Tag: bozhegu

  • Dasma e Genar Topallit ndez sherrin në emision / I ftuari nuk përmbahet: Të më hash…; Grida Duma: Të nxjerr përjashta

    Dasma e Genar Topallit ndez sherrin në emision / I ftuari nuk përmbahet: Të më hash…; Grida Duma: Të nxjerr përjashta

    Armand Peza dhe Enida Bozhegu janë të ftuar në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma. Një nga temat që po trajtohet është dasma e Genar Topallit me Cindy Marinën, që ka nxitur debat të madh për shumën e madhe të pretenduar që ka kushtuar.
    Peza, një biznesmen i suksesshëm në organizimin e eventeve të tilla u përplas me Bozhegun pikërisht prej dasmës.
    Ai tha fillimisht: “Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë”. Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: “Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë”.
    Por Peza këmbënguli sërish: “Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time”.
    Bozhegu, e irrituar iu drejtua: “Atëherë nuk je shqiptar”. Në këtë çast, biznesmeni nuk u përmbajt: “Të hash të pangrënshmen“.
    E ndodhur në këtë situatë, ndërhyri edhe Grida Duma duke i tërhequr vëmendjen Pezës: “Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe”.