Tag: braho

  • VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

    VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

    Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, 3 vota ishin për kandidatin tjetër Adnan Xholi dhe 1 votë për Elvin Gokaj. Sakaq, Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
    Braho do të marrë mandatin 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, më datën 19 dhjetor 2025, ditën kur do të lerë pasojë në detyrë kreun aktual të SPAK, Altin Dumani.
    Gjatë seancës së sotme në KLP, ku u intervistuan të katër kandidatët: Adnan Xholi, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, ishin të pranishëm dhe përfaqësues diplomatikë.
    Nancy vanHorn, ambasadori Gonzato dhe ambsadori britanik Nicholas Abbott, ndoqën nga afër marrjen në pyetje të prokurorëve kandidatë.
    Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

     

  • PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

    PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

    Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së.
    Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.
    Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.
    Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.
    Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë me vendimin nr. 191, duke i hapur rrugë emërimit në SPAK.
    Në vitin 2022, ai u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.
    Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.
    Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me eksperiencë të theksuar në çështjet e korrupsionit, Braho ka qenë në krye të disa prej hetimeve më të bujshme të dekadës së fundit. Ai është prokurori që ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku lëshoi urdhër-arreste për personazhe kyçe si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si edhe vendosi ndarjen e hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Në portofolin e tij përfshihet gjithashtu hetimi i dosjes “5D”, që çoi në gjyq ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, si edhe dosja e njohur “Toyota Yaris”, e cila mbetet ende në hetim në disa fraksione të saj.
    Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dërgimin për gjykim të çështjes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
    Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

  • Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

    Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

    Prokurori Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë KLP.
    Braho mori 7 vota nga 11 anëtarë, duke siguruar shumicën dhe renditur mbi kandidatët e tjerë në garë.

    Sokol Stojani – Xholi
    Moisi Duda – Braho
    Olger Eminaj – Braho
    Erind Mërkuri – Xholi
    Mirela Bogdani – Braho
    Vatë Staka – Xholi
    Ledina Riza – Braho
    Erind Gërmenji – Braho
    Zeqir Hoda – Braho
    Arta Mandro – Braho
    Erion Fejzulla – Gokaj

  • Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

    Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

    Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK, duke lënë pas me diferencë 3 kandidatët e tjerë.
    Por si votuan anëtarët e KLP?
    Klodian Braho mori votat e anëtarëve të KLP si Moisi Duda, Olger Eminaj, Mirela Bogdani, Ledina Riza, Erind Gërmenji dhe Arta Mandro.
    Adnan Xholi u votua nga Sokol Stojani, Erind Mërkuri dhe Vatë Stakaj.
    Kandidati tjetër Elvin Gokaj u votua vetëm nga Erion Fejzulla. Kandidatja tjetër Doloreza Musabelliu nuk u votua nga asnjë prej anëtarët e KLP.
    Votimi
    Anëtarët e KLP   –   Kandidatët
    Sokol Stojani  votoi  Adnan Xholin
    Moisi Duda  votoi  Klodian Brahon
    Olger Eminaj  votoi  Klodian Brahon
    Erind Mërkuri  votoi  Adnan Xholin
    Mirela Bogdani  votoi  Klodian Braho
    Vatë Staka  votoi  Adnan Xholin
    Ledina Riza  votoi  Klodian Brahon
    Erind Gërmenji  votoi  Klodian Brahon
    Zeqir Hoda  votoi  Klodian Brahon
    Arta Mandro  votoi  Klodian Brahon
    Erion Fejzulla  votoi  Elvin Gokajn

  • Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

    Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zgjidhet kreu i ri i SPAK, Klodjan Braho shpallet fitues me 7 vota

    Zgjidhet kreu i ri i SPAK, Klodjan Braho shpallet fitues me 7 vota

    Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK.

    Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
    Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.

    Top Channel

  • Me 7 vota ‘pro’, zgjidhet kreu i ri i SPAK

    Me 7 vota ‘pro’, zgjidhet kreu i ri i SPAK

    Kandidati për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho  ka marrë shumicën e votave për të drejtuar këtë institucion.

    Ai mori 7 vota pro.

    Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

    Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

  • Garon për Kreun e SPAK/ Klodian Braho zbulon pikat e tij të forta forta dhe të dobëta…Çfarë do merrte ai nga Dumani dhe Kraja?

    Garon për Kreun e SPAK/ Klodian Braho zbulon pikat e tij të forta forta dhe të dobëta…Çfarë do merrte ai nga Dumani dhe Kraja?

    klodian braho

    TIRANË- Prokurori Klodian Braho po prezantohet i fundit në listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pasi prezantoi platformën e tij dhe vizionin për të qenë në krye të këtij institucioni, Braho ka deklaruar se pika e tij më e fortë është përvoja e gjatë në veprat penale që lidhen me korrupsionin. 
    “Si pikë të fortë, do të thoja se jam marrë gjatë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Kam pasur maturinë dhe qetësinë për çështje të tilla. Kam ndjekur në hetimet e lidhura me korrupsionin, kam që nga 2012 që merrem me veprat penale të lidhura me korrupsionin. Kam patur qartësinë dhe maturinë në kryerjen e hetimeve. Sa i përket pikës sime të dobët, do tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për vëmendje publike, do thoja kjo është një nga pikat e mua të dobëta”, tha Braho.
    I pyetur për punën e paraardhësve se cilat tipare do të merrte prej tyre, Braho e nisi fillimisht me vlerësimin e punës së tyre Dumanit dhe Kraja. Më tej, ai shtoi se nga Dumani do të merrte vendosmërinë, ndërsa nga Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës.
    “Nga zoti Dumani do të merrja vendosmërinë dhe nga zoti Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kur të dy ushtronin detyrën, institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në rastin e zotit Kraja, institucioni duhet të ishte më aktiv. Por ishte një periudhë as 3 vite. Në krahasim me zotin Dumani, do i merrja anën e mirë të produktivitetit. Se kam problem që të përballem me ankesa dhe akuza. Madje akuzat ia kam treguar vetë të pandehurve. Jo të gjithë duhet të shkojnë në burg, por qëllimi është që të fitojë drejtësia.”, është shprehu Braho./ZËRI

  • “Republikë Prokurorësh” në Shqipëri? Braho: S’e njoh këtë term!

    “Republikë Prokurorësh” në Shqipëri? Braho: S’e njoh këtë term!

    klodian braho

    TIRANË- Kandidati i fundit në garë për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho ka vijuar me intervistimin përballë prokurorëve të KLP-së. Platforma e tij konsiton në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi e shikon si situatën më problematike në vend. 
    I pyetur për përkufizimin e termit “Republikë e Prokurorëve”, ai tha se nuk e njeh këtë term dhe se nuk ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri.
    Pyetje: “Mund të më përkufizoni termin republikë e prokurorëve?”
    Braho: “Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Prokurorët kanë detyrën të zbatojnë atë që thotë Kodi i Procedurës Penale”.

  • Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

    Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

    mbledhja

    TIRANË- Ka përfunduar pas 6 orësh seanca dëgjimore në kLP, ku u zhvillua intervstimi i kandidatëve në garë për kreun e ri të SPAK. Prej orës 09:00, katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, deri në orën 15:00. Sipas rendit alfabetit, kandidatët prezantuan platformat e tyre, punën dhe karrierën ndër vite, ndërsa më pas u janë përgjigjur edhe pyetjeve të prokurorëve të KLP-së.
    Pas përfundimit të intervistimit, tashmë pritet votimi i KLP-së. Por, si do të bëhet votimi? Votimi në KLP për kreun e ri të SPAK ka ndryshuar. Sipas rregullores së re, votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë. Në letër do të jetë i shkruar emri anëtarit të KLP (votues) dhe emri i prokurorit. Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.
    PROFILET E 4 KANDIDATEVE 
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
    Klodian Braho
    Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
    Elvin Gokaj
    Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.
    Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
    Doloreza Musabelliu
    Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI