Tag: bozdo

  • Enno Bozdo i ‘ofron’ Beratit siguri me foton e kryebadigardit të Berishës. Dhe thonë pse nuk fiton PD-ja

    Enno Bozdo i ‘ofron’ Beratit siguri me foton e kryebadigardit të Berishës. Dhe thonë pse nuk fiton PD-ja

    Por çfarë i ofron Bozdo Beratit? Cila është lidhja dhe alternativa e tij me këtë qytet të vjetër?
    Praktikisht asgjë. Përveçse nuk po zhvillon dot fushatë dhe nuk po e presin njerëzit në asnjë vend, Bozdo u shfaq një ditë më parë gjatë takimit të Berishës në Berat në variantin e tij prej servili ekstrem.
    Enno i tejkalon të tërë duke postuar foto të personalizuar në facebook me Agron Kuliçajn, ish-kryebadigardin e dikurshëm të Berishës .
    Se çfarë roli dhe pozicioni ka sot Kuliçaj në PD, kjo nuk dihet, por se përse i duhet Beratit një foto e Bozdos me Agron Kuliçajn, përveçse me servilizmin e Enno Bozdos ndaj Sali Berishës, nuk mund të shpjegohet dhe interpretohet ndryshe.
    Tani, në fund të këtij shkrimi, se këta thonë se pse nuk fiton PD-ja në Berat! Po si mund të fitojë PD-ja në Berat dhe në qytete të tjera, ku në vend të njerëzve të punës dhe me dinjitet, Saliu i ofron kandidatura që nuk postojnë foto me të në facebook, por një shkallë më poshtë: postojnë foto me badigardët e tij për t’i bërë qejfin Shefit të madh.

  • Eno Bozdo: Në 11 maj votojmë PD, votojmë Doktor Berishën, votojmë Shqipërinë Madhështore!

    Eno Bozdo: Në 11 maj votojmë PD, votojmë Doktor Berishën, votojmë Shqipërinë Madhështore!

    Drejtuesi politik i PD për Qarkun Berat, Eno Bozdo ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të prezantimit të kandidatëve të opozitës me prezencën e kryedemokratit Sali Berisha.

    Duke renditur të gjitha plagët që kanë prej 12 vitesh shqiptarët nën qeverisjen e Edi Ramës, Bozdo theksoi se në 11 maj qytetarët e kanë shumë të thjeshtë të votojnë PD-në për ta bërë Shqipërinë Madhështore.

    Bozdo: Kjo është Shqipëria që ne duam dhe ju përfaqësoni ata shqiptarë që nuk u tutën, nuk u thyen, rezistuan në emër të lirisë, të vlerave njerëzore, në emër të demokracisë dhe dinjitetit të Beratit dhe më gjerë se kaq. 11 maji është një ditë kur ne votojmë për një të ardhme, fermerët votojnë midis rrënimit që i ka pllakosur 12 vite dhe një programi të jashtëzakonshëm të PD që i pasuron dhe i kthen në njerëz me dinjitet. Biznesi i vogël voton, midis varfërisë dhe një programi të jashtëzakonshëm të PD që do t’i shohë ata të punojnë me nder dhe dinjitet, pensionistët votojnë midis skamjes dhe mjerimit dhe një programi të jashtëzakonshëm të PD që i bën ata të jetojnë me nipërit dhe mbesat e tyre dhe jo fillikat siç janë sot. Arsimtarët votojnë midis shtypjes politike, rroga të vogla, klasa kolektive, njerëz që ikin dhe një programi të jashtëzakonshëm të Shqipërisë Madhështore ku dinjiteti njerëzo, arsimtari, figura e tij ngrihen në piedestal.

    Zgjedhjen e kemi shumë të thjeshtë, në 11 maj votojmë PD, votojmë Doktor Berishën, votojmë Shqipërinë Madhështore. Fitore! Fitore! Fitore!

