Tag: botërorin

  • E BUJSHME! Qeveria spanjolle kërcënon: Nuk marrim pjesë në Botërorin 2026, po qe atje Izraeli

    E BUJSHME! Qeveria spanjolle kërcënon: Nuk marrim pjesë në Botërorin 2026, po qe atje Izraeli

    17 Shtator 2025

    12:02

    Alfred Lleshi

    Në një zhvillim të ri politik në Spanjë, Partia Socialiste (PSOE), që qeveris vendin, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2026 nëse Izraeli është aty. Vendimi është mbështetur nga Patxi López, zëdhënës i PSOE në Kongres, i cili e ka quajtur këtë hap si mënyrë për të dërguar një mesazh politik ndaj qeverisë izraelite për veprimet e saj në Gaza.
    Ai gjithashtu ka sugjeruar se Spanja mund të shqyrtojë të njëjtën qasje për ngjarje të tjera ndërkombëtare, përfshirë Botërorin e futbollit 2026, nëse Izraeli kualifikohet në fazën finale. Kjo lëvizje ka shkaktuar reagim të fortë nga disa shtete të tjera. Irlanda, Holanda, Islanda dhe Sllovenia gjithashtu kanë kërcënuar të bojkotojnë Eurovizion 2026 nëse Izraeli merr pjesë.
    Nëse Izraeli vazhdon të jetë pjesëmarrës në Eurovizion 2026, RTVE ka njoftuar se nuk do ta transmetojë fare festivalin në fjalë. Përplasjet politike mes dy vendeve kanë arritur kulmin së fundi, me akuza dhe kundërakuza të ashpra për atë që po ndodh me konfliktin në Gaza.

  • Valiev fantastik në Botërorin e Mundjes, shkon në 8 më të mirët

    Valiev fantastik në Botërorin e Mundjes, shkon në 8 më të mirët

    E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Çermen Valiev eleminoi mundësin belg, Ibragim Veliev, duke shkuar kështu në 8 më të mirët, në peshën 74 kilogram të stilit të lirë. Valiev bëri një paraqitje të mirë, duke fituar 12-2.
    Më herët 27-vjeçari kaloi mundësin nga Mongolia Erdenebat,  duke e mundur me rezultatin 21-2.

    Në çerekfinale, Valiev do të kërkojë suksesin ndaj amerikanit Devid Aron. Vlen të theksojmë se të shtunën u eleminuan Abakarov dhe Dudaev.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Chermen Valiev shkëlqen në Botërorin e Mundjes në Zagreb, shkon në 16 më të mirët

    Chermen Valiev shkëlqen në Botërorin e Mundjes në Zagreb, shkon në 16 më të mirët

    E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.
    Një sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.
    Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës. Nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do të shihte veten mes 8 më të mirëve.

  • Ditë “jo” në Botërorin e Mundjes, dështon edhe Abakarov, mposhtet në sfidën e dytë

    Ditë “jo” në Botërorin e Mundjes, dështon edhe Abakarov, mposhtet në sfidën e dytë

    Botërori nuk ka nisur mirë për sportistët kuqezi në mundje, teksa pas Dudaev, tani është eleminuar edhe mundësi Zelimhan Abakarov, në peshën 61 kg të stilit të lirë.
    Fillimisht Abakarov dha përshtypjen se do arrinte diçka të madhe, por nuk ndodhi, pasi në sfidën e dytë, ai u mund 7-4 nga moldavi Leomid Kolesnik. Humbja e këtij të fundit në raundet e tjera bën që Abakarov të mos mund të ripeshkohet.

    Tani vëmendja është tek Valiev, pritshmëritë ndaj të cilit janë të mëdha.  Kujtojmë që Botërori i Mundjes po mbahet në Kroaci.
     
    © BalkanWeb

  • Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…

    Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…

    13 Shtator 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për ESPN, duke folur mbi të ardhmen e tij. Aktualisht ka kontratë deri pas Botërorit 2026, por nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë më gjatë: “Pas Botërorit 2026, gjithçka është e hapur. Nëse CBF do të dëshirojë, nuk kam problem të vazhdoj deri më 2030. Jam shumë i lumtur këtu, edhe familja ime është e kënaqur. Do të ishte fantastike”.
    Ancelotti ka konfirmuar gjithashtu se dëshiron ta përgatisë Brazilin për Botërorin dhe e konsideron këtë një përvojë të veçantë: “Përgatitja e Brazilit për Botërorin është diçka speciale”.
    Brazili, i kualifikuar për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, përfundoi i pesti në grupin e madh të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Ndeshja e fundit nuk shkoi mirë, duke humbur 1-0 ndaj Bolivisë në kushte të vështira, në 4.100 metra lartësi mbi nivelin e detit, në tokën boliviane.

