Nuk do të ketë pushime për Kristjan Asllanin. Pas dy ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, mesfushori do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lojtari i zikaltërve është përfshirë në listën me 23 futbollistë të Interit për Botërorin e Klubeve që nis në datën 15 qershor.
Asllani do të ketë mundësinë të marrë minutat e tij në këtë kompeticion, duke marrë para sysh edhe faktin e një sezoni të gjatë e të lodhshëm për kundërshtarët e tij në mesin e fushës. Një shans i madh për lojtarin shqiptar, i cili do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Kivu për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Interit./Sport Ekspres/
Tag: botërorin
-

Mos prisni deri më 13 korrik, ja cili ekip do e fitojë Botërorin e Klubeve sipas superkompjuterit të Opta-s
11 Qershor 2025
19:37
Telesport
Më 14 qershor nis Kupa e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet për herë të parë në këtë format, ku marrin pjesë 32 ekipe, të ndara në 8 grupe.
Në fazën e parë, në ndeshjet e grupeve, do kualifikohen për më tej, dy të parat e çdo grupi. Më pas, do fillojnë ndeshjet me eliminim direkt si në çdo kompeticion tjetër.
Duke qenë hera e parë që zhvillohet në këtë format, Kupa e Botës për Klube ka një interes të madh, dukë parë dhe klubet e njohura që marrin pjesë. Cili do te jëtë ekipi që do të ngrejë trofeun në finalen e 13 korrikut?
Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet, siç vepron në çdo kompeticion tjetër dhe ekipi favorit për të fituar Botërorin e Klubeve është PSG, më pas vijnë Manchester City, Bayern dhe Inter. -

Modric, firma kuqezi hidhet në Kroaci. Më pas nisja drejt SHBA-së për të luajtur me Realin
Luka Modric po përgatitet të mbyllë një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të karrierës së tij, por më parë e pret edhe një angazhim i fundit prestigjioz. Mesfushori kroat do të kryejë sot vizitat mjekësore në vendlindjen e tij, Kroaci, të cilat do ta bëjnë zyrtarisht lojtar të Milanit.
Ky hap formal do t’i paraprijë nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të bashkohet me shokët e ekipit të Real Madridit për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. Një kompeticion që do të shënojë aventurën e fundit me fanellën e “Los Blancos” për fituesin kroat të “Topit të Artë”, përpara se të hapë një faqe të re të karrierës së tij, siç raporton “Corriere dello Sport”.
Prania e tij në Botërorin e Klubeve thekson edhe një herë rëndësinë dhe karizmën e Modric, një lider i padiskutueshëm që, edhe në këtë fazë tranzicioni, do të jetë element kyç për ambiciet e Realit në këtë kompeticion ndërkontinental.
Në aspektin individual, Modric ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2018, çmimin “The Best FIFA Men’s Player” dhe “UEFA Men’s Player of the Year”. Ai është përfshirë 6 herë në formacionin ideal të vitit “FIFPro World 11” dhe dy herë është shpallur mesfushori më i mirë i Champions League. Me fanellën e Real Madridit ka luajtur 590 ndeshje, duke shënuar 43 gola.
Ka fituar gjithashtu një “Top të Artë” dhe një “Top të Argjendtë” në Botërorin e Klubeve. Me kombëtaren kroate ka zhvilluar 186 ndeshje, duke vendosur rekordin absolut të paraqitjeve atje. Ka fituar “Topin e Artë” të Botërorit 2018 në Rusi dhe “Topin e Bronztë” në Botërorin e Katarit 2022. -

