Cristiano Ronaldo ka refuzuar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm të Klubeve në SHBA, i pari me formatin e ri të vendosur nga FIFA. Në fakt, legjenda portugeze do të merrte pjesë me kënaqësi, por ka hedhur poshtë ofertën e Al Hilal, që i propozoi të luante për ta në këtë kompeticion, duke “tradhtuar” përkohësisht ngjyrat e Al Nassr, skuadrës së tij aktuale.
CR7 madje mund të kishte sfiduar Real Madridin, klubin me të cilin ka shkruar historinë, pasi Al Hilal ndodhet në të njëjtin grup me “Los Blancos”, Pachuca dhe Red Bull Salzburg. Megjithatë, portugezi zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj skuadrës ku mban shiritin e kapitenit. Për më tepër, flitet se është pranë rinovimit të kontratës me Al Nassr edhe për një sezon tjetër, pavarësisht zhgënjimit të radhës në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Është mohuar gjithashtu mundësia që Cristiano të marrë pjesë në turne me Al Ahly, për të qenë në fushë ndaj rivalit të madh Lionel Messi në ndeshjen hapëse, ku egjiptianët do të përballen me Inter Miami.
Në përfundim, e vetmja mundësi për ta parë Ronaldon në këtë Botëror të Klubeve në SHBA është një ftesë e mundshme për Al Nassr, por kjo mbetet shumë e pamundur.
Tag: botërorin
-

Zbulohet prapaskena e bujshme / Al Hilal donte CR7 për Botërorin e Klubeve, por portugezi tha “jo”
-

E kërkoi Al Hilal për Botërorin e Klubeve, Ronaldo nuk…
Futbolli saudit mund të ketë përjetuar një tërmet të vërtetë sportiv. Sipas raportimeve të shtypit lokal, Al-Hilal, rivali i përjetshëm i Al-Nasr, kishte ngritur mundësinë e nënshkrimit të Kristiano Ronaldos për të garuar në Kupën e Botës për Klube 2025 në Shtetet e Bashkuara. Një propozim tronditës që i hapi derën yllit portugez për të përfaqësuar blutë gjatë turneut ndërkombëtar.
Interesi i Al-Hilal nuk ishte i parëndësishëm. I vendosur në një grup që do të përballet me Real Madridin, Paçuka dhe Salsburg, klubi i Riadit po kërkonte një lojtar të nivelit të lartë për të rritur mundësitë e tij.
Prandaj, një kërkesë e brendshme i’u bë komitetit të transefrimëve për një huazim të përkohshëm për Ronaldon. Marrëveshja, megjithatë, u refuzua shpejt.
Portugezi 40 vjeçar e ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe po qëndron te Al-Nasr.As vetë Kristiano, as Al-Nasr, dhe as organizmat e përfshira nuk e panë këtë mundësi në mënyrë të favorshme.
Vazhdo leximin
-

