Tag: brahimit

  • Policia në kërkim të atentatorëve, pas plagosjes në Tiranë autorët u larguan me motor drejt Elbasanit

    Policia në kërkim të atentatorëve, pas plagosjes në Tiranë autorët u larguan me motor drejt Elbasanit

     Nga Esido Barkaj
    Autorët e plagosjes së katërfishtë, menjëherë pas të shtënave me breshëri plumbash në drejtim të mjetit luksoz tip ‘G-Class’, janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.Dy autorët e dyshuar, pasi kanë dalë në autostradë, janë drejtuar drejt Elbasanit, por gjatë rrugës kanë devijuar në disa fshatra, ku edhe kanë humbur gjurmët.Lexo edhe :Related Posts
    Hetuesit kanë dokumentuar përmes kamerave të sigurisë një pjesë të itinerarit të tyre pas atentatit, por për shkak se janë fshehur në rrugë dytësore rurale, kanë arritur të humbin gjurmët, duke përfituar nga mungesa e kamerave të sigurisë në këto zona.

    Gjatë kohës që atentatorët kanë nisur të qëllojnë në drejtim të makinës, përveç shtatë gjurmëve të plumbave që janë gjetur në mjet, një tjetër plumb ka goditur një makinë tjetër që po lëvizte në afërsi. Drejtuesi i saj është larguar menjëherë nga frika, por më vonë ka njoftuar policinë.
    Një tjetër pistë që po verifikohet nga policia është ajo e fajdeve, për të kuptuar nëse familja e dy fëmijëve të mitur që mbetën të plagosur është e përfshirë në këto skema të jashtëligjshme apo jo. Hetuesit dyshojnë se një përplasje me persona të tjerë, për shkak të borxheve të pashlyera, mund të jetë motivi i këtij atentati të rëndë.
    Edhe në këtë pistë, e cila është ende në fazën e verifikimeve, grupi hetimor beson se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, duke mos ditur se brenda mjetit ndodheshin shoferi i familjes Demiraj, dy djemtë e mitur dhe fqinji i tyre adoleshent.
    Ndërkohë, një tjetër pistë që po hetohet nga Krimet e Rënda është ajo që vrasësit e dyshuar me pagesë mund të kenë pasur si shënjestër eliminimin e gruas së Roan Brahimit dhe jo familjen Demiraj. E veja e Brahimit jeton në vilat luksoze të Lundrës dhe zotëron një automjet të ngjashëm me atë në të cilin po udhëtonin katër personat e plagosur.
    Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në vitin 2024 në Athinë, në sy të një gruaje tjetër dhe të djalit të tyre të mitur, ishte një nga personat që kishte konflikte të ashpra me klanin e “mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Madje dyshohet se pas vrasjes me tre viktima në Fushë-Krujë një prej tyre Brilant Martinaj si dhe pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, qëndronte pikërisht Roan Brahimi. Këto krime mund të jenë kryer në kuadër të hakmarrjeve.
    Mbrëmjen e së enjtes, në të njëjtën ditë që ndodhi atentati në Lundër, në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi. Gruaja e Brahimit është marrë në pyetje të premten nga policia e Tiranës. Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e vrasjes së vjehrrit të saj apo ata të plagosjes së katër personave në Lundër. Megjithatë, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas ngjarjes në Lezhë të qëndrojnë armiqtë dhe rivalët që kishte bashkëshorti i saj.
    Dy fëmijët e mitur të familjes Demiraj, përkatësisht 17 dhe 11 vjeç, janë nisur për trajtim mjekësor më të specializuar në Itali. Në gjendje kritike për jetën vijon të jetë 11-vjeçari, i cili është prekur nga plumbi në disa organe jetike.
    /vizionplus.tv

  • Dëshmon bashkëshortja e Roan Brahimit: Nuk kam probleme me askënd!

    Dëshmon bashkëshortja e Roan Brahimit: Nuk kam probleme me askënd!

    Në pyetje për atentatin e dy netëve më parë, ku u plagosë 4 persona, është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd.
    Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë. Po ashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri. Hetuesit kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.
    Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një germë ndryshe nga targa e makinës që udhëtonin katër të rinjtë
    Por hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, një ndër to është edhe ngatërresa e shenjestrës që mund të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit

  • Nga ngjashmëria e makinave te…/ Ngatërresa me gruan e Roan Brahimit, si u qëlluan gabimisht 4 të rinjtë në Tiranë

    Nga ngjashmëria e makinave te…/ Ngatërresa me gruan e Roan Brahimit, si u qëlluan gabimisht 4 të rinjtë në Tiranë

    Një atentat me 4 të plagosur tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, ndërsa siç është raportuar edhe më herët besohet se autorët kanë ngatërruar shënjestrën.

    Shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Po ashtu kjo e fundit përdor të njëjtin model makine si mjeti me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë mbrëmë. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një gërmë ndryshe nga targa e mjetit ku ndodheshin të rinjtë

    Natën e kaluar ajo ka qenë në Pllanë të Lezhës ku iu vra vjehrri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, ndërsa kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që gruaja e Brahimit të kthehej në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën Mercedes-Benz G Class dhe kanë hapur zjarr.

    Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi.

    Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks.

    Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes.

    Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.

    Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.

    Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë  në pyetje, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.

    Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.

    Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.

  • “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”/ Karamuço: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”/ Karamuço: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.

    Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzektuuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashtshton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdfukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë rinashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia. Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Vrasja e të atit dhe atentati i dyshuar ndaj gruas, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij

    Vrasja e të atit dhe atentati i dyshuar ndaj gruas, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij

    Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së djeshme, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.

    Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Pendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë.
    Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.
    Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”.
    Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar.
    Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.
    Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka fëmijë (mendohet se dy), dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.
    Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët.
    Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brahimit në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara.
    Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.
    Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Roan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
    Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.
    Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri.
     

    Top Channel

  • Nga vrasja e vjehrrit në Lezhë te konfliktet e bashkëshortit, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit pas atentatit në Tiranë: Isha në…

    Nga vrasja e vjehrrit në Lezhë te konfliktet e bashkëshortit, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit pas atentatit në Tiranë: Isha në…

    Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

    Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra  të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.
    Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin  lidhet me familjen e Roan Brahimit.
    Ky atentat ka ndodhur një orë pasi ndodhi atentati në Lezhë ku u vra babai i tij. Gruaja e tij në Shqipëri jeton  në një vilë, në të njëjtën rezidencë ku jetojnë edhe dy të miturit. Si të mos mjaftonte kjo gruaja e Brahimit, lëviz me një makinë ‘G Class’, të njëjtë si ajo me të cilën po udhëtonin 4 të rinjtë  dhe se targat ndryshonin vetëm nga një germë.
    Gruaja e Roan Brahimit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e 4 personave në Lundër. Ajo ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj. Ajo ka thënë se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë.
    Me një historik të gjatë krimesh dhe vrasjesh hetuesit janë shpërndarë në pista se kush mund të ketë dashur të vrasë babanë dhe gruan e Roan Brahimit një vit pasi e ekzekutuan të riun në Greqi.

    Top Channel

  • Plumba të gabuar për ditëlindje, gazetarja: Gruaja e Roan Brahimit lëvizte e lirë në kryeqytet, rivalët e Ervis Martinajt po goditen

    Plumba të gabuar për ditëlindje, gazetarja: Gruaja e Roan Brahimit lëvizte e lirë në kryeqytet, rivalët e Ervis Martinajt po goditen

    Gazetarja Bleona Sari tha për ‘Tirana Live’ se gruaja e Roan Brahimit lëviz e lirë në kryeqytet dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ndërkohë, gazetarja përmendi tre detaje që bëjnë të mendojnë se ky është një atentat me objektiv të ngatërruar dhe se atentati do t’i bëhej gruas së Roan Brahimit.
    “Gruaja e Brahimit ka dhënë një deklaratë në lidhje me cfarë ka ndodhur, dhe ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, lëviz e lirë në kryeqytet. Ajo ka thënë se mund të jenë si shkak nga konfliktet e burrit të saj.
    Roan Brahimi u dorëzua në duart e Martinajt nga ish kunati i tij dhe ndërroi rrjedha në jetën e tij. Bëhet fjalë për një borxh që Brahimi ia kishte Martinajt. Ndërkohë e morën peng dhe një prej pengmarrësve ishte pjesë e familjes së gruas. Policia ka tre dyshime e para se mjeti G Class është i njëjtë me atë që përdor gruaja e tij dhe ka ndryshe vetëm një numër dhe një shkronjë.
    Dhe fakti i dytë është se mjeti është ndjekur në zonën e Lundrës dhe ka qenë banesa e saj shumë afër me atë të Demirajt, dhe fakti që ky atentat ndodhi shumë pak minuta pas vrasjes së vjehrrit të tij.
    Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një përgjigje për fatin e Martinajt, por porositë e tij, hija e tij është kudo dhe se rivalët e tij po goditen. Ai ka familjarë në Shqipëri, vetë grupi i tij janë persona që janë shpallur në kërkim.
    Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, kishte dy atentate të mëparshme ndaj babait të tij. “

  • “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”, Karamuço tregon detajet tronditëse: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”, Karamuço tregon detajet tronditëse: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.
    Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë.
    “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzekutuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë ribashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia.
    Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.

  • Nga Lezha në Tiranë, gjurmët e atentatorëve, Karamuço zbulon lidhjet e vrasjeve dhe 4 të plagosurve: E kishin me…

    Nga Lezha në Tiranë, gjurmët e atentatorëve, Karamuço zbulon lidhjet e vrasjeve dhe 4 të plagosurve: E kishin me…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.
    Në një intervistë për  një emision televziv, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë.
    “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzektuuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashtshton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdfukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë rinashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia. Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.

  • Vrasja e të atit në Lezhë dhe atentati i dyshuar ndaj gruas në Tiranë, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij

    Vrasja e të atit në Lezhë dhe atentati i dyshuar ndaj gruas në Tiranë, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij

    Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së djeshme, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.

    Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Pendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë.
    Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.
    Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”.
    Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar.
    Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.
    Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka fëmijë (mendohet se dy), dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.
    Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët.
    Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brahimit në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara.
    Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.
    Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
    Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.
    Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri.
     

    Top Channel