Botërori 2026, ja kombëtaret e kualifikuara tashmë sipas kontinenteve
48 skuadra pjesëmarrëse në vend të 32 të zakonshmeve. Botërori 2026, i planifikuar të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë, do të jetë më i madhi ndonjëherë, me plot 16 kombëtare më shumë.
Ndër to, Japonia, e cila është kombëtarja e parë që ka arritur kualifikimin në fushë, pas atyre të vendeve pritëse (pra Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë).
Do të duhet ende kohë për të mësuar cilat kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin 2026, ndërsa nga Amerika e Jugut dhe Azia kanë ardhur tashmë emrat e parë të skuadrave të sigurta për të luajtur në Kupën e Botës.
Botërori 2026, kombëtaret e vendeve pritëseKombëtaret e para të sigurta për pjesëmarrjen në Botërorin 2026 ishin ato të vendeve organizatore, pra Meksika, Kanadaja dhe SHBA. Të trija në kërkim të një edicioni historik të Botërorit, SHBA, Kanada dhe Meksikë do të provojnë të shkojnë sa më larg, për të festuar së bashku me tifozët e tyre në Botërorin më të madh në histori.
Botërori 2026, kombëtaret aziatike të kualifikuaraJaponia është skuadra e parë aziatike e kualifikuar në Botërorin 2026.
Irani, me dopietën e Taremit ndaj Uzbekistanit në barazimin 2-2, më 25 mars, u bë skuadra e dytë e kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
Vetë Uzbekistani arriti për herë të parë në historinë e tij kualifikimin në qershor 2025, falë barazimit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në Botëror, për herë të parë në histori, do të jetë edhe Jordania, falë fitores 3-0 në fushën e Omanit.
Koreja e Jugut ka siguruar gjithashtu biletën për Kupën e Botës 2026.
Botërori 2026, kombëtaret europiane të kualifikuaraNë pritje të skuadrave të para të kualifikuara
Botërori 2026, kombëtaret afrikane të kualifikuaraNë pritje të skuadrave të para të kualifikuara
Botërori 2026, Kombëtaret e Amerikës së Jugut të kualifikuaraArgjentina, kampione në fuqi e botës, ishte skuadra e parë nga Amerika e Jugut që siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
Më pas Brazili dhe Ekuadori siguruan gjithashtu biletën për në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
Në total do të jenë gjashtë skuadra nga Amerika e Jugut në Botërorin 2026, ndërsa e shtata do të luajë në “play-off”-et ndërkontinentale për një vend në finale.
Botërori 2026, kombëtaret e Amerikës Qendrore të kualifikuaraNë pritje të skuadrave të para të kualifikuara
Botërori 2026, Kombëtaret e Oqeanisë të kualifikuaraZelanda e Re është skuadra e parë nga Oqeania që siguron pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
Është kualifikuar gjithashtu edhe Australia, pas fitores kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit. -

Sot është dita e Kristian Kivusë te Interi: Starti i përgatitjeve për Botërorin e Klubeve
Kristian Kivu nuk është ende zyrtarisht trajner i Interit, por puna përgatitore ka filluar menjëherë. Ish-mbrojtësi rumun, që për vite me radhë ka mbajtur fanellën zikaltër si lojtar, po përgatitet për sfidën e tij të parë të madhe si trajner: Botërorin e Klubeve. Interi do të ndeshet me Monterein natën mes 17 dhe 18 qershorit, dhe me pak më shumë se 10 ditë në dispozicion, çdo moment ka rëndësi për të ndërtuar një skuadër konkurruese për këtë garë ndërkombëtare. Prandaj, Kristian Kivu nis sot zyrtarisht përgatitjet me ekipin.
RRUGËTIMI- Kivu vjen nga një rrugëtim i suksesshëm në sektorin e të rinjve të Interit dhe tani i është dhënë përgjegjësia për të drejtuar skuadrën e parë në një prej turneve më të rëndësishëm të verës. Ai nuk është i huaj për ambientin, pasi ka frekuentuar qendrën stërvitore të Pinetinës, është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit dhe tashmë ka nisur të komunikojë edhe me lojtarët, pavarësisht angazhimeve të tyre me kombëtaret. “Nuk dua të gaboj në nisje”, ka qenë mesazhi i nënkuptuar nga lëvizjet e para të teknikut rumun, që po përpiqet të ndërtojë qetësisht, por me intensitet, grupin që do ta përfaqësojë Interin në arenën ndërkombëtare.LISTA- Lista përfundimtare e lojtarëve do të dorëzohet të martën, që është afati i fundit për regjistrim në FIFA. Disa emra janë tashmë të sigurt, mes tyre edhe dy vëllezërit Espozito, Pio, që humbi Europianin U21, për shkak të një dëmtimi (jo mjaftueshëm serioz për të humbur Botërorin), dhe Sebastiano, që nuk u ble nga Empoli. Valentin Karboni, i rikuperuar pas dëmtimit të tetorit, është një tjetër opsion në sulm për Kivunë, ndërsa në mbrojtje do të jetë edhe Tomas Palasios, i cili nuk shkëlqeu gjatë huazimit te Monza. Kapiteni Lautaro Martinez do t’i bashkohet skuadrës në Los Anxhelos më 13 qershor, bashkë me lojtarët e tjerë që janë me përfaqësueset kombëtare. Deri atëherë, Kivu po shfrytëzon çdo moment për të ndërtuar një qasje të qartë dhe koherente për sfidën që e pret.
STAFI- Në orët në vijim do të përfundojë edhe formimi i stafit teknik të Kivusë. Deri tani, janë konfirmuar ndihmësi Anxhelo Palombo, taktiku Mario Çeki dhe përgatitësi atletik Stefano Rapeti. Është një grup i vogël, por i përzgjedhur me kujdes, që do ta ndihmojë trajnerin të përballojë sfidat intensive të turneut.
FILOZOFIA- Ndonëse Kivu është njohur për fleksibilitetin e tij taktik gjatë punës me të rinjtë dhe shpesh preferon mbrojtjen me katër, për momentin ai do të mbështetet në sistemin 3-5-2, një skemë që e ka karakterizuar Interin në vitet e fundit. Është një mënyrë për të ruajtur stabilitetin dhe për të mos tronditur menjëherë ekuilibrat e skuadrës. Kivu e ka pritur këtë moment dhe tani është gati ta kapë me të dyja duart. Ai është përshkruar si një trajner me dy fytyra, i vendosur dhe i fortë në dhomat e zhveshjes, por elegant dhe komunikues në publik, një pasqyrë e saktë e asaj që ishte edhe si futbollist. -

Video/ Italia sheh sërish “makthe”, aventura për në Botërorin 2026 nis me humbjen e thellë ndaj Norvegjisë së Haaland
Italia e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën për në Botërorin 2026, me “Azzurrët” që janë mposhtur në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese kundër Norvegjisë 3-0 në transfertë.
Sfida e luajtur në Oslo nisi mjaft keq për të besuarit e Spallettit, të cilët pësuan që në minutën e 14’ nga Sorloth, ndërsa pas 20 minutash Nusa dyfishoi shifrat me një supergol.
Për “Azzurrët” nuk kishte paqe pasi në minutën e 42’ ishte koha dhe Erling Haaland për të tundur rrjetën.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me të dyja skuadrat që tentuan të shënonin, por pa mundur dot të gjenin rrjetën.
Kështu Norvegjia kryeson Grupin I me 9 pikë në po kaq ndeshje, e ndjekur nga Izraeli me 6. Nga ana tjetër, Italia duhet të kthejë menjëherë faqe, nëse nuk do të qëndrojë për herë të tretë radhazi jashtë një kampionati Botëror.
REZULTATI:
NORVEGJI 3-0 ITALI
Sorloth 14’, Nusa 34’, Haaland 42’
GOLI I SORLOTH (VIDEO)
GOLI I NUSA (VIDEO)
GOLI I HAALAND (VIDEO)Top Channel
-

Italia sheh sërish “makthe”, aventura për në Botërorin 2026 nis me humbjen e thellë ndaj Norvegjisë së Haaland
Italia e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën për në Botërorin 2026, me “Azzurrët” që janë mposhtur në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese kundër Norvegjisë 3-0 në transfertë.
Sfida e luajtur në Oslo nisi mjaft keq për të besuarit e Spallettit, të cilët pësuan që në minutën e 14’ nga Sorloth, ndërsa pas 20 minutash Nusa dyfishoi shifrat me një supergol.
Për “Azzurrët” nuk kishte paqe pasi në minutën e 42’ ishte koha dhe Erling Haaland për të tundur rrjetën.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me të dyja skuadrat që tentuan të shënonin, por pa mundur dot të gjenin rrjetën.
Kështu Norvegjia kryeson Grupin I me 9 pikë në po kaq ndeshje, e ndjekur nga Izraeli me 6. Nga ana tjetër, Italia duhet të kthejë menjëherë faqe, nëse nuk do të qëndrojë për herë të tretë radhazi jashtë një kampionati Botëror.
REZULTATI:
NORVEGJI 3-0 ITALI
Sorloth 14’, Nusa 34’, Haaland 42’
GOLI I SORLOTH (VIDEO)
GOLI I NUSA (VIDEO)
GOLI I HAALAND (VIDEO) -

Manchester City kërkon yllin e rivalëve, synon ta ketë në Botërorin e klubeve
3 Qershor 2025
14:40
Telesport
Manchester City ka shfaqur interes konkret për nënshkrimin e Rayan Ait Nouri nga ekipi i Wolves.
Pronari i City, Khaldoon Al Mubarak, ka thënë se ata synojnë të kenë “skuadrën e re” gati për Kupën e Botës për klube, kështu që kjo është një marrëveshje që mund të finalizohet shumë shpejt.
“Sky Sports News” konfirmon se “citizens” synojnë të forcohen në krahun e majtë dhe 23-vjeçari është kandidati kryesor. Ende nuk është arritur një marrëveshje mes dy klubeve për algjerianin, por të gjitha palët presin që një lëvizje të ndodhë.
Rayan Ait Nouri shënoi tre gola dhe dha shtatë asistime për Wolves në 37 paraqitjet e tij sezonin e kaluar. Mësohet se ka qenë trajneri Pep Guardiola ai që i ka kërkuar klubit të insistojë për lojtarin, që ta ketë në Botërorin e klubeve. -

Agjenti “redakton” Tudor: Do të jetë në Botërorin e Klubeve, asnjë presion ndaj Juventusit
Igor Tudor do ta drejtojë Juventusin në Botërorin për Klube. Pas deklaratave të forta të dielën mbrëma, përpara kamerave, ku trajneri kroat vuri në dyshim praninë e tij në SHBA nëse nuk rikonfirmohet në stolin bardhezi për sezonin e ardhshëm, ka pasur një takim sqarues me Cristiano Giuntolin.
Kjo ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes me Nevezia dhe, të hënën në mëngjes, agjenti i tij, Anthony Seric, ka folur për “Sky Sport”: “Reagimi i Tudor ishte një shpërthim emocional, i diktuar nga tensioni i një objektivi të arritur me vështirësi, por brenda një klime të qetë në klub.
Igor ka marrëdhënie shumë të mira me Giuntolin dhe të gjitha strukturat e klubit. Pas intervistave ‘në të nxehtë’, ai dhe Cristiano folën shtruar. Tudor do ta respektojë angazhimin e marrë për ta udhëhequr Juventusin në Botërorin për Klube”.
Agjenti i kroatit u mundua të ishte sa më i qartë: “Nuk do t’i bëjë presion klubit për vendimet mbi të ardhmen, sepse shpreson qartësisht të jetë trajneri i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm. Pra, Tudor do të respektojë kohët e klubit për marrjen e një vendimi.
Nuk i është komunikuar asgjë ndryshe. Tudor e ndjen veten juventin, ka punuar me shumë pasion dhe profesionalizëm gjatë këtyre muajve, gjë që dëshmon lidhjen e tij të madhe me botën bardhezi”. -

Tjetër dëmtim i rëndë për Real Madrid, sulmuesi humbet edhe Botërorin e klubeve
Problemet për trajnerin Carlo Ancelotti nuk mbarojnë kurrë. Dëshira për t’i dhënë fund përvojës me Real Madrid në një notë të lartë është përplasur javët e fundit me dëmtimet e shumta që kanë goditur skuadrën.
Dëmtimi më i fundit është njoftuar është ai i Endrick, siç dhe është bërë publik nga klubi spanjoll. Ky është lojtari i dhjetë i padisponueshëm për trajnerin italian pas dëmtimeve të Lunin, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Camavinga, Rodrygo, Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez.
“Pas testeve të bëra dje te lojtari ynë Endrick nga stafi mjekësor i Real Madrid, ai u diagnostikua me një dëmtim në bicepsin e kofshës së djathtë. Jemi në pritje të evoluimit të situatës”, thuhet në deklaratë.
Kështu, sulmuesi brazilian e mbyll para kohe sezonin e tij. Madje prania e tij në Botërorin e klubeve është e pamundur. 19-vjeçari Endrick mbërriti verën e kaluar nga Palmeiras për rreth 50 milionë euro.
Ai nuk ka gjetur shumë hapësira në një vit problematik për “los blancos”. Endrick ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat (vetëm tetë si titullar, për 847′ në fushë në total), me shtatë gola dhe një asist.
