Tag: braçja

  • Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër

    Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër

    Luftar Braçja është 51-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Levanit të Fierit.
    Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit tjetër, Ilir Pujo, dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, duke humbur kontrollin e mjetit dhe përplasur automjetin me drejtues Luftar Braçja.

    Si pasojë, Luftar Braçja ndërroi jetë në vend, ndërsa Ilir Pujo dhe katër pasagjerë të tjerë u plagosën rëndë dhe janë dërguar në spital për mjekim.

  • Kronike e dites se pare ne Akademine e Rilindjes/ Satira e Gjekmarkajt: Nga nxënësit me përparëse Ervin Hoxha, Gonxhe e Sara Mile tek akademiket Fatmiri e Brace e deri te keqkuptimi me akademiken Bora

    Kronike e dites se pare ne Akademine e Rilindjes/ Satira e Gjekmarkajt: Nga nxënësit me përparëse Ervin Hoxha, Gonxhe e Sara Mile tek akademiket Fatmiri e Brace e deri te keqkuptimi me akademiken Bora

    Dita e parë e shkollës u mbush nga cicërimat e deputetëve të rinj! Toni bekoi shkollen e tha një lutje !

    Pirdeni kishte vënë dy kordele dhe gëzueshëm fluturonte sa andej-këtej! Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përparëse të zezë me jakë të bardhë, dhe dy feta me gjalpë e reçel i lëpiu si nepsqar pa rënë zilja!
    Petrit Malaj kishte mbathur  sandale me çorape të bardha, pantallona të shkurtra  dhe çantë me rripa! Gonxhe luante me një top llastiku, për mur si çapkën dhe herë pas herë ndukte ndonjë kafshatë nga Hoxha! Ceno Klosi bënte kaluçin e më pas kollotumba në oborr. U shiste mend te tjerëve unë e kam mirë me rektoren e Akademisë!
    Ogi i ra ziles duke kënduar: “Tring zilja, tring zilja, zilja tingëllon!”
    U mblodhën çamarrokët një nga një e dorë për dore! Sara dhe neomalësorja dolën para shokëve dhe kënduan dy-tre këngë për Babon dhe netët e bardha që gëzojmë sot! Zyrnasë i binte Ismet Beqiri, dajres Antoneta, fizarmonikës  Majko ndonëse jo virtuoz si gjithmonë!
    Një keqkuptim rrezikoi të prishte gjithë festën! Nxënësit pyesnin: “Ku është Akademike Bora?” Ajo nuk dukej askund! Dikush tha që është zgjedhur e re si ne, pra rishtare, dhe duhet të vijë si studente për të nxënë! Me gjasë ndonjë nga ata që Bora e kishte munduar shumë kur mblidhte CV e video për platformën e deputetit që duam! Por aty pat një rebelim: nuk mund të vijë Bora si gjithë të tjerët, dhe u vendos që, për t’i ruajtur imazhin, të mos paraqitej!
    I pari hyri në sallën e leksionit Akademik Fatmiri! Nuk pipëtinte as miza! U ndenji rëndë kallkan!
    Hapi regjistrin, mori mungesat! U çua, ju bëri një kontroll për pastërtinë, nëse kishin prerë thonjtë, larë dhëmbët! Njëri aty u zgërdhi, ja ngjeshi me lapër pas koke e shau: “Piskuriq, lamash!”, dhe e dënoi të rrinte 10 minuta me një këmbë, si në kohë të Dovletit!
    Ngrinë të gjorët, nuk po kuptonin më në është shkollë apo hetuesi!
    Mes ngashërimit, njëri kërkoi profesor Ulsiun se më të dashur e lozonjar! Po atij i këputi nja dy shqelma në të pasme e: “Sikter, e jashtë do atë malokun e m….kjo qeveri ka dalë nga dyfeku i zones së parë operative”!
    Mbaroi ai tmerr! Radha i erdhi Akademik Niko Nikoqirit! Ai kishte pak emocione dhe ishte skuqur disi në  mollëza!
    Psherëtiu lehtë e filloi të flasë: “Po ça t’ju them unë ju more evlatër, këtu në parti njeriu për njeriun është ujk, solidariteti fasadë, servilizmi mjet, gënjeshtra profesion…” Fëmijët zgurdullonin sytë… Ai e kuptoi, ju tha gjuha, piu pak ujë… “Po bëja shaka”, foli me zë të qashtër… “Ja, më shikoni mua… eh çfarë isha unë para se të njihja Babon, një gdhe isha, një dru, shisja kompjuterë të vjetër, mblidhja plaçka të përdorura, i mbaja vetë mbi kurriz sa qelbesha djerse se helbete nuk laheshim çdo ditë… Tani ndoqa Babon, u bëra i sëres, më bie telefoni, bëj hatëre, herë ministër herë jo, por bereqavers, kur nuk rrjedh pikon! S’kam ç’ju them më shumë, ndiqni shembullin tim, mos bëni kurrë si Ditmari (kushedi sa inat na e ka ne profesorëve tani , i lexohej mendimi), shokë e miq në parti s’ka, shënoni këtë – mirupafshim kolopuçër!”, dhe doli!
    Qerratenjtë prisnin me kureshtje kush do të hynte në klasë: Mësues Damiani, mësuese Mamica, profesor Blendi Klosi, Akademik Tao, por befas u shfaq Braçja!
    “Po për bëmat e Skënderbeut kush do flasë meqenëse Mamica nuk qenka?”, pyeti një e Durrësit nën zë!?
    “Është e zënë”, i psherëtiu shoqja tek veshi, “po bën paqen mes Iranit dhe Izraelit, ka shkuar në ngushticën e Hormuzit! Atje po vë ca skela ai zdapi Genc Gjonçaj, që të mbahet fjalimi i paqes! Kostaqi i ka marrë besën Ajatollahut e Netanyahut mos të lëshojnë bumje gjatë llafit !
    Braçja krijoi menjëherë atmosferë: “He mi, doni ca fara?”, u tha, dhe fap nga xhepi nxori ca grushte dhe i shpërndau!
    Ai e filloi me një pyetje: “Kush është libri më i rëndësishëm në botë?” Ra një heshtje varri! Nuk pipëtinte asnjëri!
    Erjoni, për t’i ndihmuar, filloi të thoshte: “Ku-ku-ku-?”
    Nga fundi, njëri tha: “Kurani, mësues!”
    Braçja u zhgënjye: “Mirë, mirë”, ia ktheu, “i rëndësishëm është, po ka një më të vlertë!”, e filloi: “Ku-ku-ku-?”
    Një i Elbasanit ja priti: “Kurumi, mësues!”
    Braçja nuk duroi, po e kapi nga favoritet dhe fët përjashta!
    Vazhdoi edhe një herë me shpresa të prera: “Ku-ku-ku?”
    “Me leje”, tha Termeja! “Shoku mësues, libri më i rëndësishëm në faqe të dheut është Kurbani, i shkruar në kohë të zymta nga Babo komandanti! E kam lexuar me rekomandim të Tezes”!
    “Bravo!”, i tha Eri, “ti do të bësh prokopi!”
    Të gjithëve u porositi nxënësve të ndjekin shembullin e Termetit; herën tjetër të mësojnë këto pasazhe përmendësh dhe të shfletojnë faqet e caktuara!
    Një deputet fundor qante me zë të mbytur! Eri iu afrua dhe e pyeti: “Ç’ke?”
    Ai i tha përvajshëm: “Unë doja mësuese Tilden… mësuese Tilden…!”
    “Ajo nuk është sot, xhan, se po përgatit leksionin Si të shtojmë besimin ndaj Babos në ditë të vështira!”! Klotilda në biblioteke duke mbledhur literature!
    Mimi di Puccini kur e kishte marrë vesh kishte shprehur habi për rebusin – Babo si ve më deputet por u jep besim të madh të mësojnë  ata që u zunë vendin!
    Agron Gjekmarkaj

