Tag: bovillës

  • Alarm  në Tiranë/ Rrëshqitje shkëmbore në digën e Bovillës, banorët e disa lagjeve pa ujë të pijshëm

    Alarm në Tiranë/ Rrëshqitje shkëmbore në digën e Bovillës, banorët e disa lagjeve pa ujë të pijshëm

    Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
    Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit.
    Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal, njofton UKT.

  • Disa zona të Tiranës mbeten pa ujë/ Shkak rrëshqitja e masivit shkëmbor në digën e Bovillës

    Disa zona të Tiranës mbeten pa ujë/ Shkak rrëshqitja e masivit shkëmbor në digën e Bovillës

    Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. 

    Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit. 

    Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal, njofton UKT. 

  • Gurët bllokojnë aksin drejt digës së Bovillës, grupet e emergjencës në terren

    Gurët bllokojnë aksin drejt digës së Bovillës, grupet e emergjencës në terren

    Rruga që të çon drejt digës së Bovillës në Tiranë është bllokuar plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së gurëve nga shpati i malit, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit.
    Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi përmes një deklarate në rrjetet sociale se situata paraqet rrezik për lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve, ndërsa institucionet po punojnë në koordinim për të ndërhyrë me mjetet e nevojshme.

    “Të gjitha institucionet po bashkërendojnë punën për të ndërhyrë me mjetet e duhura, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet situata,” thuhet në njoftim.

    Nga pamjet e publikuara, duken gurë masivë të shkëputur nga lartësitë, të cilët kanë bllokuar plotësisht rrugën përgjatë kanionit të Bovillës. Për pasojë, disa fshatra të zonës, si Rrazë, Bruz, Bruz-Mal, Bruz-Zallë dhe Dushë, janë aktualisht të izoluar dhe pa mundësi komunikimi me Tiranën.

    Në terren ndodhen grupet e punës së bashkisë, IKMT, zjarrfikësja dhe strukturat e emergjencave civile, të cilat po vlerësojnë situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera. Ndërhyrja me mjete të rënda pritet të nisë sapo të garantohet siguria e punonjësve.
    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjen në këtë aks deri në njoftim të dytë.

  • Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

    Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

    Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në rrugën e Bovillës.
    Sipas raportimeve, një masiv shkëmbor ka rënë mbi rrugë duke bllokuar thuajse totalisht qarkullimin.
    Si pasojë e bllokimit të rrugës janë izoluar edhe disa fshatra të zonës, përfshirë Rrazë, Bruz Mal dhe Bruz Zallë.
    Rruga e dëmtuar ndodhet nga ana e Kamzës, nga segmenti Zallherr–Bovillë dhe situata ka krijuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e automjeteve që duan të kalojnë në këtë aks.