Tag: botës

  • Formula 1/ Max Verstappen rikthehet të dominojë, kampioni i Botës në fuqi fiton në Japoni mes presionit të McLaren

    Formula 1/ Max Verstappen rikthehet të dominojë, kampioni i Botës në fuqi fiton në Japoni mes presionit të McLaren

    Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Suzukës në Japoni, me kampionin e Botës në fuqi që fiton garën e parë këtë sezon.Holandezi dhuroi spektakël me RedBull-in e tij, duke u nisur i pari dhe duke përfunduar i pari.Pas tij erdhi menjëherë Lando Norris me 1 sekondë më pak, ndërsa podiumin e plotësoi piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri.Vetëm vendi i katërt për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli i shtati.Kështu gara për titullin kampion sa vjen e bëhet më emocionuese, me Norris që udhëheq kampionatin me 62 pikë, ndërsa Verstappen ndodhet në vendin e dytë, me një pikë më pak.Gara e radhës do të jetë më 13 prill, e cila do transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
    RENDITJA:

    Top Channel

  • Botërori i Klubeve dhe Kupa e Botës 2026, 47 miliardë dollarë ndikim në SHBA

    Botërori i Klubeve dhe Kupa e Botës 2026, 47 miliardë dollarë ndikim në SHBA

    Një studim i fundit i FIFA-WTO vlerëson ndikimin ekonomik të Kupës së Botës për Klube dhe Kupës së Botës FIFA në Shtetet e Bashkuara në 47 miliardë dollarë. Analizat zbulojnë shtrirjen e ndikimit socio-ekonomik të dy turneve kryesore të FIFA-s në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 dhe Kupa e Botës FIFA 2026 do të shtojnë 62 miliardë në produktin e brendshëm bruto global.

    Hulumtimi, i raportuar nga Sportmediaset, parashikon 290,000 vende pune të krijuara në SHBA si rezultat i ngjarjeve kryesore të FIFA-s. Studimet – të zhvilluara nga OpenEconomics (OE), një organ i pavarur që mbështet institucionet dhe kompanitë në zhvillimin e politikave dhe projekteve të investimeve – janë shembulli më i fundit i bashkëpunimit midis FIFA-s dhe OBT-së pas publikimit të iniciativës më të madhe të GoalEconomy Women’s mbajtur ndonjëherë në Kupën Botërore të GoalEconomy dhe Australisë. dhe Zelanda e Re në 2023.

    Ndër vlerësimet kryesore, analiza e Kupës së Botës FIFA 2026 thekson se 6.5 milionë njerëz në vendet pritëse pritet të marrin pjesë në turne. Sipas OE, turneu mund të ndihmojë në gjenerimin e deri në 40.9 miliardë dollarë në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), të sigurojë 8.28 miliardë dollarë përfitime sociale dhe të mbështesë krijimin e afro 824,000 vendeve të punës me kohë të plotë (FTE) globalisht. Në mënyrë specifike për Shtetet e Bashkuara, OE vlerëson se 185,000 vende pune FTE mund të krijohen, me 30.5 miliardë dollarë në prodhim bruto dhe 17.2 miliardë dollarë në PBB. Impakti ekonomik në nivele të jashtëzakonshme.

    Vazhdo leximin

  • Müller, lamtumirë Bayernit në qershor: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, dua ta mbyll me titull dhe Champions

    Müller, lamtumirë Bayernit në qershor: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, dua ta mbyll me titull dhe Champions