  • ‘Asfalt elektoral në Berat’, Bozdo: Qytetarëve u kërkohet vota për rrugë

    ‘Asfalt elektoral në Berat’, Bozdo: Qytetarëve u kërkohet vota për rrugë

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo, ka denoncuar një tjetër rast të asaj që ai e cilëson “asfalt elektoral”, vetëm pak ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore. Sipas Bozdos, në fshatin Moravë, konkretisht në lagjen e njohur si “Hatillarët”, po kryhen punime rrugësh me qëllime elektorale, ku qytetarëve u ofrohet asfalt në këmbim të votës për ish-kryebashkiakun Ervin Demo, aktualisht kandidat për deputet.
    Në pamjet që janë shpërndarë në media, duken mjete të rënda duke shtruar rrugët e zonës, ndërsa Bozdo akuzon se këto ndërhyrje financohen nga buxheti i bashkisë dhe përdoren për të ndikuar politikisht tek votuesit.
    “Sot do të depozitojmë një padi penale në SPAK dhe shpresojmë të ketë një ndërhyrje që kjo praktikë e shtrimit të rrugëve elektorale me para të taksapaguesve shqiptarë të marrë fund. Përgjegjësit të dalin përballë ligjit,” deklaroi Bozdo.
    Ai i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë urgjentisht këtë çështje, duke theksuar se përdorimi i fondeve publike për qëllime elektorale përbën shkelje të rëndë të ligjit.

  • ‘PD, alternativë konkrete për ringjalljen e Beratit’, Bozdo: 200€ minimum jetik dhe subvencione direkte për fermerët

    ‘PD, alternativë konkrete për ringjalljen e Beratit’, Bozdo: 200€ minimum jetik dhe subvencione direkte për fermerët

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Eno Bozdo, deklaroi sot nga një studio televizive se fushata për zgjedhjet e 11 majit përfaqëson një pikë kthese për qytetarët e këtij qarku, të cilët sipas tij, kanë paguar “çmimin e lartë” të mbështetjes së gjatë ndaj Partisë Socialiste.
    “Berati është boshatisur nga të rinjtë. Mbështetja e tyre e pamasë për PS ka rezultuar e gabuar, pasi sot qyteti përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale,” u shpreh Bozdo.
    Ai prezantoi programin elektoral të PD për këtë fushatë, të cilin e quajti “paketa e dhembshurisë”, me masa konkrete si:

    Minimum jetik prej 200 euro në muaj;
    Kartë konsumi për shtresat në nevojë;
    Ulje e çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kWh.

    I pyetur për mënyrën e financimit të këtyre politikave, Bozdo iu referua shembullit të vitit 2005, kur FMN kishte ngritur të njëjtin shqetësim ndaj ish-kryeministrit Berisha. “Pas një viti, mblodhëm më shumë të ardhura se qeveria e mëparshme që kishte taksa më të larta. Problemi sot nuk janë paratë, por mënyra si harxhohen. Një kilometër rrugë këtu kushton 7-8 milionë euro,” theksoi ai.
    Bozdo u zotua se çdo koncesion abuziv do të hetohet dhe autorët do të përballen me drejtësinë.
    Një tjetër shtyllë e programit të PD është bujqësia, me një fond 200 milionë euro për mbështetje direkte për çdo prodhim bujqësor, përfshirë:

    1 euro për çdo litër vaj ulliri të shitur;
    20 lekë të vjetra për kilen e ullirit;
    Subvencione për mishin, vezët, perimet dhe prodhime të tjera.

    Bozdo përmbylli fjalën duke e konsideruar këtë fushatë si një thirrje për “ndryshim të vërtetë” dhe rikthim të shpresës në Berat.

  • ‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo tregon programin e PD: Asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

    ‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo tregon programin e PD: Asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

    Drejtuesi politik i PD, në qarkun Berat, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se varfëria sot në Shqipëri është një rrezik Kombëtar dhe kjo do marrë fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PD.

    Bozdo: Sa më shumë të merremi me Edi Ramën aq më shumë harxhojmë kohë dhe nuk i japim përgjigje pyetjes kryesore apo temës kryesore, çfarë mund të bëjë PD nesër dhe sa reale janë ato që PD deklaron se do bëjnë.

    Programi është i ngritur në një filozofi e cila tenton ti japi një përgjigje shumë të shpejtë brenda 100 ditëve të para disa ndër çështjeve shqetësuese që kanë shqiptarët.

    Dhe problemi kryesor sot në Shqipëri është varfëria.

    Varfëria sot në këtë normë që është, 45% e shqiptarëve konsiderohen të varfër.

    18% e tyre nuk arrijnë dot ti japin fmive të tyre dhe vetes së tyre një vakt të tretë.

    Varfëria sot në Shqipëri është një rrezik kombëtar.

    Kjo gjë merr fund brenda 100 ditëve të para.

    Asnjë pension nën 200 euro që konsiderohet si limiti i varfërisë.

    Të gjitha pensionet me rritje 20%, karta e konsumatorit për ato që janë me rrogë minimale.

    Rroga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.