Tag: botës

  • 11 Maji/ Mbërrijnë 22 % e votave të diasporës nga 65 vende të botës, zarfe nga Australia, Afganistani, Panamaja, Tajlanda dhe Singapori

    11 Maji/ Mbërrijnë 22 % e votave të diasporës nga 65 vende të botës, zarfe nga Australia, Afganistani, Panamaja, Tajlanda dhe Singapori

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur deri tani (e shtunë, pasdite) 55 761 vota nga diaspora, të cilat përbëjnë 22 % të totalit të atyre që janë regjistruar për votën nga jashtë vendit.
    Gati 80 % e zgjedhësve kanë marrë në dorë zarfet zgjedhore (245,935 zarfe të dërguara dhe 193,823 zarfe të marra nga zgjedhësit).Votat e ardhura deri më tani, janë më së shumti të qarqeve Durrës (11 457 zarfe) dhe Tiranë (10 521 zarfe).
    Votat kanë ardhur nga 64 vende të ndryshme të botës, ndërkohë që zarfet e dorëzuara në diasporë përfshijnë 85 shtete.
    Diaspora që ka sjellë më shumë vota deri më tani, është ajo e Italisë, me 29 607 pako zgjedhore, e ndjekur nga Gjermania me 7 796 vota të sjella, Anglia me 4 321 zarfe, Amerika me 4 189 vota dhe Greqia, për shkak të problemeve, deri tani ka sjellë vetëm 3 834 vota, nga një total i pritshëm prej 68 mijë votash.

    Vota kanë ardhur dhe nga vende të largëta, dhe atipike për shkëmbimet tona, si Australia, Singapori, Anguila, Panamaja, Vietnami, Afganistani, Tajlanda, Surinami, Koreja dhe Jordania.

    Vota të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve:-Durrës        11,475
    -Tiranë         10,521
    -Elbasan       6,648
    -Berat            4,501
    -Fier              4,202
    -Dibër            3,982
    -Lezhë           3,794
    -Korçë            2,987
    -Shkodër        2,609
    -Vlorë             2,425
    -Gjirokastër   1,329
    -Kukës          1,288
    Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve:-Itali                                               29,607
    -Gjermani                                      7,796
    -Mbretëria e Bashkuar                   4,321
    -Shtetet e Bashkuara te Amerikës  4,189
    -Greqi                                              3,834
    Etj…
     

  • Rreth botës me makinë elektrike

    Rreth botës me makinë elektrike

    Regjisori kinez Fan Yuhu dhe e shoqja malajziano-kinezja Zhu Xinyi udhëtojnë rreth botës me një makinë elektrike.
    Udhëtimi ka zgjatur 12 vjet. Ata kanë vizituar 90 vende të botës deri tani. Kanë përshkuar rreth 500 mijë km, fillimisht me makinë me gaz dhe tani me një makinë elektrike.
    Fani postonte në mediat sociale të gjithë udhëtimin e tij, përvojat e jashtëzakonshme dhe bënte reklama për ushqimin dhe akomodimin, ofruar falas nga dyqane dhe motele, kudo nëpër botë.
    Pasi u bllokua në Malajzi për shkak të pandemisë Covid-19, kinezi Fan u njoh nëpërmjet rrjeteve sociale me një vajzë malajziane me origjinë kineze, Zhu Xinyi, me të cilën ndante të njëjtin pasion për udhëtimin.
    Fan Yuhu dhe Zhu Xinyi në Tiranë/Foto nga CMG
    Fan Yuhu dhe Zhu Xinyi në Elbasan/Foto nga CMG
    Motoja e udhëtimit të tyre rreth botës është: “Toka është vatra e përbashkët e njerëzimit dhe mbrojtja e mjedisit nga udhëtimi me automjetet elektrike do të jenë trendi i zhvillimit të transportit të së ardhmes”.
    Me një plan udhëtimi për të vizituar 100 vende të botës, Fan dhe Zhu po vizitojnë edhe Shqipërinë.
    “Ne u futëm në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Qyteti i parë që vizituam ishte Elbasani, ku qëndruam në hotel për një natë. Pronari i tij ishte shumë i sjellshëm, madje na ofroi darkën dhe mëngjesin. Aty karikuam dhe makinën. Kemi takuar njerëz të mirë këtu. Shqipëria ka vende të bukura dhe mot të mirë, prandaj vijnë shumë turistë të huaj për ta vizituar.
    Fan Yuhu dhe Zhu Xinyi në Tiranë/Foto nga CMG
    Në rrjetet sociale ata kanë më tepër se 100 mijë ndjekës. Videot e udhëtimit i postojnë në “Instagram”, “Facebook”, “YouTube” dhe gjithashtu në rrjetet sociale kineze, duke ndarë këtë eksperiencë unike me gjithë botën.

  • Arkiva ”Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka dhënë botës një kontribut për kulturën e saj

    Arkiva ”Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka dhënë botës një kontribut për kulturën e saj

    Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit u shpall para disa ditësh pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit.
    Gjatë prezantimit të projektit të rilindjes së shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një lajm shumë të bukur. Ai theksoi se tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj.

    ”Dua të ndaj një lajm të para disa ditëve, që besoj që ju e keni marrë, por është një lajm shumë i bukur për të mos u përsëritur. Është lajmi që arkivi i Dinastisë Marubi u vendos përfundimisht në fondin e trashëgimisë kulturore botërore dhe paskëtaj mund të thuhet jo vetëm me zakon, por edhe me ligj që Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj”, tha Rama.

  • De Bruyne largohet që në maj, refuzon të luajë me Manchester City në Kupën e Botës për klube

    De Bruyne largohet që në maj, refuzon të luajë me Manchester City në Kupën e Botës për klube

    25 Prill 2025

    11:15

    Telesport

    Kevin De Bruyne nuk do ta zgjasë kontratën e tij me Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës për klube këtë verë. Lajmin e konfirmoi sot “The Mirror”.
    Mesfushori do të largohet nga City që në fund të majit, menjëherë pasi të luajë edhe ndeshjen e fundit sezonale, atë ndaj Fulham, më 25 maj. Ndërkohë që sfida e fundit para fansave të tij do të jetë ndaj Bournemouth.
    Kontrata e De Bruyne është e vlefshme deri në fund të qershorit, që është në mes të Kupës së Botës për klube, turne që zhvillohet në Majemi.
    Lojtarët kanë mundësinë ta zgjasin kontratën edhe me dy javë të tjera për t’u dhënë atyre mundësinë të luajnë në turneun e zgjeruar të FIFA-s. Gjithsesi, belgu ka vendosur të largohet më herët.
    De Bruyne mbeti i zhgënjyer që klubi nuk i ofroi një kontratë të re. Pritet që ai të luajë në MLS sezonin tjetër.

  • FOTOLAJM – “Dy personalitete të shquara të botës akademike e kulturore”, Senada Mehmeti: Kënaqësi…

    FOTOLAJM – “Dy personalitete të shquara të botës akademike e kulturore”, Senada Mehmeti: Kënaqësi…

    Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- ASHM, Senada Mehmeti: Kënaqësi të zhvilloj një takim të vlefshëm me dy personalitete të shquara të botës akademike e kulturore, profesor Simonin dhe profesor Vinçensin.
    Një bisedë e thellë, konstruktive, që më jep më shumë besim se Shkodra ka ende zëra që duan të shohin një të ardhme ndryshe.Ky është qëllimi im – të ndërtoj një politikë të re, në shërbim të dijes, qytetarisë dhe së ardhmes.
    Diskutuam mbi gjendjen kulturore, universitare dhe intelektuale të Shkodrës, si dhe për nevojën për një frymë të re në politikë, që sjell mendim të hapur, dialog dhe vullnet për ndryshim të vërtetë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ministri Gonxhja viziton kompaninë e punimeve artistike: Krenari shqiptare që prek altarët e botës

    Ministri Gonxhja viziton kompaninë e punimeve artistike: Krenari shqiptare që prek altarët e botës

    Në një vizitë të veçantë që nënvizon rëndësinë e mjeshtërisë shqiptare në skenën ndërkombëtare, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi sot kompaninë “P&GG shpk”.
    Me një staf prej 87 mjeshtërish të talentuar, “P&GG shpk” prodhon vepra arti që udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve më të shenjta të botës, përfshirë Vatikanin. Këto objekte të punuara me përkushtim dhe detaje të jashtëzakonshme janë dëshmi e shpirtit krijues dhe profesionalizmit shqiptar, duke vendosur vendin tonë në hartën e artit liturgjik botëror.

