Katerina Beqo, rreth 37-vjeç, është gruaja e Roan Brahimit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në rrugën “Bajron” në Athinë më 9 maj 2024, ndërsa në makinë ishte edhe djali i çiftit.
Sipas dyshimeve të raportuara më herët në BalkanWeb, Beqo ishte vendosur në shënjestër nga atentatorë ende të paidentifikuar, ndërsa mbrëmë u qëllua për vdekje vjehrri i saj. Jo shumë më vonë se vrasja e tij, një automjet Mercedes-Benz G Class në të cilin udhëtonin 4 të rinj, dy prej tyre të mitur u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të Shkozës.
Besohet se ngatërresa ka ardhur për shkak se automjeti që përdor bashkëshortja e Brahimit është e njëjtë me atë që përdornin katër të rinjtë.
Për t’u rikthyer te vrasja e bashkëshortit të saj në Greqi, Beqo, e cila mbante me vete edhe fëmijën e mitur, pa me sytë e saj dy persona me veshje të errëta që iu afruan makinës me një motoçikletë dhe hapën zjarr në drejtim të bashkëshortit të saj.
Sipas hetimeve, autorët pritën momentin kur Brahimi do të parkohej për të ekzekutuar planin e tyre, ndërsa Beqo dhe fëmija dolën pa lëndime serioze nga automjeti.
Pas sulmit, policia greke njoftoi se Agjencitë Hetimore në Athinë janë duke hetuar si motiv kryesor larjen e hesapeve mes grupeve kriminale shqiptare.
Në dëshminë e parë për hetuesit, Beqo pranoi se nuk kishte menduar kurrë se bashkëshorti i saj do të vinte në Greqi, pasi Roan Brahimi e kishte surprizuar me ardhjen për festat e Pashkëve Ortodokse.
“Nuk dija gjë, nuk më kishte thënë që do të vinte. Erdhi të shtunën e Pashkës. Isha në makinë me të, por nuk mbaj mend çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina”, rrëfeu 37-vjeçarja. Ajo po ashtu konfirmoi se gjithçka kishte ndodhur në sy të djalit të tyre të vogël. “Fëmija pa gjithçka. Tani po qëndron me mamin tim, ndërsa unë në shtëpi. Nuk jam aspak mirë”.
32-vjeçari Roan Brahimi kishte shkuar t’i merrte me makinë nga parku ku ndodheshin Beqo dhe djali i vogël, kur ndodhi ngjarja.
Tag: brahimi
-

Kush është gruaja që mendohet se i shpëtoi dje atentatit, 45 minuta pasi iu vra vjehrri në Lezhë
-

Vrasja në Lezhë/ Zbardhen detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimit
Janë zbardhur të tjera detaje rreth ekzekutimit të 65-vjeçarit Gjovalin Prendi, i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët kanë qenë tre persona që udhëtonin me një automjet tip fuoristradë. Ata janë ndalur pranë lokalit të babait të Sidorel Prendit, i njohur më gjerësisht si Roan Brahimi.
Dy nga autorët, të maskuar, kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 65-vjeçarit, sapo ky i fundit ishte afruar te dera e lokalit.
Plumbat e kanë goditur në kraharor, ndërsa në ambient ndodheshin edhe familjarë dhe persona të tjerë. Viktima është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lokali ku ndodhi ngjarja ka qenë më parë objekt i dy sulmeve të tjera, një me armë dhe një me eksploziv.
Roan Brahimi, djali i viktimës, u vra në një atentat në Athinë më 9 maj 2024, në prani të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.
Nga atentati mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij. Brahimi dyshohej për lidhje me disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Gentjan Bejtjes në mars të 2024-ës në Larushk të Krujës.
Prej vitit 2021, ai ishte në kërkim nga policia shqiptare, pas një incidenti në Zejmen ku bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, hynë të armatosur në një lokal dhe terrorizuan klientët në kërkim të pronarit.
Emri i Roan Brahimit është përmendur edhe në atentatin ndaj Brilant Martinajt, kushëriri i zhdukur i Ervis Martinajt, ku mbetën të vrarë edhe Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 në Fushë-Krujë. Gjithashtu, ai dyshohej për përfshirje në atentatin ku humbi jetën Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Ibrahimi. -

