Në Pallatin e Kongreseve po ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë.
Çmimi për “Përkthimin më të mirë” i jepet Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.
Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip i jepet Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024, botuar nga “Buzuku”. Përmes nuancimeve të larmishme të fjalës e sintaksës së zhdërvjellët përkthyesi sjell besnikësërisht në shqip një histori drithëruese duke ruajtur stilin e autorit me heshtjet, belbëzimet dhe shumësinë e zërave të këtij romani tronditës.
Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, i jepet Ali Xhikut për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, botuar nga “Onufri”, për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare. Çmimi u mor nga botuesi i veprës Bujar Hudhri.
Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” i është dhënë Valbona Banka për romanin për fëmijë Aria, në dorën time, botuar nga “Dita Books”, për rrëfimin e këndshëm dhe me humor, që ndërkall në tekstin letrar edhe shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë, që nxisin formimin e identitetit kombëtar te lexuesit e vegjël, dhe edukimin emocional përmes letërsisë.
Po ashtu u ndanë edhe dy diploma mirënjohjeje, e para nga ambasada e Bullgarisë për përkthyesen Janka Trifonova Selimi, e cila u mor nga e bija Melina Selimi. Ndërsa diploma e dytë e mirënjohjes u dha nga ambasada e Polonisë për profesorin Arqile Teta.
Tag: botuar
-

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës
-

Kujdes!/ Mos e neglizhoni vaktin e mëngjesit, ja pasojat
Përgjithësisht, mëngjesi është konsideruar si vakti më i rëndësishëm i ditës.
Por, duket se mungesa e saj mund të fshehë rreziqe serioze për shëndetin e zemrës sonë. Tendenca për të anashkaluar mëngjesin, qoftë për shkak të agjërimit të ndërprerë ose për arsye të kufizimit kaloritik, duket se nuk është aq e padëmshme sa kemi menduar.
Një studim i ri, i botuar në Communications Medicine dhe i bazuar në të dhënat e 3,000 të rriturve britanikë, ka treguar se për çdo orë vonesë në ngrënien e mëngjesit, rreziku i vdekjes brenda dekadës së ardhshme rritet me 10%.
Po ashtu, një studim tjetër që ka përfshirë mbi 6,500 persona, botuar në Journal of the American College of Cardiology, ka treguar se ata që nuk hanë asnjëherë mëngjes, kanë 75% më shumë mundësi të vdesin më herët dhe dyfishin e mundësive për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.
-

Kujdes/ Mos e neglizhoni vaktin e mëngjesit, ja pasojat ndikuese…
Përgjithësisht, mëngjesi është konsideruar si vakti më i rëndësishëm i ditës. Por, duket se mungesa e saj mund të fshehë rreziqe serioze për shëndetin e zemrës sonë. Tendenca për të anashkaluar mëngjesin, qoftë për shkak të agjërimit të ndërprerë ose për arsye të kufizimit kaloritik, duket se nuk është aq e padëmshme sa kemi menduar.
Një studim i ri, i botuar në Communications Medicine dhe i bazuar në të dhënat e 3,000 të rriturve britanikë, ka treguar se për çdo orë vonesë në ngrënien e mëngjesit, rreziku i vdekjes brenda dekadës së ardhshme rritet me 10%.
Po ashtu, një studim tjetër që ka përfshirë mbi 6,500 persona, botuar në Journal of the American College of Cardiology, ka treguar se ata që nuk hanë asnjëherë mëngjes, kanë 75% më shumë mundësi të vdesin më herët dhe dyfishin e mundësive për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. -

Nga ka ardhur emri “gegë”? Po “toskë”?!
Foto ilustrim
Në gusht të vitit 2004 po lexoja veprën “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët” të shkruar nga Pashko Vasa e të botuar në frëngjisht më 1879 në Paris. Këtë vepër e kishte përkthyer në shqip dhe e kishte komentuar Mehdi Frashëri duke e botuar në shtypshkronjën “Tirana” më 1935.Ndërmjet të tjerash, te “Shënime mbi kaptinën IX” Mehdi Frashëri shkruante:“… Fjalët Gegë dhe Toskë me të vërtetë dhe në mënyrë të saktë nuk dihet se ku e kanë burimin. Mbas mendimit tonë emrat Gegë dhe Toskë janë emra të përveçëm, të cilët në kohëra të vjetra do të kenë qenë emrat e dy të parëve, princër ose mbretër të vendeve përkatëse.Në malet e Çermenikës ndodhet një shkëmb, të cilit i thonë Gur Gegë; simbas zakonit të vendit ky gur është vendi ku mblidhen periodikisht paria e maleve të Gegërisë për me vendosë ose me ndryshue doket e zakonet.
Emri Gegë duhet të ketë qenë emri i ndonjë ligjvuesi, si Dukagjini, por më i parë se ky, emri i të cilit duke qenë në zë është përgjithësuar për gjithë Gegërinë.
… Gjithashtu edhe në rrethin e Tepelenës, në verilindje të Vjosës, është një vend ku i thonë Bregu i Toskës dhe kësaj krahine i thonë Toskëri.Prandaj Toska mund të ketë qenë ndonjë i parë që ka vendosur doke e zakone në krahinën e Toskërisë dhe më vonë ky emër do të jetë përgjithësuar e zgjeruar për të emërtuar vendin që zgjatet deri në bregun e Shkumbinit”./ Muhamet CenkoObserverKult
Lexo edhe:
GRAMATIKAT “E PARA” TË GJUHËS SHQIPE, NË CILIN DIALEKT U SHKRUAN?
