Më 17 prill, në Lezhë u ekzekutua në një atentat mafioz Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi. Një orë pas atentatit që tronditi Lezhën, katër të rinj u plagosën në Lundër. Mes të plagosurve janë edhe dy vëllezër të mitur.
Policia ka dyshime se katër personat janë plagosur gabimisht, pasi dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Roan Brahimi njihej edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, fati i të cilit është mister prej gushtit të vitit 2022.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5” ka shpjeguar se si ka nisur hasmëria mes dy grupeve rivale. Roan Brahimi, i kishte një shumë parash borxh kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj (i ekzekutuar më 17 korrik 2022). Grupi i Brilantit më pas e ka kapur dhe dhunuar Roan Brahimin, ndërsa ky i fundit mesa duket nuk ia fali.
Esido Barkaj: Në Lezhë mbeti i vrarë babi i Roan Brahimit. Roan Brahimi ishte një eksponent i lidhur me botën e krimit, shpesh ka sjellë edhe përplasje mes grupeve të ashpra të zonës. Bandat kriminale që operonin në zonën e Lezhës, Laçit ishin banda të frikshme. Ka pasur përplasje të ashpra me grupin kriminal të Ervis Martinaj. Zanafilla nis para disa vitesh. Dyshohet se Roan Brahimi kishte një shumë borxh ngaj Brilant Martinaj. Ai u kap nga grupi i Brilantitt, u dhunua dhe poshtërua nga disa veprime të pahijshme. Kjo mesa duket nuk është pranuar nga Roan Brahimi.
Në lidhje me atentatin e trefishtë në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj dyshohet se fshihej Roan Brahimi për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë pasur. Vijon më pas saga kriminale. Është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja dyshohet se ishte pjesë e grupit të Martinajt dhe dyshohet se pas ekzekutimit të tij fshihet Roan Brahimi. Sa i takon atentatit në Tiranë, për policinë një pistë e fortë mbetet ajo e ngatërimit të shënjestrës. Në zonën e Lundrës jeton edhe e veja e Roan Brahimit. Të katër personat e plagosur nuk kanë të shkuar kriminale dhe nuk kanë pasur probleme të tjera. Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera.
Roan Brahimi njihet si armiku i përbetuar i Ervis Martinjat? A është gjallë Ervis Martinaj?
Esido Barkaj: Është e vështirë të thuhet në momentin që nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Një ultimatum që u vendos nga Rama për Rrumbullakun ishte që të zbardhej e vërteta për Martinajn brenda 100 ditësh. Nuk morëm asnjëherë një përgjigje. Unë dyshoj se policia e ka një indicie për fatin e Martinaj nëse ai është gjallë apo i vdekur. Kjo nuk mund të diskutohet publikisht nga unë apo kolegët e mi në momentin që nuk kemi një version zyrtar. Është një mister, i cili nuk mendoj se do zgjasë shumë. Mund të kemi një pergjigje në lidhje me fatin e tij shumë shpejt.
Tag: brahimi
-

“Grupi i Brilantit dhunoi Roan Brahimin”, gazetari: 32-vjeçari nuk ia fali kushëririt të Ervis Martinajt
-

