Tag: botës

  • Binance po asiston vende të ndryshme të botës me krijimin e rezervave kripto

    Binance po asiston vende të ndryshme të botës me krijimin e rezervave kripto

    Binance, bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave, tha se ka shpenzuar vite për të adresuar shqetësimet rregullatore në mbarë botën, ndërsa sot qeveritë e vendeve po kërkojnë ndihmën e saj me kriptomonedhat.

    Sipas CEO-s Richard Teng tha për Financial Times se disa vende të botës kanë kërkuar këshillën e kompanisë për krijimin e rezervave kombëtare kripto.
    Teng thotë se politika pro-kripto nga administrata Trump kanë bërë që vende të tjera të botës të ndjekin shembullin e SHBA-së.

    Që kur Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, qëndrimi armiqësor nga kriptomonedhave nga autoritetet rregullatore është eleminuar plotësisht ndërsa një regjim më pak strikt ka filluar.
    Në muajin Mars Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e Rezervës Strategjike të Bitcoin dhe një rezervë tjetër kriptoasetetesh e cila do të plotësohet me asete të konfiskuara nga agjencitë ligjzbatuese.

    “Shtetet e Bashkuara janë shumë përpara vendeve të tjera të botës në lidhje me adoptimin e bazave rregullatore të kriptomonedhave,” tha Teng.
    /PCWorld Albanian

  • Mesi deklaron: Doja kthimin te Barça por…

    Mesi deklaron: Doja kthimin te Barça por…

    Kampioni i botës në Katar 2024 Lionel Mesi flet me zemër të hapur.

    Në një intervistë me kanalin në YouTube ‘Simplemente Fútbol’, sulmuesi aktual i Inter Majemit pranoi se ëndrra e tij, pas fitimit të Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, ishte të kthehej në Barcelonë, por diçka shkoi keq:

    “Pas Kupës së Botës, nuk e shihja veten duke luajtur për ndonjë ekip tjetër evropian përveç Barcelonës. Qëllimi im ishte të kthehesha. Të kthehesha në shtëpinë time, ku filloi gjithçka. Por për fat të keq nuk ishte e mundur”.

    Vazhdo leximin

  • Messi del hapur: Nuk kam ndërmend të tërhiqem, po mendoj të luaj edhe në Botërorin e ardhshëm

    Messi del hapur: Nuk kam ndërmend të tërhiqem, po mendoj të luaj edhe në Botërorin e ardhshëm

    “Të mund të them se kam arritur gjithçka në futboll është vërtet diçka e çmuar. Siç them gjithmonë, kam pasur fatin të fitoj gjithçka në nivel klubesh me Barcelonën dhe më pas edhe me kombëtaren”, deklaron Lionel Messi.
    Më tej, sulmuesi argjentinas shtoi: “Trofetë janë diçka që mendoj se do ta vlerësoj më shumë me kalimin e kohës. Prandaj them gjithmonë se i jam shumë mirënjohës atij, për gjithçka që më ka dhënë. Po, Zoti më ka dhënë”.
    Messi pranoi se ëndrra e tij pas fitimit të Kupës së Botës ishte të kthehej në Barcelonë, por rikthimi i tij nuk u realizua kurrë: “Pas Kupës së Botës, nuk e pashë veten duke luajtur për ndonjë ekip tjetër evropian përveç Barcelonës”.
    “Qëllimi im ishte të kthehesha në shtëpinë time, aty ku filloi gjithçka. Por fatkeqësisht nuk ishte e mundur”, tha Messi, që më pas shkoi në Amerikë. “Vendimi për të ardhur këtu ishte thjesht një vendim familjar. Ne erdhëm në Majemi, për të jetuar këtë përvojë të re“, rrëfeu ai.
    Messi, i cili në qershor do të mbushë 38 vjeç, është ende i uritur sa ishte në ditën e tij të parë: “Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj të luaj. Kjo natyrë nuk do të më braktisë kurrë, sepse është pjesë e imja. Kështu jam rritur. Më pëlqen të fitoj dhe të konkurroj“.
    Argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në fund të vitit 2025, përfundoi duke pranuar se hapi i tij i ardhshëm do të jetë i lidhur ngushtë me Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada: “Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendimin tim në lidhje me Kupën e Botës. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk po mendoja për të.”

  • Te Red Bull tremben nga klauzolat e Verstappen, kampioni i botës në negociatat me rivalët

    Te Red Bull tremben nga klauzolat e Verstappen, kampioni i botës në negociatat me rivalët

    E ardhmja e Max Verstappen te Red Bull, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2027, mund të ndërpritet në fund të këtij sezoni. Kjo gjë mund të ndodhë për shkak të një klauzole që 4 herë kampioni i botës në Formula 1 ka me makinën austriake.
    Në fakt, në kontratë ka disa klauzola, por një e tillë në favor të pilotit mund të bëjë që ai të shkojë në një skuadër tjetër. Kështu, është zbuluar se në rast se Verstappen renditet i katërti në korrik, ai mund të nisë negociatat me skuadrat e tjera.
    Sipas “F1 Insider”, mësohet se “klani Verstappen” është gati të negociojë me Mercedes, por me kusht që të jetë makina gjermane ajo që duhet të bëjë lëvizjen e parë. Pra, është në dorën e “Shigjetave të Argjendta” për të demonstruar se sa e rëndësishme do të ishte për ta që të punësonin Verstappen.
    Një tjetër skuadër e interesuar duket se është Aston Martin, ku këtë vit po punon Adrien Newey, njeriu që bëri Red Bull një makinë të pathyeshme gjatë tri viteve që Verstappen u shpall kampion bote për pilotë.
    Gjithçka do të varet nga pozicioni që do të ketë në renditje piloti holandez në korrik kur dhe nisin pushimet verore. Aktualisht Verstappen është i treti me 69 pikë pas dy pilotëve të McLaren dhe vetëm 6 pikë më shumë se Russell (i katërti)

  • “Kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE”/ Kryeministri Rama në rubrikën “Sy m’sy”: Shqipëria në vëmendjen e të gjithë botës

    “Kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE”/ Kryeministri Rama në rubrikën “Sy m’sy”: Shqipëria në vëmendjen e të gjithë botës

    Kryeministri Rama flet me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook duke iu përgjigjur pyetjeve, dhe komenteve të tyre. Rama u shpreh se më 16 maj Tirana do të jetë sërish epiqendra e politikës europiane.
    “Në 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane dhe në një moment historik për Europën ku janë shumë tema që janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri. Ku do të vijë në takimin e tij të parë edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Do të jetë një tjetër moment i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Do të jetë edhe një moment promovimi i Shqipërisë turistike. Sepse atë ditë do jetë në ekranet e të gjithë botës. Jemi shumë krenar që kemi promovim të dyfishtë në sport dhe në politikë. Por duhet të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE. Të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar ndër shekuj me Europën dhe duhet të jetë anëtare e BE. Kjo është e sigurt. Jam shumë optimist, sepse në këto 100 metra të fundit drejt finishit, por rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike”, tha Rama.

  • Mazniku ironizon Berishën: Mendja gjë e madhe!

    Mazniku ironizon Berishën: Mendja gjë e madhe!

    Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha, duke thënë “Votoni PS-në që të ikë në shtëpi se u bëmë gazi botës me këtë opozitë”.
    Mazniku ka ndarë në rrjetet sociale një video të postuar nga Kryeministri Rama dhe shkruan: “Mendja gjë e madhe.Voto 5 dhe të iki në shtëpi edhe ky se u bëmë gazi botës me këtë opozitë”. 

  • Votat me postë të diasporës/ Nis sot dërgesa, zarfet do të shpërndahen drejt emigrantëve në 85 vende të botës

    Votat me postë të diasporës/ Nis sot dërgesa, zarfet do të shpërndahen drejt emigrantëve në 85 vende të botës

