Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me dardanët që u vendosën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit. Pas gjashtë minutash lojë, ishte Fisnik Asllani që ndezi festën mysafire.
Me një goditje me të djathtën tokazi, ai ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit u përpoqën që të reagojnë në pjesën e parë, por ekipi i Fodas ishte i vendosur mirë duke mos lejuar hapësira. Gjërat u lehtësuan në pjesën e dytë, pasi Sllovenia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojanovic, ndërsa realizuan edhe një autogol që në fund rezultoi fatal. Vëmendja e Kosovës është tani te shorti i 20 nëntorit, aty ku do hidhet shorti i Play Off.
Tag: botërorit
-

‘Sigurohet’ Kosova/ Mrekullia dardane shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
-

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”.
Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.
Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në play-off të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve.Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Anglinë, në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”.
-

Zoti i dëgjon lutjet tona! Shqipëria nuk do të përballet me Kosovën në Play Off të Botërorit, mund të shkojmë të dy
Shqipëria ka arritur që të kalojë në fazën e Play Off të Botërorit për herë të parë në histori. Pas fitores 0-1 në Andorra, kuqezinjtë kanë siguruar matematikisht vendin e dytë. Ndërkohë edhe Kosova është shumë afër kësaj arritje të madhe, ndërsa shumçka do të varet nga ndeshja e sotme kundër Sllovenisë.
Por për këdo që kishte frikë përballjen Shqipëri-Kosovë në Play Off, kjo nuk do të ndodhi. Sipas faqeve të specializuara ndërkombëtare Shqipëria dhe Kosova janë në Pot 3 dhe nuk mund të lëvizin më nga aty, pavarësisht rezultateve të marra.
Kjo do të thotë se si Shqipëria dhe Kosova ndeshjen e parë do ta kenë në transfertë ndaj Pot 2, atje ku janë Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Cekia. Më pas në rast fitore, do të përballemi me POT1 ku gjendet Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në të gjitha rastet shmanget përfundimisht përballja e padëshiruar, Shqipëri-Kosovë. /Sport Ekspres/? -

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të zyrtarizimit nga ndeshja tjetër, Angli-Serbi.
Kristjan Asllani shënoi golin e vetëm të kuqezinjve në minutën e 67 të ndeshjes, pas një sulmi të shpejtë nga e djathta.
Myrto Uzuni pasoi bukur në zonë për mesfushorin, i cili me të djathtën dërgoi topin në rrjetë.
45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo renditet aktualisht në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe 7 më pak se Anglia kryesuese. -

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi
Shqipëria shkruan historinë, teksa për herë të parë shkon në Play off të një Botërorit.
Kombëtarja vuajti por fitoi 0-1 ndaj Andorrës, ndërsa Serbia u imponua 1-0 në Angli.Në Andorrë, ritmi ishte i kënaqshëm në fillim, me kuqezinjtë që treguan dëshirë të madhe për të shkuar te goli.
Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.
Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës. -

Arritja në Play Off të Botërorit, kryeministri Rama “duartroket” kuqezinjtë: Historike
Shqipëria siguroi zyrtarisht një biletë për në Play Off të Botërorit, pasi mundi 0-1 Andorrën. Pas ndeshjes, kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” kuqezinjtë.
Arritja në Play Off është historike për kombëtaren tonë, pasi nuk e kemi bërë asnjëherë më parë diçka të tillë.
Postimi:
HI⚽️S⚫️TOR❤️IKEEc atyyyy shqipeeeeee❤️FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA❤️Krenarë për kuqezinjtë -

LIVE ANGLI-SERBI/ Saka tund rrjetën e Rajkoviç me gol model
Ndeshja tjetër e Grupit K në kualifikueset e Botërorit, nga e cila vendoset edhe fati i Shqipërisë, është ajo mes Anglisë dhe Serbisë.
Një fitore e “tre luanëve” do të bënte më të thjeshtë rrugëtimin e kuqezinjve drejt play-off të Botërorit. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Anglia ka siguruar biletën e saj për turneun, trajneri Tuhel ka vendosur që të bëjë eksperimente në radhët e ekipit të tij, duke hedhur në fushë nga minuta e parë debutuesin O’Railli, si dhe emra si Anderson e Roxhers që kanë luajtur më pak në radhët e kësaj skuadre.
REZULTATI LIVE
ANGLI 1-0 SERBI
NGJARJET KRYESORE
28′ GOOOL! Angli 1-0 Serbi/ Saka kalon në avantazh vendësit.
25’ Rast i mirë për Anglinë, por Rajkoviç kontrollon pa provblem. Ishte Rashford që provoi.
19′ Saka provon nga brenda zonës, por goditja e tij është larg kuadratit.
17′ Gjyqtari akordon prekje të topit me dorë nga ana e lojtarëve serb. Te Serbia pretendojnë për të kundërtën në zonën e Anglisë. VAR konfirmon vendimin që nuk ka penallti.
5′ Vlahoviç shkëputet mirë, por në fund bllokohet nga Konsa. Serbia fiton goditje këndi.
1′ Nis ndeshja në “Wembley”.
FORMACIONET ZYRTARE -