  • “Nuk do të rri duarkryq dhe të shikoj se si luan Neymar. Nëse është në formë, do ta grumbulloj”

    “Nuk do të rri duarkryq dhe të shikoj se si luan Neymar. Nëse është në formë, do ta grumbulloj”

    13 Shtator 2025

    11:49

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për ESPN lidhur me Botërorin 2026 dhe Neymar: “Nuk do të shikojmë vetëm si luan Neymar, të gjithë e njohin talentin e tij. Në futbollin modern, për të shfrytëzuar talentin e tij, një lojtar duhet të jetë në formë të mirë fizike. Nëse është në gjendje optimale, nuk do të ketë problem të thirret në kombëtare”.
    Ancelotti gjithashtu komentoi favoritët për Botërorin e vitit të ardhshëm: “Favoritët janë gjithmonë të njëjtët: Argjentina, fituesja e fundit; Spanja po bën shumë mirë; Franca ka cilësi të mëdha individuale; Anglia mund të jetë në grupin e favoritëve. Brazili është padyshim favorit, edhe Italia, por ka vështirësi për t’u kualifikuar. Dua të shoh edhe Gjermaninë”.
    Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…

  • FIFA njofton ndryshimin rrënjësor në kalendarin e sezonit të ardhshëm

    FIFA njofton ndryshimin rrënjësor në kalendarin e sezonit të ardhshëm

    13 Shtator 2025

    10:56

    Alfred Lleshi

    Çdo sezon sjell më shumë kompeticione dhe ndeshje, por gjithashtu edhe më pak pushim për lojtarët. Shembull janë futbollistët e PSG që, pas fitimit të Champions-it në Mynih, u detyruan të udhëtonin drejt SHBA-së për Botërorin e Klubeve, vetëm dy javë më vonë.
    Për të adresuar kritikat që kanë ardhur vitet e fundit, FIFA ka vendosur të ndryshojë kalendarin për sezonin e ardhshëm. Dy pauzat për kombëtaret në shtator dhe tetor do të bashkohen në një të vetme, që do të zgjasë tri javë, nga 21 shtatori deri më 6 tetor.
    Gjatë kësaj kohe, çdo kombëtare do të luajë vetëm 4 ndeshje. Pauza e nëntorit do të mbetet si më parë. Ky sistem do të zgjasë deri në vitin 2030, kur Spanja, së bashku me Marokun dhe Portugalinë, do të presë Botërorin e Futbollit.

  • Mbyllen kualifikueset e CONMEBOL, Bolivia në Play Off për biletën e 7-të të Botërorit 2026

    Mbyllen kualifikueset e CONMEBOL, Bolivia në Play Off për biletën e 7-të të Botërorit 2026

    Janë zhvilluar ndeshejt e fundit të Amerikës së Jugut zona CONMEBOL për Botërorin 2026. Kombëtaret e kualifikuara; Argjentina, Ekuadori, Brazili, Uruguai, Paraguai e Kolumbia luajtën pa ndonjë interes mirpo një biletë eventuale për botërorin e ardhëshëm luhej mes Bolivisë dhe Venezuelës.

    Formula me të shtatën e këtij eventi që shkon në ndeshje shtesë bëri që Bolivia e cila mundi Brazilin e Ançelotit 1-0, të marrë bonusin e duhur e pritur fazën play off për biletën e radhës.

    Raundi i 18-të (i fundit) kualifikues:

    Rezultatet:

    Bolivi-Brazil 1-0

    Kili- Uruguai 0-0

    Peru- Paraguai 0-1

    Venezuelë- Kolumbi 3-6

    Ekuador- Argjentinë 1-0/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Finalja” e parë për në Botërorin 2026/ Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Letoni

    “Finalja” e parë për në Botërorin 2026/ Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Letoni

    Shqipëria luan “finalen” e parë për në Botërorin 2026 përballë Letonisë, me kuqezinjtë që kanë si detyrim vetëm fitoren. Përballë këtij kundërshtari, Kombëtarja jonë nuk numëron asnjë fitore, por edhe asnjë humbje, me 6 takime, të cilat kanë përfunduar në barazim.
    Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.
    Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë polaku Damian Sylwestrzak, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij, Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz si anësorë, ndërsa Damian Kos si arbitër i katërt. Në krye të VAR-it do të jetë Piotr Lasyk, i cili do të asistohet nga Pawel Malec.
    Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
    Formacionet Zyrtare:

  • Gazetari shokon me deklaratën: E dua Messin në Botërorin 2026, qoftë edhe i “balsamosur”…

    Gazetari shokon me deklaratën: E dua Messin në Botërorin 2026, qoftë edhe i “balsamosur”…

    6 Shtator 2025

    13:20

    Alfred Lleshi

    Tomás Guasch ka reaguar pas fjalëve të Leo Messit, që tronditën botën e futbollit, mbas fitores së fundit kundër Venezuelës. Ylli 38-vjeçar tha se nuk e sheh të sigurt pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror. Për moshën që kam, është logjike të mos arrij deri atje. Jam i motivuar, por vendos ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”.
    Deklarata e tij, dhënë menjëherë pasi u nderua në atë që ishte ndeshja e fundit zyrtare para tifozëve argjentinas, ka hapur debate të shumta. Guasch tha në “Tiempo de Juego”: “Ishim të qetë deri sa Messi vuri në dyshim praninë e tij. Po të kishte një arsye që ky Botëror të ishte special, ishte pikërisht ‘vallëzimi i fundit’ mes Messit dhe Ronaldos. Do të ishte një epope madhështore për futbollin e sportin botëror, por tani Leo e vë në dyshim…”
    Gazetari shtoi me ironi shokuese: “Shpresoj që Messi ta luajë Botërorin, qoftë edhe i ‘balsamosur’. Do të jenë 48 kombëtare dhe qindra futbollistë, pse vetëm Messi të mungojë? Do të ishte një shaka e hidhur për futbollin. Nuk mund të na lërë vetëm”.