    Prej disa ditësh në Parkun Olimpik po punohet pa ndërprerje për përgatitjen e zarfeve me fletë votimi për diasporën. Dërgesa e parë do të bëhet sot. Në fillim vuloset fleta e votimit, vendoset në një zarf, më pas vendoset në zarfin e KQZ-së, bashkë me një udhëzues se si do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit. Janë disa qarqe si Kukësi, Dibra, Vlora e të tjera, për të cilat ka përfunduar përgatitja e materialeve dhe ato dërgohen menjëherë me postë. Zgjedhësit në vendet e Europës mund t’i kenë në shtëpi për 48 orë.
    “Janë qarqet që kanë numër të vogël votuesish. Është e këshillueshme që brenda tri ditëve të kryejnë procesin e votimit dhe të telefonojnë”,-shprehet Celibashi.
    Zarfet me fletët e votimit pritet të nisin të rikthehen në KQZ nga mesi i javës që vjen, por numërimi i tyre do të bëhet më 11 maj. Këto janë zgjedhjet ku për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 250 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
    Në ambientet e Parkut Olimpik janë 120 persona që po punojnë me tre turne në qendrën për votimin nga jashtë, në mënyrë që të bëhen gati zarfet me materiale zgjedhore që do t’u dërgohen votuesve të regjistruar në diasporë. Me përjashtim të pak fletëve të votimit në Fier, ka përfunduar vulosja e 245 mijë fletëve dhe futja e tyre në zarfin e parë A. Këtë të diel puna vazhdon me një proces zinxhir, ku çdo votuesi në diasporë i shkon një zarf i personalizuar. Fleta e votimit e qarkut nga ku vjen qytetari, pasi është vulosur dhe futur në një zarf të anonimizuar A, futet pastaj në një zarf më të madh B, i cili mban të dhënat e koduara të çdo zgjedhësi. Më pas kompania postare e merr zarfin B, e fut në zarfin e verdhë të postës, bashkë me një udhëzues, një listë me kontakte të kompanisë nëpër botë, si dhe një zarf tjetër postar për kthimin e votës.
    Kompania postare bën mbylljen e zarfit me kodet e adresës, dhe pastaj i merr në dorëzim ato për t’i shpërndarë në 85 shtete të botës. Aktualisht janë përgatitur rreth 10 mijë sete, dhe dërgesa e parë pritet të bëhet ditën e sotme, duke shënuar për herë të parë për Shqipërinë, “votat e hershme”, pasi praktikisht nga e marta e tutje, dikush mund të votojë pa pritur 11 majin.
    Ata që janë refuzuar, apo nuk janë regjistruar në KQZ, vijojnë ta kenë emrin në listën e zgjedhësve në Shqipëri dhe mund të vijnë fizikisht të ushtrojnë të drejtën e votës. Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, procesi i votimit nis këtë javë, pasi diaspora që ndodhet në Greqi e Itali do të marrë që sot fletën e votimit nëpërmjet postës. Ndaj PS dhe PD po përpiqen që në këto orë të fundit, para se diaspora të votojë, të bindin shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për të marrë mbështetjen e tyre. Fushata në diasporë për forcat politike shqiptare ka nisur faktikisht më herët, pasi gjatë fazës së regjistrimit të emigrantëve edhe Edi Rama edhe Sali Berisha kanë zhvilluar takime në dy shtetet ku jetojnë më shumë shqiptarë, në Greqi e Itali.
    Në zgjedhjet e 11 majit shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të votojnë për herë të parë. 246 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në më shumë se 85 shtete të botës do të marrin fletën e votimit brenda pak ditësh për të shprehur vullnetin e tyre se cila parti duhet të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. KQZ ka këshilluar emigrantët ta plotësojnë fletën e votimit brenda 3 ditëve dhe ta nisin nëpërmjet postës, në mënyrë që vota e tyre të mbërrijë në kohë në Shqipëri, pasi çdo zarf që arrin në Shqipëri pas orës 19:00 të 11 majit nuk do të numërohet.

  • Befasuese, federata e Amerikës së Jugut propozon zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 skuadra

    Befasuese, federata e Amerikës së Jugut propozon zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 skuadra

