Enno Bozdo, në një lidhje direkte për një emision televiziv deklaroi se nëse do të ishte në vend të kryeministrit Edi Rama do të jepte dorëheqjen.
Duke folur për foltoren para Kryeministrisë, Bozdo u shpreh: “E rëndësishme është komunikimi me qytetarët, ngjallja e nervit të reagimit shoqëror. Kjo është gjëja më e rëndësishme ku është fokusuar objektivi i kësaj foltoreje. Nëse do isha në godinën përballë, mendoj që do kisha dhënë dorëheqjen me kohë. Erion Veliaj sot është në atë vend që është. Lëvizje të tilla gjithmonë janë marrë me skepticizëm. Pastaj, kur kanë prodhuar atë që kanë prodhuar, njerëzit i kanë dhënë të drejtë strategjisë së Partisë Demokratike. Në realitetin e sotëm nuk kanë shumë rëndësi numrat sesa ka rëndësi konsistenca dhe këmbëngulja dhe vazhdimi i komunikimit me opinionin publik”.
“Kjo është një maratonë dhe nuk është një garë shpejtësie”, theksoi më tej Bozdo.
Sipas tij, ndërkombëtarët i kanë dhënë PD-së një mbështetje tërësore, të “padëgjuar ndonjëherë më parë”.
“Kur Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane e cilëson qeverinë e Edi Ramës një narkoshtet, mendoj se i ka thënë të tëra. Asnjëherë nuk ka ndodhur në këto 18 muajt e fundit që Partia Demokratike denoncon me prova dhe me fakte narkoshtetin e Edi Ramës, të cilësohet në këtë mënyrë nga një zyrtar kaq i lartë që përfaqëson grupimin më të madh politik në Evropë. Lajmi i vërtetë ka qenë ekzaktësisht rezoluta ku Shqipëria u rendit e treta në katër prioritetet globale. Kemi të bëjmë me
një situatë tërësisht të përmbysur në planin ndërkombëtar. E dyta, foltore të tilla nuk përjashtojnë protesta të mëdha dhe protesta shumë të mëdha. Ato do bëhen në çastin e duhur, në momentin e duhur. E rëndësishme është objektivi dhe nuk duhet të shfokusohemi nga objektivi. Objektivi është Edi Rama”, tha Bozdo.
Tag: bozdo
-

“Do jepja dorëheqjen nëse do isha në vend të Ramës”, Bozdo reagon ashpër: Kryeministrin do e çojmë te vendi si Veliajn
-

Aferat korruptive/ Bozdo: Të gjitha të çojnë tek Edi Rama, po na grabisin hapur!
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka akuzuar qeverinë për një skemë të mirë-organizuar korrupsioni në infrastrukturën publike, e cila sipas tij po çon në ndërtime pa cilësi dhe në grabitjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve.I ftuar edicionin e pasdites bë Syri Tv, ligjvënësi Bozdo tha se shembjet e fundit në akset rrugore të sapo inauguruara, janë vetëm “simptoma” e një sëmundjeje që ka kapluar prokurimet publike prej një dekade.Sipas deputetit demokrat, problemi thelbësor qëndron te mënyra se si jepen tenderat në Shqipëri. “Për fat të keq, çdo garë, veçanërisht ato fitimprurëse në infrastrukturë, rrugë, ura e ndërtesa, janë me fitues të paracaktuar,” tha ai.Bozdo shpjegoi se kjo skemë funksionon me dy shtylla kryesore: çmime të fryra deri në tre herë më të larta se kostoja reale dhe punime me cilësi tejet të ulët. Si dëshmi të kësaj dukurie, ai renditi një sërë projektesh problematike, duke nisur nga shembja në aksin Qukës-Qafë Plloçë, problemet në tunelet e Skërficës dhe Kardhiqit, Unazën e Tiranës dhe Rrugën e Arbrit, të cilën e cilësoi si një gropë pa fund për buxhetin e shtetit.Shqetësim të veçantë, Bozdo shprehu për tunelin e Llogarasë, ku sipas tij, “të gjitha të dhënat tregojnë që atje është hedhur beton pa hekur, gjë që është kriminale”. Duke folur për përgjegjësitë politike, Bozdo drejtoi gishtin nga maja e qeverisë.Ai e cilësoi aferën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku si një tregues të “kalbjes së shtetit në fibër”. Sipas tij, është e pamundur që vjedhje të përmasave të tilla, si afera prej 90 milionë eurosh apo tenderat e Unazës së Tiranës, të ndodhin pa dijeninë dhe bekimin e kryeministrit Edi Rama.Vendimin e Ramës për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Ballukut nga detyra, Bozdo e interpretoi si një akt vetëmbrojtjeje. “Në këtë rast, kryeministrit i bie dhe maska dhe retorika. Ai nuk po mbron thjesht Belindën, por po mbron veten e tij,” argumentoi Bozdo, duke shtuar se “të gjitha rrugët e kësaj qeverie të çojnë tek Edi Rama”.