    Top Channel

  • “Bujrum pushka top”, përshkallëzon mes Këlliçit e Braçes: Ai që trash zërin, qante te zyra!

    “Bujrum pushka top”, përshkallëzon mes Këlliçit e Braçes: Ai që trash zërin, qante te zyra!

    Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në Tiranë, 1 orë para se të mbyllej zyrtarisht votimi. Në disa pamje të bëra publike pretendohet se simpatizantë të PS-së janë larguar me vrap sapo kanë parë gazetarët, për të mos u identifikuar. Dyshohet se ata po vepronin në mënyrë të fshehtë te njësia nr.5, gjë që e ka kallëzuar në Polici Belind Këlliçi. Në një reagim për “Opinion”, socialisti Erion Braçe që ka qenë i pranishëm atje, ishte mjaft i tensionuar. Me gjuhë të ashpër ndaj demokratit Këlliçi, e akuzoi për dhunë.
    Nuk mungoi replika e Këlliçit, po në “Opinion”. Me tone të larta dhe duke e sfiduar për ballafaqim, Këlliçi tha se Braçe ka goditur një gazetare dhe është “mashtrues i kalibrit të lartë”.
    “Mashtrues të këtij kalibri vetëm Erion Veliajn ka bërë, Një njeri që i dridhej në zyrë, qante aty. Ai që trash zërin se bujrum Braçes pushka top! Merrem unë! Si të dojë Braçja, ku të dojë! Ai është mashtrues ordiner, që nuk ma merrte mendja se do ishte në këtë pikë sepse e respektova sa isha aty. Jo ta trashi zërin Braçja, po Braçja e kush e ka bo Braçen do merrem unë me të. Ta shohim Braçen, se nuk e kam akuzuar për asgjë. Meqë po trash zërin, ishte Braçja një burracak që shkoi dhe goditi Ambrozia Metën.
    Janë pamjet publike, ka godit një femër, një gazetare. Për të qenë korrekte me ju, ku të dojë ai ballafaqim, të bëhet transparente biseda, të thërritet nëndrejtori i Policisë. Ishte trimëru Braçja se sa ishte aty u skuq nga halli i madh se ishte kap në flagrancë. I thashë nuk po të akuzoj ty po hajde të shohim, çfarë ka në zyra. Ishin drejtorët e Braçes, punonjësit e shtetit në zyrën e tij që ia futën vrapit. Ky është mashtruesi që mua sot më ka lënë pa fjalë! Kallëzimin e kam bërë unë, është bërë dhe kallëzimi penal nga Adriana Kalaja. Unë të kam sjellë kamerat që njerëzit e tij që ikin me vrap. Ne ishim aty! Kë godita unë?! Ku është kjo banda ime?! Banda rri me kriminelë!”, tha Këlliçi.