Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.
Tag: botime
-

KOLEKSIONI I RRALLË I BIBLAVE/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip
Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin me 452 botime të rralla biblike, mes të cilave vepra të Shën Augustinit, Bibla e Lutherit dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV në XIX. Ekspozita ndriçon historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në shqip dhe mund të vizitohet çdo ditë deri më 19 dhjetor.
Katër vepra të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri I shenjte I të krishterëve I shkruar me gërma arabe dhe një botim I rrallë vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve.
Këto janë vetëm disa nga 452 botime të rralla pjesë e koleksionit të Biblave që ruhen në Bibliotekën Kombëtare që janë ekspozuar për herë të parë për publikun gjërë.
Një ekspozitë që shndërrohet kështu në një ngjarje sa kulturore aq sa edhe gjuhësore, pasi tregon përjekjen për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë në shqip që nga Buzuku, Bogdani e Budi tek figura të ndritura të rilindjes
Një pjesë e mirë botime origjinale, biblat dhe shkrimet biblike datojnë nga mesi i shekullit XV deri në shekullin XIX, dhe janë botuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës
Këto thesare të Bibliotekës Kombëtare mund ti shihni cdo ditë nga ora 09 00 deri në 20 00 deri më 19 dhjetor -

Ekspozita me shkrimet e shenjta/ 452 dokumente të ekspozuara në ambientet e Bibliotekës Kombëtare
Një thesar me 452 vepra me shkrime të shenjta është ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, një udhëtim i rrallë në botën dorëshkrimeve që kanë shënuar shekuj kulture.
“Është një koleksion i rëndësishëm, me mjaft vlerë, pjesë e trashëgimisë sonë, i ndarë në dy pjesë”, u shpreh Piro Misha.
Të gjitha botime janë origjinale, duke nisur me 8 botime të viteve 1400, shtypur me incunabula, para shpikjes së shtypshkronjës. Një pjesë e madhe e veprave janë shtypur në Romë dhe Venecia, të tjera në Francë, Holandë, Belgjikë, Gjermani Greqi Bullgari. Bibla e Martin Luterit, një botim me shumë rëndësi në histori zë një vend të veçantë në ekspozitë.
Nga thesaret e bibliotekës, zbulohet një bibël e rrallë e 1827 e shtypur në Paris që mban vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve.
“Përkthimi i biblës, kur shqipja ende nuk kishte një alfabet, ishte gjë e jashtëzakonshme, qoftë për t’i treguar botës që shqipja ka kapacitete të përkthejë edhe gjërat më të rëndësishme të qytetërimit, por edhe në nivelin praktik, sepse u hap rruga që në kishat shqiptare, meshat dhe shërbesat të bëheshin në gjuhën shqipe”, tha Misha.
Pjesa e dytë i kushtohet përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip, me veprat e Buzukut, Bogdanit dhe Budit dhe më pas botime të shekullit XIX, ku morën pjesë disa prej figurave më të ndritura të Rilindjes.
“Bibla e parë ishte nga Vangjel Meksi, e botuar në Korfuz, pastaj filloi me radhë në sajë edhe të Shoqatës Biblike Angleze, që i ndihmoi, me Kristoforidhin e me radhë. Është një rrugëtim shumë interesant me shumë vështirësi dhe të papritura, por është rrugëtimi i emancipimit kombëtar”, u shpreh Piro Misha.
Vlera e këtyre Biblave duken që në kopertinat e dhendura, bërë me punë artizanale me metale të çmuara. Koleksioni i biblave do të qëndrojë i hapur për publikun për një muaj.Top Channel
-

Libra dhe botime religjioze të fondit muzeal të MKAM ekspozohen për herë të parë
Ekspozita me libra dhe botime religjoze pjesë e fondit muzeal të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë u çel për publikun. Koleksioni i botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, u ekspozua për herë të parë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.
Muzeu ka pjesë të koleksionit të tij 25 Ungjij të Shenjtë, të cilët ju përkasin kryesisht shek.18 – 20-të dhe shumë botime të tjera fetare si liturgji, psalme, revista, etj. Muzeu shprehet se në këtë ekspozitë janë përzgjedhur 18 Ungjij, nga të cilët 6 përkasin shekullit të 18- të, 5 prej tyre shek. të 19-të dhe 1(një) fillimshek.të 20- të, përkthyer në shqip nga Kostandin Kristoforidhi. Dy libra shërbesash të përkthyera nga Fan Noli, në 1909, dhe liturgji, psalme, revista të po kësaj periudhe në gjuhën shqipe. “Unik është Dhiata e Re, dhuratë për Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar nga familja e e ILIA PETRO BRATKO. Për shumë vite, gjatë kohës së diktaturës është mbajtur e fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij. Ungjilli është botuar në vitin 1879 në Shtypronjën e A. X.
Bojadini, në Kostandinopojë. Kjo Dhiatë është e shkruar në dy gjuhë: në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe me alfabetin e Stambollit. Dhiata është botuar me leje të posaçme nga Ministria e Arsimit, Stamboll”, thuhet nga muzeu. Me vlerë të jashtëzakonshme është Ungjilli i Kishës së Ristozit, Mborje Korçë, botim i vitit 1737, si libri më i vjetër të koleksionit të MKAM. Gjithashtu ekspozohen edhe disa dhurata të tjera, kundrejt kishave apo dhe muzeut. Kjo ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar u çel në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore.
-

Ekspozita me libra fetarë në Korçë, më i vjetri ungjilli i shenjtë i Kishës së Ristozit i vitit 1737
Botime religjioze të cilat datojnë nga shekulli XVIII- fillim të shekulli XX janë ekspozuar për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.
Pjesë e koleksionit me 25 botime kryesisht ungjij të gjetur në kishat e vendit është edhe Ungjilli i Shenjtë i Kishës së Ristozit i cili daton në vitin 1737 dhe është më i vjetri prej tyre. Në ekzistencën dhe ruajtjen e këtyre botimeve religjioze një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe filantropët korçarë të cilët i kanë dhuruar ato për kishat apo për fondin e muzeut
Për studiuesin Pandi Bello kontributi i filantropëve korçarë në botime mbetet një prej aspekteve kryesore që i ka shërbyer ruajtjes së identitetit kombëtar në Shqipëri
Ekspozita e re në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë ofron një mundësi unike për të njohur jo vetëm historinë e botimeve religjioze, por edhe përpjekjet e brezave të mëparshëm për të ruajtur trashëgiminë kulturore.Top Channel