Sa do të arkëtonte Kombëtarja nëse shkon në Botëror?
Nëse Shqipëria arrin të sigurojë kualifikimin për në fazën “play off” të Botërorit 2026, ajo do të vendoset përballë një mundësie historike, jo vetëm sportive, por edhe financiare.
Një sukses i tillë do t’i hapte rrugën përfitimeve të rëndësishme ekonomike për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në rast se kuqezinjtë do të arrijnë më pas fazën finale të Botërorit, shpërblimi minimal nga FIFA llogaritet rreth 9 milionë euro.
Çdo fitore në fazën finale do të sillte një bonus prej 1.5 milionë euro, ndërsa një barazim do të shpërblehej me 500 mijë euro.
Këto të ardhura do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e projekteve të futbollit vendas dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive.
Aktualisht, Shqipëria mban një bilanc pozitiv ndaj Andorrës, ndërsa pret edhe rezultatin e Serbisë kundër Anglisë për të zyrtarizuar një vend në “play off”.
Ndeshjet e “play off”-it do të luhen në mars 2026, me përballje teke që mund të sjellin kundërshtarë të fortë si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia.
Kualifikimi mbetet objektivi kryesor, që mund të hapë një kapitull të ri për futbollin shqiptar në aspektin sportiv dhe financiar. -

Jo vetëm histori, ja sa para do përfitonte Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit
Kombëtarja Shqiptare e futbollit luan sot në mbrëmje një ndeshje me rëndësi vendimtare ndaj Andorrës, ku një fitore, e shoqëruar me një humbje të Serbisë ndaj Anglisë, do ta kualifikonte Shqipërinë zyrtarisht në fazën e Play-Off-it të Botërorit 2026.
Bilanci i kuqezinjve me Andorrën është tepër pozitiv, me 6 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. Shqipëria vjen në këtë takim me një ecuri të mirë në këto eliminatore, me vetëm tre gola të pësuar dhe gjashtë të shënuar pas gjashtë ndeshjesh.
Në krahun tjetër, Serbia, rivali kryesor për vendin e dytë, do të luajë sot në “Wembley” përballë Anglisë. Historiku është në favorin tonë, pasi Serbia është mundur 5-0 nga “3 Luanët” dy muaj më parë në Beograd dhe ka të gjashta përballjet historike me Anglinë të humbura, çka rrit shpresat për kualifikimin tonë që në këtë mbrëmje.
Kualifikimi për në finalet e Botërorit sjell përfitime të mëdha financiare, me një shpërblim prej rreth 9 milionë euro vetëm për futjen në këtë fazë, ndërsa çdo fitore më pas vlerësohet rreth 1.5 milionë euro. Hapi i parë është Play-Off-i, ku kundërshtarë të mundshëm mund të jenë Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia.
Për shkak se vetëm rreth 1,000 tifozë shqiptarë do të jenë në stadiumin 5,000-vendësh të Andorrës, të gjithë shqiptarët do të jenë me sytë te transmetimi i ndeshjes, duke pritur që kuqezinjtë në fushë të na bëjnë krenarë. -

“Me sytë nga Kombëtarja”/ Jo vetëm histori, shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit
Nëse futbolli do të ishte një shkencë ekzakte, ne sot do të festonim ende pa u luajtur ndeshja me Andorrën vendin e dytë në grup apo kualifikimin për në fazën e play-off-it në Botëror, sepse çdo parashikim statistikor na çon në avantazh ndaj kundërshtarit të sotëm, por edhe Anglinë përballë me Serbinë, ndeshje nga ku varet automatikisht kualifikimi zyrtar që në këtë mbrëmje.
Ndodh kështu pasi një fitore e Kuqezinjve sot përballë Andorrës dhe një humbje e Serbisë në “Wembley” përballë Anglisë, na kalon një ndeshje përpara mbylljes së këtyre eliminatoreve, në play-off-in e Botërorit të 2026-s. Bilanci ynë me Andorrën është pozitiv, me 6 fitore, një barazim dhe një humbje, ndërkohë që në këto eliminatore duhet thënë se sërish kemi bërë paraqitje mjaft të mira.
Pas 6 ndeshjesh kemi 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, me vetëm 3 gola të pësuar dhe 6 të shënuar.
Në krahun tjetër, Serbia që do të luajë sot në “Wembley” përballë Anglisë, u mund nga “3 Luanët” në Beograd dy muaj më parë 5-0 dhe në të 6 përballjet që kanë me skuadrën angleze i kanë të gjitha humbje.
Kjo të bën të mendosh që edhe mbrëmjen e sotme, në tempullin e futbollit, ata do të kenë të njëjtin fat që kryqëzohet me ne për të na zyrtarizuar kualifikimin.
Por kualifikimi për në finalet e Botërorit, që është një fazë pas play-off-it, për kuqezinjtë, veç realizimit të ëndrrës historike sportive, sjell edhe përfitime financiare. Deri në këto momente, asnjë rezultat dhe as play-off-i nuk ka shpërblim.
Ndërsa, nëse Shqipëria do të jetë një nga 48 skuadrat më të forta të botës për t’u futur në fazën finale të Botërorit, atëherë shpërblimi është rreth 9 milionë euro, dhe më pas çdo fitore ka një shpërblim prej rreth 1.5 milionë euro dhe 500 mijë euro barazimi. Pra, një sukses sa sportiv aq edhe financiar për të përmbushur projektet e futbollit vendas.
Megjithatë, hapi i parë do të jetë kualifikimi për në play-off, ndeshje të cilat zhvillohen me një takim, dhe deri në këto momente, pasi nuk është ende përfundimtare, kuqezinjtë në play-off mund të përballen me kundërshtarë si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia. Por deri atëherë këto mund të ndryshojnë dhe ka ende kohë, pasi këto përballje luhen në muajin mars 2026.