Tag: brahimit

  • U ekzekutua sot në derën e biznesit të tij, zbulohet saga e atentateve ndaj babait të Roan Brahimit

    U ekzekutua sot në derën e biznesit të tij, zbulohet saga e atentateve ndaj babait të Roan Brahimit

    Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar).
    Ngjarja ka ndodhur pranë biznesit të tyre, në Pllanë, i ndodhur pranë urës së vjetër të Milotit. Në këtë biznes ka kamera sigurie, që policia pritet t’i sekuestrojë për të hetuar mbi ngjarjen dhe mundësinë e identifikimit të autorëve.
    Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se 4 vite më parë lokalit të Gjovalin Prendit i bën dy sulme, një herë me eksploziv dhe me armë zjarri, por nuk pati të lënduar.
    Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.
    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32- vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

  • Vr*tet babai i Roan Brahimit, njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt

    Vr*tet babai i Roan Brahimit, njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt

    Vrasje në fshatin Pllanë të Lezhës. I vrari është Gjovalin Prendi. 65-vjeçari është babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia ndodhet në vendngjarje.
    Roan Brahimi ose emri i vertetë Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

    Po ashtu, Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Roan Brahimi njihej si armiku i Ervis Martinajt.

  • EMRI/ Ekzekutohet në Lezhë babai i Roan Brahimit, kundërshtari i Ervis Martinajt

    EMRI/ Ekzekutohet në Lezhë babai i Roan Brahimit, kundërshtari i Ervis Martinajt

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme, pasi një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Pllane.
    Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur 65-vjeçari Gjovalin Prendi, i cili është babai i Siidorel Prendit alias Roan Brahimit, i cili u vra në maj të vitit të shkuar në Greqi.Lexo edhe :Related Posts
    Raportohet se fillimisht babai i Roan Brahimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

    Atentati ndaj Roan Brahimit
    Sidorel Prendi alias Roan Brahimi  u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës, mbërmjen e 9 majit të vitit të shkuar. Krimi, në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
    Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.
    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.

  • Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, reagon policia

    Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, reagon policia

    Është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë në Lezhë 65-vjeçari Gjovalin Prendi, i cili është babai i Sidorel Prendit alias Roan Brahimi i vrarë në maj të vitit të shkuar në Greqi.
    Menjëherë në vnendgjarje kanë mbërritur forcat e polivisë të cilat kanë rrethaur zonën dhe po punojnë për identifikim dhe kapjen e autorit/ve.Lexo edhe :Related Posts
    Njoftimi:

    Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
    Raportohet se fillimisht babai i Roan Brahimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
    Atentati ndaj Roan Brahimit
    Sidorel Prendi alias Roan Brahimi  u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës, mbërmjen e 9 majit të vitit të shkuar. Krimi, në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
    Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.
    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.

  • Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit

    Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës.
    Mësohet se viktima është babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.
    Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.