Misionet katolike në Shqipëri datojnë herët, por kontributi që ato sollën në shoqërinë shqiptare, në aspektin arsimor dhe atë kulturor, është i dokumentuar me shekuj pas vendosjes fillestare.
Kështu, kryesisht nga kleri françeskan, i cili ishte i përhapur dhe vazhdon të jetë edhe sot, me kuvende të shumta, kryesisht në veri të vendit, u përpiluan gramatika e fjalorë të gjuhës shqipe, të cilët do të ndihmonin misionarët që pas tyre do të vinin të shërbenin në Shqipëri.
Në revistën “Diturija”, botuar në Tiranë, në numrin XXII, fq. 336 gjendet një artikull, i cili tregon se një prift me emrin P. Zef (Giuseppe) Iccaran O. F.M ., misionar në Shqipëri, vitvdekja e të cilit është 1678, shkruan një libër me titull “Dictionarium epiroticum”.Një misionar tjetër, për fat të keq i panjohur, shkruan një gramatikë të vogël në gjuhën shqipe, me një shtojcë në turqisht, në vitin 1710.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NAIM FRASHËRI: GJUHA JONË SA E MIRË, SA E ËMBËL…
Nga Naim Frashëri
O vëllezër shqipëtarë,Gëzohi që erth kjo ditëKaq’ e mir’e kaq’e mbarë,Që sjell gjithë mirësitë!
Kjo është një dit’e rezë,Që bie vëllazërinëE dëbon jetën e zezëDhe ndarjen e marrëzinë.
Ta lusimë këtë ditë,Q’e bekoi zot’i vërtetëDh’e dërgoi me shumë dritë,T’i mbes’emëri përjetë.
Sot e vumë gurr’e parë,Sa’ësht’e bekuar kjo ditë!Zot’i math e pruftë mbarëE na dhëntë urtësinë!Hapu, hapu, errësirë!Pa jakë tëhu, o dritë!Se arriti koh’e mirë,U gdhi nata, u bë ditë.Sot niset një tjatrë jetë,Të rremenë posht’e shtije,Mbretëron fjal’e vërtetë,Dhe të mirat gjith’i bije.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Spanjë
Krijimtaria e poetes shqiptare Irma Kurti botohet tashmë një një tjetër shtet. Përmbledhja me poezi titulluar “Tiempo de amarse” (Kohë për t’u dashur) mban logon e Ediciones Ábrego që ndodhet në Madrid të Spanjës. Përkthimi i poezive në gjuhën spanjolle është bërë nga Rafael Carcelén. Imazhi i kopertinës është i fotografit Biagio Fortini. Poetja i këndon mallit, nostalgjisë për vendlindjen dhe dashurisë. Poezitë e saj janë të veshura me ndjenjë dhe melankoli, po dhe me kurajon dhe shpresën për të gjetur pozitiven dhe forcën në kohëra të vështira. Ky libër me poezi u dedikohet prindërve të saj Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë përkrahur dhe inkurajuar poeten në çdo hap të rrugëtimit letrar.Kritiku letrar Hamid Oqabi shkruan: “Irma Kurti është një nga zërat femërorë më të rëndësishëm në diasporë. Ka botuar dhjetëra libra me poezi dhe prozë dhe veprat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë, duke reflektuar një prani të gjerë të saj në skenën letrare evropiane. Vargjet e saj përqendrohen në tema të ngarkuara emocionalisht dhe thellësisht njerëzore, si: dashuria, humbja, plakja, mungesa, vetmia dhe dëshira për ngrohtësi. Poezitë përbëhen shpesh nga strofa të shkurtra dhe fjali të qarta, duke shmangur kompleksitetin ose simbolikën e tepërt. Kurti mbështetet më tepër tek ndjenja sesa tek befasia duke përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe të sinqertë që komunikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhembje ose shpresë. Ajo që e dallon veprën e Irma Kurtit është ndershmëria emocionale dhe identiteti i saj shumështresor, pasi krijimet e saj dalin nga kryqëzimi i personales dhe kulturës, duke ofruar një zë poetik që i kapërcen kufijtë pa pretendime apo ekzagjerime.”IRMA KURTI është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ajo është italiane e natyralizuar. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë poetike. Në 2021 u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në vitin 2022 iu dha titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. Në 2023 u nderua me çmimin e Karrierës nga Universum Academy në Zvicër. Ajo është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.Irma Kurti ka botuar mbi 110 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 22 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Portugali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi, Kolumbi, Argjentinë, Moldavi, Algjeri dhe Spanjë.
-

Faik Konica: Ja çfarë udhëheqësi e duan shqiptarët
“Le Journal” ka botuar të premten e 4 prillit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”.
“Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it
Vjenë, 3 Prill. (Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)
Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga ‘Neue Freie Presse’, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme, do të jetë edukimi i grave shqiptare.
‘Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ’, tha Faik Bej Konica. ‘Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan, ne kemi nevojë për një njeri të hekurt dhe do të dimë se ku ta gjejmë.” /Darsiani/
Lexo edhe:
FAIK KONICA: SOT JEMI KOMBI MË I SËMURË E MË I DOBËTI
Si ishte vendi ynë njëqind vjet më parë e si është sot?
Ndryshim i madh, të cilin do ta rrëfejmë me pak fjalë.