    Adriatik BALLA
    Kupa e Botës është gjithmonë një aktivitet tërheqës. Edhe pse zgjat vetëm një muaj, ajo ka një impakt të madh në radhët e sportdashësve kudo në botë, pasi është veprimtari futbollistike e skuadrave përfaqësuese të vendeve të kualifikuara. Pra sportistët më të mirë shkojnë në këtë aktivitet dhe fituesit e Botërorit janë gjithnjë lojtarët më të vlerësuar si individualisht dhe me skuadrat e tyre. Ndërkohë, ndryshimet e herëpashershme të formatit kanë sjellë ndryshime në numrin e pjesëmarrësve, por me një tendencë të shtimit të numrit të ekipeve nga 24 në 32 e më në fund 48.
    Por ka përpjekje për të rritur më tej numrin, deri në 64 skuadra nacionale. Kështu, një propozim zyrtar për zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 skuadra është paraqitur nga organi drejtues i Amerikës së Jugut, Conmebol. Turneu do të organizohet nga Spanja, Maroku dhe Portugalia, ndërsa ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj. Kupa e Botës 2026 do të jetë e para me 48 skuadra, por Conmebol dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë për vitin 2030, për të shënuar 100-vjetorin e këtij kompeticioni. “Kjo do t’u japë mundësi të gjitha vendeve të përjetojnë eksperiencën botërore dhe askush në planet të mos mbetet jashtë kësaj feste,” tha presidenti i Conmebol-it, Alejandro Dominguez, në kongresin e organizatës të enjten. “Jemi të bindur se kjo festë qindvjeçare do të jetë e veçantë, sepse 100 vite festohen vetëm një herë.
    ” Ideja u propozua fillimisht në mënyrë “spontane” në një takim të Këshillit të FIFA-s në mars nga presidenti i Federatës Uruguaiane të Futbollit, Ignacio Alonso. FIFA deklaroi se ka për detyrë të analizojë çdo propozim që vjen nga një prej anëtarëve të saj të Këshillit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mori pjesë në Kongresin e Conmebol-it të enjten dhe theksoi “rëndësinë e jashtëzakonshme” që do të ketë Kupa e Botës 2030. Vendimi për të zgjeruar Kupën e Botës 2026 në 48 skuadra u mor në vitin 2017 pas një votimi unanim në kongresin e FIFA-s. Kongresi i 75-të i FIFA-s do të mbahet më 15 maj në Paraguaj, ku pritet të diskutohet propozimi i Conmebol-it. Nëse propozimi pranohet, edicioni i vitit 2030 do të përfshijë 128 ndeshje, në krahasim me formatin me 64 ndeshje që u përdor nga viti 1998 deri në 2022. Mbetet të shihet a do të miratohet nga FIFA ky projekt, por gjasat janë që Botërori të vazhdojë për disa seri me 48 ekipe. Sidoqoftë, në këto nisma ka lotime e në varësi të tyre merren edhe vendimet.

  • E rrallë/ Magnus Carlsen kundër Botës, legjenda e shahut thyen rekordin e ndeshjes virtuale

    E rrallë/ Magnus Carlsen kundër Botës, legjenda e shahut thyen rekordin e ndeshjes virtuale

    Legjenda e shahut Magnus Carlsen ka befasuar sërish, këtë herë duke thyer një rekord botëror që e forcon statusin e tij përtej thjesht një mjeshtri të madh.

    Numri 1 në botë, tashmë një titan i lojës me pesë tituj kampion bote në shahun klasik, tetë tituj bote në shah Blitz dhe shumë e shumë çmime e arritje të tjera, vazhdon të riformulojë përsosmërinë. Edhe pas më shumë se një dekade dominimi mbi tabelë, Carlsen mbetet i paprekshëm, duke tejkaluar rivalët me një saktësi të akullt.

    Tani, fenomeni norvegjez ka shtuar një tjetër arritje të mahnitshme në trashëgiminë e tij, që i tejkalon kufijtë tradicionalë të shahut dhe bashkon fansa nga mbarë bota. Por ç’arritje revolucionare ka realizuar kësaj radhe?

    Magnus Carlsen shkruan histori të re në shah: Një përballje globale për të gjitha kohërat

    Triumfi më i fundit i Carlsen nuk ka të bëjë vetëm me matet — ka të bëjë me shkallën e përmasave. Ai së fundmi nisi “Magnus kundër Botës”, një spektakël online shahu që tërhoqi 100,000 pjesëmarrës, duke thyer zyrtarisht rekordin për ndeshjen më të madhe virtuale të shahut që është zhvilluar ndonjëherë.

    Ndryshe nga duelet globale të së kaluarës, si ato të Garry Kasparov apo Viswanathan Anand — që u përballën me 50,000 dhe 70,000 lojtarë përkatësisht — Carlsen e përmbysi komplet konceptin. Në vend të shahut klasik, ai zgjodhi Freestyle Chess (Chess960), një format dinamik ku pozicionet e fillimit të gurëve janë të rastësishme, duke kërkuar kreativitet në vend të strategjive të memorizuara.

