Tag: botës

  • SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

    SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

    Amerika u mbyll derën përgjithmonë emigrantëve nga të gjitha vendet e botës së tretë. Është ky vendimi i marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas sulmit me armë ndaj gardës pranë Shtëpisë së Bardhë. Përmes një postimi në Truth Social, ai thekson se kjo lëvizje do të “lejonte që sistemi amerikan të rimëkëmbet plotësisht” nga politikat e emigracionit të paraardhësit Joe Biden, që sipas tij kishin prekur kushtet e jetesës dhe përfitimet e shumë qytetarëve.
    “Do të largoj këdo që nuk është një aset për Shtetet e Bashkuara, ose është i paaftë të dojë vendin tonë, do t’i jap fund të gjitha përfitimeve dhe subvencioneve federale për ata që nuk janë shtetas të vendit tonë, do t’u heq natyralizimin emigrantëve që dëmtojnë qetësinë e brendshme dhe do të deportoj çdo shtetas të huaj që është një barrë publike, rrezik sigurie ose që nuk përfaqëson Qytetërimin Perëndimor”, tha Trump.
    Nuk është e qartë se për cilat vende po i referohej presidenti. Termi “vende të botës së tretë”, i përdorur nga disa për të përcaktuar vendet në zhvillim, është përdorur vazhdimisht nga Trump si pjesë e retorikës së tij anti-imigracion. CNN ka kontaktuar Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë për sqarime.
    Ndërkohë, SHBA-të do të rishqyrtojnë të gjitha lejet e qëndrimit, të quajtura “Green Card”, të lëshuara për njerëzit nga 19 vende që janë “shqetësuese” për shkak të udhëzimeve të Presidentit Trump. Këtë e konfirmoi Joe Edlow, drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së, në një postim në platformën sociale X.
    CNN ka zbardhur edhe listën e shteteve që preken si Afganistani, Republika e Kongos, Haiti, Irani, Libia, Kuba, Venezuela dhe të tjerë. Këto zhvillime dhe vendime vijnë pasi një shtetas afgan u akuzua për sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, njëri prej të cilëve ka vdekur. Trump po shqyrton dhe mundësinë e dëbimit të familjes së autorit, Rahmanullah Lakanwal.

  • Trump paralajmëron pezullim të përhershëm të emigracionit nga vendet e botës së tretë

    Trump paralajmëron pezullim të përhershëm të emigracionit nga vendet e botës së tretë

    Bota E Premte, 28 Nëntor 2025 09:15
    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, një ditë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Washington DC, një ngjarje që është kthyer shpejt në pikë të nxehtë politike, mes fushatës së tij për shtrëngimin e mëtejshëm të politikave të emigracionit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se administrata e tij do të “ndalojë çdo përfitim federal për joqytetarët” dhe do të dëbojë “çdo person që nuk është një aset i pastër për Shtetet e Bashkuara”.

    Sipas Reuters, nuk është ende e qartë se si presidenti synon të zbatojë një “pezullim” të tillë të emigracionit, ndërsa ndalimet e mëparshme të administratës së tij janë përballur me sfida të forta në Kongres dhe në gjykata.

    Më herët, Trump njoftoi vdekjen e Sarah Beckstrom, një prej dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të plagosur në sulmin pranë Shtëpisë së Bardhë.

    Njoftimi i presidentit shihet si një ashpërsim i mëtejshëm i linjës së ashpër kundër emigrantëve, në një mandat të dytë të dominuar nga një fushatë dëbimesh masive. Në të, ai përdor retorikë të fortë anti-emigracion, duke fajësuar pa prova emigracionin për probleme si kriminaliteti i lartë apo rritja e deficitit.
     