    Gonxhja vlerësoi punën dhe përkushtimin e mjeshtërve, duke theksuar se kompani si P&GG janë shembulli më i mirë i ndërthurjes së trashëgimisë kulturore me inovacionin dhe ekonominë krijuese. Kjo vizitë është një tjetër hap drejt mbështetjes së bizneseve që jo vetëm gjenerojnë vlera ekonomike, por edhe forcojnë identitetin kulturor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

  • Demokracitë më të forta të botës në 2024/ Shqipëria mbetet jashtë renditjes

    Demokracitë më të forta të botës në 2024/ Shqipëria mbetet jashtë renditjes

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Profecia për fundin e botës që risolli në vëmendje vdekja e Papës

    Profecia për fundin e botës që risolli në vëmendje vdekja e Papës

    Pas vdekjes së Papa Françeskut, është rikthyer në vëmendje profecia 900-vjeçare e Shën Malakisë, sipas së cilës pasardhësi i tij do të jetë “Pjetri Romaku”, Papa i fundit para Ditës së Gjykimit që parashikohet të ndodhë në vitin 2027.
    Profecia, e shkruar në vitin 1139 dhe publikuar në 1590, përshkruan 112 papë me fraza të shkurtra latine dhe mendohet se Papa Françesku ishte i fundit në listë.

    Disa e konsiderojnë profecinë të saktë për shkak të përputhjeve të habitshme historike, ndërsa të tjerë e shohin si një falsifikim ose manipulim, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e saj. Debati mbetet i hapur, por shumë i lidhin ngjarjet me fundin e botës.
    Bibla vetë thotë se atë ditë nuk e di askush, përveç Atij, Zotit.

  • Atentati në Lundër/ Klodiana Lala zbulon detajet: Ja pse asnjëri nga 4 personat nuk ishin shënjestra

    Atentati në Lundër/ Klodiana Lala zbulon detajet: Ja pse asnjëri nga 4 personat nuk ishin shënjestra

    Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona.
    E ftuar në një emision televiziv, gazetarja është shprehur se ka disa arsye pse 4 të plagosurit nuk kanë qenë shënjestra e atentatorëve.
    “Në atentatin në Lundër besoj se asnjëri prej 4 personave nuk është shënjestër. Është qëlluar ndaj një mjeti GL.
    GL ku ndodhej A.S bashkë me familjarë të pronarit të Pelikanit është nisur në drejtim të Shkozës dhe do dilte në Lundër.
    Aty një motor ka mbërritur pak para se të mbërrinte autojmeti i Pelikanit. Sapo ka parë automjetin ka hapur zjarr dhe shoferi ka ecur në shpejtësi marramendëse deri në momentin që ka humbur ndenjat për shkak të plagosjes.
    Pse mendoj se nuk ishin shënjestra?
    I vetmi dyshim është për dyshim për fajde. Ajo rrugë frekuentohet nga njerëz të botës së krimit. Ngjarja e Lezhës dhe e Lundrës janë të lidhura por policia po përpiqet ta devijojë.
    Gruaja e Roan Brahimit ka një mjet të tillë me targa të përafërta.
    Janë 20 automjete GL që përdoren nga njerëz të bizneseve dhe botës së krimit që banojnë në Rolling Hills. Aty jetojnë njerëzit e botës së krimit, nga Dokle etj.
    Tre minuta më pas në vendngjarje ka kaluar një tjetër GL”, tha ndër të tjera Klodiana Lala.

  • Arabia Saudite, një Botëror pa alkool dhe me 64 kombëtare?

    Arabia Saudite, një Botëror pa alkool dhe me 64 kombëtare?

    Arabia Saudite është e gatshme të presë 64 ekipe në Kupën e Botës 2034, nëse FIFA pranon një propozim të diskutueshëm për ta zgjeruar nga 48 ekipe kombëtare në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, tha ministri saudit i sportit.
    Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal i tha një grupi të zgjedhur gazetarësh në Çmimin e Madh të F1 të Arabisë Saudite në Jeddah se vendi i tij nuk ishte kundër zgjerimit.
    “Ne jemi gati, ose do të jemi gati. Nëse ky është vendimi i FIFA-s, atëherë do të jemi të lumtur ta zbatojmë atë,” tha Al-Faisal.
    FIFA e ka shpallur tashmë zyrtarisht Arabinë Saudite si mikpritëse të Kupës së Botës 2034 në dhjetor.
    Arabia Saudite ka investuar shumë para në vitet e fundit dhe për Kupën e Botës kanë paralajmëruar ndërtimin ose rindërtimin e gjithsej 15 stadiumeve. Sauditët thonë se janë në kontakt të rregullt me ​​Katarin, i cili priti Kupën e fundit të Botës në vitin 2022, për të mësuar nga përvoja e tij.
    Al-Faisal konfirmoi se Kupa e Botës në Arabinë Saudite do të zhvillohet pa alkool.
    “Njerëzit vijnë tek ne nga e gjithë bota dhe të gjithë janë të kënaqur me mikpritjen”. /tesheshi.com/