Tag: brahimi

  • DETAJE/ Tragjedia përsëritet në familjen e Roan Brahimit, babë e bir të ekzekutuar në atentate mafioze në prag të Pashkëve  

    DETAJE/ Tragjedia përsëritet në familjen e Roan Brahimit, babë e bir të ekzekutuar në atentate mafioze në prag të Pashkëve  

    Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar).

    Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur si për ironi të fatit, kur babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve, njëri të enjten e majit 2024 dhe tjetri të enjten e prillit 2025. Një vit më parë Roan Brahimi ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara ku fshihej për disa vite, në Greqi, në fillim të majit, për të festuar Pashkët me gruan dhe djalin e mitur.
    Por autorët e krimit e kishin vëzhguar familjen e tij, deri në ditën kur me breshëri plumbash e vrarë të riun, në sy të gruas dhe djalit.
    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

    Top Channel

  • Historiku/ Atentati që tronditi Lezhën sonte! Djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt, në 2021 terrorizoi lokalin në Zejmen

    Historiku/ Atentati që tronditi Lezhën sonte! Djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt, në 2021 terrorizoi lokalin në Zejmen

    Lezha është tronditur këtë mbrëmje pas një atentati mafioz ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, që më parë mbante emrin Sidorel Prendi.

    Roan Brahimi u ekzekutua një vit më parë në Athinë, teksa ndodhej në prani të gruas dhe djalit të mitur.
    Por kush ishte ai dhe cilat janë ngjarjet kriminale që përfshijnë emrin e tij?
    Ai u vra majin e 2024 enjteje në Greqi. Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
    Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Hetimet për ekzekutimin u shtrinë në pistën e hakmarrjes, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
    Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.
    Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021, ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
    Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën një vit më parë.
     

    Top Channel

  • Lezhë/ I biri u eliminua në një atentat në Athinë, vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit

    Lezhë/ I biri u eliminua në një atentat në Athinë, vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës.
    Viktima është identifikuar si Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.
    Policia ndodhet në vendngjarje.
    Roan Brahimi u ekzekutua me armë zjarri në mes të Athinës në maj të vitit 2024, në një antentat mafioz. Ai u qëllua brenda në makinë në prani të bashkëshortes dhe fëmijës së mitur.Emri i tij është përfolur për implikime në ngjarje të bujshme kriminale në Shqipëri.Sakaq, Roan Brahimi është i dyshuari kryesor i masakrës së Milotit, ku pas breshërisë me armë mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Ibrahimi (Brahja), krahu i djathtë i Ervis Martinajt.Roan Brahimi kishte konflikt me Ylli Ibrahimin, për shkak të një borxhi të pashlyer. Roan Brahimi u shpall në kërkim edhe për ngjarjen e ndodhur në 2021, ku u futën në ambientet e një lokali në Zejmen të armatosur.Në atë kohë në kërkim u shpallën edhe Ramazan Rraja, dhe Alesio Dobrozi. Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022 dhe ende nuk ka informacion mbi fatin e tij.Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës. Nuk e dimë nëse ngjarja sot është po pjesë e sagës së hakmarrjes.

  • Baba i i tij u vra sot në Lezhë/ Kush është Roan Brahimi, lidhja me “mbretin e lojërave të fatit” dhe roli në eliminimin e Brilant Martinaj

    Baba i i tij u vra sot në Lezhë/ Kush është Roan Brahimi, lidhja me “mbretin e lojërave të fatit” dhe roli në eliminimin e Brilant Martinaj

