Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, foli pas fitores së thellë kundër Sllovakisë: “E dija që do të fitonim nëse luanim në nivelin tonë më të mirë. Trajneri na përgatiti në mënyrë perfekte dhe ne i zbatuam detyrat e ngarkuara. Në fund të fundit ishte një performancë e nivelit të lartë. Të gjithë donin të bënin ndryshimin sot, ishte një ndeshje kualifikuese për Botërorin. Jam i kënaqur me mënyrën se si fituam”.
Me këtë rezultat, numri i kombëtareve të kualifikuara për Botërorin 2026 shkon në 34. Ende mbeten 14 vende bosh, 5 prej të cilave do të përcaktohen të martën nga kualifikueset europiane, plus 3 të tjera nga CONCACAF. 6 kombëtaret e fundit do të dalin në mars nga “play off”-et; 4 nga Europa dhe 2 ndër-konfederative.
Kombëtaret e kualifikuara në Botërorin 2026:Vendet nikoqire (3): Kanada, Meksikë, Shtetet e BashkuaraAfrika (9): Algjeri, Kepi i Verdhë, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, TuniziAzia (8): Arabia Saudite, Australi, Koreja e Jugut, Japonia, Jordania, Irani, Katar, UzbekistaniEuropa (7): Kroacia, Franca, Gjermania, Anglia, Holanda, Norvegjia, PortugaliaOqeanía (1): Zelanda e ReAmerika e Jugut (6): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paragvaji, Uruguai
16 kombëtare europiane janë tashmë të sigurta në “play off”-et e marsit, të ndara në 4 vazo, para shortit të 20 nëntorit, mes tyre Shqipëria dhe Kosova, por edhe Italia, Turqia, Ukraina, Polonia, Skocia, Republika Çeke, Sllovakia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Uellsi, Suedia, Rumania, Irlanda e Veriut.
Tag: botërorin
-

Kimmich, pas fitores 6-0 ndaj Sllovakisë: Kemi treguar nivelin tonë më të mirë
-

Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali
18 Nëntor 2025
8:59
Alfred Lleshi
Ndërsa Italia ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë për herë të tretë radhazi, Marco Materazzi kujton me Francesco Totti triumfin e vitit 2006. Në një intervistë të përbashkët për “Bettson.sport”, ish-mbrojtësi i Interit tregoi episodin që, sipas tij, ndryshoi Botërorin dhe karrierën e tij.
“Duhet ta falënderoj Tottin, po të mos kishte shënuar me Australinë në atë penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali”, – tregon me humor Materazzi. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje dhe në momentin e golit ndodhej në dhomën e anti-dopingut, ku duhej të qëndronte i gatshëm për shortin e kontrolleve.
“Kur u dha penalltia, u hodha mbi shtrat. Nuk prita fundin e shortit dhe ika me vrap për ta pritur Tottin në dhomat e zhveshjes”, – shton ai, duke rikujtuar një nga momentet më të tensionuara e vendimtare të Botërorit 2006. -

Milani është gati të rinovojë edhe një sezon me Modric, “topi” në fushën e kroatit
17 Nëntor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Luka Modrić ka nisur sezonin si protagonist absolut, si me Milanin, që ndodhet vetëm dy pikë larg kreut, ashtu edhe me Kroacinë e kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. Drejtuesit kuqezinj po mendojnë t’i ofrojnë rinovim kontrate për ta mbajtur të paktën edhe një vit tjetër në Milanello.
Vendimi final do t’i takojë vetë lojtarit, i cili mund të presë përfundimin e Botërorit për të marrë një vendim. Megjithëse ka mbushur 40 vjeç, Modrić është bërë menjëherë i pazëvendësueshëm në skemat e Allegrit: 91% saktësi pasimesh, dy asistime dhe një gol vendimtar kundër Bologna e bëjnë një lider të vërtetë.
Objektivi i kroatit tani është të provojë të fitojë menjëherë me Milanin dhe të shijojë Botërorin e tij të pestë. Nëse gjërat shkojnë mirë dhe forma fizike e mbështet, ai vështirë se do të mendojë të tërhiqet. Për pasojë, rinovimi me Milanin edhe një sezon tjetër bëhet skenar shumë i mundshëm. -

Portugalia e Ronaldos kualifikohet në Botërorin 2026, për Ronaldon një shans të luajë për trofeun që i mungon
Adriatik BALLA
Kualifikueset e Botërorit në zonën europiane vijojnë dhe ka befasi në çdo grup, edhe pse skuadrat e mëdha e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm. Në të vërtetë jo vetëm skuadrat por edhe individët marrin vëmendje, sikurse ndodh me Kristiano Ronaldon e të tjerë yje që vijojnë të luajnë aktiv në fushë. Në fakt, nuk ka befasi në eliminatore në lidhje me përfaqësuesen e Portugalisë, e cila është kualifikuar për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Portugalia në ndeshjen e fundit kualifikuese e mposhti Armeninë të dielën në shtëpi me rezultatin shumë të thellë, 9:1. Portugalia u paraqit pa superyllin, Kristiano Ronaldo, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq të enjten ndaj Irlandës. Joao Neves dhe Bruno Fernandes shkëlqyen te Portugalia duke realizuar “hat-trick”. Renato Veiga, Gonçalo Ramos dhe Francisco Conceiçao ishin tre realizatorët e tjerë për Portugalinë.
Portugalia i mbylli kualifikimet me katër fitore, një barazim dhe një humbje. E zë vendin e parë në Grupin F me 13 pikë. Ndërkohë, Armenia e përfundoi fazën kualifikuese me një fitore dhe pesë humbje. Renditet në pozitën e fundit me tri pikë. Ndërkohë, Kistiano Ronaldo pritet të luajë në një tjetër Kampionat Botëror. Ronaldo mungoi në ndeshjen e zhvilluar në Porto për shkak të supsendimit – por pavarësisht mungesës së tij, Portugalia e siguroi Botërorin, që do të jetë i gjashti për superyllin portugez. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë 41-vjeçar në kohën kur turneu nis në qershor. Për Ronaldon do të jetë mundësi tjetër që ta fitojë trofeun që i mungon.
Ai pritet të jetë pjesë e përfaqësueses që udhëhiqet nga Roberto Martinez, edhe pse Ronaldo mund të suspendohet pas kartonit të kuq që e mori të enjten mbrëma në humbjen 2:0 nga Irlanda. Në Kupën e Botës 2026 pritet të paraqitet edhe rivali i tij i madh, Lionel Mesi. Fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina, e ka siguruar po ashtu vendin në Botëror. Mesi veçse është fitues i Botërorit. Ai triumfoi me Argjentinën në Katar, në vitin 2022. Ronaldos, i cili e ka fituar Kampionatin Evropian dhe dy herë titullin e Ligës së Kombeve me Portugalinë, i mungon trofeu i Botërorit. 40-vjeçari në nivel ekipor ka pesë Liga të Kampionëve dhe tituj të ligave në Angli, Spanjë e Itali. Ronaldo në kualifikimet e Kampionatit Botëror është golashënuesi më i mirë me 41 gola. -

Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off
Kosova siguroi një biletë për në Play Off të Botërorit pas suksesit 0-2 ndaj Sllovenisë. Ndeshja u vendos nga një gol i Fisnik Asllanit në pjesën e parë dhe një autogol i vendasve në pjesën e dytë.
Ashtu sikurse edhe Shqipëria, dardanët do të luajnë në Play Off shanset për një vend mes më të mirëve në botë, kompeticion ky që do luhet në SHBA.Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas përfundimit të takimit në Ljubljanë. Në publikimin e tij nuk mungon shqiponja, flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë.
D5bd70dd 0b5e 4d27 89a8 E121ae47511e -

Ancelotti: Ëndërroj finalen Brazil-Itali në Botërorin 2026, do të ishte e mrekullueshme
15 Nëntor 2025
10:15
Alfred Lleshi
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, shprehu dëshirën për një finale Brazil-Itali në Botërorin 2026. Ai tha: “Italia? Do të duhet të luftojë sërish përmes ‘play off’-eve dhe eliminatoreve të vështira. Shpresoj që të kualifikohet. Duhet të kualifikohet. Sinqerisht, mendoj se do t’ia dalë. Pastaj do të takohemi në finale. Do të ishim të gjithë të lumtur, italianët, brazilianët dhe unë veçanërisht. Emocionalisht për mua do të ishte e mrekullueshme”.
Për Brazilin theksoi: “Është një kombëtare e mirë, shumë i mirë. Kemi veteranë të nivelit të lartë dhe të rinj me cilësi. Jemi të rrethuar nga një pasion i jashtëzakonshëm. Na kërkojnë ta fitojmë Botërorin dhe atë do të përpiqemi të bëjmë. Ka kaluar shumë kohë pa e fituar, prandaj brazilianët e duan me të drejtë kupën e gjashtë”.
-

Pritet ndëshkim i rëndë/ Ronaldo rrezikon Botërorin
Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen mes Irlandës dhe Portugalisë, pas një goditjeje me bërryl ndaj Collins në minutën e 61-të.
Portugalia humbi 2-0 dhe dështoi të sigurojë zyrtarisht kualifikimin për Botërorin, diçka që pritet të arrihet në ndeshjen e radhës. Përjashtimi i Ronaldos e lë ekipin pa kapitenin e tij në sfidën vendimtare ndaj Armenisë.
Sipas rregullores së FIFA-s, veprimet e dhunshme mund të sjellin një pezullim prej tre ndeshjesh ose më shumë. Nëse ngjarja klasifikohet si incident i rëndë, Ronaldo rrezikon të humbasë edhe dy ndeshjet e para të Portugalisë në Botëror.
Ai ka konfirmuar më herët se Botërori i vitit 2026 do të jetë turneu i tij i fundit madhor. Vendimi përfundimtar për pezullimin e tij do të merret nga një komision disiplinor i pavarur. -

Vetëm Anglia e ka siguruar Botërorin, koha për t’u kualifikuar 11 kombëtaret e tjera europiane
12 Nëntor 2025
8:11
Alfred Lleshi
Nga 13 deri më 18 nëntor do të përcaktohen 12 përfaqësueset europiane që do të marrin pjesë në Botërorin 2026. Deri tani nga kontinenti ynë vetëm Anglia është matematikisht e kualifikuar, pasi dominoi grupin me Shqipërinë dhe Serbinë, pa pësuar asnjë gol. Ndërsa Italia pritet të shkojë në “play off”, Gjermania mbetet në dyshim për kualifikim direkt.
Franca, Spanja, Holanda dhe Portugalia udhëheqin grupet respektive me 3 deri në 5 pikë avantazh ndaj ndjekësve (Ukrainë, Turqi, Poloni, Hungari), ndaj mund ta sigurojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë të nëntorit. Norvegjia është pranë Botërorit për herë të parë pas 27 vitesh.
Në grupet me pikë të barabarta, Gjermani-Sllovaki (17 nëntor) dhe Skoci-Danimarkë (18 nëntor) do të vendosin fatin e kualifikimit. Ndërkohë Zvicra, Austria, Belgjika dhe Kroacia janë favorite për t’i mbyllur në krye grupet e tyre përkatëse, duke shmangur fazën e “play off”-eve. -

Ancelotti “driblon” sërish Neymar: Nuk kam folur me të, 17-18 lojtarë janë të sigurt për Botërorin…
5 Nëntor 2025
11:59
Alfred Lleshi
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli listën e lojtarëve për miqësoret e nëntorit ndaj Senegalit (15 nëntor në Londër) dhe Tunizisë (18 nëntor në Lille). Mbi polemikën e fundit të Vinícius Junior, pas reagimit të tij ndaj zëvendësimit nga Xabi Alonso në “El Clásico”, italiani tha: “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Vinícius. Folëm, i thashë që bëri një gabim dhe ai kërkoi falje. Çështja është mbyllur. Është një lojtar kyç, pa probleme këtu apo në klubin e tij. Jeta e tij personale nuk më intereson; unë jam trajneri i tij, jo babai i tij”.
Ai komentoi edhe përzgjedhjet e tjera: “Në këtë listë ka lojtarë si Fabinho, Luciano Juba dhe Vítor Roque, që po kalojnë një sezon të madh. Kam thirrur 7 lojtarë nga ‘Brasileirão’; këto testime do të ndihmojnë për ta përcaktuar më mirë ekipin”.
Për mesfushën: “Dua një profil si Casemiro. Fabinho ka karakteristikat e duhura dhe njeh mirë rolin”. Për Neymar: “Nuk kam folur ende me të. Do të shohim kur do të rikuperohet dhe kthehet në fushë”. Për Botërorin 2026: “Kemi 17-18 lojtarë të sigurt. Lista e marsit do të jetë shumë e ngjashme me atë përfundimtare; për Botërorin do të marr vetëm 26 lojtarë”.
-

Ndeshja vendimtare e Shqipërisë: Çfarë surprize ka Tomas Tuhel?
Anglia ka qenë skuadra e parë europiane që ka siguruar biletën e saj në Botërorin 2026. Kjo bën që “tre luanët” të përballojnë më të qenë dy ndeshjet e fundit të tyre, ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.
Ndeshje të cilat janë vendimtare për fatin e ekipeve që kanë përballë në luftën për play-off, por edhe një mundësi për Tuhel që të eksperimentojë dhe të shohë nga afër opsione të reja për ekipin që do të përzgjedhë për të marrë pjesë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Sipas mediave angleze, ai po përgatit një surprizë të pazakontë për këto dy ndeshje, pasi do të ftojë një lojtar nga kategoria e dytë angleze.
Karl Rashuorth, portieri 24-vjeçar i Koventri, është një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në startin e sezonit në Championship dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Tuhel dhe stafit të tij. Lojtari i huazuar nga Brajton, ka regjistruar 613 minuta radhazi pa pësuar gol, duke vendosur rekordin e ri për Koventrin, që është kthyer në klub kandidatë për t’u ngjitur në elitë.
Kësisoj, Tuhel po planifikon që ta bëjë pjesë të “tre luanëve” në ndeshjet e nëntorit, ku mendohet se do të ketë rotacion në portë pasi trajneri gjerman do të shohë mirë këtë repart dhe ndoshta edhe të ndryshojë hierarkinë mes shtyllave.