Tag: botës

  • “Mbledhja e kënetës, si grumbullim mbetjesh nga Gjanica”, ironizon Rama: Fieri dhe Shqipëria s’mund të bëhen gazi i botës

    “Mbledhja e kënetës, si grumbullim mbetjesh nga Gjanica”, ironizon Rama: Fieri dhe Shqipëria s’mund të bëhen gazi i botës

    Nga Fieri, kryeministri Edi Ram sulmoi opozitën dhe drejtuesin e PD në këtë qark, Gazment Bardhin.

    Rama komentoi takimin e opozitës pak ditë më parë në fier, ku e quajti “grumbullim mbetjesh nga Gjanica gati për t’i marrë shiu”.
    Në lidhje me Bardhin, kreu i qeverisë tha se “Fieri dhe Shqipëria s’mund të behen gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur”.
    “Këneta u mblodh këtu në shesh dhe u duk si një mbledhje mbetjesh nga Gjanica që ishin lënë këtu për ti marrë dhe pastruar shiu. Këneta që këtu ka zgjedhur të sjellë për të përfaqësuar Fierin në Parlament dikë që jo që nuk e meriton besimin e këtij qyteti, të asnjë qyteti dhe fshati të qarkut të Fierit. Nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe ky qark. Dikë që është vetëm Gazi i botës. Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësua nga Gazi i botës, i ndarë mes Shqipërisë 20230 në BE dhe gazi të botës. Nuk mund të bëhet Fieri gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur që nuk di më si të vazhdojë fjalitë. Pas një politikani që ka marrë peng opozitën për interesin e tij, por kurrë s’mund të marrë peng Fierin dhe Shqipërinë.”, tha Rama.

    Top Channel

  • ‘Këneta solli këtu gazin e botës’, Rama ironizon Bardhin në Fier: Nuk mund të shkohet pas një plaku të rrjedhur

    ‘Këneta solli këtu gazin e botës’, Rama ironizon Bardhin në Fier: Nuk mund të shkohet pas një plaku të rrjedhur

    Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në qarkun e Fierit me një fjalim të zjarrtë dhe plot ironi ndaj opozitës dhe drejtuesit të saj në këtë qark, Gazment Bardhi.
    Nga sheshi i Fierit, Rama nuk kurseu akuzat dhe talljet, duke e quajtur opozitën një “kënetë” dhe Bardhin “Gazi i botës”.
    “Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës. Nuk mund të bëhet Shqipëria gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur,” deklaroi Rama, duke iu referuar liderit historik të opozitës pa përmendur emra.
    Ai theksoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur dhe nuk mund të mbetet peng i asaj që e cilësoi si “politikë të lashtë dhe të pashpresë”.
    “Jo vetëm që nuk e meriton besimin e këtij qyteti, por nuk meriton asnjë respekt nga askush,” tha Rama për Bardhin, duke shtuar se opozita po përpiqet të kthejë vendin pas, përmes atyre që i quajti “mbetje politike”.
    Kreu i qeverisë përfundoi fjalën me një mesazh të qartë për zgjedhjet: “Ne duam përpara. Nuk kthehemi mbrapa.”

  • “Bardhi, nuk meriton votën tuaj!” Rama: Gazi i “botës”, jo i Fierit

    “Bardhi, nuk meriton votën tuaj!” Rama: Gazi i “botës”, jo i Fierit

    Nga Fieri, ku mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama nuk la papërmendur opozitën dhe duke ironizuar drejtuesin e këtij qarku të PD-së, Gazmend Bardhin.

    Bardhin, Rama e cilësoi si një njeri që nuk meriton të përfaqësojë Fierin në Parlament dhe që një njeri që nuk meriton respektin e këtij qyteti dhe qytetarëve. Rama shtoi se nuk mund të lejojmë që “Gazi i Fierit”, të na bëjë “Gazin e botë”.

    “Në këtë shesh është e pamundur që unë të mos prek një pjesë të errët kësaj historie, që është një pjesë e shëmtuar dhe e neveritshme që u mblodh këtu në këtë shesh dhe u duk si një mbledhje mbetjesh nga Gjanica, që ishin lënë këtu për t’iu marrë dhe për t’i pastruar shiu.

    Këneta, që këtu që ka zgjedhur për të përfaqësuar Fierin në Parlament që jo vetëm që nuk e meriton besimin e këtij qyteti, qarku të Fieri, besimin e një demokrati të zakonshëm në fier, por as respektin e këtij qyteti e populli. Një njeriu që është gazi i botës, nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës, nuk mund të bëhesh Shqipëria gazi i botës, duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë që nuk di rrjedhën e botës”, tha kreu i qeverisë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Propozimi i Trump: Ta rikthejmë Rusinë në Kupën e Botës, ndoshta ndihmon për paqen me Ukrainën

    Propozimi i Trump: Ta rikthejmë Rusinë në Kupën e Botës, ndoshta ndihmon për paqen me Ukrainën

    Gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i SHBA, Donald Trump, iu tha gazetarëve se “nuk ishte në dijeni” që Rusia është aktualisht e përjashtuar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s. Megjithatë, Trump më pas ngriti mundësinë që rikthimi i saj në këto turne mund të shërbejë si një “levë” për ta bindur vendin e Europës Lindore ta ndalë konfliktin e diskutueshëm me fqinjin Ukrainë.
    “Nuk e dija këtë”, – pranoi Trump, duke shprehur habi për sanksionin gjatë prezantimit të Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet pikërisht në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Më pas, Trump vazhdoi të reflektojë me zë të lartë, duke u pyetur nëse përfshirja në botën e futbollit mund të bëhej një mjet presioni për paqen.
    Gianni Infantino, i ulur pranë Trump, konfirmoi situatën, duke sqaruar: “Janë të përjashtuar për momentin, por shpresojmë që të ndodhë diçka dhe të vijë paqja, që Rusia të mund të rikthehet”.
    Trump më pas përsëriti bindjen e tij se paqja është “e mundur”, duke shtuar: “Mund të jetë një nxitje e mirë, apo jo? Ne duam që ata ta ndalojnë konfliktin. Duam që të ndalet gjithçka. 5 mijë të rinj vriten çdo javë, është e pabesueshme”.

  • Fitues i Kupës së Botës, ndërron jetë ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës

    Fitues i Kupës së Botës, ndërron jetë ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës

    Ish-mbrojtësi argjentinas, Luis Galván, pjesë e ekipit kampion bote në vitin 1978, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare, njoftoi Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).
    Mediat lokale raportojnë se Galván ishte shtruar prej disa javësh në Klinikën Reina Fabiola në Kordoba për shkak të një pneumonie.
    “AFA dhe e gjithë drejtuesia e saj i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në deklaratën e së hënës.

    Galván ishte titullar në ndeshjen finale të Kupës së Botës 1978, ku Argjentina mposhti Holandën 3-1 në Buenos Aires. Ai përfaqësoi vendin e tij edhe në Kupën e Botës1982 në Spanjë, duke grumbulluar gjithsej 34 paraqitje me kombëtaren, përpara se të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar në vitin 1983.
    Në karrierën e tij të gjatë, ai luajti kryesisht për klubin e zemrës, Talleres de Córdoba, ku vendosi rekord me 503 ndeshje të luajtura gjatë dy periudhave (1970–1982 dhe 1986–1987).
    /vizionplus.tv

    #ProfundoDolor La @afa, en nombre del Presidente Claudio Tapia y del Comité Ejecutivo, expresa su más sentido dolor por el fallecimiento de Luis Galván, Campeón del Mundo en 1978.
    📝https://t.co/BDkJsMQUkP pic.twitter.com/afUhgdiSHt
    — AFA (@afa) May 5, 2025

  • Simeone synon Kupën e Botës për klube: Do të ishte kurorëzimi për këto 4 vite punë

    Simeone synon Kupën e Botës për klube: Do të ishte kurorëzimi për këto 4 vite punë

    5 Maj 2025

    12:48

    Telesport

    Pas barazimit kundër Alaves, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se tashmë objektivi i vetëm i mbetur për skuadrën e tij është Botërori i klubeve, që zhvillohet këtë verë në Amerikë.
    “Pjesëmarrja në Kupën e Botës është një arritje e rëndësishme për të gjitha ato që kemi bërë në këto katër vite pune. Do të jetë një risi dhe do të ngjallë entuziazëm tek të gjithë pjesëmarrësit”, tha Simeone.
    “Ne jemi përpjekur të luftojmë me skuadra të forta në Spanjë dhe Europë. Kemi konkurruar me Barcelona e Real Madrid në La Liga dhe kemi treguar se sa vlejmë. Ndaj, le ta bëjmë Kupën e Botës për klube një motiv më shumë për ne”, tha Simeone.

  • Ronaldo tregohet besnik ndaj Al Nassr, portugezi refuzon ofertën për të luajtur në Kupën e Botës për Klube

    Ronaldo tregohet besnik ndaj Al Nassr, portugezi refuzon ofertën për të luajtur në Kupën e Botës për Klube

    3 Maj 2025

    18:06

    Telesport

    Edhe pse dëshira ishte e madhe për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet në këtë format për herë të parë, Cristiano Ronaldo ka refuzuar mundësinë për të marrë pjesë duke i qëndruar besnik Al Nassr.
    Rivali kryesor i Al Nassr, Al Ahli, i cili do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, i ka dhënë portugezit mundësinë për t’iu bashkuar atyre vetëm për këtë kompeticion, por Ronaldo e ka refuzuar.
    Shumë tifozë prisnin që Ronaldo të pranonte këtë propozim dhe të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve, kompeticion ku do të marrë pjesë Leo Messi me Inter Miami, por portugezi ka preferuar të mos ndryshojë ambient dhe të “pushojë” në këtë kohë kur do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube.