Besoj është simptoma e asaj që po vuan infrastruktura shqiptare prej 10 vitesh tashmë. Dhe kur them vuajtje, kam ë, nuk e kam thjesht për çështje të korrupsionit, sepse për fat të keq ëh, çdo garë, çdo prokurim publik, veçanërisht ato që janë në infrastrukturë, në rrugë, ura, ndërtesa, të gjitha këto janë me fitues të paracaktuar. Po sikur mos mjaftojë fakti që çmimet vendosen dy-tre herë më të larta nga ajo çfarë është kostoja e vërtetë, ë, edhe sikur mos mjaftojë fakti tjetër që pjesa më e madhe e këtyre garave ë, përfundojnë me oferta shumë afër fondit limit, çka tregon që nuk ka konkurrencë. Tashmë kemi të bëjmë edhe me faktin që edhe punimet që bëhen janë pa cilësi. Është ajo që po ndodh në rrugën Qukës – Qafë Plloçë, që është problem, shumë problem. Një rrugë aq e shtrenjtë, nuk mund t’i ndodhte kurrë një dukuri e tillë dhe vetëm Zoti i ka ruajtur, i ka ruajtur kalimtarët, ata që lëvizin me makina nga tragjedia. Për hir të gjeologjisë, Edi Rama na e shiti tre apo katër herë rrugën më shtrenjtë nga ç’ishte parashikuar, tre herë më ç’ishte parashikuar. Pretendoi në fillim që ëh projekti nuk ishte i saktë dhe sipas tij doli me një projekt të saktë. Ja pra ku e kemi projektin e saktë. Për të mos thënë për problematika të tjera.Kemi edhe në hyrje të tunelit të Kardhiqit ka shembje dherash. Të shikojmë nëse tuneli ka marrë ndonjë, ku di unë, të çarë apo ndonjë ka po merr ndonjë problem në infrastrukturën e tij. Kemi tunelin e Llogarasë, mbi të gjitha, që të gjitha të dhënat tregojnë që atje është hedhur beton po pa hekur, që është kriminale do të thoja. Kemi unazën e Tiranës, mjafton të bëni një xhiro te unazës së Tiranës dhe të kuptoni që ëh, nuk e di, vetëm zgjidhje nuk mund të jetë, sepse mënyra se si del, mënyra se si hyn janë absolutisht jashtë çdo lloj standardi, po dhe cilësia e rrugës, të paktën kjo pjesa e rrugës që është bërë tani, nuk më duket se ka ndonjë farë standarti. Ajo është një rrugë as dytësore nuk do ta thoja në termat e një kryeqyteti tjetër evropian. Pra, kemi rrugën e Arbrit që buxheti i shtetit financon sa herë që kryhen shembje, sa herë që hapet tuneli, mbyllet tuneli, bien masive, pra nuk e kuptojmë çfarë çfarë po ndodh. Dhe janë shumë para, janë shumë para të cilat e rëndojnë shumë buxhetin e shtetit.
