Tag: botërorin

  • Mesi “hap derën”: Vendos më vonë nëse do jem në Botërorin 2026

    Mesi “hap derën”: Vendos më vonë nëse do jem në Botërorin 2026

    Lionel Mesi ka “çdo dëshirë” për të luajtur në Kupën e Botës 2026 me Argjentinën, por nuk do të vendosë tani nëse do të marrë pjesë apo jo. Ai e shpjegoi këtë në një intervistë me NBC, disa ditë pasi zgjati kontratën e tij me Inter Majemi deri në vitin 2028.

    “Do të ishte e mrekullueshme të isha në gjendje të isha në Kupën e Botës”, tha Mesi, i cili shënoi dy herë për të udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje 3-1 ndaj Nashville në ndeshjen e parë të playoff-eve të MLS.

    “Do të doja të isha në formë të mirë dhe të luaja një rol të rëndësishëm në ndihmën e ekipit tim kombëtar, nëse jam atje.”

    Mesi luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për vendin e tij në shtator, një fitore 3-0 ndaj Venezuelës, në të cilën ai shënoi dy herë përpara se të qante për lamtumirën në shtëpi për Argjentinën. Sidoqoftë Leo Mesi mund të luajë Botërorin. Përgjigjen e ka gati në …2026.

    Vazhdo leximin

  • Fitoi Botërorin U20 në Kili, Maroku kërkon kompeticonin e radhës

    Fitoi Botërorin U20 në Kili, Maroku kërkon kompeticonin e radhës

    Maroku U20 pasi mundi 2-0 gjashtë herë kampionët e Botës, Argjentinin, në finalen e madhe luajtur të dielën në Kili kërkon të organizojë këtë turne në vendin e tij. Kombëtarja afrikane e kësaj moshe por dhe ajo A kanë treguar progres ndaj kërkesat janë rritur.

    Mbetet për t’u parë. Ndërkaq Maroku, Spanja dhe portugalia nën “YallaVamos” do të organizojë Botërorin e futbollit superior, i cili do të mbahet në Spanjë, Portugali e Marok në vitin 2030.

    Vazhdo leximin

  • Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

    Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

    Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa tashmë një numër i madh kombëtaresh kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Këto tre vende janë gjithashtu organizatorët e edicionit historik me 48 skuadra. Nga Oqeania, pjesëmarrjen e ka siguruar Zelanda e Re.
    Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite. Në Amerikën e Jugut, tashmë janë kualifikuar Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.
    Ndërsa Afrika do të përfaqësohet nga: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
    Nga Evropa, deri më tani është kualifikuar vetëm Anglia, ndërsa shumë skuadra të tjera janë ende në garë për vendet e mbetura që do të përcaktohen gjatë muajit nëntor.
    Botërori 2026 do të jetë më i madhi në histori, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse në të tre vendet organizatore.

  • VIDEO/ Anglia “përqafon” Botërorin, Serbia “bezdis” sërish Shqipërinë

    VIDEO/ Anglia “përqafon” Botërorin, Serbia “bezdis” sërish Shqipërinë

    Në grupin K, të kualifikueseve të botërorit, Anglia është perfekte, pasi triumfoi 0-5 ndaj Letonisë. “3 luanët”, sigurojnë kështu matematikisht botërorin.
    Në sfidën tjetër të grupit ku është edhe Shqipëria, skuadra e Serbisë mbajti gjallë shpresat e vogla për Play Off, pasi mundi 1-3 Andorrën. Tani, Serbia ka një pikë më pak se Shqipëria.

    Në grupin I, Italia kaloi 3-0 pengesën e Izraelit. Në grupin F, Portugalia nuk arrin më shumë se barazimi 2-2 me Hungarinë. Në grupin E, goleadë 4-0 e Spanjës ndaj Bullgarisë.
    © BalkanWeb

  • Karlo Ançeloti mund të bëhet trajneri i parë i huaj që fiton një Kupë Bote

    Karlo Ançeloti mund të bëhet trajneri i parë i huaj që fiton një Kupë Bote

    Adriatik BALLA
    Trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti, dëshiron të lërë gjurmë në bankinën e Brazilit. Pasi e siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian dëshiron ta shkruajë një faqe historike, nga momenti që asnjë Kombëtare nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës me një trajner të huaj. “Ekziston gjithmonë hera e parë”, deklaroi selektori i Brazilit para miqësores që do ta zhvillojë “Seleçao” në Seul kundër Koresë së Jugut.“Objektiv imi është që ta jap maksimumin për Kombëtaren braziliane, duke u munduar që ta bëj ekipin që të luajë sa më mirë që është e mundur dhe ta fitojë Botërorin”, vazhdoi “Don Carlo”, i cili nëse triumfon në Botërorin 2026 do të bëhej trajneri i parë që është lindur në një shtet tjetër, por që e fiton me një shtet tjerët trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. Edhe pse e siguroi kualifikimin, Brazili hasi në vështirësi gjatë fazës eliminatore duke përfunduar në vendin e pestë në renditjen jug-amerikane. Për këtë, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Çelsit, Paris San Zhermenit, Evertonit, Bajern Munihut dhe Napolit nuk është i kënaqur dhe beson se skuadra e tij mund të bëjë shumë më shumë. “Ekipi i ka kualitetet për ta luajtur një futboll të bukur, por duhet ta mendojmë dhe kuptojmë se çka do të thotë futboll i bukur”, përfundoi Ançeloti.
    Brazili e ka fituar Kupën e Botës për herë të fundit në vitin 2022, ndërsa tash synon ta rikthejë lavdinë në Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë. Ndërkohë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit në zonën e Amerikës së Jugut, Kolumbia është një prej skuadrave të kualifikuara. Kristhian Moskera ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij me Arsenalin, dhe së shpejti mund të bëjë një ndryshim edhe në nivel ndërkombëtar. Mbrojtësi 21-vjeçar aktualisht përfaqëson Spanjën, por në muajt e ardhshëm ai mund të ndryshojë përfaqësim. Moskera, i lindur në Alicante, ka përfaqësuar Spanjën në kategoritë U15, U16, U18, U19, U21 dhe U23, dhe synon një ftesë në ekipin e parë të “La Roja” përpara Kupës së Botës së verës së ardhshme. Megjithatë, nëse ajo ftesë nuk vjen, ekziston mundësia që ai të mos luajë kurrë për Spanjën. Sipas “Diario AS”, Federata Kolumbiane e Futbollit po përpiqet ta bindë Mosqueran të ndryshojë përfaqësim dhe të luajë për vendin e prindërve të tij. Për ta arritur këtë, kolumbianët i kanë premtuar një vend në skuadrën e tyre për Kupën e Botës 2026. Aktualisht, Moskera me shumë gjasa nuk do të përfshihet në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2026.

  • Vinicius “shenjtëron” Ancelottin: Trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë

    Vinicius “shenjtëron” Ancelottin: Trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë

    Fitorja më e mirë e Brazilit në këtë cikël kualifikues për Botërorin, ajo 5-0 ndaj Koresë së Jugut, solli versionin më të mirë të Vinicius Jr në muajt e fundit; gjithashtu një nga Brazilët më bindës në kohët e fundit. Pas ndeshjes, numri 7 i “Seleçaos” nuk e fshehu gëzimin e tij: “Kjo ecuri na jep vetëbesim të gjithëve. Të gjithë sulmuesit shënuan dhe dhanë asistime, gjë që na ndihmon shumë për Botërorin. Kemi ende disa miqësore përpara, ndaj duhet të përgatitemi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ka mbetur shumë pak. Kemi një trajner të ri dhe kemi fituar ndeshjet me të. Duhet të vazhdojmë kështu”.
    Ylli i Real Madridit nuk kurseu fjalët e mira për ish-trajnerin e tij në klub, që tani drejton edhe Brazilin: “Është trajneri më i mirë që kam pasur në karrierë. Ancelotti më dha më shumë besim, me të kam luajtur futbollin më të mirë timin. Tani që ka ardhur këtu me kombëtaren, kam luajtur tri ndeshje dhe përparimi që kemi bërë, si unë, ashtu edhe skuadra, është i dukshëm. Duam të vazhdojmë kështu, për të pasur një Botëror të shkëlqyer”.
    Brazili do të luajë të martën kundër Japonisë në Tokio, skuadra e ka intensifikuar presionin lart në fushë, strategji që po jep fryte. “Objektivi ynë kryesor është të ushtrojmë presion mirë. Luajmë me shumë sulmues, nëse nuk presojmë dhe mbrohemi siç duhet, mund të kemi probleme. Ekipet kundërshtare mund të na sulmojnë nga krahët. Ndihma ndaj mbrojtjes është shumë e rëndësishme. Mbrojtja jonë më e mirë është sulmi ynë”, – përfundoi Vinicius.