Atentatorët e 4 të rinjve gabuan shënjestër? Dyshohet se do vrisnin gruan e Roan Brahimit, të cilit 45 minuta më parë i vranë babanë
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Tiranë ku mbetën të plagosur katër të rinj.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve nga prokuroria, shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve.
Mësohet se automjeti që përdor bashkëshortja e Brahimit është e njëjtë me atë që përdornin katër të rinjtë.
Por kush është Roan Brahimi i cili u vra në një atentat mafioz në maj të vitit të kaluar në Greqi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit.
Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë. Por jo vetëm atij, por të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në dhunimin e tij.
Paralajmërim që nuk duket se vonoi. Pasi me të marrë veten, Roan Brahimi nisi punën jo vetëm për vënien në jetë të skenarit të tij për të eleminuar kundërshtarët, por edhe të vepronte konkretisht. Ku i pari në listën e zezë të vdekatarëve të tij thuhet se u bë Brilant Martinaj. I cili u ekzekutua më 17 Korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Edhe pse Roan Brahimi u kërkua të merrej në pyetje lidhur mbi atentatin ndaj Brilant Martinaj, ai thuhet se nuk u gjet në banesë nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar. Por fill pas këtij atentati të trefishtë, në mes të ditës, që tronditi seriozisht qetësinë, një tjetër atentat brenda jo më pak se një muaji, risolli edhe njëherë në vëmendje, luftën tashmë të shpallur ndaj bandës së Ervis Martinaj. E cila gjatë kësaj kohe kishte humbur mjaftueshëm ushtarë të saj, të cilët kishin mbetur të ekzekutuar pjesa më e madhe në kryeqytet. I tillë duket se ishte edhe atentati më 22 Korrik 2022, në qendër të Milotit, me 108 plumba të derdhur, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Që atë mbrëmje po ktheheshin me makinën e blinduar tip Xhip në banesë. Ku edhe këtë herë grupi hetues besoi se shpaguesi ishte Roan Brahimi. I cili pas dhunimit në bazën sekrete të Ervis Martinaj dhe pabesisë së Ylli Brahjas, ishte kthyer në setin e xhirimit të krimit si një fantazmë dhe po godiste pa mëshirë bandën e mbretit të kumarit. “Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.
Por ashtu sikurse pritej Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Brilant Martinaj dhe as në atë ndaj Ylli Brahjas. Ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili mohoi të kishte dijeni se ku ishte djali i tij. Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.
“Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale”, thotë Gjovalin Prendi.
Por ndërsa mohoi të kishte dijeni se ku ndodhej i biri, Gjovalin Prendi, ngriti supet edhe bëri të habiturin edhe për problemet që djali i tij mund të kishte me Ylli Brahjan. Madje u çudit së tepërmi kur oficerët e policisë i treguan se djali i tij, ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.
Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.
Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.
Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit kunat i Roan Brahimit. Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.
Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë. -

Si Gjovalin Prendi u qëllua brenda lokalit të tij/ Detaje nga atentati mafioz që tronditi Lezhën
Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë që tronditi Lezhën mbrëmjen e së enjtes, ku u ekzekutua me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të viktimës, buzë rrugës nacionale Lezhë–Milot.
Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit, i njohur edhe si Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 2024, në sy të gruas dhe fëmijëve të tij. Brahimi ishte një personazh i njohur për autoritetet dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe Greqi.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë, mësohet se autorët udhëtonin me një automjet luksoz tip “Porsche”, nga i cili njëri prej tyre zbriti dhe hapi zjarr me breshëri plumbash në drejtim të lokalit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit.
Deri më tani, autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa Policia e Lezhës rrethoi zonën dhe po zhvillon kontrolle intensive.
Burime bëjnë të ditur se pista kryesore e vrasjes së Gjovalin Prendit është hakmarrja, si vijim i konflikteve të ndërlidhura me aktivitetin kriminal të të birit. Kujtojmë se ndaj Prendit ishte tentuar edhe një atentat më parë, në vitin 2020.
Roan Brahimi kishte lidhje të afërta me persona të përfshirë në krime të bujshme në Shqipëri, përfshirë vrasjen e Gentjan Bejtjes më 15 mars 2024 në Larushk të Krujës, ku një nga të arrestuarit, Ilir Beqaraj, ishte kunati i tij.
Po ashtu, ai konsiderohej si rival i fortë i grupit të Niklës dhe armik i përbetuar i Ervis Martinajt, i zhdukur pa gjurmë që prej gushtit 2022.
Roan Brahimi dyshohet se ka pasur rol edhe në vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt, në atentatin e ndodhur më 17 korrik 2022, ku humbën jetën edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në Pllanë.
-

Ekzekutohet babai i Roan Brahimit në Lezhë, autorët me “Porche”, njëri doli nga makina dhe qëlloi me breshëri drejt…
Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës,ku është ekzekutuar me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit. Bëhet me dije se autorët udhëtonin me një mjet tip “Porche”. Ata kanë ndaluar para lokalit të viktimës dhe njëri prej tyre ka zbritur duke qëlluar me breshëri, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit. Policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmët e tyre. Gjovalin Prendi rezulton të jetë babai i Roan Brahimit, të vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentar mafioz ne Athinë, ngjarje e cila vijon të jetë e pazbardhur.
Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta të Policisë së Lezhës, të mbështetura edhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Shkodër, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën dhe po ushtrohen kontrolle. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Pista kryesore që po hetohet lidhet me hakmarrjen, pasi djali i viktimës Roan Brahimi apo i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi dyshohet të ketë qenë i përfshire në ngjarje kriminale. Ai u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.
Vrasja e Gentjan Bejtjes
Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.
Vrasja e Brilant Martinajt (kushëri i Ervis Martinajt)
Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende. Mbreti i Kumarit. Roan Brahimi dyshohet të jetë vrasësi i Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt. Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë. -