Propozimi i Uruguait dërgon edhe Shqipërinë në Botëror, tani do të kualifikohet direkt edhe vendi i dytë
Koha kalon dhe futbolli ka nisur të ndryshojë në mënyrë drastike, jo vetëm në klube, por edhe në Kombëtare. Nëse më parë ishte e pamundur që Kombëtare si Shqipëria të merrnin pjesë në evenimentet kryesore, tani edhe Botërori do të jetë më lehtë i arritshëm. Në Botërorin e 2026, do të marrin pjesë 48 ekipe, një zgjerim i madh që ndodh për herë të parë pasi më herët merrnin pjesë vetëm 32 ekipe.
Nëse më parë në skemën me 32 ekipe UEFA dërgonte 13 ekipe në Botëror, me skemën e re, UEFA dërgon 16 ekipe në Botëror. 3 vende më shumë për Europën, që nuk ndihet edhe aq shumë në fazën kualifikuese për ekipe si Shqipëria. Megjithatë propozimi i fundit i ardhur nga Uruguai, bën që Shqipëria të afrohet më shumë se kurrë me Botërorin.
Një delegat nga Uruguai, Ignacia Alonso, ka bërë një propozim që Botërori i 2030 të kalojë me 64 ekipe. Në momentin që kjo ide është hedhur në FIFA, ka pasur një heshtje nga të gjithë të pranishmit. Ndërkohë Infantino, e pranoi këtë propozim duke kërkuar që të analizohet më shumë nga afër.
Shumë besojnë se Infantino që e ka zgjeruar njëherë Botërorin nga 32 në 48 ekipe, të bën një tjetër zgjerim duke parë më shumë shtete që do të marrin pjesë në Botëror, më shumë ndeshje, më shumë para. Por të tjerë mendojnë se kualifikueset do të dilnin jashtë interesit, veçanërisht në Amerikën e Jugut ku nga 10 ekipe, në skemën aktuale me 48 ekipe që marrin pjesë në Botëror, nga 10 ekipe kalojnë 7 prej tyre.
Por nëse ndodh një zgjerim i tillë, që në Botërorin e 2030 të marrin pjesë 64 ekipe, atëherë situata do të ishte edhe për Botërorin ashtu si edhe Europiani, ku Shqipëria është kualifikuar 2 herë në vitet e fundit. Për ta pasur më të qartë dhe për ta marrë si shembull, nëse do të ishim në të njëjtin grup kualifikues si tani ku jemi me Anglinë, Serbinë, Moldavinë dhe Lituaninë, atëherë Shqipëria mjafton për të dalë në vendin e 2 për të marrë biletën direkte për në Botëror, por do të kishte shanse edhe me vendin e 3 për t’u renditur mes vendeve të treta më të mira, ndryshe nga tani ku vetëm vendi i parë të jep biletën direkte dhe i dyti të dërgon në Play Off, ndërsa gjithë vendet e tjera nuk të japin asgjë. Pra në këtë skemë me 64 ekipe, në Botëror do të kalonin rreth 22 ekipe nga Europa ndërsa në Europianin e Gjermanisë ishin në total 24 ekipe, do të jetë thuajse e njëjta mënyrë procedimi si në kualifikueset e Europianit dhe në ato të Botërorit. /Sport Ekspres/
-

Tarifat e Trump ‘godasin’ futbollin/ FIFA kërkon përjashtime fiskale për “Botërorin e Klubeve”
Politikat e reja fiskale të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të prishin planet e FIFA për “Botërorin e Klubeve”.
Sipas “The Guardian”, qeveria botërore e futbollit po zhvillon tratativa komplekse me autoritetet amerikane, ndërsa deri tani nuk ka arritur të marrë përjashtime fiskale për 32 klubet pjesmarrës.Në muajin mars, FIFA zyrtarizoi shpërblimet për finalistët që do të kapin shifrën 1 miliard dollarë. Skuadra fituese do të marrë 125-8 milion dollarë, duke e bërë “Botërorin për Klube” turneun më të pasur në historinë e futbollit.
Por pa një marrëveshje, klubet duhet të paguajë 10 milion dollarë taksa tek autoritetet fiskale amerikane, pa llogaritur këtu tarifat e vendosura për secilin vend nga ata vijnë. Një situatë e vështirë, por gjithsesi FIFA beson se do të gjejë gjuhën e përbashkët me presidentin Donald Trump, ashtu si për “Botërorin 2026”, ku ka arritur të marrë disa lehtësira fiskale për ndeshjet që do të luhen në SHBA në lidhje me disa taksa vendore dhe shtetyërore mbi shitjen e biletave dhe të drejtën televizive.
Por koha nuk punon në favor të qeverisë botërore të futbollit. Jo më kot, vetë presidenti I FIFA, Giani Infantino ka vizituar dy herë brenda pak muajsh Shtetet e Bashkuara,m ku është takuar edhe me presidentin Donald Trump. -

Messi del hapur: Nuk kam ndërmend të tërhiqem, po mendoj të luaj edhe në Botërorin e ardhshëm
“Të mund të them se kam arritur gjithçka në futboll është vërtet diçka e çmuar. Siç them gjithmonë, kam pasur fatin të fitoj gjithçka në nivel klubesh me Barcelonën dhe më pas edhe me kombëtaren”, deklaron Lionel Messi.
Më tej, sulmuesi argjentinas shtoi: “Trofetë janë diçka që mendoj se do ta vlerësoj më shumë me kalimin e kohës. Prandaj them gjithmonë se i jam shumë mirënjohës atij, për gjithçka që më ka dhënë. Po, Zoti më ka dhënë”.
Messi pranoi se ëndrra e tij pas fitimit të Kupës së Botës ishte të kthehej në Barcelonë, por rikthimi i tij nuk u realizua kurrë: “Pas Kupës së Botës, nuk e pashë veten duke luajtur për ndonjë ekip tjetër evropian përveç Barcelonës”.
“Qëllimi im ishte të kthehesha në shtëpinë time, aty ku filloi gjithçka. Por fatkeqësisht nuk ishte e mundur”, tha Messi, që më pas shkoi në Amerikë. “Vendimi për të ardhur këtu ishte thjesht një vendim familjar. Ne erdhëm në Majemi, për të jetuar këtë përvojë të re“, rrëfeu ai.
Messi, i cili në qershor do të mbushë 38 vjeç, është ende i uritur sa ishte në ditën e tij të parë: “Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj të luaj. Kjo natyrë nuk do të më braktisë kurrë, sepse është pjesë e imja. Kështu jam rritur. Më pëlqen të fitoj dhe të konkurroj“.
Argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në fund të vitit 2025, përfundoi duke pranuar se hapi i tij i ardhshëm do të jetë i lidhur ngushtë me Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada: “Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendimin tim në lidhje me Kupën e Botës. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk po mendoja për të.” -

A do të jetë Messi në Botërorin 2026? Suárez zbulon: E ka këtë dëshirë, por koha do ta tregojë
Në një intervistë për “El País”, Luis Suárez ka folur hapur. Miku dhe bashkëlojtari i Lionel Messit tek Inter Miami, pasi më parë kanë luajtur së bashku edhe te Barcelona, ka zbuluar se argjentinasi, i cili sot është 37 vjeç, ka dëshirë të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Synimi i 8 herë fituesit të “Topit të Artë” është për ta mbrojtur titullin e fituar ndaj Francës në “Katar 2022”. “E ka këtë dëshirë për të luajtur në Botërorin e vitit të ardhshëm”, – ka rrëfyer sulmuesi uruguajan.
Luis Suárez ka folur edhe për marrëdhënien e tij me kombëtaren e Uruguajit: “Sigurisht, pasi kam qenë larg kombëtares për pak kohë (ai shpalli tërheqjen nga kombëtarja në shtator 2024), ajo dëshirë është zbehur më shumë tek unë se tek ai (Messi), por ende nuk kemi folur seriozisht për këtë”.
Por, a është e sigurt që Messi do të marrë pjesë në Botërorin 2026? “Jo, jo, jo, as nuk ia bëj si pyetje… E njoh dhe nuk i bëj asnjë pyetje për këtë temë. Koha do të na e tregojë”, – saktësoi Suarez.
Gjithsesi, kjo nuk është diçka e re për trajnerin e Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili e kishte paralajmëruar më parë. Edhe në një intervistë të dhënë për kanalin argjentinas “Dsports”, ai e ka konfirmuar:
“Gjëja e parë që duhet thënë është se Messi dhe shokët e tij janë të vetëdijshëm se ka ende kohë përpara. Si ai, ashtu edhe të tjerët duan të luajnë në Botëror. Por për ta bërë këtë, do të duhet të shohim se si kalon koha dhe në çfarë gjendje do të arrijnë atje”. -

Brazili në zi, ndërron jetë portieri legjendar
Haílton Corrêa de Arruda, i njohur si Manga, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçari. Ish-portieri i Brazilit mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Rio De Zhaneiros.
Manga ishte pjesë e përfaqësues së Brazilit në Botërorin e famshëm të vitit 1966. Debutimin me “Seleçaon” e pati në vitin 1965, ndërsa 1 vit më vonë udhëtoi me ekipin e parë për Botërorin e Anglisë.
Me Brazilin ai numëroi 12 ndeshje. Ish-portieri i njohur numëroi tituj kampion me Botagon dhe Sport Klub Internacion në Brazil.Më pas në me Klub Nacional në Uruguai shkruajti histori duke fituar katër herë titullin dhe po ashtu Kupën e Libertadores dhe Kupën Interkontinentale.
Shumë klube futbolli shprehën ngushëllimet e tyre për lajmin e trishtë, disa prej tyre qëndronin si rivalë në të kaluar.