    Babai i tij u vra pak më parë me armë zjarri në Lezhë, ndërsa ende nuk dihen detajet e plota të ngjarjes.
    Por kush është Roan Brahimi i cili u vra në një atnetat mafioz në m,aj të vitit të kaluar në Greqi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit.
    Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë. Por jo vetëm atij, por të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në dhunimin e tij.
    Paralajmërim që nuk duket se vonoi. Pasi me të marrë veten, Roan Brahimi nisi punën jo vetëm për vënien në jetë të skenarit të tij për të eleminuar kundërshtarët, por edhe të vepronte konkretisht. Ku i pari në listën e zezë të vdekatarëve të tij thuhet se u bë Brilant Martinaj. I cili u ekzekutua më 17 Korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Edhe pse Roan Brahimi u kërkua të merrej në pyetje lidhur mbi atentatin ndaj Brilant Martinaj, ai thuhet se nuk u gjet në banesë nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar. Por fill pas këtij atentati të trefishtë, në mes të ditës, që tronditi seriozisht qetësinë, një tjetër atentat brenda jo më pak se një muaji, risolli edhe njëherë në vëmendje, luftën tashmë të shpallur ndaj bandës së Ervis Martinaj. E cila gjatë kësaj kohe kishte humbur mjaftueshëm ushtarë të saj, të cilët kishin mbetur të ekzekutuar pjesa më e madhe në kryeqytet. I tillë duket se ishte edhe atentati më 22 Korrik 2022, në qendër të Milotit, me 108 plumba të derdhur, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Që atë mbrëmje po ktheheshin me makinën e blinduar tip Xhip në banesë. Ku edhe këtë herë grupi hetues besoi se shpaguesi ishte Roan Brahimi. I cili pas dhunimit në bazën sekrete të Ervis Martinaj dhe pabesisë së Ylli Brahjas, ishte kthyer në setin e xhirimit të krimit si një fantazmë dhe po godiste pa mëshirë bandën e mbretit të kumarit. “Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.
    Por ashtu sikurse pritej Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Brilant Martinaj dhe as në atë ndaj Ylli Brahjas. Ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili mohoi të kishte dijeni se ku ishte djali i tij. Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.
    “Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale”, thotë Gjovalin Prendi.
    Por ndërsa mohoi të kishte dijeni se ku ndodhej i biri, Gjovalin Prendi, ngriti supet edhe bëri të habiturin edhe për problemet që djali i tij mund të kishte me Ylli Brahjan. Madje u çudit së tepërmi kur oficerët e policisë i treguan se djali i tij, ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.
    Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.
    Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
    Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.
    Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit kunat i Roan Brahimit. Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.
    Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë./ BalkanWeb

  • U ekzekutua sot në derën e biznesit të tij, zbulohet saga e atentateve ndaj babait të Roan Brahimit

    U ekzekutua sot në derën e biznesit të tij, zbulohet saga e atentateve ndaj babait të Roan Brahimit

    Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar).
    Ngjarja ka ndodhur pranë biznesit të tyre, në Pllanë, i ndodhur pranë urës së vjetër të Milotit. Në këtë biznes ka kamera sigurie, që policia pritet t’i sekuestrojë për të hetuar mbi ngjarjen dhe mundësinë e identifikimit të autorëve.
    Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se 4 vite më parë lokalit të Gjovalin Prendit i bën dy sulme, një herë me eksploziv dhe me armë zjarri, por nuk pati të lënduar.
    Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.
    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32- vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

  • Atentat mafioz në Lezhë! Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra pak kohë më parë në Greqi

    Atentat mafioz në Lezhë! Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra pak kohë më parë në Greqi

    Një person raportohet se është vrarë me armë zjarri në Pllane të Lezhës.
    Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku personi fillimisht mbeti i plagosur, por më pas u raportua se humbi jetën.
    Gjovalin Prendi mbeti i vrarë në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit, në afërsi të biznesit familjar.
    Njoftimi i policisë
    Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

    Viktima është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u vra në Greqi.
    Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur si për ironi të fatit, kur babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve. Një vit më parë Rean Brahimi ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara ku fshihej për disa vite, në Greqi, në fillim të majit, për të festuar Pashkët me gruan dhe djalin e mitur.
    Por autorët e krimit e kishin vëzhguar familjen e tij, deri në ditën kur me breshëri plumbash e vrarë të riun, në sy të gruas dhe djalit.
    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32- vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

     

  • Vr*tet babai i Roan Brahimit, njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt

    Vr*tet babai i Roan Brahimit, njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt

    Vrasje në fshatin Pllanë të Lezhës. I vrari është Gjovalin Prendi. 65-vjeçari është babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia ndodhet në vendngjarje.
    Roan Brahimi ose emri i vertetë Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

    Po ashtu, Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Roan Brahimi njihej si armiku i Ervis Martinajt.

  • Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, reagon policia

    Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, reagon policia

    Është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë në Lezhë 65-vjeçari Gjovalin Prendi, i cili është babai i Sidorel Prendit alias Roan Brahimi i vrarë në maj të vitit të shkuar në Greqi.
    Menjëherë në vnendgjarje kanë mbërritur forcat e polivisë të cilat kanë rrethaur zonën dhe po punojnë për identifikim dhe kapjen e autorit/ve.Lexo edhe :Related Posts
    Njoftimi:

    Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
    Raportohet se fillimisht babai i Roan Brahimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
    Atentati ndaj Roan Brahimit
    Sidorel Prendi alias Roan Brahimi  u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës, mbërmjen e 9 majit të vitit të shkuar. Krimi, në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
    Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.
    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.