Atëherë Shqipëria, sundimërisht, ishte pothuaj më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundonin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emëronin gjithë nëpunësit (memurët) e qeverisë, të cilët ishin të gjithë shqiptarë.
Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult
-

Ali Pashë Tepelena kishte thesare si në “Një mijë e një net”/ Si i bëri?
“Lettres champenoises” kanë botuar, më 1820, në faqet n°226 – 228, një shkrim mbi Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar:
Pas Mbretëreshës së Anglisë, personazhi që zë më shumë vëmendjen e publikut është pashai i famshëm i Janinës, i cili ka hedhur zgjedhën dhe është bërë i pavarur nga Porta.
Nëse despotizmi bëhet burrë, me siguri që ai do të përhapet në botë nëpërmjet Aliut.
Thuhet se thesaret e tij, të cilat qëndrojnë në pasazhe të mëdha nëntokësore dhe që mund të krahasohen me ato të Abulkasemit, në “Një mijë e një net”, arrijnë në dyqind milionë.
Kjo shumë e madhe është fryt i plaçkitjeve, grabitjeve dhe mizorive të tij.
Kushdo që gjendej në sundimin e saj, nëse dyshohej se ishte i pasur, vihej menjëherë në shënjestrën e tij; e cila ishte e barazvlefshme me një dënim me vdekje.
Atij i ka ndodhur të rrafshojë fshatra të tërë për t’u marrë atë që kishin.
Ai komunikonte shpesh me Bonapartin, sepse kishte dëgjuar se ai ishte një njeri që e kuptonte despotizmin në mënyrë të admirueshme.
Madje pretendohet se ai fshehurazi ishte xheloz.
Ai foli për këtë një ditë me Z. de Pouqueville dhe e pyeti se çfarë dobie kishte për të një organ legjislativ :
— Për të bërë ligje, u përgjigj Z. de Poucqueville.
— Çfarë, ligje! Pra, ekzistojnë gjëra të tjera përtej vullneteve të tij?
— Pa dyshim, madje ka edhe disa anëtarë të këtij organi legjislativ që kanë guxuar t’i thonë të vërtetën, dhe Z. de Poucqueville përmendi emrat e Z. Laîné dhe Z. Raynouard.
— Dhe çfarë u bë me ta?
— Ata jetojnë.
— Ata jetojnë!!! Ky është Bonaparti juaj! mos më flisni më për këtë.
Ali Pasha është mbi gjashtëdhjetë vjeç; e mundon përdhesi, i cili e pengon të hipë në kalë.
Porta po bën përgatitje të jashtëzakonshme kundër tij dhe po përgatitet për ta sulmuar nga toka dhe nga deti.
Këto përgatitje e shqetësojnë shumë. Duket se kjo luftë do t’i japë fund si pushtetit, ashtu edhe mizorive të tij.
ObserverKult
Lexo edhe:
JA ÇKA KISHTE THËNË NJERIU QË PUNOI ME ALI PASHË TEPELENËN
Libri në gjuhën frënge, “Vie d’Ali-Pacha, visir de Janina, surnommé Aslan ou le Lion – Jeta e Ali Pashës, vezirit të Janinës, i thirrur Asllan ose Luan”, të autorit Alphonse de Beauchamp.Ky është botuar në Paris në vitin 1822, derisa solli një fragment të veçantë. Kjo në faqen n°180, mbi rrëfimin e një filozofi shqiptar* për Ali Pashë Tepelenën.
Më poshtë, do të gjeni tekstin e plotë. Ky tekst është i sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

“Nëse mikut i nxjerrin kafenë e tretë, ai duhet të…” Zakoni shqiptar i tre kafeve qē sot nuk ekziston më
Rubrika HISTORI e gazetes DITA ka botuar kete jave kujtimet e reporterit nazist Rudolf Vogel që ka jetuar ne Tirane gjatë gjithë kohës së pushtimit hitlerian në Shqipëri. Këto kujtime janë botuar për herë të parë në vitin 1989 në Gjermani dhe jane sjell ne shqip nga historiani i njohur Marenglen Kasmi.
Vogel-i i ka njohur shumë shqiptarët e asaj kohe, sidomos ata që bashkëpunuan me gjermanët dhe i portretizon ata pamëshirshëm. Në këto kujtime parakalojnë emra shumë të njohur të kësaj periudhe si Eqrem Bej Vlora, Kolë Bib Mirakaj, Xhaferr Deva, Patër Anton Harapi, Mehdi Frashëri e kuislingë të tjerë.
Ne nje nga rrefimet e tij nazisti Rudolf Vogel tregon per nje zakon qe sot nuk njihet me por qe ishte shume i perhapur ne Shqiperine e asaj kohe, ate te tre kafeve.Ja cfare thote reporteri gjerman ne kujtimet e tij:
“Nga Zonja Vrioni mora vesh disa historira të lezetshme mbi traditat dhe zakonet shqiptare. Ja një nga ato: Rituali i zakonshëm e kërkonte që mysafirit t‘i servirej menjëherë një…
Vijimin mund ta ndiqni në videon mē poshtë: -

Historia/ Gazeta e parë e botuar nga gratë shqiptare
Një shekull më parë, (mendohet datës 6 shkurt 1921), Marigo Posio (që qëndisi flamurin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912) nisi botimin e gazetës “Shpresa Kombëtare” organ i shoqërisë me të njëjtin emërtim i zonjave në Vlorë e më gjerë. Kjo ishte e para gazetë e botuar nga gratë shqiptare brenda Shqipërisë.