    Thomas Müller do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Lajmi ishte në ajër, por sot ka ardhur zyrtarizimi. 25 vite suksese dhe trofesh që nuk do të harrohen kurrë. Këtë e di shumë mirë lojtari gjerman, i cili, pasi dha lajmin, deshi të përcillte një mesazh të qartë përmes faqes zyrtare të klubit, duke përmendur edhe objektivat e radhës për bavarezët, si finalja e Champions League, që do të luhet në shtëpi dhe që skuadra e Kompany synon ta arrijë:
    “Është e qartë se sot nuk është një ditë si gjithë të tjerat për mua. 25 vitet e mia si lojtar i Bayern Munich do të përfundojnë në verë. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, i formuar nga përvoja unike, takime të mëdha dhe triumfe të paharrueshme. Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës dhe i lumtur që pata mundësinë ta ndërtoja këtë karrierë me klubin tim të dashur. Lidhja e veçantë me klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm do të mbetet përgjithmonë.
    Ajo që dëshiroj si lamtumirë është e qartë: tituj që mund t’i festojmë së bashku dhe momente që do t’i kujtojmë me dashuri për një kohë të gjatë. Do të japim maksimumin në javët në vijim për ta rikthyer titullin e kampionit të Gjermanisë në Mynih dhe për ta arritur finalen tonë të shumëdëshiruar ‘në shtëpi’. Ta bëjmë bashkë”.
    Njoftimi i klubit bavarez për ndarjen pas 25 viteshNë fund, rrugët e Thomas Müller dhe Bayern Munich do të ndahen në fund të sezonit. Pas Kupës së Botës për Klube, sulmuesi gjerman do të largohet nga bardhekuqtë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez përmes një komunikate në faqen zyrtare:
    “Fitues i Kupës së Botës, dy herë fitues i tripletës, rekordmen në paraqitje. FC Bayern dhe Thomas Müller, 35 vjeç, kanë vendosur së bashku t’i japin fund një karriere unike, që ka zgjatur 25 vite dhe ka sjellë 33 trofe, këtë verë.
    Müller, i lindur në Bavari, u bashkua me akademinë e FC Bayern në moshën 10-vjeçare, në verën e vitit 2000, përjetoi një zhvillim të pashembullt, bëri histori me klubin, fitoi gjithçka që mund të fitohej dhe u bë rekordmeni i paraqitjeve të klubit tonë me gjithsej 743 ndeshje zyrtare”.
    Kampionët rekordmenë të Gjermanisë do ta nderojnë karrierën madhështore të Müller, ndër të tjera, edhe me një ceremoni të veçantë. Po ashtu është rënë dakord që fituesi i dyfishtë i tripletës dhe kampioni i botës të luajë ndeshjet e tij të fundit me Bayern-in në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, e cila do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik.

  • Rikthehet Verstappen, kampioni i botës siguron “pole” në Japoni, ndjekin McLaren e Ferrari

    Rikthehet Verstappen, kampioni i botës siguron “pole” në Japoni, ndjekin McLaren e Ferrari

    5 Prill 2025

    9:19

    Telesport

    Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e së shtunës “pole position” në pistën e Suzuka, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Kampioni i botës dha një kohë fantastike në xhiron e fundit, 1’26”983, duke “zënë mat” të gjithë.
    Makina McLaren, më e shpejta deri më tani, u klasifikua në vendet 2-3 me të dy pilotët e saj. Lando Norris ishte vetëm 12 të mijëtat më i avashtë se Verstappen dhe së bashku do ta nisin garën nga vija e parë e startit.
    Piastri, i treti, do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me monegaskun e Ferrari, Charles Leclerc, i katërti, më shumë se 3 të dhjetat i avashtë. Cka tregon se “kokëkuqja” është ende larg makinave më të mira.
    Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Mercedes, me George Russell që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Pas tyre Isack Hadjar i RB, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendet e tetë. “Top-10” kompletohet me Alexander Albon e Oliver Bearman.

  • Botërori i Femrave në 2035, ja ku pritet të mbahet eventi i rëndësishëm sportiv

    Botërori i Femrave në 2035, ja ku pritet të mbahet eventi i rëndësishëm sportiv

    Mbretëria e Bashkuar pritet që të organizojë Kupën e Botës për Femra 2035, pasi është e vetmja aplikante e rregullt për këtë kompeticion. Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut së bashku shprehën interesin për të pritur kompeticionin në Mars. Referuar rregullores së FIFA-s, turneu duhet që të mbahet në Europë ose në Afrikë. Presidenti i Federatës Spanjolle Rafael Luzan tha në javën e kaluar se po punonin për të parqitur një kandidaturë të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun. Por data 31 Mars ishte afati i fundit dhe propozim nga federatat e këtyre shteteve nuk pati. Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino deklaroi në Kongresin e UEFA në Beograd, se aplikimi i Mbretërisë së Bashkuar është i vetmi i marrë për turneun e 2035-ës, ndërsa SHBA pritet që të organizojë edicionin e 2031-it. “Mund të konfirmoj se kemi marrë një aplikim për 2031 dhe një për 2035-ën. Aplikimi për eventin në 2031 është nga SHBA e ka mundësi nga disa prej anëtarëve të CONCACF, ndërsa aplikimi për eventin e 2035-ës është nga Europa. Kështu që rruga është shtruar që Kupa e Botës të zhvillohet në disa shtete të mëdha, e të ndihmojë në zhvillimin e lëvizjes së futbollit të femrave”, tha Presidenti i UEFA. Aplikimet zyrtare duhet që të dorëzohen deri në dimër, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në kongresin e FIFA në 2026. Infantino konfirmoi se Kupa e Botës për Femra 2031 do të jetë një turne me 48 ekipe, nga 32 në 2027. Nëse oferta e Mbetërisë së Bashkuar konfirmohet, do të jetë hera e dytë që një Kupë Bote do të mbahet në vend, pas turneut të vitit 1966 për meshkuj në Angli. Klan News