Këtë të dhënë nuk e kam, ndoshta, por thjesht tregon nuk është, është një provë më shumë në atë që unë jam duke thënë. Është e kuptueshme tani për të mos u bërë kategorik që ëh, në situata të motit të keq, të rënduar, mund të ndodhin gjëra të tilla, por këtu po ndodhin kaq shpesh dhe ndodhin gjithandej, çka tregon që kemi të bëjmë me një dukuri. Dhe nuk është një rast i veçantë i cili mund të jetë normal për shkak të shkarjes së dherave dhe ëh dukurive të tjera gjeologjike që shoqërojnë motin e keq. Pra, gjithë problemi është që ëh, mirë që po ndërtojmë rrugë, po i ndërtojmë dy, tre herë, nganjëherë dhe pesë herë më shtrenjtë nga vendet e ngjashme me ne dhe vendet e rajonit. Po qoftë edhe me Kroacinë po ta doni, që është një vend tashmë i Bashkimit Europian. Por po i ndërtojmë shumë më shtrenjtë dhe po i i i ndërtojmë shumë herë më keq. Ëh, kjo është taksa që ne i paguajmë korrupsionit, kjo është taksa që ne i paguajmë shpërndarjes së tenderave me me SMS. Merre këtë, hiqe këtë, mos ta shoh këtë, fute këtë, siç është rasti i zonjës Balluku së fundmi, çka tregon dhe njëherë ëh, një kalbje, do të thoja unë, të shtetit në, në, në, në fibër të tij.
Ministri më i rëndësishëm dhe zëvendëskryeministri ulet dhe bën pazare ordinere me vartësin e tij për t’ia dhënë njërit, për t’ia marrë tjetrit, për ta çuar atje, për ta çuar këtu. Këtë mos ta shoh më, se janë dhe emra që për shkak nuk është se i njoh të tërë, por dukuria është po aty. Edhe, të jeni të sigurt në diçka, që minimalisht në pesë vitet e fundit, çdo gjë që prokurohet nga paratë e shqiptarëve, tendera, prokurime publike, çdo gjë që ndërtohet, qoftë në sistem në nivelin ëh qendror, por edhe shumë herë në nivelin vendor, është me fitues, me fitues të paracaktuar. Dhe cilësia nuk dihet, cilësia nuk matet. E pra kjo është vjedhja më e madhe që i bëhet shqiptarëve. Ne kemi, për fat të keq kemi krijuar një lloj imuniteti në të kundërt ëh, jo në sensin e mirë të fjalës, ndaj fjalës korrupsion, ndaj fjalës vjedhje, sepse këtu përbalten të gjithë dhe ëh, përdoret kaq shpesh saqë ka humbur kuptimin, por duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të kuptuar ëh, se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht. Në një farë mënyre ky mot i keq nxori lakuriq ëh, të gjithë propagandën e qeverisë. ëh, në shumë akse, në shumë rrugë, në shumë ëh vepra të cilat ajo i quan të suksesshme. Ja pra, ja pra ku jemi, ëh, si i thonë, e e stër-përdorur, por nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Kjo është, kjo është çështja, kjo, kështu e përmbledh unë.
Me aktin e fundit që ka bërë, i detyruar, besoj unë prej zonjës Balluku për t’i ruajtur fytyrën asaj, sepse, tani pakkush, pakkush e beson, në mos askush, që mbrapa Ballukut nuk qëndron Rama. Është e pamundur që mos, që të ndodhë një vjedhje e tillë, të ndodhë me interferon të flasësh për një 50 milionë euro, por vlerësimet e tjera e çojnë deri në 90 milionë euro dhe kryeministri të mos dijë asgjë. Është e pamundur që të shpërndahen të paktën 210 milionë euro lote në unazën e Tiranës, atje ku do Belinda Balluku dhe kryeministri të mos dijë asgjë. Është e pamundur kjo, është e pamundur ajo. Kështu që në këtë rast kryeministrit i bie dhe maska dhe retorika. I bie retorika sepse, në qoftë se mbani mend, kryeministri ka mbajtur gjithmonë qëndrimin që unë nuk e kam ditur këtë, këta kanë ngrënë kumbulla apo dardha të tharta pas, pas kurrizit tim dhe të mbajnë përgjegjësi, të shkojnë para, përpara drejtësisë. Këtë qëndrim e ka mbajtur me të tërë. Këtu kur faktet janë përvëluese dhe çdo ditë zbulohet një fakt i ri, në mos një aferë e re, unë besoj se ministre Ballukun kudo që ta ngacmosh, kudo që ta çosh, korrupsion do të dalë për fat të keq, në këtë çast detyrohet ta mbrojë dhe ëh, detyrohet ta kundërshtojë këtë masë për t’i dhënë kohë Belindës, ta kundërshtojë në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër i bie dhe retorika tjetër që e mbani mend sa herë që ka dalë të ka thënë që pa Partinë Socialiste kjo drejtësi nuk do të ndodhte, se dikur nuk ndodhnin ca gjëra, por tani po ndodhin ca gjëra. Ja pra, ky është personi që edhe pse elefanti është në dhomë, hajdutëria është atje, makutëria më shumë se sa hajdutëria është atje. Përsëri bën përpjekje fundore do të thoja unë, që, ai e ka shumë të qartë që asgjë nuk do të provojë kjo gjë, për të mbrojtur Belindën, sepse, sepse nuk është se mbron thjesht Belindën. Po mbron veten e tij.Këtë, kjo është, domethënë, fundi i të gjithë kësaj është që të gjitha rrugët dikur thuhej të çojnë në Romë, por të gjitha rrugët e kësaj qeverie të çojnë tek Edi Rama. Të gjitha veprat korruptive të kësaj qeverie të çojnë tek Edi Rama.
