Tag: botërorit

  • E PAZAKONTË/ Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë

    E PAZAKONTË/ Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në play-off të Kupës së Botës, duke qenë vetëm dy ndeshje larg realizimit të një ëndrre të jashtëzakonshme për të gjithë tifozët kuqezi. Megjithatë, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donin kuqezinjtë në gjysmëfinale, FIFA i detyron që të luajnë një ndeshje që ata nuk do të kishin dëshirë ta luanin pas një zhgënjimi të mundshëm.
    FIFA paracakton që në short skuadrat të ndahen në 3 minigrupe me nga një ekip nga secila vazo, i cili do të përcaktojë emrin e 3 finalistëve të Botërorit që mbeten nga Europa. Më 26 mars, skuadra e vazos 2 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 3 dhe ajo e vazos 1 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 4 në gjysmëfinale. Fitueset e dy çifteve do të ndeshen më 31 mars në finalen e madhe për një biletë në Botërorin 2026. Po humbësit?

    Këtu ndërhyn rregullorja e FIFA-s për kualifikueset e cila parashikon se më datën 31 mars, në fushë do të jenë edhe skuadrat humbëse të gjysmëfinaleve, të cilat do të përballen mes tyre në një ndeshje miqësore. Një sfidë që do të zhvillohet në fushën e një prej këtyre skuadrave, të paracaktuar që në shortin e kësaj të enjte. Kjo ndeshje në fakt është cilësuar e panevojshme nga shumë ekipe, duke pasur parasysh se pjesëmarrësit do të jenë dukshëm të pamotivuar pas zhgënjimit nga eliminimi.
    Por pavarësisht protestave, FIFA ka insistuar të zhvillohet meqë në atë dritare ndërkombëtare, ekipet e tjera në gjithë botën do të zhvillojnë nga dy ndeshje dhe i shërben për statistika apo qëllimet e renditjes së saj botërore.

  • Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit

    Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit

    17 Nëntor 2025

    12:12

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland ishte protagonisti i kualifikimeve europiane për Botërorin 2026, duke shënuar 16 gola dhe udhëhequr Norvegjinë drejt finaleve të Kupës së Botës pas 28 vitesh mungesë.
    Sulmuesi i Manchester City shkëlqeu veçanërisht në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë, ku realizoi 5 gola, duke shënuar në të gjitha, 8 ndeshjet e luajtura. Pas tij, me nga 8 gola renditen tri legjenda europiane: Marko Arnautović (Austria), Memphis Depay (Holanda) dhe Harry Kane (Anglia).
    Me 6 gola vijojnë Kevin De Bruyne (Belgjikë), Mikel Merino (Spanjë) dhe Andrej Kramarić (Kroaci). Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë rekorde, duke arritur në 41 gola në kualifikueset botërore, një rekord absolut në historinë e eliminatoreve të këtij kompeticioni.

  • Shqipëria në play off-in e Botërorit, Rama: Kuqezinjtë, për 70 minuta të barabartë me Anglinë

    Shqipëria në play off-in e Botërorit, Rama: Kuqezinjtë, për 70 minuta të barabartë me Anglinë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë 0–2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, një miqësore luksi, që me gjithë rezultatin, e çon Kombëtaren drejt kualifikimit historik në play off të Botërorit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohje të thellë për skuadrën, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin  të barabartë me një superfuqi si Anglia.

    Ai vlerësoi vendin e dytë në grup si një arritje të jashtëzakonshme, duke thënë se skuadra kuq e zi meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike.
    Kryeministri u shfaq optimist për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit, duke e mbyllur reagimin me thirrje motivuese. “Tani play offi! Forca Shqipëri!”.
    Kreu i qeverisë nënvizoi se fanella kuqezi tregoi karakter dhe forcë përballë një prej ekipeve më të forta në botë, duke dëshmuar se Shqipëria tashmë është një konkurrente e denjë në arenën ndërkombëtare të futbollit.
    Tashmë ekipi ynë kombëtar do të përballet me dy kundërshtarë dhe nëse arrin t’i kalojë ato, do të jetë në Botërorin e vitit 2026.

