Tag: botërorin

  • Cili është klubi që ka fituar më shumë në Botërorin e klubeve deri tani?

    Cili është klubi që ka fituar më shumë në Botërorin e klubeve deri tani?

    27 Qershor 2025

    13:44

    Telesport

    Real Madrid, Bayern dhe Manchester City po arkëtojnë shumë në Botërorin e klubeve. Ky turne po zhvillohet në SHBA dhe ende nuk e ka bujën e Champions League, por financiarisht vlen shumë.
    Pas fazës së grupeve, tri klubet e mëdha europiane kanë fituar më shumë se klubet e tjera. Respektivisht, shifrat janë këto (deri tani):
    Real Madrid ka fituar 43.55 milionë euro, pasuar nga Manchester City me 42.51 milionë euro. Bayern vjen i treti me 37.6 milionë euro të fituara deri tani.

  • VIDEO/ Spektakël i Cityt, gola pa limit ndaj Juventus në Botërorin e Klubeve

    VIDEO/ Spektakël i Cityt, gola pa limit ndaj Juventus në Botërorin e Klubeve

    Manchester City ka triumfuar 2-5 ndaj Juventusit, në përballjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Doku zhbllokoi ndeshjen, ndërsa pak më vonë iu kundërpërgjigj Koopmeiners. “Qytetarët” mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas autogolit të Kalulu.
    Në pjesën e dytë, Haaland, Foden dhe Savinho thelluan shifrat për anglezët, ndërsa goli i Vlahovic shërbeu si ngushëllim.

    City e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në vendin e parë, ndërsa Juventus në vendin e dytë me 6 pikë. Al Ain pozicionohet në vendin e 3-të me 3 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Wydad (0 pikë)

  • Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, Mbappe në dyshim

    Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, Mbappe në dyshim

    Real Madrid po përgatitet për ndeshjen ndaj Salzburg, takim ky i vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Prezenca e Mbappe, i cili vuajti nga gastroenteriti, është në dyshim.
    Sipas asaj që El Chiringuito raportoi ditët e fundit, Mbappe-së do t’i duheshin të paktën dhjetë ditë për t’u rikthyer në formën 100%. Shanset për ta parë atë në fushë si titullar kundër Salzburgut janë minimale.

    Për të kuptuar më shumë, te Los Blancos duhet të presin edhe pak, me trajnerin Xabi Alonso që ka gati formacionin edhe pa të.
    Kujtojmë që Mbappe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Kupën e Botës për Klube.

  • Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, prezenca e këtij futbollisti në dyshime

    Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, prezenca e këtij futbollisti në dyshime

    Sipas asaj që El Chiringuito raportoi ditët e fundit, Mbappe-së do t’i duheshin të paktën dhjetë ditë për t’u rikthyer në formën 100%. Shanset për ta parë atë në fushë si titullar kundër Salzburgut janë minimale.
    Real Madrid po përgatitet për ndeshjen ndaj Salzburg, takim ky i vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Prezenca e Mbappe, i cili vuajti nga gastroenteriti, është në dyshim.
    Për të kuptuar më shumë, te Los Blancos duhet të presin edhe pak, me trajnerin Xabi Alonso që ka gati formacionin edhe pa të. Kujtojmë që Mbappe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Kupën e Botës për Klube.

  • 6 pikë nuk mjaftojnë, Atletico Madrid “lan duar” me Botërorin e Klubeve, Simeone “qan” sfidën me PSG: Na dëmtoi ajo humbje (VIDEO)

    6 pikë nuk mjaftojnë, Atletico Madrid “lan duar” me Botërorin e Klubeve, Simeone “qan” sfidën me PSG: Na dëmtoi ajo humbje (VIDEO)

    Atletico Madrid “lan duart” me Botërorin e Klubeve. Ekipit të Diego Simeones i duhej një fitore me goleadë përballë Botafogo-s, por spanjollët nuk shkuan më shumë se 1-0, një fitore me shije të hidhur pasi i largon nga SHBA. Pavarësisht se e mbyllën Grupin B me 6 pikë, po aq sa PSG dhe Botafogo, për shkak të golavarazhit më të dobët, Atletico e mbyll në vendin e tretë. Botafogo kalon në fazën e 1/8 ku do të përballet me Palmeiras, një derbi i gjithi brazilian.
    Atletico ishte dhe e pafat në këtë takim ku prodhuan një volum të madh loje, krijuan 23 raste, goditën 5 herë kuadratin, por Alvarez dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Goli i Griezmann erdhi vonë, në minutën e 87-të, pa mundur t’i hapë rrugë kualifikimin.

    Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid nuk e bën dramë këtë eliminim, e vetmja keqardhje është sfida e parë, humbja me “poker” golash përballë PSG: “Jam krenar për punën e bërë nga djemtë. Ne dhamë absolutisht gjithçka që kishim. Fituam 2 nga 3 ndeshjet, por për fat të keq jemi jashtë. Me 6 pikë nuk ishte keq, por ndeshja kundër PSG na dëmtoi, ku çdo vendim i arbitrit ishte kundër nesh, edhe ndaj Botafogos ishte pak a shumë e njëjta situatë”, u shpreh Simeone.
    ()

  • VIDEO/ PSG bën detyrën në Botërorin e Klubeve, fitore e “hidhur” për Atleticon, eleminohen Los Colchoneros

    VIDEO/ PSG bën detyrën në Botërorin e Klubeve, fitore e “hidhur” për Atleticon, eleminohen Los Colchoneros

    Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B në Botërorin e Klubeve. Psg triumfoi 0-2 ndaj Seatle Sounders, duke e mbyllur kështu në vendin e parë me 6 pikë. Golat u realizuan nga Kvara dhe Hakimi.
    Atletico Madrid mundi 1-0 Botafogon por ky sukses nuk mjaftoi, pasi Los Colchoneros e mbyllin në vendin e 3-të me 6 pikë. Brazilianët pozicionohen të dytët (6pikë) dhe avancojnë, për shkak të golavarazhit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Griezmann.