  • Super interes për Botërorin, shiten mbi 2 milionë bilita ende pa u hedhur shorti i ndeshjeve

    Super interes për Botërorin, shiten mbi 2 milionë bilita ende pa u hedhur shorti i ndeshjeve

    Ndeshja hapëse e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe Amerikë është ende më shumë se gjashtë muaj larg, por pritja po rritet midis tifozëve në të gjithë globin për atë që presidenti i FIFA, Gianni Infantino, e ka shpallur “Kupa e Botës më e madhe ndonjëherë”.
    Siç raporton “Kicker”, organi qeverisës botëror për futbollin ka njoftuar se gati dy milionë bileta janë shitur tashmë. Mbajtësit e biletave as nuk e dinë se cilat ndeshje do të shohin, pasi shorti i grupeve të Kupës së Botës do të zhvillohet më 5 dhjetor, në Uashington.
    Pasi shorti dhe orari të publikohen të nesërmen, biletat individuale për ndeshje dhe ekipe të zgjedhura në fazën e grupeve do të jenë të disponueshme për herë të parë. Por, me sa duket, ky nuk ishte një problem i madh për shumë tifozë, të cilët e paraprinë ndeshjen.
    Sipas FIFA, njerëz nga 212 vende dhe territore kanë siguruar tashmë bileta. Kërkesa më e madhe është qartësisht në tre vendet pritëse, por ka gjithashtu interes të fortë për biletat edhe nga tifozë nga Anglia, Gjermania, Brazili, Kolumbia, Spanja, Argjentina dhe Franca.
    “Urime të gjithëve që kanë siguruar tashmë bileta. Të gjithë të tjerët kanë një shans tjetër për të siguruar një duke filluar nga 11 dhjetori, disa ditë pas shortit të raundit të fundit në Uashington“, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Nga 11 dhjetori deri më 13 janar 2026, palët e interesuara mund të regjistrohen në faqen e internetit të FIFA-s për të marrë bileta si pjesë e një faze të tretë shitjesh.

  • Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në PGE  Varshavë

    Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në PGE Varshavë

    Tani është zyrtare! Gjysmëfinalja e Play Off, Kupa e Botës 2026 ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars 2026 në stadiumin ‘PGE Narodowym’ (58.580 mijë vende) në Varshavë.

    Fituesi i këtij takimi ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë- Suedi.

    Njoftimi:

    Federata Polake e Futbollit njofton se gjysmëfinalja e eliminatoreve për Kupën e Botës 2026 midis Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë. Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

    Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

    24 Nëntor 2025

    11:50

    Telesport

    Ky sezon në Kupën e Botës për ski ka nisur mjaft mirë për skiatoren shqiptare Lara Colturi. Me dy podiume, dy vende të dyta në Levi dhe Gurgl, në tri gara të zhvilluara deri më tani, skiatorja 19-vjecare po befason me paraqitjet e saj.
    ”Ndihem shumë mirë dhe pse nuk ishte aspak e lehtë, pasi kushtet e pistës nuk ishin të mira në zbritjen e dytë. Kur pashë që isha e para pas zbritjes time nuk e besoja. Jam e kënaqur që ngjitem sërish në podium”, deklaroi Lara Colturi pas podiumit të dielën në Austri
    Më tej, në deklaratën e saj për mediat, Colturi tha: “Tani do të përgatitem për garën e radhës, ajo që zhvillohet në Amerikë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Do të përgatitem në maksimum për të qenë gati për sfidën e radhës së Kupës së Botës”.
    Në renditjen e përgjithshme për femra në Kupën e Botës në ski, Lara Colturi ndodhet e dyta me 196 pikë, pas ikonës dhe kampiones në fuqi Mikaela Shifrin, që ka 250 pikë, që ka fituar dy garat e fundit, duke qenë e vetmja që ka mposhtur skiatoren kuqezi.

  • Polonia “përçmon” Shqipërinë/ Legjenda Boniek: Kuqezinjtë, ekip që i mundim lehtë në shtëpi

    Polonia “përçmon” Shqipërinë/ Legjenda Boniek: Kuqezinjtë, ekip që i mundim lehtë në shtëpi

    Në futboll thuhet se më e rëndësishmja nga të gjitha është ndeshja e radhës. Po ashtu, që rivali më i parë, është më i rrezikshmi. 
    Këtë duket se e ka harruar një nga legjendat e futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i shquar, Zbignjev Bonjek. 
    Bonjek, që mund të krahasohet vetëm me një Lato në kombëtaren e “shqiponjave të bardha”, e që ka qenë zv. President I UEFA-s dhe ish-president I Federatës Polake të Futbollit, duket se është I lumtur që shorti i plej ofit të Kupës së Botës e ka vendosur ekipin e tij kombëtar përballë Shqipërisë. 
    Në një intervistë për televizonin polak, “polsatsport”, ai deklaron me nënvleftësim se “Shqipëria është një rival që e mundim lehtë në shtëpinë tonë”, dhe shton se “nëse nuk mundim Shqipërinë, si mund të pretendojnë që të shkojmë në Botëror”. 
    Më pas, përqëndrohet më shumë tek rivali i mundshëm në finalen e plej ofit, Suedia, e cila do ta luajë gjysmëfinalen e saj kundër Ukrainës. 
    “Është rivali më I lehtë”, janë fjalët e tij, ndërsa proteston ashpër që suedezët kanë mundësi të shkojnë në Botëror duke ardhur nga Liga e Kombeve, ndërsa në grupin eliminator morën vetëm dy pikë. 
    Kujtojmë se Suedia I humbi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, 0-2 në Prishtinë dhe 0-1 në Stokholm. Ish-ylli i Juventusit, dikur kampion i Italisë, i Europës dhe i Botës, e që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1982 me Poloninë, gjykon se shorti në gjysmëfinale, e pastaj në finalen nëse arrihet deri aty, është më i lehti i mundshëm. 
    “Më të mirë nuk mund të gjenim”, – është vlerësimi i tij. Urimi është që edhe futbollistët polakë dhe trajneri i tyre Jan Urban të ndajnë të njëjtin mendim si legjenda Zbignjev Bonjek. 

  • Botërori 2026, gafa e FIFA-s ndez rrjetet sociale. CR7 e detyron të ndryshojë posterat zyrtarë

    Botërori 2026, gafa e FIFA-s ndez rrjetet sociale. CR7 e detyron të ndryshojë posterat zyrtarë

    Rrjetet sociale nuk falin. FIFA publikoi disa postera promocionalë për Kupën e Botës së verës së ardhshme. Midis tyre ishte edhe ai që përfaqësonte kombëtaret e kualifikuara dhe lojtarët e tyre simbol. Messi, Mbappé dhe Haaland ishin në plan të parë, por harrimi i Cristiano Ronaldos nuk u prit aspak mirë. Sidomos jo nga miliona tifozë të yllit portugez në mbarë botën.
    Në poster ishin të gjithë…, përveç CR7. Në versionin e parë të publikuar nga FIFA, për vendet tashmë të kualifikuara ishin zgjedhur lojtarët kryesorë: Messi për Argjentinën, Mbappé për Francën, Kane për Anglinë, Haaland për Norvegjinë, por jo Ronaldo. Në vend të tij, FIFA kishte vendosur Bruno Fernandes, mesfushorin e Manchester United dhe një nga liderët e Portugalisë. Një zgjedhje që nuk u pëlqeu aspak fansave, duke pasur parasysh peshën globale të Ronaldos.
    Rezultati? Një “stuhi” komentesh në rrjetet sociale, shpërthime ironie dhe akuza ndaj FIFA-s. Administratori i faqes u detyrua ta hiqte posterin dhe të publikonte një version të ri, këtë herë me Cristiano Ronaldon në sfond, me një pozë krenare, duke treguar me gisht drejt horizontit, ashtu si kur feston para tribunave.
    Në plan të parë, megjithatë, qëndrojnë ende kampionët e botës: fytyra e Messit, pritja ikonike e Dibu Martinez ndaj Kolo Muani dhe penalltia vendimtare e Montiel në finalen 2022. Ndërkohë, duel i ri ka nisur në rrjete: ai mes tifozëve argjentinas dhe portugezë, mes fansave të “Pleshtit” dhe atyre të CR7. Konflikti sapo ka filluar…

  • Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës

    Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës

    Dieter Herzog, ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 1974 ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Bundesligës, Bajer Leverkusen ku futbollisti luajti për 7 vjet.
    “Bajer mban zi për humbjen e Dieter Herzog. Kampioni i Botës i vitit 1974, i cili luajti për Leverkusen për shtatë vjet, vdiq këtë javë në moshën 79 vjeç”, tha Leverkusen në një deklaratë.
    Herzog përfaqësoi Gjermaninë pesë herë, duke u paraqitur në dy ndeshje në Kupën e Botës 1974, të cilën e fitoi skuadra e tij. Ai gjithashtu luajti në ndeshjet kundër Jugosllavisë dhe Suedisë.
    Gjermani gjithashtu bëri mbi 250 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar 46 gola për Bajer dhe Fortuna Duseldorf. Pas karrierës së tij si lojtar, Herzog punoi si vëzhgues për Leverkusenin.

  • Federata Italiane e Futbollit në punë për të ndihmuar kombëtaren e Gattuso, përfiton edhe Shqipëria

    Federata Italiane e Futbollit në punë për të ndihmuar kombëtaren e Gattuso, përfiton edhe Shqipëria

    Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po mbështesin trajnerin Gennaro Gattuso dhe kombëtaren “azzurre” përpara ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës, që zhvillohen në mars. Italia do të luajë në gjysmëfinalet play off me Irlandën e Veriut dhe synohet një përgatitje e mirë për t’u rikthyer në një Botëror.
    “Liga e Serie A do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Federatën Italiane të Futbollit dhe ekipin kombëtar, duke i vënë lojtarët në dispozicion trajnerit duke punuar në oraret e ndeshjeve. Do të jetë një burim krenarie për të gjithë nëse Italia arrin në Kupën e Botës“, tha presidenti i Lega Calcio Serie A, Ezio Simonelli.
    Trajneri Gattuso bëri thirrje për një kamp stërvitor apo një pezullim të Serie A për disa ditë. Do të ishte e vështirë, nëse jo praktikisht e pamundur të shtyhej e gjithë java e 30-të e Serie A, e planifikuar për 22 mars. Ndërkohë që, më 26 mars do të luhen gjysmëfinalet play off të Kupës së Botës.
    Zgjidhja më e mirë, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, do të ishte zhvendosja e të gjithë raundit të premten dhe të shtunën. Kjo edhe për shkak të problemeve me të drejtat televizive si dhe duke marrë parasysh angazhimet e ekipeve italiane në Champions, Europa dhe Conference League.
    Nga kjo situatë do të përfitonte edhe kombëtarja shqiptare, pasi shumica e lojtarëve kuqezinj luajnë pikërisht në Itali. Kjo do të thotë se ata do të vinin më shpejt në grumbullimin e trajnerit Silvinho dhe do të kishin më shumë kohë për të përgatitur gjysmëfinalen play off ndaj Polonisë.

  • Play Off, Kupa e Botës 2026/ Shqipëria luan në mbrëmje, stadiumi ende për t’u përcaktuar

    Play Off, Kupa e Botës 2026/ Shqipëria luan në mbrëmje, stadiumi ende për t’u përcaktuar

    Pas shortit të orës 13:00 UEFA ka përcaktuar oraret e ndeshjeve të Play Off-it. Shqipëria dhe Kosova luajnë me 26 mars 2026 në të njëjtën orë 20:45 në transfertat respektive, polake dhe sllovake.

    Axhenda e plotë e 16 skuadrave në Play Off:

    Turqi-Rumani, ora 18:00

    Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

    Uells-Bosnjë &Hercegovinë, ora 20:45

    Ukrainë-Suedi, ora 20:45

    Poloni-Shqipëri, ora 20:45

    Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

    Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

    Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

    Ndeshjet finale për katër biletat europiane janë planifikuar për më 31 mars 2026 në orën 20:45.

    Vazhdo leximin