Gjithçka që ka ndodhur në këtë vend duke filluar nga kanalizimi i vendit në 2016-17, nga drogëzimi, kthimi i Shqipërisë në një port, han të madh, pikë ndërlidhje, shpërndarje dhe blerje të drogave shumë të rënda, heroinë, kokainë, nga kriminalizimi i politikës, persona ëh, të neveritshëm me të kaluar të frikshme kriminale, në poste shumë të larta drejtuese, deputetë, kryetarë bashkish, me zhbërjen e institucioneve, praktikisht ky i ka prekur, Rama i ka kapur, i ka prekur të tërë. I fundit është dhe për fat të keq dhe presidenti i Republikës, si institucion, që është aneksuar nën Ramën. Të gjitha këto nuk të çojnë veçse, veçse te Edi Rama. Dhe tani që fundi fillon dhe vjen dhe duhet të njihet, sigurisht që zotëria është shumë i shqetësuar, por ka ende shumë gjëra për të ndodhur. Unë besoj që çfarëdo që të ndodhë, sido që të jetë, e keqja nuk mund të triumfojë dhe një e keqe kaq e madhe që e ka zënë këtë vend, nuk mund të jetë e përhershme. Por sigurisht kërkohet një reagim. Reagim shoqëror, jo vetëm reagimi i një partie politike siç është Partia Demokratike.
Po, ju në mënyrë absolute po. Ka dhe një direktivë tashmë të Bashkimit Europian që të lidhi veprën penale me pasurimin e e jashtëligjshëm dhe kthimin e të gjitha aseteve tek, tek buxheti i shtetit në këtë rast. Shikoni, kjo nuk është diçka që i kërkohet opozitës, sepse opozita dhe shumë ka bërë. Në fakt pa opozitën dhe pa Partinë Demokratike, denoncime, 90% e këtyre denoncimeve as do ekzistonin fare dhe ndoshta do ishte shumë rehat për qeverinë. Por ne mund të shkojmë deri tek niveli i dokumenteve, dokumente të cilat për nga gjithësia janë publike, por deri diku janë publike, kërkohen pastaj dhe, të themi thellim në to dhe lidhja shkak-pasojë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Siç ishin rastet e denoncimeve në fjalë. Por SPAK-u ka provën e rëndë, ëh, po jo të pamundur, për të gjetur se ku kanë përfunduar këto para. Dikush i ka marrë, ndoshta jo zonja Balluku personalisht, por dikush në emër të saj dhe në emër të Edi Ramës i ka marrë. Këto duhen gjendur. Këto janë para që nuk i takojnë, nuk i përkasin asnjërit as tjetrit dhe unë jam gjithmonë e më i bindur për ta lidhur njëherë e mirë veprën penale të korrupsionit, sidomos korrupsionit të rëndë, pra jo ryshfeti por korrupsioni, me gjurmimin e parave dhe kthimin e parave, marrjen e pasurisë të atij personi që e ka bërë në mënyrë të pa.