  • Historia e pabesueshme e Beninit, mund të kualifikohet në Botërorin 2026 falë një kartoni të verdhë

    Historia e pabesueshme e Beninit, mund të kualifikohet në Botërorin 2026 falë një kartoni të verdhë

    9 Tetor 2025

    7:54

    Alfred Lleshi

    Benin, një nga vendet më të varfra sipas ISU-së së OKB-së, është afër historisë në futboll. “Ghepardët”, siç i quajti presidenti i federatës Mathurin de Chacus, mund të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin 2026, falë një gabimi të jashtëzakonshëm të Afrikës së Jugut në fazën kualifikuese të CAF.
    Pas një gabimi disiplinor, lojtari i skualifikuar Teboho Mokoena u aktivizua nga Afrika e Jugut kundër Lesothos në mars, me rezultatin 2-0, por FIFA e anuloi ndeshjen dhe shpalli humbje në tavolinë 3-0, duke i dhënë Beninit avantazhin në Grupin C me 14 pikë (+4 ndaj Afrikës së Jugut).
    Benin do të përballet me Ruandën dhe Nigerinë në dy ndeshjet e fundit (10-14 tetor), ndërsa Afrika e Jugut luan kundër Zimbabve dhe Ruandës. “Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, kemi shanse të mira për kualifikim direkt”, – tha sulmuesi Hountondji, autori i 3 golave për Beninin, lojtar i St.Pauli në Gjermani. Një sukses i tillë do të ishte historik për vendin, i cili më parë ka arritur vetëm në çerekfinalet e Kupës së Afrikës 2019.

  • Ideja e re për Botërorin e klubeve: 48 skuadra! Nuk duhet të mungojnë më Barcelona & Liverpool

    Ideja e re për Botërorin e klubeve: 48 skuadra! Nuk duhet të mungojnë më Barcelona & Liverpool

    2 Tetor 2025

    16:24

    Telesport

    FIFA po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rregullave në Botërorin e Klubeve. Objektivi është i qartë: duhen shumë skuadra nga një shtet, jo vetëm një apo dy.
    Ideja e deritanishme flitet se është për 3 skuadra për shtet.
    Edicioni i parë i këtij turneu madhor u organizua me 32 pjesëmarrës. Problemi është se skuadra si Liverpool dhe Barcelona mbetën jashtë.
    Plani për turneun e radhës është organizimi me 48 skuadra pjesëmarrëse, opsion i suportuar edhe nga ECA. UEFA deri tani ka kundërshtuar idenë. UEFA, madje, është kundër propozimit që ky turne të luhet çdo dy vite.
    Ky debat do të jetë në qendër të vëmendjes në Këshillin e ardhshëm të FIFA-s, ku priten diskutime të shumta.

  • SHBA dominon në Botërorin e Atletikës, Lyes katër të arta radhazi në 200 m

    SHBA dominon në Botërorin e Atletikës, Lyes katër të arta radhazi në 200 m

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan edhe njëherë se janë vendi i Atletikës në rang bote. Në Botërorin e Atletikës zhvilluar në Tokio të Japonisë ata dominuan me 26 medalje, më shumë se dyfishi e Kenia-s e vendit të dytë që mori 11 të tilla. Nga këto medalje 16 ishin të arta si kurrë më parë.

    Në këtë Botëror i cili zgjati nëntë ditë, ofroi edhe numrin e madh të shteteve që morën medajle. Ato ishin 53 shtete duke vendosur një tjetër rekord. Madje duke kaluar me diferencë numrin e vendeve që e kanë shijuar një trofe ndërsa maksimumi ishte 46, arritur në Osaka 2007 dhe Budapest 2023.

    Ndërkohë vetëm tre atlete femra kanë arritur të fitojnë dy medalje të arta në disiplina të ndryshme: Beatrice Chebet (5.000 m dhe 10.000 m), Melissa Jefferson-Wooden (100 m dhe 200 m) dhe Maria Perez (20 km dhe 35 km ecje sportive).

    Për t’u evidentuar, atleti amerikan Noah Lyles imponohet me katër medalje ari radhazi në 200 metra. Në vitet 2019 (Doha), 2022 (Eugene) , 2023 (Budapest) dhe së fundi Tokio 2025./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin