Tag: botërorin

  • Thuram: Jemi Juventusi, kemi ardhur për ta fituar Botërorin e Klubeve

    Thuram: Jemi Juventusi, kemi ardhur për ta fituar Botërorin e Klubeve

    18 Qershor 2025

    12:48

    Alfred Lleshi

    Në mikrofonin e “SportMediaset”, mesfushori i Juventusit, Khephren Thuram, ka folur në prag të debutimit të sotëm në Botërorin për Klube kundër Al Ain: “Ndihemi mirë dhe të lumtur që jemi këtu në Amerikë për ta nisur këtë Botëror për Klube”.
    Deri ku mund të shkojë Juventusi?Nuk e di, por sigurisht që duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë, sepse kur luan te Juventusi dëshiron të fitosh gjithçka.
    Çfarë pret nga Al Ain?E dimë që është një skuadër e madhe, që ka fituar Ligën e Kampionëve të Azisë. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, ne duam të fitojmë.
    Çfarë mendon se mund të përmirësosh në pritje të sezonit të ardhshëm?Mund të rritem shumë, kam ende mjaft për të mësuar dhe mund ta bëj këtë çdo ditë.
    Një mendim për episodin e veçantë të Luiz…Douglas Luiz gaboi në rrjetet sociale, ka etiketuar vëllain tim në vend që të më etiketonte mua. Marcus i është përgjigjur duke i thënë që ‘ai është Thurami i vërtetë’.

  • Botërori për Klube / Boca Juniors barazon me Benfica, jepen edhe dy kartonë të kuq

    Botërori për Klube / Boca Juniors barazon me Benfica, jepen edhe dy kartonë të kuq

    17 Qershor 2025

    7:50

    Alfred Lleshi

    Argjentinasit e Boca Juniors dhe portugezët e Benfica barazuan 2-2 në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin për Klube. Ndeshja u zhvillua në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Verdheblutë shfrytëzuan minutat e para të lojës për të realizuar dy gola me Merentiel (21′) dhe Battaglia (27′).
    Në fundin e pjesës së parë, “argjentinasi” Di Maria ngushtoi diferencën me penallti (48′) për Benfica. Goli i barazimit për portugezët u shënua nga një tjetër argjentinas, mbrojtësi me përvojë Otamendi (84′). Vlen të theksohet edhe ndëshkimi me karton të kuq i Belottit në minutën e 72-të për një faull në lojë. Në fund u përjashtua edhe Figal i Boca Juniors, po me karton të kuq.
    Debutim fitues për Flamengon në Botërorin për Klube. Brazlianët mposhtën 2-0 tunizianët e Esperance Tunis. Golat u shënuan nga De Arrascaeta (17′) dhe Araujo (70′). Ndeshja u zhvillua në “Lincoln Financial Field” të Filadelfias. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin D, së bashku me Chelsea dhe Los Angeles FC. Kujtojmë se përballja mes këtyre dy të fundit u mbyll me fitoren 2-0 të londinezëve në këtë kompeticion.

  • Interi do të luajë ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve, Asllani projektohet titullar te zikaltrit

    Interi do të luajë ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve, Asllani projektohet titullar te zikaltrit

    Mëngjesin e së mërkurës, duke nisur nga ora 04:00 sipas orës së Europës Qendrore, Interi do të luajë ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Kjo do të jetë njëkohësisht edhe ndeshja e parë e Kivusë në stolin e zikaltërve. Megjithatë grupi i lojtarëve nuk do të jetë i plotë për trajnerin rumun. Çalhanogluja dhe Zielinski do të mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa Fratezi është në dyshime për shkak të lodhjes nga angazhimi me Kombëtaren e Italisë.
    Në këto kushte alternativat e Kivusë në mesin e fushës mbeten Asllani dhe Suçiçi. Sipas mediave italiane, mesfushori shqiptar projektohet titullar në sfidën kundër Monterreit. Një mundësi e mirë për Asllanin për t’i treguar trajnerit të ri se mund të jetë një element i rëndësishëm për Interin në sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/

  • Bajerni i pamëshirshëm në Botërorin e Klubeve, i shënon 10 gola portierit që punon si magazinier

    Bajerni i pamëshirshëm në Botërorin e Klubeve, i shënon 10 gola portierit që punon si magazinier

    Bajerni i Mynihut ka dëshmuar sot në fushën e blertë diferencat e mëdha që ekzistojnë mes ekipeve pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve. Gjiganti i Gjermanisë ka mposhtur me rezultatin e thellë 10-0 Okland Sitin. Komani (6′, 21′), Boej (18′), Olizeja (20′, 45’+3′), Myleri (45′, 89′) dhe Musiala (67′, 73′ penallit, 84′) ishin autorët e golave për bavarezët.
    Ndërkohë vlen të theksohet fakti se Okland Siti është një ekip gjysmëprofesionist. Portieri i tij, Konor Trejsi, dha një intervistë përpara nisjes së këtij kompeticioni, ku shpjegoi se i duhej të merrte lejen vjetore dhe njëkohësisht pushime të papaguara nga puna e tij si magazinier në një kompani farmaceutike për të marrë pjesë në një turne madhor si Botërori i Klubeve./Sport Ekspres/

  • Kush janë lojtarët më të paguar që luajnë në Botërorin e klubeve?

    Kush janë lojtarët më të paguar që luajnë në Botërorin e klubeve?

    15 Qershor 2025

    14:30

    Telesport

    Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve me të ardhura më të larta në këtë turne. Paga e tij neto është 11,8 mln euro në vit, por fitimet e tij janë disa herë më të mëdha falë detajeve shtesë në kontratë (marketingu).
    Cristiano Ronaldo do ta kryesonte listën e më të paguarve, por ai nuk luan në Botërorin e klubeve. Duke llogaritur pagat vjetore neto, rezulton se lojtari më i paguar i këtij turneu është Kalidou Koulibaly (Al Hilal), me pagë 34 mln euro.
    Pas tij renditen Sergej Milinkovic-Savic (Al Hilal) dhe Aleksandar Mitrovic (Al Hilal), secili me pagë 24,5 mln euro. Renditja vijon me Malcom (Al Hilal), i cili paguhet 17,6 mln euro, ndjekur nga Ruben Neves (Al Hilal) me pagë 16,9 mln euro dhe Joao Cancelo (Al Hilal) me pagë 15 mln euro.
    Kylian Mbappé është lojtari nga ligat e Europës më i paguar i turneut, me rreth 15 mln euro neto në vit.

  • Hileja e FIFA-s për të “mashtruar” tifozët, thur strategjinë për të “mbushur” stadiumet në Botërorin e Klubeve

    Hileja e FIFA-s për të “mashtruar” tifozët, thur strategjinë për të “mbushur” stadiumet në Botërorin e Klubeve

    Formati i ri i Botërorit të Klubeve do të nisë për të parën herë në orën 02:00 të mëngjesit të ardhshëm me orarin e Europës Qendrore. Një kompeticion mjaft i diskutuar dhe i kundërshtuar edhe nga vetë futbollistët për shkak të shtimit mjaft të madh të ndeshjeve përgjatë një sezoni. Turneu duket se nuk është pritur mirë edhe nga tifozët, çka dëshmohet nga interesimi i ulët i tifozëve për të ndjekur përballjet në stadium.
    FIFA ka ulur ndjeshëm çmimin e biletave për ndeshjen hapëse mes Al-Alhlisë dhe Inter Majemit, por sërish shitjet kanë qenë poshtë pritshmërive. Për këtë arsye organizimi më i lartë i futbollit botëror ka vendosur që të gjejë një zgjidhje ndryshe për të zbukuruar imazhin e këtij turneu.
    Sipas “Daily Mail”-it, FIFA ka ndryshuar ulëset e personave që kanë blerë një biletë për në Botërorin e Klubeve. Tifozët do të zhvendosen në një ulëse që shfaqet në kamerat e televizionit. Një hile e përdorur nga FIFA për të “mashtruar” shikuesit nga shtëpia, të cilëve do t’i krijohet përshtypja e një stadiumi të mbushur./Sport Ekspres/

  • Lautaro dhe Barella njëzëri: Debutimi në Botërorin e Klubeve do të jetë emocionues dhe i bukur

    Lautaro dhe Barella njëzëri: Debutimi në Botërorin e Klubeve do të jetë emocionues dhe i bukur

    Interi i ri i Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij në natën mes të martës, 17, dhe të mërkurës, 18 qershor, kundër Monterrey. Debutimi në Kupën e Botës për Klube do të zhvillohet në Los Anxhelos, shumë pranë Meksikës dhe, në fakt, zikaltrit do të luajnë si në fushë kundërshtare, me shumë tifozë meksikanë të pritur në Kaliforni. Ndër protagonistët që duan të bëjnë mirë pas një fund sezoni të hidhur janë Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella, dy nga shtyllat e Interit të Inzaghit, që do të jenë protagonistë të mëdhenj edhe me Cristian Chivu.
    I intervistuar nga ESPN, drejtpërdrejt nga Los Anxhelos, Lautaro Martinez tha se është fokusuar tashmë te sfida që do të hapë aventurën e zikaltërve në Botërorin për Klube: “Do të jetë një ndeshje e bukur, në një ambient të zjarrtë. Do të luajmë në një stadium të rëndësishëm dhe shumë të madh, Meksika është shumë afër vendit ku do të luajmë. Do të jetë bukur, sa më shumë njerëz të ketë, aq më e vështirë dhe motivuese bëhet sfida. Shpresojmë të japim më të mirën tonë”.
    Në të njëjtën linjë me kapitenin është edhe Nicolò Barella: “Kur mësuam për shortin, në dhomën e zhveshjes folëm për këtë sfidë. Kam kontaktuar disa miq argjentinas që janë më të mësuar të luajnë në një klimë kaq të nxehtë. Na përcollën ndjesitë që mund të kemi. Do ta shijojmë në maksimum, do të jetë emocionuese dhe e bukur. Nuk do të ketë rëndësi kush ka më shumë ose më pak tifozë, në fund do të vlejë vetëm kush do të ketë më shumë dëshirë për të fituar”.

  • Rrëfehet Ancelotti: Ja si më thërrasin në Brazil, më pëlqen shumë nofka e re

    Rrëfehet Ancelotti: Ja si më thërrasin në Brazil, më pëlqen shumë nofka e re

    14 Qershor 2025

    10:57

    Telesport

    Mbreti Charles është bërë “Carlinho”.
    “Kështu më kanë vënë nofkën dhe më pëlqen”, rrëfen Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit, pak ditë pas kualikfikimit të Seleçao në Botërorin 2026.
    Në një intervistë, trajneri italian tregon për jetën e re në Amerikën Latine: “Tani fillon një tjetër aventurë”.
    “Është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kesh mundësinë të jem trajner i kombëtares braziliane”, tha Ancelotti.
    “Më pritën me shumë dashuri, shpresoj ta përgatis skuadrën mirë dhe të sigurohem që të jetë konkurrues në Botërorin e ardhshëm“, deklaroi ish-trajneri i Real Madrid.

  • Lojtari udhëton me skuadrën në Botërorin e klubeve por nuk do të luajë, Juve e pret për sezonin e ri

    Lojtari udhëton me skuadrën në Botërorin e klubeve por nuk do të luajë, Juve e pret për sezonin e ri

    Dyqind e pesëdhjetë ditë më parë Gleison Bremer dëmtoi ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e majtë, që e detyroi të operohej. Juventus ka qenë pa mbrojtësin e tij më të mirë, por ky boshllëk nuk është i destinuar të zgjasë shumë. Në fakt, është gati të plotësohet së shpejti nga qendërmbrojtësi brazilian.
    Që këtë javë, mbrojtësi gradualisht ka nisur të stërvitet me ekipin nën urdhrat e trajnerit Igor Tudor. Bremer është parë në qendrën stërvitore të Juventus prej disa javësh, fillimisht vetëm në palestër, më pas me vrapimet e para në fushë dhe më pas ka punuar me topin. Gjithmonë i monitoruar nga stafi i Juventus.
    Megjithatë, riintegrimi i tij në grup kërkon ende edhe pak kohë. Skuadra ka rinisur stërvitjen për Kupën e Botës për klube, por Bremer nuk do të luajë. Ai do të udhëtojë në Amerikë, por puna e tij do të ndahet mes stërvitjes së personalizuar dhe ushtrimeve në grup.
    Rikthimi i tij do të jetë një riintegrim gradual, delikat dhe i saktë në të njëjtën kohë. Në Torino askush nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë komplikacion për një nga lojtarët më të fortë në skuadër. Ndaj, Bremer do të vijojë stërvitjen graduale, për të qenë gati për sezonin e ri.
    Ai nuk pritet të luajë në Botërorin e klubeve, por do të jetë në dhomat e zhveshjes. Bremer dëshiron të luajë disa minuta, por stafi po e pengon. Tifozët, ndoshta, mund të ëndërrojnë ta shohin në fushë nëse skuadra arrin deri në fund të kompeticionit, kur ai do të stërvitet me grupin për më shumë se një muaj.

  • Armando Broja nuk udhëton me Çelsin në Botërorin e Klubeve, dy ekipe të Bundesligës janë në garë për shërbimet e tij

    Armando Broja nuk udhëton me Çelsin në Botërorin e Klubeve, dy ekipe të Bundesligës janë në garë për shërbimet e tij

    Armando Broja nuk do të udhëtojë me Çelsin në Botërorin e Klubeve. Sulmuesi shqiptar është në listën e shitjes së bluve të Londrës dhe këtë verë duhet të gjejë një skuadër të re. Ofertat për të nuk mungojnë. Gazetari Florian Pletenberg ka zbuluat se dy klube të Bundesligës interesohen për kartonin e Brojës.
    Bëhet fjalë për Lajpcigun dhe për Volfsburgun. Të dyja klubet janë duke e monitoruar me kujdes situatën e lojtarit 23-vjeçar. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028 dhe Çelsi e vlerëson me shifrën e 20 milionë eurove kartonin e tij. Mbetet për t’u parë se cili do jetë ekipi që do të ofrojë një shumë të tillë për Armando Brojën./Sport Ekspres/