“Deri më sot është arritur të identifikohen gjashtë numra nga kjo gazetë, duke mos pretenduar që këto të jenë koleksioni i plotë i saj. Për më shumë, kjo gazetë shpërfaqi talentin e editorialistes Fereniqi Posio, bija e madhe e Marigo dhe Jovan Posios, e cila pak vite më vonë u nda nga jeta në moshë shumë të re.
Misioni i ‘Shpresës’ ishte emancipimi i gruas shqiptare, shkollimi dhe lartësimi i saj, pasi kështu femra shqiptare do të behej më e dobishme për shoqërinë. Heshturazi, tani pas një shekulli, kjo gazetë flet mes faqeve të saj problematikave të ngritura e mbase disa prej së cilave i hasim ende sot. Si dëshmi e patriotizmit, gazeta mbi letrën e saj të kuqe mban shkronjat me ngjyrë të zezë”, thotë studiuesi Niko Kotherja.
-

Një studim i rrallë francez për shtypin shqiptar të viteve 1848 – 1939
Nga Aurenc Bebja, Francë – 22 Shkurt 2017
Shkrimi në vijim është botuar në revistën e Universitetit të Shkencave të Shtypit të Parisit. Në numrin e tretë të saj (korrik – shtator 1939), francezi, André Ravry, përmes një analizë të hollësishme, na sjell detaje të shumta për shtypin shqiptar asokohe, brenda dhe jashtë atdheut.
Periudha e studiuar fillon me lëvizjen për pavarësi të Rilindasve shqiptarë dhe mbaron me pushtimin fashist të Shqipërisë. Ndër elementë të shumtë, teksti na mundëson, për shembull, të dimë se :
– cili ishte nismëtari i parë i shtypit të shkruar posaçërisht për Shqipërinë ;
– kur dhe ku u botua gazeta e parë në gjuhën shqipe, dhe nga kush ;
– kush ishte revista e parë shkencore ;
– cila ishte revista e parë e botuar në shqip dhe në Shqipëri ;
– në cilat shtete botoheshin gazetat shqiptare dhe cilat ishin emrat e tyre ;
– cila ishte ajo gazetë shqiptare e publikuar në Amerikën e Jugut dhe në cilin shtet botohej ;
– cilat ishin gazetat krahinore ;
– cilat gazeta ekzistojnë ende edhe sot ;
– cila gazetë u bë përditshme në Amerikën e Veriut ;
– kush ishte gazeta e parë shqiptare e përditshme ;
– cila ishte zonja e vetme që drejtoi një gazetë ;
– cila ishte gazeta e parë satirike, etj.
Në vazhdim shkrimi i plotë :
« Nuk ka shtetësi shqiptare » ka thënë dikur Bismarku. Kancelari i Hekurt është gabuar krejtësisht, sepse në qoftë se ne supozojmë se elementët e një kombësie janë gjuha e përbashkët, vetëdija e solidaritetit historik, kujtimi i vuajtjeve dhe lavdive të përbashkëta, përputhshmëria e interesave, komuniteti i civilizimit, atëherë duhet të pranojmë se asnjë nga këto elementë nuk u kanë munguar kurrë shqiptarëve.
Në fakt, Shqipëria, brenda kufijve të saj politikë, të vendosur në mënyrë arbitrare, përfaqëson një njësi gjeografike, etnike dhe gjuhësore më të madhe se sa disa vende të tjera, dhe shqiptarët, që nga kohët e lashta, nuk kanë reshtur kurrë së luftuari kundra pushtuesve të huaj (Gotët, Avarët, Bullgarët, Gepidët, Sllavët, Turqit), për të ruajtur bashkimin, gjuhën dhe zakonet e tyre.
Historia e këtij vendi të vogël (sipërfaqja e të cilit është gati e barabartë me atë të Belgjikës) është në të vërtetë një vazhdim i gjatë përpjekjesh për pavarësi politike ; por kjo do të arrihet në shekullin e njëzetë, ku më në fund Shqipëria do të jetë e lirë nga zgjedha e huaj.
Për sa i përket shtypit të shkruar, shqiptarët që jetonin jashtë vendit, vetëm nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, filluan ta përdorin atë, një lloj – siç ka ndodhur me shumë popuj të tjerë të shtypur – për të mbajtur gjallë tek atdhetarët e tyre ndjenjën kombëtare, por gjithashtu – dhe mbi të gjitha – për të tërhequr vëmendjen e kombeve të tjera dhe për të shpallur të drejtën e tyre për të jetuar si shtet i lirë dhe i pavarur.
Vijon nga kjo se shumë botime periodike, shqiptare nga fryma dhe prirjet e tyre, shqiptare gjithashtu prej redaktorëve të tyre, janë shkruar në gjuhë të huaj : italisht, frëngjisht, greqisht, anglisht, etj.
Përpjekja e parë nis në 1848. Më 23 shkurt të atij viti u shfaq në Napoli « e shtypur në letër me cilësi të dobët dhe me karaktere të vjetra », numri i parë i « Albanese d’Italia », publikuar, në italisht, nga patrioti dhe redaktori shqiptar, Jeronim de Rada, i cili fillimisht realizonte gjithçka vetë, por më pas u ndihmua edhe nga studenti prej Abruzzi, Nicola Castagna.
De Rada besonte se Italia do të ishte e gatëshme për të mbështetur kauzën e tij dhe, menjëherë, ai shkruajti për pavarësinë e Shqipërisë; por ngjarjet nuk vonuan t’i tregonin atij se ishte ende heret, duke parë gjendjen në të cilën ndodhej Evropa, për të tjatuar një problem të tillë. Si arsye, pas disa numrave të botuar, ai u tërhoq në vendlindje për të pritur ditë më të mira.
Vitet kalonin. Pas traktave të Shën Stefanit dhe Berlinit, dhe copëtimit të tokave shqiptare, u formua një lidhje për mbojtjen kombëtare e mbështetur masivisht nga kolonitë shqiptare në Rumani, Itali, Egjipt dhe në SH.B.A. Shqiptarët u grupuan. Veprat e shtypura lulëzuan gjithandej. Bibla u përkthye në shqip dhe gazetat u botuan kudo.
Gazeta e parë në gjuhën shqipe (plus versionit greqisht) u botua në 1882 në Athinë dhe titullohej : « Phônê tês Albanias – Zëri i Shqipërisë ». Themeluesi, Anastasio (Anastas) I. Kullurioti, i përndjekur nga qeveria greke për shkak të kësaj propagande shqiptare që ai bënte në Athinë, e transferoi gazetën e tij në Bukuresht, pastaj, meqë vazhdonte të përndiqej, u strehua në Gjirokastër, por aty, autoritetet turke, me urdhër të konsullit grek, e ndaluan dhe e dërguan në burg në Korfuz. Pasi u lirua, u ritkhye në Athinë, dhe, për disa kohë, botoi sërish gazetën e tij ; i arrestuar për herë të dytë, përfundimisht vdiq në burg, me shumë gjasa i helmuar.
Në 1883, « një komitet fisnikësh shqiptarë » filloi të botojë në Corigliano Calabro (Itali) një revistë mujore në italisht dhe shqip : « Flamuri i Arbërit », numri i parë i të cilit u shfaq në 20 korrik. Në të vërtetë, kjo revistë u bë e mundur falë sakrificave personale të Jeronim De Radës, i cili ishte në të njëjtën kohë drejtor, redaktor dhe administor i saj. Austria, Turqia dhe Greqia, të cilat, për arsye të ndryshme, ishin të interesuara për izolimin e Shqipërisë, si rrjedhim ndaluan qarkullimin e saj ; E privuar nga shumica e abonentëve (blerësve potencialë) të saj, gazeta e De Radës u përbuz nga shqiptarët e Italisë, të cilëve u dukej e mërzitshme. Numri i fundit i njohur është i datës 15 Nëntor 1887, botuar në Kozencë (Cosenza).
Në vitin 1884 u botua në Konstandinopojë revista e parë shqiptare shkencore: « Drita », e botuar nga shoqëria letrare me të njëjtin emër. Drejtuesi i saj ishte Pietro Poga, i cili bashkëpunonte me Naim Frashërin dhe J. Vreton.
Më 31 mars 1887, u krijua në Palermo « Arbri i Ri », revistë mujore e drejtuar nga Franc Stassi Petta dhe Giuseppe Schiro, e botuar në shqip dhe italisht. Dy drejtorët e rinj, pavarësisht besimit e guximit të tyre, nuk arritën të vazhdonin përtej numrit të tretë.
Ne thamë se « Flamuri i Arbërit » i De Radës pushoi botimin në fund të 1887. Një vit më pas, patrioti Nicola Naço, « i cili simbolizonte reagimin e Shqipërisë kundër dominimit të pafytyrë të grekëve”, themeloi në Bukuresht, për të vazhduar, gazetën « Shqiptari », e shkruar në shqip dhe rumanisht. Në vitin 1895, një botim i veçantë u botua në rumanisht nën titullin « Albanesul » ; Edicioni shqiptar duket se ka zgjatur deri në vitin 1903.
Duke ndjekur kronologjinë, arrijmë në periodikun e parë të publikuar në tokën shqiptare, revistën fetare mujore « Elçija i Zêmers Jesu Krishtit », themeluar nga jezuitët e Shkodrës në mars të 1891. Publikimi i këtij periodiku në territorin shqiptar, në një kohë kur, me urdhër të Sulltan Abdul Hamidit, u ndaluan të gjitha veprat në gjuhën shqipe, shpjegohet me faktin se Shkodra, ishte një qendër e madhe e kulturës së përgjithshme, kundër të cilës autoritetet turke nuk kishin guxuar ta godisnin.
Në vitin 1895 u zhvillua në Corigliano Calabro, nën presidencën e Jeronim De Radës, kongresi i parë i gjuhës shqipe ; u vendos aty krijimi i një periodiku, dhe një vit më pas, u botua « Ylli i arbëreshve », ku redaktimi iu besua Kryepriftit Antonio Argondizza. Në 1897, kjo gazetë u zëvendësua nga « Nazione albanese », revistë dymujore në italisht që ekzistoi deri sa vdiq (22 mars 1924) redaktori i saj, Anselme Lorecchio.
Më 25 mars 1897 në Bruksel u botua, në shqip dhe frëngjisht, nga Faik Konica, numri i parë i revistës së madhe « Albania », një prej revistave më të rëndësishme që ka ekzistuar ndonjëherë, kushtuar çështjes shqiptare. Nga 1899 dhe për rreth tre vjet, Konica krijoi një shtesë politike me titull « Albania e Vogël ». Në vitin 1902, ai e zhvendosi gazetën e tij në Londër, ku dhe vazhdoi të dalë deri në 1909.