  • Me njërin sy të verbuar, por në Botërorin e Klubeve. Futbollisti nga fshati, që nuk u dorëzua kurrë

    Me njërin sy të verbuar, por në Botërorin e Klubeve. Futbollisti nga fshati, që nuk u dorëzua kurrë

    Seattle Sounders ka në skuadër një prej talenteve më të veçantë, Georgi Minoungou. Sulmuesi 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, edhe pse i verbër në syrin e majtë, po shndërrohet në gjenerator të kreativitetit në krahun e djathtë të sulmit.
    Rrugëtimi i tij nisi me futbollin e rrugës në moshë të re, një shkollë e vërtetë jetese në fshatin e lindjes. Pas karrierës në MFK Vyškov dhe huazimit te Tacoma Defiance, ai lëvizi në elitën e MLS, duke fituar kontratë me ekipin e parë të Sounders në gusht 2024.
    Në fillim të vitit 2023, gjatë përgatitjeve në Marbella, një infeksion i rëndë në syrin e majtë e detyroi të operohej, por sëmundja ia rrëmbeu shikimin. Ai e humbi plotësisht vizionin në atë sy. Mjekët paralajmëruan se syri mund të duhej hequr, por falë ndërhyrjes e ruajti strukturën, megjithatë shikimi mbeti i humbur.
    Vetëm një vit e gjysmë më vonë, ai ishte sërish në fushë me energji të papërmbajtshme. Që atëherë, ka zhvilluar 13 ndeshje me ekipin e parë në MLS, duke shënuar një gol dhe dhuruar 5 asistime.

    Shtysa e rradhës erdhi me Botërorin për Klube, ku Seattle është në grupin e Atletico Madridit dhe PSG-së. Minoungou debutoi në këtë kompeticion madhor, duke bërë të gjithë të mendojnë: “Ky i ri me një sy, si ia del të luajë në Botërorin e Klubeve?!”
    Fjalët e tij ta prekin shpirtin: “Syri im i majtë nuk funksionon, por vijoj të punoj… Unë kam një sy, por mund të bëj më mirë se ata që kanë dy sy”. Një deklaratë plot siguri dhe guxim. Trajneri Brian Schmetzer tha: “Ai sjell energji, një stil driblingu që neve na mungonte. Vetëbesimi që tregon në një situatë të tillë shëndetësore është i pabesueshëm. Si futbollist vazhdon të dëshmojë nivel të lartë”.
    Ky është një rast që i jep kuptim fjalës “përmbysje” në fuqi. Një “hero” që sfidon çdo limit fizik. Nga fshati i Bregut të Fildishtë te skena më e madhe globale e klubeve, Georgi Minoungou është shembulli që kur ke një ëndërr, mund të bësh gjithçka për ta përmbushur, edhe me një sy.

  • Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton në Botërorin e Klubeve, Benfika i tregon ekipit nga Zelanda e Re se ç’është futbolli

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton në Botërorin e Klubeve, Benfika i tregon ekipit nga Zelanda e Re se ç’është futbolli

    Okland Siti ka marrë një tjetër humbje me goleadë. Ekipi nga Zelanda e Re po merr leksione të vërteta futbolli në Botërorin e Klubeve. Pasi disfatës turpëruese 10-0 kundër Bajernit të Mynihut, Okland Siti është mundur me shifrat e thella 6-0 nga Benfika.
    Di Maria (45’+8′ penallti, 90’+8′ penallti),  Pavlidhisi (54′), Renato Sançezi (63′), Barreiro (76′, 78′) ishin autorët e golave për skuadrën portugeze. Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi i Adrian Bajramit në Botërorin e Klubeve. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në fushën e blertë në minutën e 86 të takimit./Sport Ekspres/

  • Perez, shumë entuziast për Botërorin e Klube: Është një ëndërr e bërë realitet

    Perez, shumë entuziast për Botërorin e Klube: Është një ëndërr e bërë realitet

    19 Qershor 2025

    9:00

    Alfred Lleshi

    Real Madridi nuk arriti të fitonte në debutim kundër Al Hilal, me sfidën që përfundoi 1-1, por gjendja shpirtërore e presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, nuk mund të quhet aspak e zymtë. Në deklaratat e dhëna nga vetë presidenti, dallohet entuziazmi përballë asaj që, sipas tij, është një ngjarje historike.
    Në vijim janë fjalët e tij: “Çdo sezon sjell sfida të reja. Kemi një trajner të ri, lojtarë të rinj dhe po hyjmë në këtë kompeticion emocionues, ku është bërë çdo përpjekje për ta mundësuar. Kjo është Kupa e parë e Botës për Klube dhe jam i sigurt që do të jetë një sukses. Jemi këtu me entuziazëm të madh.
    Futbolli është sporti më global në botë dhe falë teknologjisë mund ta festojmë këtë kompeticion të jashtëzakonshëm. Fakti që është falas iu lejon fëmijëve nga çdo cep i planetit të shohin Real Madridin në veprim. I falënderoj nga zemra DAZN-in dhe FIFA-n për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij vizioni. Kam qenë gjithmonë një mbështetës i madh dhe sot po shohim ëndrrën që po merr formë”.