  • “Trump prishi status quo-në”, Frrok Çupi për tarifat e reja: Zgjoi Europën nga gjumi! Ja cila është filozofia e tij

    “Trump prishi status quo-në”, Frrok Çupi për tarifat e reja: Zgjoi Europën nga gjumi! Ja cila është filozofia e tij

    Analisti Frrok Çupi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump i bëri një nder të madh kontientin evropian, duke e zgjuar nga gjumi, lidhur me situata gjeopolitike.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Trump ka prishur status quo dhe rendin e botës.
    “Kur prishet status quo shpeshherë është pozitivitet i madh i botës. Pa prishur status quo, bota nuk do të ishte këtu, bota aty do kishte metur në disa periudha të prapambetura. Është padyshim, njerëzit duhet të kuptojnë një gjë. Do mbarojë periudha e mandatit të Trump dhe bota nuk do të ketë shkatërrim, nuk do të ketë tmerre. Ai është produkt, na e ka prodhuar Amerika. Trump është krejtësisht i kontrollueshëm, frikë, ndjenja e frikës është, ka prishur boshtin e botës. Çfarë pritet të ndodhë? Po i bën një nder të madh kontinentin tonë, ishte jo vetëm në gjumë, ishte në një gjendje që thoshte, ju lutem mos më zgjoni. Donald Trump nuk është një harbut, edhe pse duket ashtu, që thotë, do ta prish këtë gjë se s’bën. Filozifia e tij, në këtë raport, është, çdo gjë është e vërtetë, derisa të mos jetë e vërtetë. Vijmë te Ballkani ynë. Çështja Thaçi është çështje themelore, jo vetëm e Ballkanit. Është çështje themelore në raportet Rusi, Amerikë, Ballkan, Europë, Serbi, Kosovë etj. Ai është në burg për këto arsye dhe do të dalë nga burgu për këto arsye. Ndodhet atje sepse status quo nuk lejoi të zgjidhet asgjë në Ballkan. Ai është i burgosur politik. Gjykata e Hagës është bërë si ekuilibër mes Serbisë dhe Kosovës. Vetë gjykata nuk ka legjitimitet”, theksoi ai.

  • Kupa e Botës 2030/ Në Spanjë lindin problemet e para

    Kupa e Botës 2030/ Në Spanjë lindin problemet e para

    Në Spanjë vazhdojnë përgatitjet për Botërorin 2030 dhe po vlerësohen opsione të ndryshme për stadiumet që do të përdoren gjatë kompeticioit madhor të FIFA-s.

    Sipas AS, ka disa vështirësi në lidhje me përdorimin e stadiumit të Valencias (“Mestaja”) por dhe me impiantin e Atletiko Madrid (“Riyadh Air Metropolitano”) që nuk është e gatshme ta vërë në dispozicion të FIFA-s.

    Për këtë arsye po vlerësohen opsione të ndryshme, si stadiumi ‘Balaídos’ në Vigo dhe ‘Rosaleda’ në Malaga.

    Vazhdo leximin

  • Cristiano Ronaldo “tradhton” Al Nassr për rivalin historik? Portugezi merr propozimin interesant

    Cristiano Ronaldo “tradhton” Al Nassr për rivalin historik? Portugezi merr propozimin interesant

    Al Hilal, një nga ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube, po synon të bëjë një goditje të madhe përpara së të nisë ky kompeticion. Klubi saudit, i cili tashmë ka figura të njohura në skuadër, po kërkon të përforcohet akoma dhe më shumë dhe ka në mendje një plan të bujshëm.
    Dëshira e madhe e Al Hilal është të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, i cili është ende në kontratë me Al Nassr, por nuk ka pranuar ende të rinovojë. Transferimi i Ronaldos do të ishte një goditje e bujshme për Al Hilal jo vetëm për Kupën e Botës për Klube, por edhe brenda ligës arabe.
    Interesimi i Al Hilal për Ronaldon nuk është i ri. Në vitin 2022, klubi u përpoq të transferonte portugezin, por kufizimet e vendosura nga Qendra për Arbitrazh Sportiv e prishën marrëveshjen. Tani, me largimin e Neymar, klubi i Al Hilal po kërkon një yll të ri dhe beson se ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë do të ishte transferimi ideal. Pavarësisht se është 40 vjeç, sulmuesi vazhdon të tregojë cilësinë e tij me shifra mbresëlënëse, duke kaluar 20 golat këtë sezon.
    Deri më tani, nuk ka pasur një ofertë zyrtare, por bisedimet mund të intensifikohen në ditët në vijim dhe marrëveshja mund të arrihet para 15 qershorit, datë në të cilën nis Kupa e Botës për Klube.