  • Brazili shpreson ende tek Ancelotti. Gati është Jorge Jesus, por pengesë për të bëhet… Neymar

    Brazili shpreson ende tek Ancelotti. Gati është Jorge Jesus, por pengesë për të bëhet… Neymar

    Rreth 13 muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe pak më shumë se një muaj nga ndeshja kualifikuese në Ekuador, kombëtarja e Brazilit ende nuk ka një trajner zyrtar. Federata Braziliane e Futbollit (CBF), nën drejtimin e presidentit Ednaldo Rodrigues, vazhdon të hezitojë mes objektivit kryesor Carlo Ancelotti dhe alternativave Jorge Jesus e Abel Ferreira.
    Trajneri i Real Madridit ka qenë gjithmonë zgjedhja e preferuar. Me një CV mbresëlënëse dhe respekt të madh nga presidenti i CBF, “Carletto” kishte arritur një marrëveshje thuajse totale me 5 herë kampionët e botës, por ndërhyrja e Real Madridit duket se ka frenuar gjithçka.
    Me kontratë deri në vitin 2026 dhe synimin për të fituar Kupën e Botës për Klube, Ancelotti tani duket më i destinuar të qëndrojë në Spanjë. Megjithatë, sipas mediave braziliane dhe gazetës portugeze “Record”, CBF ende nuk e ka hequr dorë plotësisht nga italiani, shpreson që dështimi eventual edhe në La Liga të rihapë derën për “Carletto”.
    Jorge Jesus i liruar së fundmi nga Al-Hilal, është një opsion më i lehtë për t’u arritur. Ai e ka pritur mundësinë për të marrë drejtimin e Brazilit dhe gëzon mbështetje të madhe në opinionin publik brazilian, falë suksesit me Flamengon në vitet 2019-2020. Portugezi e njeh mirë realitetin e futbollit brazilian, përfshirë situatën e ndërlikuar të Neymarit, një nga pengesat kryesore për emërimin e tij.
    Jesus ka pasur komente të ashpra ndaj yllit brazilian, duke thënë se Neymar nuk është më në gjendje fizike për të përballuar një kampionat të ashpër si ai saudit, pas dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë ndjekur. Ai ishte larguar nga Al-Hilal pikërisht para se Neymar të transferohej në huazim te Santosi.
    Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga Neymar dhe njerëzit përreth, përfshirë babanë e tij, që sipas raportimeve i ka sugjeruar CBF-së emrat e agjentëve që ishin pranë finalizimit të marrëveshjes me Ancelottin, javën e kaluar në Londër.
    Brazili, pra, vazhdon të kërkojë njeriun e duhur për stolin, me një sfond plot tensione dhe me emrin e Carlo Ancelottit që ende mbetet “gjallë” në horizont.

  • Telashe për ish-kampionin e botës, kalimtarja ndërron jetë pas një aksidenti me motor

    Telashe për ish-kampionin e botës, kalimtarja ndërron jetë pas një aksidenti me motor

    2 Maj 2025

    11:32

    Telesport

    Telashe për Francis Ngannou, ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA).
    Ai u përfshi në një aksident me motor në fillim të këtij muaji në Kamerun. Ai goditi dhe aksidentoi një grua të re në rrugët e Yaounde, e cila më pas ndërroi jetë.
    Lajmin e konfirmoi “MMAmania”, e cila ka verifikuar në mënyrë të pavarur raportet e hershme nga shumë media lokale. Ajo shton se Ngannou mbuloi të gjitha shpenzimet pas aksidentit.
    Autoritetet policore lokale janë ende duke hetuar aksidentin fatal dhe nuk dihet se cili ka qenë shkaku i tij. Ngannou, që zhvilloi edhe dy duele në boks, ka një rekord prej 18 fitore e 3 humbjesh në kafaz (UFC).
    Dy duelet e zhvilluara në boks ai i humbi ndaj Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

  • E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    Karlo Ançeloti do të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri italian ka zhvilluar një sezon të dobët, teksa deri në këto momente është në garë vetëm për La Ligën. Madrilenët rrezikojnë të mbeten pa trofe, çka e bën të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit me Ançelotin.
    Fabricio Romano ka njoftuar se italiani ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Brazilit. Karlo Ançeloti ka rënë dakort në parim për të drejtuar verdheblutë në Kupën e Botës 2026. Marrëveshja do të jetë e vlefshme duke nisur që në qershor, pa pritur Kupën e Botës e Klubeve. Nga “mbretërit” e Europës, Ançeloti do të ketë mundësinë të drejtojë rekordmenët e Botës. Brazili është ekipi kombëtar me më shumë Kampionate Botërore./Sport Ekspres/