Në vitet që pasuan, periodike të tjera shqiptare u krijuan kudo – por gjithmonë jashtë atdheut – dhe disa prej tyre patën një rëndësi të vërtetë. Mes 1897 dhe 1908, ne do të përmendim
– Në Itali, « L’Albania letteraria » – (1897), gazetë dymujore e redaktuar nga një grup të rinjsh italo-shqiptarësh të Corigliano Calabro-s ; « La Nuova Albania » – (1898 – 1904), organ dyjavor i komitetit politik shqiptar të Napolit ; « Flamuri i Shqipërîs », revistë mujore italo-shqiptare e themeluar më 1 janar 1904 në Napoli nga Profesor Giuseppe Schiro, « Gazzetta Albanese » (1904); « Laimtari i Shqypenies », që u botua në Romë (1905) në italisht dhe shqip ; « Shpnesa e Shqypeniis », publikimi i të cilës filloi më 10 shtator 1905 në Raguza dhe zgjati dy vjet. Ajo u botua në gjuhën shqipe, italiane dhe kroate.
– Në Rumani : « Shqipëria », e botuar çdo dy javë nga 1897 deri në 1899 në shqip, greqisht dhe rumanisht nën kujdesin e grupit shqiptar të Bukureshtit me moton : « Shqipëria e shqiptarëve » ; « L’indépendance albanaise », e themeluar në Bukuresht në 1898 nga Dervish Hima dhe transferuar pas një viti në Romë me emrin « Zani i Shqipënisë » ; « Yll’i i Shqipërisë », organ i patriotëve shqiptarë të Bukureshtit (1898 – 1900), pavarësisht se ishte në shqip, publikonte edhe shkrime në gjuhën frënge dhe greke ; « Përlindia Shqipëtare », gazetë dyjavore e shkruar tërësisht në gjuhën shqipe, përveç artikullit kryesor që ishte në frëngjisht në numrin e saj të botuar në Bukuresht më 15 Maj 1903.
– Në Egjipt : « Bashkimi i Shqipëtarevet », dyjavore e shkruar në gjuhën shqipe dhe frënge (Kajro, shtator 1900) ; « Besa – Besën », themeluar në Kajro në tetor të 1900 ; « Besa », revistë mujore botuar në Kajro nga 1904 deri në 1915.
– Në Bullgari : « Drita », e botuar në Sofje dy herë në muaj nga 1901 deri në 1908.
– Në Serbi : « Albanija » – 1905, gazetë tre-mujore botuar në Beograd në shqip dhe serbisht.
– Në Trieste (atëherë e Austro-Hungarisë) : « Dashamiri », revista dy mujore themeluar me 14 nëntor 1907 dhe e shkruar në dialektin geg.
– Në Zvicër : « Albania », revistë e botuar në shqip dhe frëngjisht (1905).
– Në Turqi mundi të publikohej vetëm një periodik, « Shqyptari », që i përkiste shoqërisë « Bashkimi » të Shkodrës, themeluar në 1904, i cili mundësoi për disa vite, përmbledhjen e ngjarjeve që kishin ndodhur një vit më parë.
Shqiptarët e Amerikës, nga ana e tyre, krijuan, gjatë kësaj periudhe, dy gazeta, njërën në Amerikën e Jugut, « La Questione albanese », numri i të cilës u botua për herë të parë me 1 shkurt 1905 në Buenes Ajres ; tjetra në Amerikën e Veriut : « Kombi », dymujore, themeluar në Boston me 9 qershor 1906 dhe që u zëvendësua me 1 janar 1909 nga « Dielli ».
Lëvizja xhonturke e vitit 1908 dukej, në fillim, sikur po premtonte ditë më të mira për të patriotët shqiptarë, të cilët ishin të shtypur ashpër deri më tani. Menjëherë pas miratimit të Kushtetutës, u shfaqën, në kufijtë e Perandorisë Osmane, gazetat shqiptare.
Këto ishin në :
– Korçë : « Korça », 15 dhjetor 1908 ;
– Selanik : « Lirija », në 1908 ; « Diturija » dhe « Lidhja orthodhokse » në 1909 ;
– Manastir : « Bashkimi i Kombit », e krijuar nga fundi i vitit 1909 falë shoqërisë « Shoqërî Botonjëse Literare » dhe e botuar në shqip dhe turqisht ; « Drita », e themeluar në 1909 ; « Kombi », e themeluar në 1911 ;
– Elbasan : « Tomorri », organ i Normales së qytetit, themeluar me 25 mars 1910 dhe botuar në Manastir nëpërmjet shoqërisë « Bashkimi i Kombit » ;
– Janinë : « Zgjimi i Shqipërisë », organ dyjavor i shoqërisë « Bashkimi », krijuar më 1909 ;
– Shkodër : « Koha », në 1910, e cila në numrin e dytë të saj u emërua « Bashkimi ».
Brenda Konstandinopojës, u publikuan në 1909 « Shqipetari », ndërsa në 1911 « E Vërteta ».
Jashtë Turqisë, u krijua gjatë vitit 1909 në Sofje « Shqypeja e Shqypënis », ndërsa në Kajro « Rrufega » dhe « Shkopi ».
Por shumë shpejt situata do të përkeqësohej ; lëvizja e sapolindur u shtyp, pjesa më e madhe e gazetave shqiptare u pezulluan dhe shumë nga redaktorët e tyre u burgosën. Gazeta të tjera u hapën jashtë vendit si për shembull « Liri e Shqipërisë » në Sofje ; « Trumbeta e Krujës » në Santa – Luis (SH.B.A) ; « Zëri i Popullit » në New York ; « Atdheu » në Rumani ; « Fiala e t’in’zoti » në Piana dei Greci (Itali) ; « La Rivista dei Balcani » po ashtu në Itali mes viteve 1911 – 1912. Në të njëjtën kohë, « Dielli » në New York, u bë gazetë e përditshme.