  • Shtatë shtete mund të mos lejohen në Botëror edhe nëse kualifikohen, në listë prin Irani

    Shtatë shtete mund të mos lejohen në Botëror edhe nëse kualifikohen, në listë prin Irani

    Adriatik BALLA
    Botërori i vitit 2026 që do të zhvillohet në tre shtete amerikane e konkretisht në SHBA, Meksikë e Kanada, pritet të jetë një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit, por në të njëjtën kohë kanë nisur të diskutohen problemet e para, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e vështira që qeveria amerikane ka me disa vende të botës, e ku në listë prin i pari Irani, vend që është në armiqësi me SHBA-në prej vitit 1979. Duhet thënë se nuk është i vetmi, pasi referuar mediave të ndryshme europiane e amerikane janë 7 vende në total që mund të mos sigurojnë pjesëmarrjen në Botëror edhe nëse e sigurojnë biletën e kualifikimit nga ndeshjet në grupe. Sipas këtyre mediave, gjashtë shtete rrezikojnë që të mos jenë pjesë e kampionatit të Kupës së Botës të vitit 2026, shkaku i një liste të propozuar për ndalim udhëtimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Siç thamë, Kupa e Botës do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm. Disa kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë turne, ndër to edhe fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina. Megjithatë, disa kombëtare të tjera – një ndër to që veçse është kualifikuar – mund të mos jenë pjesë e këtij turneu, shkaku i ndalesave të udhëtimit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
    Sipas “New York Times”, administrata e Donald Trump do të ndalojë qytetarët e 43 shteteve të ndryshme, derisa kjo do të thotë se ato shtete nuk do të mund të paraqiten fare në kampionat. Irani veçse është kualifikuar, por mund të jetë pjesë e kësaj liste (të shteteve të ndaluara). Gjashtë shtete tjera që mund të jenë pjesë e kësaj liste janë Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos dhe Venezuela – që të gjitha këto kombëtare që kanë ende mundësi kualifikimi për turneun e vitit të ardhshëm. Sipas “beIN Sports”, qeveria amerikane dhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA kanë nisur bisedime për të zgjidhur këtë çështje. Nga FIFA kërkojnë që kombëtarja e Iranit e kombëtaret tjera që mund të ndalohen, të lejohen të udhëtojnë në SHBA, vetëm për turneun e Kupës së Botës.
    Siti në krizë, Guardiola: S’meritojmë asnjë orë si dhuratë këtë sezon
    Ndërkohë që Kupa e Botës së vitit 2026 ka ende kohë të përgatitet dhe vendet të marrin masat e tyre, një tjetër Botëror nuk pret dhe është aktiv e në fokusin e ditës. Bëhet fjalë për Kupën e Botës për Klube, që organizohet këtë herë nga FIFA në një format disi ndryshe. Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola beson se ai dhe lojtarët e Mançester Sitit nuk meritojnë të pranojnë bonus nëse e fitojnë Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FIFA këtë javë njoftoi për çmimin që i takon fituesit të turneut që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik. Siti është në atë garë për ta fituar çmimin prej 100 milionë dollarëve. “Ne nuk meritojmë bonus këtë sezon. Nëse fitojmë, nuk e di se sa mund të na takojnë neve, ato janë për klubin. Trajneri, stafi, lojtarët – nuk meritojmë asgjë. Nuk meritojmë as orë”, ka thënë Guardiola duke buzëqeshur. Siti është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Premier League ka 48 pikë në vendin e pestë. Është ende në garë për të triumfuar në Kupën FA. Në çerekfinale luan ndaj Bournemouthit.

  • Skaloni: Mesi vendos vetë nëse do të luajë në Kupën e Botës 2026

    Skaloni: Mesi vendos vetë nëse do të luajë në Kupën e Botës 2026

    Argjentina ka treguar shpesh se mund të fitojë edhe pa Lionel Mesin, duke ngritur pikëpyetje për pjesëmarrjen e tij të mundshme në Kupën e Botës 2026.

    Pasi u kualifikua në mënyrë fantastike në Amerikën e Jugut, vëmendja tani është kthyer te prania e mundshme e yllit 37-vjeçar, i cili mund të luajë kështu në Kupën e tij të gjashtë të Botës.

    “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, ka ende shumë kohë”, tha me kujdes trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni. “Duhet të mendojmë një ndeshje në një kohë… Ai do të vendosë kur të dojë, mos e shqetësojmë me këtë çështje”.

    Vazhdo leximin