Na duhet të themi që jo vetëm me Serbinë, por dhe me vende të tjera të rajonit ne ndryshojmë. Të jeni të sigurt që ne ndryshojmë edhe me Kosovën, edhe me Maqedoninë, edhe me Greqinë. Ka 1000 arsye që janë historike, kulturore, ëh, trashëgimore pse Shqipëria është kjo që është sot. E duhet ta kuptojmë që ky vend që ka hequr ndoshta ndër regjimet më të rënda ndonjëherë të imponuara në faqen e këtij e këtij planeti deri në vitin 1990, sigurisht që plagë të tilla shoqërore ëh, e shoqërojnë një shoqëri? E shoqërojnë vazhdimisht dhe 30 vite në jetën e një vendi, në jetën e një shoqërie nuk janë asgjë. Janë shumë për ne, por jo për shoqërinë dhe për historinë në vetvete. Nga ana tjetër, të them që ne po e bëjmë detyrën tonë dhe këtu flas si përfaqësues i PD-së. Ne jemi të përkryer, po e bëjmë detyrën tonë, por e ka fajin shoqëria që nuk reagon. Edhe kjo nuk më shkon mua se duket sikur heq çdo gjë nga vetja dhe e përplas te shoqëria, duke e nxjerrë atë të korruptuar, të paaftë, që fle gjumë, që e meriton në fund të ditës. Ju e dini thënien që çdo, popull meriton qeverinë që ka zgjedhur. Po, le të themi që jemi të gjithë bashkë në këtë situatë. Është, por, por ka një pikë, ka një pikë.
Pavarësisht çfarë përfaqëson opozita, pavarësisht çfarë përfaqëson Partia Demokratike, pavarësisht se njerëzit mund të jenë apo jo dakord me mua, me tjetrin, me tjetrin, çfarë përfaqësojnë e të tjerë, kauzat që ka ngritur Partia Demokratike nuk janë kauzat e saj. Ne nuk po dalim dhe po themi u dëmtua Eno Bozdo, u dëmtua tjetri, tjetri, anëtar i kryesisë, u, u prish kjo, po kjo është e jona, na u prish oborri jonë. Ne po themi, po ngremë ca kauza që janë kauza shoqërore. Dhe ngritja e këtyre kauzave për sa kohë ngrihen dhe mbahen fort, kërkonte një reagim tjetër nga shoqëria. Një reagim që nuk do të thotë që ata mund të jenë dakord me mua. Në përgjithësi, por për kauzën që unë e ngre, besoj duhet të jenë dakord. E thënë ndryshe, mund të dalin, të rrëzojnë Edi Ramën dhe po u bllokua, po u mbush ky shesh plot, sigurisht që edhe ai bie, në mënyrë absolute. Bie aq shpejt sa s’na e ka marrë mendja. Dhe pastaj përsëri në qoftë se nuk duan Partinë Demokratike, mos ta votojnë, po të votojnë një parti tjetër opozitare.
Pra ka shumë opsione sot. E them dhe një herë tjetër, unë nuk dua në asnjë mënyrë tani ta shoh të them që ne jemi më të mirët, kullojmë se nuk më shkon kjo gjë. Jam në konflikt interesi. Unë mendoj diçka dhe këtë e them nga mëngjesi deri në darkë, sy, ballëhapur dhe duke i parë të tjerët në sy. Partia Demokratike, pavarësisht kushteve të tmerrshme të vështira që ajo ka kaluar, jo për faj të saj, në një situate të katër viteve të fundit, është i vetmi instrument sot i cili po i bën rezistencë të plotë regjimit kleptokratik, autokratik të Edi Ramës. Po të heqësh nga ekuacioni Partinë Demokratike, është shumë e vështirë për të kuptuar pastaj si do ishte përfundimi i kësaj sage të qeverisjes së Edi Ramës. E para dhe e dyta, ka bërë opozitë, ka denoncuar me emra e mbiemra, ka dalë me alternativa. Edhe kur ka qenë në kushte të jashtëzakonshme. Ju e mbani mend që ne denonconim për tenderat e bashkisë, aty s’kishim as vulë, as emër, as seli, domethënë të gjitha këto së bashku. Kishim një sistem e fuqi mbi kokë që na masakronte për shkak të një ideologjie.