  • Portugalia e Ronaldos kualifikohet në Botërorin 2026, për Ronaldon një shans të luajë për trofeun që i mungon

    Portugalia e Ronaldos kualifikohet në Botërorin 2026, për Ronaldon një shans të luajë për trofeun që i mungon

    Adriatik BALLA
    Kualifikueset e Botërorit në zonën europiane vijojnë dhe ka befasi në çdo grup, edhe pse skuadrat e mëdha e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm. Në të vërtetë jo vetëm skuadrat por edhe individët marrin vëmendje, sikurse ndodh me Kristiano Ronaldon e të tjerë yje që vijojnë të luajnë aktiv në fushë. Në fakt, nuk ka befasi në eliminatore në lidhje me përfaqësuesen e Portugalisë, e cila është kualifikuar për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Portugalia në ndeshjen e fundit kualifikuese e mposhti Armeninë të dielën në shtëpi me rezultatin shumë të thellë, 9:1. Portugalia u paraqit pa superyllin, Kristiano Ronaldo, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq të enjten ndaj Irlandës. Joao Neves dhe Bruno Fernandes shkëlqyen te Portugalia duke realizuar “hat-trick”. Renato Veiga, Gonçalo Ramos dhe Francisco Conceiçao ishin tre realizatorët e tjerë për Portugalinë.
    Portugalia i mbylli kualifikimet me katër fitore, një barazim dhe një humbje. E zë vendin e parë në Grupin F me 13 pikë. Ndërkohë, Armenia e përfundoi fazën kualifikuese me një fitore dhe pesë humbje. Renditet në pozitën e fundit me tri pikë. Ndërkohë, Kistiano Ronaldo pritet të luajë në një tjetër Kampionat Botëror. Ronaldo mungoi në ndeshjen e zhvilluar në Porto për shkak të supsendimit – por pavarësisht mungesës së tij, Portugalia e siguroi Botërorin, që do të jetë i gjashti për superyllin portugez. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë 41-vjeçar në kohën kur turneu nis në qershor. Për Ronaldon do të jetë mundësi tjetër që ta fitojë trofeun që i mungon.
    Ai pritet të jetë pjesë e përfaqësueses që udhëhiqet nga Roberto Martinez, edhe pse Ronaldo mund të suspendohet pas kartonit të kuq që e mori të enjten mbrëma në humbjen 2:0 nga Irlanda. Në Kupën e Botës 2026 pritet të paraqitet edhe rivali i tij i madh, Lionel Mesi. Fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina, e ka siguruar po ashtu vendin në Botëror. Mesi veçse është fitues i Botërorit. Ai triumfoi me Argjentinën në Katar, në vitin 2022. Ronaldos, i cili e ka fituar Kampionatin Evropian dhe dy herë titullin e Ligës së Kombeve me Portugalinë, i mungon trofeu i Botërorit. 40-vjeçari në nivel ekipor ka pesë Liga të Kampionëve dhe tituj të ligave në Angli, Spanjë e Itali. Ronaldo në kualifikimet e Kampionatit Botëror është golashënuesi më i mirë me 41 gola.

  • “Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

    “Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

    Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania, duke mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit.
    Pas ndeshjes, trajneri doli në konferencë për shtyp ku e ciëlsoi këtë humbje si zhgënjyese pasi deri në momentin e golit të parë të Kane, gjithçka po fliste për Shqipërinë.
    “Duhet të kuptojmë se ata janë një ekip që kërkon jo vetëm fitoren në një ndeshje, por objektiv ka fitimin e Kupës së Botës.
    Ndaj ndihem krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe lojën e tyre, tani duhet të presim shortin javën e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera tekniku brazilian i Shqipërisë.
    NDESHJA E SOTME
    Të kualifikuar për në fazën play-off të Botërorit, ndaj Anglisë, Sylvinho vërtetoi se e gjithë vëmendja e kuqezinjve është te sfidat e marsit, kjo u pa qartë edhe te formacioni titullarë ku kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidat e play-off. Ashtu siç pritej, Anglia e nisi sfidën në sulm, por pa kërcënuar seriozisht portën e Strakoshës.
    As Shqipëria nuk qendëroi pasive madje Hysaj tentoi edhe një gol për katalog, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë.
    Pa presion dhe me dëshirën për të vënë në jetë një tjetër arritje historike, Shqipëria vendosi në siklet Anglinë me disa zbritje të rrezikshme me Arbër Hoxhën.
    Të kualifikuar si kokë grupi, Anglia e mori me qetësi fraksionin e parë, ku rastin e parë të rrezikshëm e shënuan në minutën e 37-të ku goditja e Boue dhe Kuensa vunë në lëvizje portierin Strakosha. Pjesa e parë e këtij takimi luksi u mbyll në barazim pa gola.
    VIDEO/ Me mendjen tek goglat e Play-Off, Asllani: Tani presim emrin e kundërshtarit që do kemi në marsNë pjesën e dytë, ekipi i Tuchel realizoi dy herë me Kane. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për Shqipërinë, që bëri një ndeshje të mirë dhe tashmë do mendojë për Play Off e Botërorit. Anglia e mbyll pa pësuar gol, një rekord fantastik ky i “3 luanëve”.

  • ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

    ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

    Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.
    Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë.
    Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
    Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra.
    Sido që të jetë, ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar.

  • Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

    Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

    Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit, shkruan Syri.net.

    Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajnë për rezultat historik.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një status në Facebook, u ka uruar sukses heronjve kuqezi, që synojnë tashmë kualifikimin në Botëror.

    “Nga zemra fitore Kuqezinjve sot në ndeshjen me Anglinë, shkruan Berisha në statusin e tij.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026/Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”

    Kualifikueset e Botërorit 2026/Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi dje stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”.
    Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.
    Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në play-off të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve. 
    Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Anglinë, në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”.

  • VIDEO/ Një tjetër Asllani shënon, Kosova “hesht” Slloveninë dhe afrohet me Play Off të Botërorit

    VIDEO/ Një tjetër Asllani shënon, Kosova “hesht” Slloveninë dhe afrohet me Play Off të Botërorit

    Kosova po triumfon 0-1 ndaj Sllovenisë, duke u afruar edhe më shumë me Play Off të Botërorit. Sfida nisi me ritëm të lartë, me dardanët që u vendosën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit.
    Pas gjashtë minutash lojë, ishte Fisnik Asllani që ndezi festën mysafire.

    Me një goditje me të djathtën tokazi, ai ia doli që të dërgojë topin në rrjetë.
    Vendasit u përpoqën që të reagojnë në pjesën e parë, por ekipi i Fodas ishte i vendosur mirë duke mos lejuar hapësira.

  • Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit 2026

    Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit 2026

    Dardanët mundin 0-2 Slloveninë nën sytë e Presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin.

    U luajtën sot dhjetë ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2026. Në epiqendër ishte Kosova e trajnerit Franko Foda e cila kishte misionin minmal të mbante një barazim në Ljubljanë përballë Sllovenisë.

    Në fakt Dardanët shkëlqyen këtë mbrëmje pasi me Asllanin dhe një autogol të Karniçik arriti të fitojë 0-2 duke siguruar përfundimisht fazën play off. Fiton dhe Zvicëra në Grupin B 4-1 ndaj Suedisë duke marrë biletën amerikane. Sioqoftë matematika e mban ‘peng’ pasi nëse Kosova e mund pas tri ditëve në prishtinë me një rezultat me 6 gola diferencë i merr vendine parë….

    Fiton Spanja në Gjeorgji 0-4 dhe vetëm golaverazhi e mban larg zyrtarizimit.

    Rezultatet sot:

    15:00

    Kazakistan – Belgjikë 1-1

    18:00

    Qipro – Austri 0-2

    Gjeorgji – Spanjë 0-4

    Lihtenshtejn – Uells 0-1

    Turqi – Bullgari 2-0

    20:45

    Bosnjë Hercegovinë – Rumani 3-1

    Danimarkë – Bjellorusi 2-2

    Greqi – Skoci 3-2

    Zvicër – Suedi 4-1

    Slloveni – Kosovë 0-2/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin