Tag: botërorin

  • Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

    Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

    Disa grupe ende pa asnjë takim të luajtur, Shqipëria ka luajtur 4-ër…

    Pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nisin sot sfidat kualifikuese për Botërorin 2026 për zonën e UEFA-s.

    Në Grupin A kryesfida është ajo mes Sllovakisë dhe Gjermanisë ndërsa në këtë grup po sot takimi tjetër Luksemburg- Irlandë e Veriut.

    Grupi E sheh në fushë duelet Gjeorgji- Turqi dhe Bullgari Spanjë. Në Grupin G, Holandë- Poloni dhe Lituani- Maltë. Në Grupin J dy takimet e sotme i përkasin; Kazakistan- Uells dhe Lietenshtejn- Belgjikë.

    Programi i 8 takimeve të ditës së sotme të fushatës kualifikuese të zonës së UEFA-s për Botërorin 2026:

    Kazakistan- Uells 16:00

    Gjeorgji- Turqi 18:00

    Lituani- Maltë 18:00

    20:45

    Bullgari- Spanjë

    Litenshtejn- Belgjikë

    Luksemburg- Irlandë e Veriut

    Holandë- Poloni

    Sllovaki- Gjermani/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Revolucion në futboll/ FIFA ndryshon gjithçka për Botërorin e Klubeve

    Revolucion në futboll/ FIFA ndryshon gjithçka për Botërorin e Klubeve

    Sipas “The Guardian”, FIFA po përgatit një reformë të madhe për Botërorin e Klubeve. Pas edicionit të parë me formatin e ri që u mbajt në SHBA më 2025, institucioni i futbollit botëror synon ta zhvillojë kompeticionin çdo dy vite, jo çdo katër siç ishte parashikuar fillimisht.
    Ndryshimi nuk ndalet vetëm te frekuenca. FIFA planifikon të zgjerojë pjesëmarrjen nga 32 në 48 ekipe, duke rritur kështu përfaqësimin global dhe duke shtuar garën mes klubeve të kontinenteve të ndryshme.
    Ky hap shihet si përpjekje për të rritur interesin dhe të ardhurat nga turneu, megjithëse pritet të ngjallë diskutime mes federatave dhe klubeve për ngarkesën e kalendarit futbollistik.
    Ky propozim është përplasur me shqetësimet e Ligave Botërore, të cilat kanë ngritur ankesë ligjore në Komisionin Evropian, duke akuzuar FIFA-n për “abuzim me pozitën dominuese” për shkak të mungesës së konsultimit për oraret e turneut.
    Ndërkohë, pas vitit 2030, pritet rinegocim i të gjithë kalendarit global të futbollit. FIFA po konsideron heqjen e ndeshjeve të qershorit për të lehtësuar ngarkesën mbi lojtarët dhe për të hapur vend për Kupën e Botës për Klube, një veprim që pritet të hasë rezistencë nga UEFA, e cila përdor atë periudhë për finalet e Ligës së Kombeve.
    FIFA gjithashtu po shqyrton ndryshime në kriteret e kualifikimit për edicionin 2029, duke marrë në konsideratë heqjen e limitit prej dy klubeve për vend dhe rritjen e numrit të ekipeve nga 32 në 48, në përputhje me formatin e zgjeruar të Kupës së Botës për meshkuj (2026) dhe Kupës së Botës për femra (2031).

  • Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth…

    Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth…

    “Më pëlqeu shumë ky kompeticion, i pashë pothuajse të gjitha ndeshjet”, – tha Karl-Heinz Rummenigge. Në një intervistë për “Kicker”, ish-lojtari dhe CEO afatgjatë i Bayern Munich u shpreh për Botërorin e Klubeve me formulë të re, që përfundoi katër javë më parë:
    “Shumë nga lojtarët tanë, në të kundërt do të kishin luajtur në Kupën e Konfederatave në SHBA, që nuk ka asnjë vlerë të shtuar për klubin. Ndërsa kështu, Bayern Munich ka pasur mundësinë të prezantohet në skenën botërore, të fitojë tifozë të rinj, të përfitojë edhe ekonomikisht. Ndonjëherë ia vlen të shohësh përtej oborrit tënd”.
    Rummenigge, që ka luajtur për Bayern Munich, Inter dhe Servette, komentoi edhe mbingarkesën e madhe të ndeshjeve: “Si lojtar do të isha shumë i lumtur të merrja pjesë në një turne të tillë. Sigurisht, Botërori për Klube do të thotë më shumë ndeshje, por duhet theksuar që ky turne zhvillohet vetëm çdo katër vite.
    Shumë lojtarë dhe agjentët e tyre kanë kontribuar në këtë situatë, duke e futur veten në këtë kurth. Ata kërkojnë paga gjithnjë e më të larta, duke detyruar klubet të kërkojnë burime të reja fitimi. Për këtë arsye po lindin formate të reja si Botërori i Klubeve. Nga ana tjetër, shoh pak gatishmëri për të pranuar ulje page. Kjo është një kundërthënie që duhet sqaruar”.
    Bayern Munich u eliminua në çerekfinale të Botërorit të Klubeve nga PSG. “Mendoj se do të kishim arritur finalen, nëse nuk do të humbnim kot ndaj Benfikës në fazën e grupeve, – tha Rummenigge, duke theksuar njëkohësisht përfitimet ekonomike: – Shitjet e fanellave të Bayernit në SHBA janë shtatëfishuar. Ky është gjithashtu një efekt pozitiv i këtij kompeticioni”.

  • Neymar nën vëzhgim të veçantë, Ancelotti mund ta thërrasë në kombëtare qysh në shtator

    Neymar nën vëzhgim të veçantë, Ancelotti mund ta thërrasë në kombëtare qysh në shtator

    Me kualifikimin për Botërorin 2026 tashmë të siguruar, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, është i përqendruar te përzgjedhja e skuadrës për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Më 4 shtator, Brazili do të presë Kilin në “Maracanã”, ndërsa më 9 shtator do të përballet me Bolivinë në “El Alto”, në një lartësi prej 4.150 metrash mbi nivelin e detit. Pika më e madhe e paqartësisë lidhet me grumbullimin e Neymarit.
    Ylli i “Seleçao” po kalon një periudhë të vështirë. Ekipi i tij, Santos, ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, por kjo nuk e ndalon Ancelottin. Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit ka dërguar disa anëtarë të stafit të tij për të ndjekur nga afër formën e lojtarit të lindur më 1992, në funksion të një grumbullimi të mundshëm. Të hënën e ardhshme, Neymar do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Juventude, që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij me kombëtaren.
    Neymar nuk ka luajtur me Brazilin që nga shtatori i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim serioz në ligamentin dhe meniskun e gjurit të majtë. Sot, ai ka rifituar njëfarë vazhdimësie, duke luajtur nga 90 minuta për 4 ndeshje radhazi, gjë që nuk ndodhte prej kohësh. Edhe pse nuk ka arritur ende nivelin e tij më të mirë, brenda kombëtares ekziston bindja se ai do të jetë gati për të dhënë spektakël në Botërorin e ardhshëm, ndoshta objektivi i fundit i madh i karrierës së tij.
     

  • “Modrić është gjeniu i kohës sonë, shpresoj të na dhurojë emocione deri në Botërorin 2026”

    “Modrić është gjeniu i kohës sonë, shpresoj të na dhurojë emocione deri në Botërorin 2026”

    Davor Šuker, ish-sulmues i Sevilla, Real Madridit dhe i kombëtares kroate, ka vlerësuar nivelin e lartë të Botërorit të fundit për Klube, duke shprehur dëshirën që turneu të zhvillohet çdo dy vite, ashtu siç e dëshiron edhe Real Madridi.
    “Turneu tregoi një nivel shumë të lartë, shpresoj që të bëhet kompeticion bienal”, – deklaroi Šuker, i cili aktualisht është ambasador i FIFA-s për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
    Duke analizuar turneun, ish-presidenti i Federatës Kroate të Futbollit (2012–2021) theksoi: “Të gjitha klubet treguan cilësi, por ato europiane mbeten ende superiore në aspektin fizik dhe taktik. Brazilianët dhe disa argjentinas shkëlqyen teknikisht, por gjysmëfinalet flasin qartë: tre nga katër skuadra ishin europiane, PSG, Chelsea dhe Real Madridi”.
    Një admirues i madh i Luka Modrić (i cili ndërkohë është transferuar te Milani), Šuker ishte pikërisht ai që dikur ia rekomandoi mesfushorin klubit madrilen: “Rastësia midis gjeneratës së artë kroate dhe asaj të Real Madridit ka një emër: Luka Modrić. Ai është një gjeni i kohës sonë. Shpresoj të na dhurojë ende emocione deri në Botërorin 2026”.
    Sa i përket Real Madridit, që u pa në Botërorin e Klubeve, legjenda kroate (Šuker) mbrojti punën e trajnerit Xabi Alonso: “Ai sapo ka mbërritur, duhet kohë dhe durim. Skuadra ka bërë mirë dhe do të rritet gjatë sezonit”.

  • Fitoi Botërorin e Klubeve, Çelsi do Garnaçon

    Fitoi Botërorin e Klubeve, Çelsi do Garnaçon

    Merkatoja e transferimeve të Çelsit është gati të nxehet. Pasi fitoi dy ditë më parë (13 korrik 2025) Kupën e Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain 3-0, ekipi i Enzo Mareskas do të përpiqet të finalizojë disa marrëveshje të nevojshme për të përmirësuar aftësitë teknike të një skuadre tashmë konkurruese.

    Ndër opsionet që po shqyrtohen së fundmi është ajo e një sulmuesi anësor ose një organizatori. Një nga këto emra që ka dalë në pah është Alejandro Garnaço, argjentinasi aktualisht në pronësi të Mançester Junajtid.

    Vazhdo leximin

  • Chelsea shkruan historinë, mposht bindshëm PSG dhe fiton Botërorin e Klubeve

    Chelsea shkruan historinë, mposht bindshëm PSG dhe fiton Botërorin e Klubeve

    Mbrëmja e së dielës do të mbahet mend gjatë, pasi Chelsea u bë fituesja e parë e Botërorit të Klubeve.
    Ekipi anglez mposhti 3-0 në finale francezët e PSG, duke u bërë gjithashtu skuadra e parë në histori që ka fituar çdo trofe të mundshëm të UEFA-s dhe FIFA-s.
    Chelsea e siguroi fitoren që në pjesën e parë, falë magjive të Cole Palmer, i cili dy herë mposhti portierin Donnarumma dhe më pas dha asist për Joao Pedro, i cili vulosi shifrat 3-0 që në mbylljen e pjesës së parë.
    Si asnjë ekip tjetër më parë, Chelsea ka arritur të fitojë Champions League, Europa League, Conference League, Kupën e Kupave, Superkupë e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën Interkontinentale.

  • “I zhgënjyer, prisja më shumë nga Juventus dhe Inter në Botërorin për klube”

    “I zhgënjyer, prisja më shumë nga Juventus dhe Inter në Botërorin për klube”

    8 Korrik 2025

    13:47

    Telesport

    Ish-futbollisti brazilian Felipe Melo, që në Serie A luajti për dy sezone me Juventus (4 gola në 78 ndeshje zyrtare), foli për skuadrën bardhezi. Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj ekipit të Tudor.
    “Prisja shumë më tepër nga Juventus në Botërorin për klube, ata janë një ekip i shkëlqyer. Kur pashë Juve-City më dhembi. U zhgënjeva vërtet nga ai rezultat“, tha Felipe Melo.
    Më tej, duke folur për Inter, një tjetër ekip ku ka luajtur për dy sezone në Itali (1 gol në 38 ndeshje), ai shtoi: “Mendoj se ata duhet të ndryshojnë pak mentalitetin e tyre”.
    “Pas asaj humbjeje në finalen e LChampions League, ndoshta nuk prisnin të binin kështu. Në atë mënyrë. Dhe në vend të kësaj ndodhi, u eliminuan shumë shpejt“, shtoi braziliani.
    Pastaj vjen çështja teknike: “Ndryshimi i trajnerit rëndon shumë. Inzaghi pati një lloj të caktuar loje, tani Chivu ka një tjetër. Duhet kohë. Ata duhet të përshtaten. Të kthehen në ekipin që të gjithë presin”.

  • Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës

    Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës

    Jamal Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
    Donaruma shpërtheu në lot pas këtij momenti. Musiala duhet të zëvendësohej, ndërsa duket se bëhet fjalë për dëmtim serioz.

    Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bajernit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën disa raste për shënim.
    Kliko https://streamin.one/v/7b2e5548

  • Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës. Panik në fushën e blertë

    Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës. Panik në fushën e blertë

    Jamal Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
    Whatsapp Image 2025 07 05 At 19.49.37
    Donaruma shpërtheu në lot pas këtij momenti. Musiala duhet të zëvendësohej, ndërsa duket se bëhet fjalë për dëmtim serioz.

    Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bajernit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën disa raste për shënim.
    Dëmtimi i Musialës: (VIDEO)