Historiku/ Atentati që tronditi Lezhën sonte! Djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt
Lezha është tronditur këtë mbrëmje pas një atentati mafioz ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, që më parë mbante emrin Sidorel Prendi.
Roan Brahimi u ekzekutua një vit më parë në Athinë, teksa ndodhej në prani të gruas dhe djalit të mitur.
Por kush ishte ai dhe cilat janë ngjarjet kriminale që përfshijnë emrin e tij?
Ai u vra majin e 2024 enjteje në Greqi. Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Hetimet për ekzekutimin u shtrinë në pistën e hakmarrjes, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, (ose Ylli Brahja), ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën një vit më parë.
Po ashtu Roan Brahimi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës. Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit. Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku.
Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.Top Channel
-

“Hakmarrja vazhdon”/ Gazetarja: I vrari në Lezhë, babai i armikut të përbetuar të Ervis Martinaj
Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pllane të Lezhës, ku është vrarë me armë zjarri 65-vjeçari Gjovalin Prendi babai i Sidorel prendit alias Roan brahimi, i cili është ekzekutuar një vit më parë në Athinë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka komentuar edhe gazetarja Aida Topalli në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Topalli tha se ngjarja duket si hakmarrje e pastër, pasi Roan Brahimi i ekzekutuar një vit më parë në Athinë njihej dhe si kundërshtar i Ervis Martinajt me të cilin kishin nisur përplasjet pas një borxhi të pashlyer për lojërat e fatit.Ajo tha se Gjovalin Prendi është ekzekutuar ndërsa ka qenë para lokalit të tij në Pllane.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, por nuk ka lidhje me fushatën.
Topalli: Jo nuk ka lidhje, por çdo gjë që ndodh duket fillimisht sikur ka lidhje me fushatën.
Borakaj: Çfarë ka ndodhur në Lezhë?
Topalli: Kemi edhe njoftimin zyrtar ku bëhet fjalë se 65-vjeçari Gjovalin Prendi ka ndërruar jetë. Ai është babai i Sidorel Prendit alias Roel Brahimi, i ekzekutuar në maj të 2024 në Athinë i njohur edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinajt, për një borxh të pashlyer në zonën e Laçit dhe Lezhës. Brahimi ishte në kërkim për një atentat ndaj Klinsman Prençit dhe Ylli Ibrahimit, po ashtu edhe për vrasjene Brilant Martinajt. Duket sikur kemi të bëjmë me një ahkmarrje të apstër.
Borakaj: Rikthehet historia e lojërave të fatit. Shpëtojnë dot lojërat e fatit dhe nga zgjedhjet elektorale?
Topalli: Kemi dëgjuar për një përhapje të gjërë të lojërave të fatit në të gjithë Shqipërinë, mbetet për tu parë nëse do të kemi operacione ndaj lokale që po lulëzojnë.
-

Rrjeta e hakmarrjes po shtrihet? Kush fshihet pas vrasjes së babait të Rohan Brahimit, Lala zbulon detajet tronditëse
Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar një 65 vjeçar në Pllan të Lezhës. Viktima është Gjovalin Prendi, babai i Rohan Brahimit (Sidorel Prendi), i ekzekutuar një vit më parë në Greqi,
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, dha detaje nga ngjarja dhe përplasja e të birit të viktimës me Ervis Martinajn.
“Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Pllan të Lezhës. Viktima është 65 vjeçar, i cili është Gjovalin Prendi. Ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Janë të dhënat e fundit që vijnë nga Policia e Shtetit.
Duket si vrasje e paralajmëruar. Është babai i Rohan Brahimit, i njohur më parë si Sidorel Prendi, i cili është vrarë vitin e kaluar në Athinë. Ka qenë ndër atentatet më të rënda në shtetin fqinj.
Rohan Brahimi konsiderohej si ndër kundërshtarët më të përbetuar të Ervis Martinajt. Përplasja mes tyre ka nisur për lojërat e fatit dhe në atë kohë, rezulton se Rohan Brahimi kishte shkuar në besën e një miku të tij në një nga hotelet e Vis Martinajt. Në atë kohë, është dhunuar në mënyrë barbare nga Martinaj dhe kështu ka nisur konflikti. Është ndarë në dy linja, Martinaj dhe grupi i Rohan Brahimit, që u mbështet me Durim Bamin. Rohan Brahimi dyshohet për ngjarje kriminale.
Pasi u ekzekutua Gentian Bejtja, një muaj më vonë u vra Rohan Brahimi dhe sonte u vra babai i tij, që jetonte pa mbrojtje dhe problametikë, sepse ishte njeri me reputacion në zonë.
Ai merrej me punët e shtëpisë, interesohej për drejtësi. Ai ka bërë çmos që saga të ndalej, por tashmë mbeti i vrarë”, tha Lala. -

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi, njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt
Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë.
Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.
Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin.
Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.Top Channel
-

Babai iu vra sot/ Roan Brahimi dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes, u ekzekutua me kallashnikov në Fushë Krujë
Djali i Gjovalin Prendit, Roan Brahimi, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit.
Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku.
Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi ishte djali i Gjovalin Prendit, i cili u ekzekutua sot në Lezhë.Top Channel