë dhe nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri, ndërsa një pjesë e diplomatëve kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në KLP. E para që mbërriti ishte përfaqësuesja amerikane, Nancy Van Horn. Më pas në ambientet e KLP mbërriti edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.
    4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK.
    PROFILET E 4 KANDIDATEVE 
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
    Klodian Braho
    Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
    Elvin Gokaj
    Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.
    Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
    Doloreza Musabelliu
    Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI 

  • Gara për kreun e SPAK, gazetari zbulon takimin e zyrtarit amerikan me kandidatin, çfarë fshihet

    Gara për kreun e SPAK, gazetari zbulon takimin e zyrtarit amerikan me kandidatin, çfarë fshihet

    Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë 4 emrat që po kandidojnë për të marrë drejtimin e SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
    Por, cili nga të katërt do të jetë drejtuesi i ri?
    Gazetari Flogert Muça zbuloi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus një takim të ndodhur mes kandidatit Klodian Braho dhe një zyrtari amerikan.
    Ai hodhi dyshime se ky takim ka efekt tek zgjedhja e kreut të SPAK.
    Pjesë nga biseda:
    Muça: Klodjan Braho ka takuar një zyrtar amerikan.
    Topalli: Është tregues kjo?
    Muça: Jo. Por pse është tregues që Yuri Kim shkoi në mbledhje dhe u zgjodh Dumani.
    Borakaj: A loboi ajo në atë kohë për dikë?
    Muça: Nuk e dim.
    /vizionplus.tv