    Ja ku qëndron risia: Carlsen luan me gurët e bardhë, ndërsa “Ekipi i Botës” voton në mënyrë kolektive për çdo lëvizje si i zi, me 24 orë kohë për çdo vendim. Ndeshja, që nisi me lëvizjen klasike 1.e4 nga Carlsen, ndërthur strategjinë me demokracinë, duke e kthyer çdo hap në një betejë me burim nga kolektiviteti. Për të balancuar ndeshjen, Ekipi i Botës ndihmohet nga trajnerë të nivelit të lartë, si mjeshtri i madh Benjamin Bok dhe mjeshtri ndërkombëtar David Pruess.

    Sam Copeland, kreu i komunitetit të Chess.com, përshkroi emocionin:

    “Është e jashtëzakonshme të shohësh 100,000 shahistë që kanë mundësinë të përballen me lojtarin më të madh të të gjitha kohërave duke diskutuar me pasion lëvizjet, idetë, duke strategjizuar dhe duke u përpjekur të parashikojnë se çfarë do të luajë Magnus më pas.”

    Edhe pse regjistrimet janë mbyllur, kjo përballje historike thekson misionin e Carlsen për të sjellë risi. Duke ndërthurur traditën me përfshirjen moderne, ai nuk po thyen vetëm rekorde, ai po rishkruan mënyrën se si shahu lidhet me brezat. Për Carlsen, kjo është një tjetër goditje mjeshtërore në një karrierë që gjithmonë ka sfiduar kufijtë e mundësive.

    Duke thënë këtë, le të ulemi dhe të dëshmojmë një tjetër faqe historie të Magnus Carlsen.

     

  • Rreth botës në 100 ditë me tren

    Rreth botës në 100 ditë me tren

    Nëse jeni duke kërkuar për një përvojë udhëtimi të pazakontë për vitin 2026 – dhe keni rreth 130,000 € për të shpenzuar – ky udhëtim epik hekurudhor ju pret.Udhëtimi është një odise rreth botës duke përdorur vetëm trena dhe anije turistike.Mbi 100 ditë, pasagjerët do të vizitojnë dhjetëra vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të marrin pjesë në përvojat kulturore të ndryshm dhe do të festojnë në restorantet me yje Michelin.Me vetëm 12 vende të disponueshme, udhëtarët që duan një vend në këtë aventurë hekurudhore, duhet të jenë të shpejtë.Turneu botëror, i ofruar nga operatori luksoz Adventures By Train, niset nga stacioni hekurudhor St Pancras në Londër.Nga atje, udhëtarët ‘gjarpërojnë’ nëpër botë, duke hipur në klasin e parë në rrugët ikonike hekurudhore, me trenat europianë me fjetje, udhëtimin e frymëzuar nga Orient Express të Stambollit, trenin e shpejtë të Kinës për në Xian dhe legjendarin California Zephyr.Ekzistojnë gjithashtu dy segmente me anijet turistike luksoze. Pasagjerët do të lundrojnë në Paqësorin e Veriut në një udhëtim 23-ditor nga Tokio në Vankuver, si dhe do të përjetojnë një kalim klasik transatlantik në bordin e Cunard’s Queen Mary 2.Udhëtimi përfshin shumë përvoja ekskluzive. Udhëtarët do të shohin tradita të lashta, si punëtoritë e mermerit turk, degustimi i verërave në rajonin Kakheti të Gjeorgjisë dhe ceremonitë e çajit në Japoni.Ka mundësi për të eksploruar vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke përfshirë Hagia Sophia e Stambollit, gdhendjet në shkëmb Gobustan të Azerbajxhanit dhe Ushtrinë prej Terrakota të Kinës në Xian.Hagia SophiaVaktet do të hahen në restorante të njohura si Steirereck në Vjenë, Taian Table në Shangai dhe Atomix të Nju Jorkut.Ditët e ëndrrave pasohen nga qëndrimi në hotelet më legjendare në botë.Udhëtarët do të flenë aty ku Agatha Christie shkroi “Vrasje në Orient Express” në Pallatin e famshëm Pera të Stambollit.Ushtria prej TerrakotaAta do të udhëtojnë prapa në kohë në hotelin legjendar Old Faithful Inn të Yellowstone, me pamje nga shkretëtira dhe do të shijojnë luksin me pesë yje në The Langham New York.Udhëtimi kushton 112,900 £ (132,000 €) për person ose 89,950 £ (105,200 €) për çiftet./ Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.