Për fat të keq, për fat të mirë tashmë, kjo gjë ka marrë fund dhe është normalizuar. Pra e gjitha kjo, Partia Demokratike po e bën më së miri detyrën e saj, të paktën në këtë gjë. Jemi, s’jemi dakord me një emër apo me një tjetër, kjo është komplet as dytësore, terciare do të thoja unë, në të gjithë këtë ekuacion. Shqipëria duhet të shpëtojë dhe që ta shpëtojë Shqipëria mos ja kërkoni vazhdimisht vetëm Partisë Demokratike. Kërkoni sa më shumë nga ajo dhe kjo është shenjë vlerësimi. Vëreni atë me vërejtjet tuaja, me propozimet tuaja, në gjendjen më të mirë të punës që ajo mund të bëjë. Por nga ana tjetër kuptoni që si qytetarë, keni dhe ju përgjegjësi për t’i thënë jo kësaj masakre. E çfarë duhet më shumë për të dalë dhe për të protestuar? Çfarë duhet më shumë? Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të dalë e për të protestuar? Kjo është diçka që unë besoj të gjithë e kuptojnë por të gjithë tërhiqen. Pse tërhiqen? Duhet të shohim nga vetja. Duhet të shohim nga vetja dhe duhet të njohim, secili nga ne të njohë përgjegjësitë e tij. Unë i njoh përgjegjësitë e mia si politikan.
Mundohem në çdo çast të bëj më të mirën time. Sigurisht kam kufizimet e mia se unë njeri jam. Por njoh dhe përgjegjësinë time si qytetar. Dhe ju them me shumë ndershmëri që sa herë që dal dhe protestoj, nuk e di tashmë cila gjysmë prevalon mbi tjetrën. Jam unë politikani që dal të them thjesht për hir të PD-së, apo jam njeriu i cili pavarësisht se jam i PD-së e ndjej detyrë morale të dal dhe të protestoj. E mendoj që kjo e dyta është gjithmonë e më shumë prezente në atë që unë mendoj që duhet të dalim. Duhet të dalim të gjithë. Duhet ta themi zërin tonë. Kombet e civilizuara nga kombet jo të civilizuara, ose pak të civilizuara, për ta thënë në mënyrë më delikate, nuk i ndan pasuria.
Sot në botë ka shumë kombe të pasura që nuk janë të civilizuara, ta dini. Kombet e civilizuara nga ato më pak të civilizuara, i ndan aftësia për të menduar si shoqëri e organizuar dhe aftësia për t’i ndryshuar gjërat në mënyrë komunitare, për të bashkëpunuar dhe ndryshuar gjërat në mënyrë komunitare. Nuk ka mënyrë tjetër. Mos presim dikush që të vijë nga Marsi apo nga Jupiteri të na zgjidhin ne këtë çështje. Bota ka plot halle, do ketë edhe më shumë halle. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu do të jetë. Ne jemi ata që jetojmë këtu. E po s’menduam ne për veten tonë sot e fëmijët tanë nesër, pastaj pak ngelet për t’u ndryshuar.
-

“Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Dimal e Kuçovë mbyten nën ujë, një panoramë e trishtë e dështimit shtetëror para syve të qytetarëve.
Kështu shkruan në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Eno Bozdo. Përmbytjet nuk janë më fatkeqësi natyrore, janë pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit dhe neglizhencës së pushtetit vendor e qendror, që prej vitesh raporton punë të bëra vetëm në letra, ndërsa kanalet kulluese mbeten të bllokuara, shkruan ai.
Bozdo ngre alarmin për situatën dramatike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për fermerët e goditur.
Reagimi i plotë:
Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit, e në veçanti Dimal dhe Kuçovë, tashmë janë nën ujë.Fermerët po vuajnë përmbytjet jo vetëm si pasojë e motit të ngarkuar, por sepse askush, as bashkitë dhe as qeveria, prej vitesh nuk janë kujdesur të pastrojnë kanalet kulluese.
Edhe më rëndë akoma, paratë janë dhënë, puna shënohet e bërë derisa vjen përmbytja e radhës. Hajdutëria nuk paska fund! Fermerët kërkojnë ndihmë të menjëhershme për zhbllokimin e kanaleve dhe veprave kulluese.
Gjithashtu nevojitet alokimi nga buxheti i financave për të mbuluar humbjet e tyre si pasojë e përmbytjes. Nevojitet që ndihma financiare të jetë brenda këtij viti, e plotë dhe e menjëhershme! -

Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka denoncuar me një reagim të ashpër në Facebook situatën dramatike që po kalon qarku i Beratit pas reshjeve të dendura të shiut.
“Qarku i Beratit po përjeton një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Sipërfaqe të tëra toke, biznese, sera dhe banesa janë nën ujë. Ka shumë banesa të dëmtuara rëndë dhe me dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’u përballur me këtë situatë,” shkruan Bozdo.Ai thekson se bizneset në qendër të Beratit dhe parkimi nëntokësor janë përmbytur përsëri, si pasojë e lënies në harresë për shumë vite të shtratit të lumit Osum. Në Dimal dhe Kuçovë, dëmet në banesa dhe në sipërfaqet e mbjella janë të mëdha.
Bozdo akuzon drejtpërdrejt qeverinë se përmbytjet, përtej reshjeve të mëdha, janë shkaktuar nga mungesa për vite me radhë e investimeve në infrastrukturë mbrojtëse, argjinatura dhe pastrim periodik të kanaleve kulluese.
“Qeveria vendore dhe ajo qendrore duhet të marrë menjëherë masa për të furnizuar banorët e prekur me ushqime dhe veshmbathje, për të zhdëmtuar plotësisht fermerët e dëmtuar si dhe riparimin e banesave të prishura nga vërshimi i ujit!,” përfundon reagimi i deputetit demokrat Eno Bozdo. -

PS fitoi me 83% në Berat, ish-deputeti Lefter Maliqi: Të ikë Eno Bozdo, duhet riorganizim i PD
Humbja e thellë në Berat, ku kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita mori vetëm 16.65% të votave, duhet të shoqërohet me dorëheqje.
I këtij mendimi është ish- deputeti i PD-së në Berat, Lefter Maliqi, i cili kërkon largimin e drejtuesit politik të qarkut, Eno Bozdos.
Sipas tij, Bozdo duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri edhe Bujar Leskaj kur humbi zgjedhjet e 11 majit në Vlorë.
Statusi
Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut.
Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat. Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!Top Channel
-

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo duhet të japë dorëheqjen
Në një reagim pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme në Qarkun Berat, Lefter Maliqi ka shpërndarë një mesazh të qartë për opozitën dhe drejtuesin e këtij qarku, Eno Bozdo.
Pas humbjes në zgjedhje, Maliqi kërkoi që Bozdo të ndjekë shembullin e Leskajt në Vlorë dhe të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë riorganizimit, bashkimit dhe forcimit të opozitës në Berat.
“Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.: – shkruan Maliqi ndër të tjera.
Ndërkohë ai vlerësoi performancën e kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa në lagjen e fëmijërisë së tij, ku ky i fundit doli i pari me 9 vota më shumë, duke shënuar fitoren e vetme në një nga 116 qendrat e votimit.
Postimi i Maliqit:
Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.”
Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut. Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë.
Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.
Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore. -

Rezultati ‘katastrofik’ në Berat, Maliqi: Eno Bozdo të japë dorëheqjen, nuk kam asgjë personale me të por…
lefter maliqi dhe eno bozdo
BERAT- Ish-deputeti Lefter Maliqi, dhe njëherësh mbështetës i opozitës në qarkun e Beratit, ka reaguar pas humbjes së thellë, të kandidatit Pavlo Sharka në këtë qytet. Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi kërkon dorëheqjen e Eno Bozdos nga drejtimi i qarkut të Beratit, për shkak se kjo është humbja e dytë e rëndë që opozita pëson në këtë qark. Maliqi shprehet se Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Leskajt në Vlorë dhe të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë riorganizimit, bashkimit dhe forcimit të opozitës në Berat.
“Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë”, shkruan Maliqi ndër të tjera.
Postimi i Lefter Maliqit:
Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.”
Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut. Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë.
Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.
Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore.
Bashkia e Beratit do të drejtohet nga Ervin Ceca i cili në këto zgjedhje arriti të siguronte 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, duke lënë pas me diferencë të thellë kandidatin e mbështetur nga Partia Demokratike, Pavlo Shkarpa, i cili siguroi 2,607 vota ose 16.65%./ZËRI -

“Pasqyrohet rënia e shtetit”/ Tre vrasje brenda pak orësh, reagon deputeti: Qeveria e paaftë të parandalojë krimin
Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo ka reaguar për ngjarjet e sotme kriminale në Tiranë dhe në Berat. Bozdo e vë gishtin te qeveria dhe deklaron se kjo është pasqyrë e rënies së shtetit.
Eno Bozdo:
“Shqipëria është tronditur nga tre vrasje brenda pak ditësh, njëra prej tyre në qytetin e Beratit. Kjo nuk është më një seri rastësish tragjike është pasqyrë e një shteti që ka rënë, e një pushteti që ka humbur kontrollin mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Qeveria aktuale është e paaftë të parandalojë krimin, e paaftë të garantojë rendin publik dhe e paaftë të mbrojë qytetarin. Në çdo cep të vendit, dhuna, pasiguria dhe frika janë bërë përditshmëri!Shqiptarët nuk mund të jetojnë më në një vend ku jeta e tyre varet nga rastësia”. -

“Kryebashkiaku i Ramës ka punësuar 13 familjarë të tij në institucionin që drejton”/ PD, akuza të ashpra: Dosja në…
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, përmes rrjeteve sociale, ka denoncuar atë që e konsideron si rrjetin nepotik dhe familjar në Bashkinë e Poliçanit të drejtuar nga Adriatik Zotkaj.
Bozdo shprehet se Adriatik Zotkaj e ka kthyer bashkinë në një çerdhe punësimi familjar, ku punësohen me shumicë patronazhistët që as nuk paraqiten në vendin e punës, familjarët dhe krushqit e tij. Këto të dhëna janë mbledhur dhe janë pjesë e dosjes së SPAK!
“Adriatik Zotkaj, është figura tipike përfaqësuese e Rilindjes në pushtetin vendor. Me një bashki super të fryrë nga patronazhistët, me favore që u rezervohen vetëm anëtarëve dhe militantëve të Partisë Socialiste, me megakorrupsion me tenderat e Bashkisë, me masuri familjare jashtë cdo logjike dhe të pajustifikuara, është një person dosja e plotë e të cilit po përgatitet dhe shpejt do t`i dorëzohet SPAK.
Në Bashkinë Polican vetëm 25% e fondeve të bashkisë shkojnë për investime, në një zonë që ka nevojë ulëritëse per rrugë, kanalizime dhe shërbime të cdo lloji.
Adriatik Zotkaj e ka kthyer bashkinë në një çerdhe punësimi familjar, ku punësohen me shumicë patronazhistët që as nuk paraqiten në vendin e punës, familjarët dhe krushqit e tij. Këto të dhëna janë mbledhur dhe janë pjesë e dosjes së SPAK”, shprehet Bozdo.
Sipas tij, 13 familjarë dhe të afërm të drejtpërdrejtë të Zotkajt janë punësuar në struktura kyçe të bashkisë. Disa prej tyre mbajnë poste drejtuesish, ndërsa të tjerët shërbejnë si “ushtri besnike” në çdo zyrë e sektor.
“Në krye të listës që turpëron çdo standard administrativ qëndron:
* Maliq Zotkaj, djali i kryetarit – Shef sektori.
* Benarda Kondi, bashkëjetuese – Përgjegjëse sektori.
* Lindita Kondi, vjehrra – Sekretare e Këshillit Bashkiak.
* Marsilda Kondi, kunata – Ekonomiste.
* Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit – i njohur për publikun për arrestimin e tij për trafik droge – sot zjarrfikës në Bashki.
* Eriola Zotkaj, bashkëshortja – Përgjegjëse sektori.
* Algerta Nurellari, motra e bashkëshortes së Arturit – punonjëse.
* Abedin Nurellari, burri i Algertës – punonjës në ujësjellës-kanalizime.
* Antigone Kondi, motra e Adriatikut – Kryeinfermiere.
* Fatos Kondi, bashkëshorti i Antigones – punon si zjarrfikës.
* Sara Satkaj dhe Ajna Satkaj – mbesa dhe kunata e mbesës, punonjëse në bashki.
* Skënder Laze, vëllai i Lindita Kondit krushka e kryebashkiakut – mbyll listën e punësimeve familjare”, shkruan Bozdo.