Tentativat e xhonturqëve për të asimiluar shqiptarët në osmanë i nxituan gjërat. Një kryengritje e përgjithshme u organizua, dhe, në 1912, Shqiptarët morën Shkupin dhe kërcënuan për të marrë edhe Manastirin. Për të ndaluar këtë lëvizje, e cila ishte duke u bërë serioze, dhe për të kufizuar dëmet, qeveria turke premtoi të njohë autonominë shqiptare me disa kushte të caktuara. Shpresa të mëdha lindën edhe një herë, por Lufta Ballkanike vuri gjithçka në pikëpyetje.
Pas disfatës së turqve, Shqipëria ishte e pushtuar pothuajse tërësisht nga malazezët, serbët dhe grekët. Në kulmin e pushtimit, më 28 nëntor 1912, një grup i vogël patriotësh shqiptarë, arritën në Vlorë me një anije austriake, ngritën flamurin e vjetër të Skënderbeut dhe shpallën pavarësinë e vendit ; një burrë shteti, i moshuar, Ismail Qemal bej Vlora, mori drejtimin e qeverisë së përkohshme.
Ishte momenti i duhur, sepse zgjerimi i vendeve ballkanike përdrejt Adriatikut shqëtësonte në të njëjtën kohë si Italinë ashtu edhe Austrinë dhe shpallën « Shqipëria e shqiptarëve ».
Konferenca diplomatike e mbajtur në Londër pranoi, me 20 dhjetor 1912, krijimin e një Shqipërie të pavarur nën mbikqyrjen e një princi evropian të zgjedhur nga populli. Bëhet fjalë për princ Vidin, i cili u zgjodh mbret me 3 dhjetor 1913 dhe zbarkoj në portin e Durrësit me 7 mars 1914.
Gjatë këtyre dy viteve, çfarë ndodhi me shtypin shqiptar ? Të gjitha gazetat e vjetra – me përjashtim të disave të publikuara jashtë – ishin zhdukur, por, nga mesi i 1913, të tjera u shfaqën për t’i zëvendësuar kësaj here brenda tokës shqiptare, më në fund e lirë. Këto ishin :
– « Konkordia », gazetë politike javore e Gjirokastrës ;
– « Ushtimi i Krujës », e publikuar në Durrës ;
– « Besa Shqyptare », e rilindur, me 18 maj 1913, me një emër të ri, « Bashkimi » i Shkodrës, ku dhe disa numra botimi mbajtën edhe emrin « Zàn i Shkodres » ;
– « Përlindja Shqipëtare », gazetë politike dyjavore e Vlorës, e themeluar nga D. Berati me 6 gusht 1913, por që u mbyll që me 14 mars 1914 ;
– « Xgjimi », revistë mujore korçare, që filloi me 1 tetor 1913 dhe u ndal në mars të 1914. Deri në numrin e tretë ; ajo u shtyp në Bukuresht, në pritje të largimit të grekëve nga Korça.
Duhen shtuar edhe :
– « Taraboshi », gazeta e parë e përditshme shqiptare, e themeluar në Shkodër me 26 shtator 1913 nga T. Tocci, dhe që vazhdoi deri në fund të nëntori 1914, dhe pas një periudhe të gjatë ndërprerje, u rikthye në vitin 1921 ;
– « Hylli i Dritës », revistë mujore e madhe, e themeluar me dëshirën e Superiorit françeskan të Shkodrës në tetor 1913.
Gjatë mbretërimit të Princ Vidit, vetëm dy gazeta u botuan në Shqipëri :
– « Populli », që u shfaq në Vlorë nga 4 prilli deri në 19 gusht 1914 dhe pastaj u transferua në Shkodër, kur Vlora ra në duart e kryengritësve ;
– « Zana », revistë letrare dyjavore dhe e ilustruar, e drejtuar nga Zonja Lulo Malësori, e botuar në Bari (Itali) dhe e publikuar nga qershori deri në gusht të 1914 në Durrës.
Pastaj erdhi Lufta e Madhe, me largimin e mbretit Vid dhe pushtimin e Shqipërisë nga ana e trupave armike. Çështja shqiptare u gjend përsëri para botës dhe gazeta të tjera shqiptare u shfaqën jashtë kufijve të shtetit të vogël. Në Amerikë, pati një lëvizje të madhe, ku u krijuan gazeta si « The Albania » (në fillim në Denver, më pas në Chicago, 1915), « Illyria » (Boston, 1916), « Perparimi » (Watertown, Mass, dhe më pas në New York, 1916), « Yll’ i Mëngjezit » (Boston, 1917), « Shqiperia » (New York, 1918), The Adriatic Review (Boston, 1918).
Në Lozanë (Zvicër) u themelua në vitin 1915 « L’Albanie », « organ dyjavor mbrojtës i interesave shqiptare », dhe në Romë, në korrik të vitit 1918 « Kuvendi », javore politike italo-shqiptare.
Në Shqipëri, pavarësisht vështirësive të panumërta, patriotët trima arritën të krijojnë disa revista të reja :
– « Posta e Shoqnies », javore politike e publikuar gjatë disa muajve në Shkodër që nga 5 dhjetori 1916 ;
– « Gazeta e Korces », si fillim e përditshme dhe më pas tri-javore, e krijuar në Korçë me 12 tetor 1916 ;
– « Zoja Shkoders Drita Shqypnis », periodik katolik i publikuar në Shkodër nga prilli i 1917 deri në korrik të 1919 ;
– « Kopështi Letrar », revistë që u shfaq në Elbasan në gusht të 1918 deri në korrik të 1919.
Kur morën fund luftimet, gazeta të tjera u publikuan, për tu kujtuar kombeve që negocionin kushtet e paqes dhe ribënin hartat e Evropës, se Shqipëria nuk duhej harruar : « Agimi », « Koha e Re » dhe « Populli », të publikuara në Shkodër në fillim të 1919 ; « Opinga » dhe « Xgjimi i Shqipërisë », revista të themeluara në Paris po gjatë atij viti ; « Shqiperia e Re », në Bukuresht ; « La Rassegna italoalbanese » në Palermo, etj.
Paqja u arrit më në fund. Me 9 nëntor 1921, Konferenca e ambasadorëve konfirmoi përfundimisht kufijtë e Shqipërisë dhe, me 21 janar 1925, u shpall republikë.
Tashmë, gazetat do të zhvilloheshin normalisht, megjithëse pa pritur këtë moment, fleta të reja kanë mbirë, si kërpudhët pas shiut : mund të llogarisim më shumë se gjashtëdhjetë, të shfaqura mes 1920 dhe 1925, por zakonisht shuhen në lulen e jetës. Ne do të përmendim ndër më të rëndësishmet, si për shembull :
– « Demokratia », javore e madhe e Gjirokastrës (1925) ;
– « Ushtimi i Vlorës » ;
– « Zekthi », gazeta e parë satirike shqiptare (Korçë, 1922) ;
– « Fletorja Zyrtare », e themeluar në Tiranë në 1922 me titullin inicial « Dit e Re ».
Me 1 shtator 1928 u rivendos monarkia dhe presidenti në detyrë, Ahmet bej Zogu, u ngjit në fron nën emri Zog I-rë. Sovrani i ri, që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Konstandinopojë dhe në Vjenë, e njihte rëndësinë e shtypit dhe e favorizoi me aq sa mundi zhvillimin e saj. Gazeta kishin një mision për të përmbushur në mbretërinë e re : imponimin e autoritetit të qeverisë qendrore në fiset që jetonin në malësi për të cilët hakmarrja (kanuni) nuk i përkiste ende të kaluarës. Influenca e gazetave duhet të ishte akoma dhe më e madhe tek ata, sepse ishte i vetmi ushqim intelektual për popullsinë e shkolluar. Pikërisht për shkak të këtyre kushteve të veçanta, qeveria shqiptare mendonte se ishte më mirë që të ketë pak gazeta, por të mira, se sa shumë dhe mediokre ; ligji i 24 janarit 1931 vendosi që çdo editor (botues) duhet të ishte 25 vjeç e sipër dhe të kishte një dëftesë (diplomë) gjimnazi ; nevojitej gjithashtu një depozitë prej 5000 frangash ari. Dispozitat e këtij ligji, me më shumë se 60 artikuj, cënuan të drejtën e lirisë të shtypit dhe gjendja u rëndua më shumë prej dy dekreteve të 1 shkurtit 1937, sepse u eliminua një numër i rëndësishëm gazetash. Mbetën vetëm gazeta e « mëdhaja » por me baza të qëndrueshme : në prag të pushtimit të Shqipërisë nga italianët, kryeqendra e çdo krahine kishte gazetën e saj, shpesh të përditshme.
Revistat, po ashtu, ishin të shumta, le të përmendim më të lexuarat :
– revistën letrare « Minerva » ;
– revistën pedagogjike « Normalisti » të Elbasanit ;
– revistën shkollore « Vatra e Rinis » ;
– revistën fetare të myslimanëve « Zani i Nalte », etj.
Në një vend me 1.2 milionë banorë, gazetat periodike nuk mund të pretendojnë të shiten në masë, sepse ky vend ka ruajtur disa tipare orientale, ku gazetat e botuara kanë përballë tyre një konkurent të fortë, « shtypin e folur », i cili praktikohet në kafene dhe pazare. Gjithsesi, mund të konstatojmë se gazetat arrijnë shpejt deri në fshatrat më të izoluar dhe shohim shpesh, këto kohët e fundit, fshatarë të rinj, të cilët kishin sjellur prodhimet e tyre në treg, dhe të marrin gjatë rrugës së kthimit për në malet e tyre gazetat e gjithë javës.
Pushtimi i Shqipërisë nga italianët ka shkaktuar zhdukjen e të gjitha gazetave të pavarura, duke përfshirë edhe « Dritën », gazetën e përditshme të Tiranës, e cila është zëvendësuar nga « Fashizmi », « organ i partisë fashiste shqiptare », numri i parë i botuar i përket datës 25 maj 1939. Faqja e gjashtë e kësaj gazete është në italisht, të tjerat në shqip. Është e vetmja gazetë që ekziston akoma në Shqipëri.
Katër gazeta të tjera që botohen një apo dy herë në javë janë « Littorio Coritca », « 7 Prilli » (data e pushtimit), « Gazeta e këmishave të zeza » (Vlorë) dhe « Rinia Fashiste » (Shkodër). Janë të gjitha organ i partisë fashiste dhe botohen në italisht e shqip.
Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848-1939/.