“Grupi i Brilant Martinaj dhunoi Roan Brahimin”, gazetari zbulon si nisi përplasja mes grupeve kriminale: 32-vjeçari nuk ia fali kushëririt të Ervis Martinajt
Më 17 prill, në Lezhë u ekzekutua në një atentat mafioz Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi. Një orë pas atentatit që tronditi Lezhën, katër të rinj u plagosën në Lundër. Mes të plagosurve janë edhe dy vëllezër të mitur.
Policia ka dyshime se katër personat janë plagosur gabimisht, pasi dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Roan Brahimi njihej edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, fati i të cilit është mister prej gushtit të vitit 2022.Lexo edhe :Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5” ka shpjeguar se si ka nisur hasmëria mes dy grupeve rivale. Roan Brahimi, i kishte një shumë parash borxh kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj (i ekzekutuar më 17 korrik 2022). Grupi i Brilantit më pas e ka kapur dhe dhunuar Roan Brahimin, ndërsa ky i fundit mesa duket nuk ia fali.Esido Barkaj: Në Lezhë mbeti i vrarë babi i Roan Brahimit. Roan Brahimi ishte një eksponent i lidhur me botën e krimit, shpesh ka sjellë edhe përplasje mes grupeve të ashpra të zonës. Bandat kriminale që operonin në zonën e Lezhës, Laçit ishin banda të frikshme. Ka pasur përplasje të ashpra me grupin kriminal të Ervis Martinaj. Zanafilla nis para disa vitesh. Dyshohet se Roan Brahimi kishte një shumë borxh ngaj Brilant Martinaj. Ai u kap nga grupi i Brilantitt, u dhunua dhe poshtërua nga disa veprime të pahijshme. Kjo mesa duket nuk është pranuar nga Roan Brahimi.
Në lidhje me atentatin e trefishtë në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj dyshohet se fshihej Roan Brahimi për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë pasur. Vijon më pas saga kriminale. Është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja dyshohet se ishte pjesë e grupit të Martinajt dhe dyshohet se pas ekzekutimit të tij fshihet Roan Brahimi. Sa i takon atentatit në Tiranë, për policinë një pistë e fortë mbetet ajo e ngatërimit të shënjestrës. Në zonën e Lundrës jeton edhe e veja e Roan Brahimit. Të katër personat e plagosur nuk kanë të shkuar kriminale dhe nuk kanë pasur probleme të tjera. Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera.
Roan Brahimi njihet si armiku i përbetuar i Ervis Martinjat? A është gjallë Ervis Martinaj?
Esido Barkaj: Është e vështirë të thuhet në momentin që nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Një ultimatum që u vendos nga Rama për Rrumbullakun ishte që të zbardhej e vërteta për Martinajn brenda 100 ditësh. Nuk morëm asnjëherë një përgjigje. Unë dyshoj se policia e ka një indicie për fatin e Martinaj nëse ai është gjallë apo i vdekur. Kjo nuk mund të diskutohet publikisht nga unë apo kolegët e mi në momentin që nuk kemi një version zyrtar. Është një mister, i cili nuk mendoj se do zgjasë shumë. Mund të kemi një pergjigje në lidhje me fatin e tij shumë shpejt./vizionplus.tv -

Vrasja e Gjovalin Prendit! Policia kontrolle në 5 familje, rivale të Roan Brahimit
Në kuadër të hetimeve që po kryen rreth atentatit të Gjovalin Prendit, ku 64-vjeçari ndwrroi jetw, policia ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.
Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona. Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.
Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.
Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.
Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar. -

U ekzekutua ditë më parë, përcillet për në banesën e fundit babai i Roan Brahimit. Policia kontrolle familjeve rivale të armikut të Ervis Martinajt
Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie.
64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).
Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale.
Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.
Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona.
Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.
Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.
Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.
Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar. -

U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit
Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie. 64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).
Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale. Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.
Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona. Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.
Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.
Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.
Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar. -

Pas vrasjes në Lezhë, u organizua atentati në Tiranë, 2 autorët ngatërruan shënjestrën, dyshime se do ekzekutonin…
Dy atentate tronditën mbrëmjen e së enjtes vendin, i pari në Pllanë të Lezhës me 1 viktimë, dhe i dyti në Tiranë me 4 të plagosur, në pak më shumë se 1 orë distancë kohore nga njëri-tjetri. Deri më tani, hetuesit dyshojnë se atentatet mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin. Informacionet e deritanishme të çojnë te vrasja e Lezhës, duke bërë që për atentatin në kryeqytet pista e një shënjestre të gabuar të bëhet gjithnjë e më e besueshme. Ishte ora 20:00 e mbrëmjes kur persona ende të paidentifikuar për policinë, vranë në lokalin e tij në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendin. 64-vjeçari është babai i Roan Brahimit, 32-vjeçarit të ekzekutuar në Athinë në vitin 2024.
Mediat greke të kohës e atribuuan vrasjen përplasje mes grupeve kriminale shqiptare. Në Tiranë, pa shkuar ora 22:00 e mbrëmjes, një automjet fuoristradë u qëllua me breshëri plumbash. Aty udhëtonin 2 të mitur, fëmijët e pronarit të shoqërisë për ruajtjen e sigurisë fizike “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. Bashkë me ta ishte dhe miku i tyre 19-vjeçar dhe shoferi i familjes, gjithashtu punonjësi i sigurisë te Pelikani, Arenc Stafa 34 vjeç. Të katërt mbetën të plagosur. Shoqëruesi i familjes një person pa skedë kriminale tha shkurt për efektivët se nuk ka asnjë konflikt. Edhe drejtuesi i shoqërisë Pelikani nuk ngre dot gishtin ndaj askujt se përse mund të kenë qëlluar ndaj fëmijëve të tij apo shoqëruesit të familjes.
Por çfarë duket se i lidh 2 atentatet me njëra-tjetrën, nga njëra anë një histori krimesh, nga ana tjetër fëmijë në makinë me shoferin e familjes?
Hetuesit kanë dyshime të forta se atentatorët të mund të kenë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit. Gruaja e tij në Shqipëri, jeton në vilë pranë Lundrës, brenda së njëjtës rezidencë ku banon edhe familja Demiraj e shoqërisë Pelikani. Për rastësi të frikshme, edhe ajo ka një automjet fuoristradë të ngjashme me të familjes Demiraj – thonë burimet – e për më tepër edhe targat ndryshojnë vetëm me një gërmë. Atentatorët mund të kenë lëshuar breshërinë e plumbave ndaj automjetit ku udhëtonin fëmijët Demiraj, shoku i tyre e shoferi, duke besuar se në të është bashkëshortja e ndoshta edhe 2 fëmijët e Roan Brahimit.
Nëse hetuesit qëndrojnë në këtë pistë, qëllimi i atentatorëve qartazi mund të ketë qenë për të shuar brenda ditës të gjithë familjen e 32-vjeçarit të vrarë në Athinë: Babanë, gruan e fëmijët. Roan Brahimi, emri i të cilit duket se lidh dy atentatet në Lezhë e në Tiranë, njihet si rival i Ervis Martinaj, bosit të zhdukur të lojërave të fatit. Me të konfliktet besohet se i ka pasur pikërisht prej basteve sportive. Në 17 korrik të 2022-shit Brahimi dyshohet se u hakmor duke i vrarë kushëririn Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë. Për këtë ngjarje, Brahimi ishte shpallur në kërkim policor, dhe nuk ishte kapur derisa e vranë në Greqi në sy të partneres dhe fëmijës që kishte me të, një marrëdhënie paralele pasi në atdhe e priste gruaja shqiptare me 2 fëmijë. Po ashtu Brahimi ishte shpallur në kërkim edhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, por u vra Klisman Preçi në Milot. 2 vite më vonë në mars të 2024-ës, edhe pse në kërkim për dy atentate të mëparshme asnjëherë i arrestuar, Roan Brahimi u dyshua nga autoritetet se fshihej pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjes në Larushke të Krujës.
Për këtë krim u arrestua si bashkëpunëtor kunati i Roanit, Ilir Beqaraj, vëllai i bashkëshortes, për të cilën hetuesit dyshojnë deri më tani se mund të ketë qenë objektiv i atentatit në Tiranë. Kjo e fundit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër. Ajo ka deklaruar para hetuesve se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë. Gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë. Roan Brahimi alias Sidorel Prendi dyshohet të ketë përplasje edhe me një grup me origjinë nga Tepelena që vepron në trafikun e kokainës që dhe më parë kanë urdhëruar vrasje të tjera.
Me një historik të gjatë krimesh e vrasjesh, hetuesit janë të shpërndarë në pista se kush mund të ketë dashur t’i vrasë Roan Brahimit edhe babanë edhe gruan, 1 vit pasi të riun e ekzekutuan në Greqi, ku kishte shkuar nga Dubai për pushimet e Pashkës. Megjithatë, hetuesit po punojnë në çdo pistë të mundshme për atentatin e 17 prillit me 4 të plagosur në Tiranë duke mos u kushtëzuar vetëm te ngatërrimi i objektivit. -

Vrasja e të atit dhe atentati i dyshuar ndaj gruas, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij
Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së djeshme, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.
Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Pendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë.
Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.
Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”.
Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar.
Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.
Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka fëmijë (mendohet se dy), dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.
Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët.
Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brahimit në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara.
Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Roan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi.
Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.
Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri.
Top Channel
-

Vrasja e të atit në Lezhë dhe atentati i dyshuar ndaj gruas në Tiranë, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij
Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së djeshme, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.
Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Pendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë.
Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.
Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”.
Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar.
Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.
Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka fëmijë (mendohet se dy), dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.
Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët.
Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brahimit në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara.
Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi.
Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.
Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri.
Top Channel
-

Historia e një armiqësie/ Brahimi – Martinaj, akuza, fyerje dhe vrasje prej një dekade
Një hakmarrje e përgjakshme, mund të thuhet për eliminimin e familjes Prendi në Pllanë të Lezhës. Goditja më e fundit ndaj kësaj familje ishte, ajo e mbrëmjes së 17 prillit, ku në lokalin e tij në Lezhë, u ekzekutua Gjovalin Prendi, babai I të ndjeri Roan Prendit, I cili u vra në athinë më 9 Maj të vitit 2024.
Vetëm një orë pas eliminimit me kallashnikov të Gjovalin Prendit, dyshohet se armiqtë e përbetuar të Roanit I cili njihej edhe me mbiemrin Brahimi, pasi I ekzekutuan babanë, në objektiv kishin një tjetër familjarë, gruan e tij. Por policia dyshon se objektivi për eliminimin e gruas së Roan Brahimit u ngatërrua duke u qëlluar në drejtimi të një automjeti tjetër, e duke lënë të plagosur 4 persona.
Por kush është Roan Brahimi?
32-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në mes të Athinës. Ai është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motor në prezencë të partneres tjetër të tij që kishte në Athinë. Roan Brahimi kishte mbërritur aty 3 ditë para se të vritej, ndërsa më herët kishte qenë në Dubai.
Për Policinë shqiptare, Brahimi ishte person në kërkim, por nuk ishte arritur as të shoqërohej për t’u marrë në pyetje.
Roan brahimi njihej si një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt.
Por si lindi hasmëria mes tyre?
Vite më parë, sipas policisë Roan Brahimi kishte njohje shoqërore me Ervis Martinajn dhe ushtarët e tij. Por një konflikt me Ylli Brahimin, pasi për shkak të një borxhi bixhozi u kthye në mollë sherri. Ylli Brahimi, dyshohet se e thërriti Roan Brahimin në një prej bazave të Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Në atë vend, Roan Brahimi është rrahur barbarisht dhe është nxjerrë i gjakosur.
Pasi ka dalë nga ai vend, ai është betuar se nuk do ia falte kurrë Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Emri i Roan Brahimit del edhe në disa vrasje të tjera, pavarëisht se zyrtarisht ndaj tij nuk është mundur të vërtetohet akuza.
Për sa i përket vrasjes së Gentian Bejtes në Larshukë në mars të vitit 2024m po ashtu u dyshua Roan Brahimi. Personi që u arrestua si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtes, Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit.
Po ashtu Ilir Brahimi është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, i njohur si krahu i djathtë i Vis Martinajt, mësohet se mes tyre kishte një krisje marrëdhënieje. Aq sa bashkë me Roan Brahimin ishin kthyer në armiq të Ervis Martinajt dhe Ylli Brahimit.
Roan Brahimi u shpall në kërkim fillimisht edhe në vitin 2021, për një incident të rëndë që ndodhi në një lokal në Zejmen të Lezhës, më 13 nëntor të atij viti pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar i Ramazan Rrajës, Roan Brahimit dhe Alesio Dobrozit. Të armatosur dhe me maska, ata u futën në lokal për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit, me të cilin kishin konflikt. Policia tha në atë kohë se tre të dyshuarit, përfshirë edhe Roan Brahimin ishin larguar jashtë vendit, në drejtim të Dubait.
Më vonë, emri i Roan Brahimit doli në skenë për një tjetër ngjarje të rëndë, kur kërkohej për të dëshmuar si person që kishte dijeni për atentatin e 17 korrikut 2022, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj.
Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë. Nga ana tjetër, ai ishte dyshuar edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Atentati i parë ndodhi më 14 janar të vitit 2021, në qendër të Milotit, ky Ylli Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa në të dytin, atë të datës 22 korrik 2022, mbeti i vrarë Klisman Preçi. -

Pasi e rrahën, Brilant Martinaj i urinoi në fytyrë/ Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Ervis Martinajt
Atentatorët dyshohet se kanë ngatërruar shënjestër në Tiranë duke lënë të plagosur nipin dhe djalin e pronarit të “Pelikani Security”, shokun e tyre dhe shoferin.
Burimet i thanë Report TV se dyshohet se shënjestër e atentatit të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit, së cilës pak orë më parë i vranë vjehrrin në Lezhë.
Por, kush është Roan Brahimi dhe si nisi përplasja e bujshme me Ervis Martinajn, bosin e lojërave të fatit i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij.
Se kush fshihet pas atentatit të Roan Brahimit nuk dihet, por dyshohet se është porositur nga ushtarët e Ervis Martinajt për hakmarrje. Kjo, pasi Brahimi dyshohet se ishte ai që porositi vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Martinajt.
Si nisi përplasja Martinaj-Brahimi?
Armiqësia duket se nisi vite më parë, ku Brahimi, apo siç njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj.
Thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. Ngjarja ndodhi për një borxh bixhozi të cilin Brahimi nuk e shleu.
Ylli Brahimi, në rreth miqësie me Roan Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.
Me daljen e tij gjallë nga aty, asokohe thuhet se Roan Brahimi paralajmëroi Ylli Brahimin: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Brahimi u bë i dyshuar për disa atentate të bujshme, mes tyre edhe masakra e Fushë Krujës, ku u vranë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata.
Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 dhe dyshohet se atentati u porosit dhe u organizua nga Roan Brahimi, për eliminimin e Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.
Më 22 korrik 2022, në Milot, u organizua një atentat ndaj Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe për këtë ngjarje, Brahimi u dyshua si organizator.
Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës.
Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin.
Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.
Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupin rival të Ervis Martinajt. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.
Brahimi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Dubai. Megjithatë, më 9 maj 2024, ai u vra në Athinë nga dy persona të maskuar me motor, ndërsa ishte me gruan dhe djalin e tij të mitur. (Shqiptarja.com)