Tag: botërori

  • Botërori i Klubeve FIFA, ndeshjet e luajtura dhe ato sot…

    Botërori i Klubeve FIFA 2025 ka nisur me ndeshjet e para në 8 grupe duke bërë që aktiviteti më i madh në histori për klube të tërheqë vëmendje maksimale nga e gjithë bota.

    Pas hapjes së kompeticionit me 32 skuadra nga i gjithë planeti, skuadra të tilla si Bajern Mynih e PSG e kanë nisur me marsh të lartë duke vënë kandidaturën për të shkuar sa më larg.

    Me një kalendar specifik por me orare jashtëzakonisht të vështirë për Europën, Botërori i Klubeve pritet të sjellë veç argëtimit sportiv dhe befasi të ndryshme në fushë.

    Sot radha e Çelsi-Los Anxheles në orën 21:00 (ora e Shqipërisë) për të vijuar gjatë agimit të datës 17 qershor me duelet: Boka- Sporting Lisbonë (00:00),Flamengo-Espereance Tuniz (03:00),Fluminense-Dortmund (18:00) dhe River Plejt-Urava Red Diamonds (21:00)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Botërori në tenis, Shqipëria mirëpret “Davis Cup” për të dytin vit radhazi

    Botërori në tenis, Shqipëria mirëpret “Davis Cup” për të dytin vit radhazi

    Për të dytin vit radhazi, Shqipëria mirëpriti trurneun e “Davis Cup”, që ndryshe njihet dhe si Botërori i tenisit për kombëtaret.
    7 ekipe nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe përfaqësuesja shqiptare, sfiduan njëra-tjetrën në qendrën kombëtare të tenisit “National Sport Park”, në Tiranë.
    Kombëtarja e Azerbajxhanit, Lihtenshtejnit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë garuan në kryeqytet për trofeun prestigjoz që nga të gjithë njihet si Kupa e Botës në Tenis.
    Sipas organizatorëve, vështirësitë kanë qenë të shumta, por në fund turneu i arriti të gjitha pritshmëritë.
    Kombëtarja shqiptare ka debutuar në Davis Cup në vitin 2010. Edhe pse mbështetja ende nuk është ajo që sportistët do të donin, niveli i tenisit po rritet çdo vit e më shumë.

  • Botërori i Klubeve/ 32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

    Botërori i Klubeve/ 32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

    Botërori i Klubeve do të ndezë motorët këtë të dielë, me skuadrat më të mira në botë që sfidojnë njëra-tjetrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    FIFA ka 25 vite që e zhvillon këtë kompeticion, por risia këtë herë është se pjesëmarrëse do të jenë 32 ekipe nga 6 konfederata që pritet ta kthejnë këtë turne në një festë të vërtetë futbolli. Ky turne nuk ka qenë kurrë kaq i madh, por nga viti 2000 kur u zhvillua për herë të parë, është rritur gradualisht dhe këtë edicion plot 32 ekipe do të zbresin në fushë, vetëm disa javë pasi përfunduan sezonin e rregullt.
    Gjithçka nis në 15 qershor në stadiumin “Hard Rock” në Miami dhe përfundon në finalen e madhe të 13 korrikut në Nju Xhersi. Gjigantë të futbollit botëror që do të tentojnë për ta mbyllur sezonin me një trofe prestigjioz, siç është Kupa e Botës për Klube. Favoritët në letër mbeten skuadrat kryesore evropiane, ku sigurisht vendin e parë e mban fituesja e Champions League, PSG, por nuk mbetet pas dhe Manchester City apo Real Madrid, që duan të konfirmojnë se mbeten ekipet për t’u mposhtur jo vetëm në Europë, por edhe në Botë.
    Ndërkaq, brazilianët e Palmeiras, arabët e Al-Hilal apo legjendat si Boca Juniors nuk kanë çfarë humbin dhe do të bëjnë gjithçka për një paraqitje pozitive në fushë.
    Vëmendje në këtë garë do të marrin dhe lojtarët e rinj që do të prezantohen për herë të parë me Kupën e Botës për Klube. FIFA i lejoi ekipet pjesëmarrëse që të transferonin lojtarë nga data 1 qershor deri më 10 qershor. Nga nënshkrimet e Real Madridit, që kanë forcuar mbrojtjen, deri te shpenzimet e çmendura të Manchester City, që tashmë ka shpenzuar pothuajse 150 milionë euro, gjithçka mbetet për t’u parë dhe shijuar.

  • Botërori 2026, ja kombëtaret e kualifikuara tashmë sipas kontinenteve

    Botërori 2026, ja kombëtaret e kualifikuara tashmë sipas kontinenteve

    48 skuadra pjesëmarrëse në vend të 32 të zakonshmeve. Botërori 2026, i planifikuar të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë, do të jetë më i madhi ndonjëherë, me plot 16 kombëtare më shumë.
    Ndër to, Japonia, e cila është kombëtarja e parë që ka arritur kualifikimin në fushë, pas atyre të vendeve pritëse (pra Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë).
    Do të duhet ende kohë për të mësuar cilat kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin 2026, ndërsa nga Amerika e Jugut dhe Azia kanë ardhur tashmë emrat e parë të skuadrave të sigurta për të luajtur në Kupën e Botës.
    Botërori 2026, kombëtaret e vendeve pritëseKombëtaret e para të sigurta për pjesëmarrjen në Botërorin 2026 ishin ato të vendeve organizatore, pra Meksika, Kanadaja dhe SHBA. Të trija në kërkim të një edicioni historik të Botërorit, SHBA, Kanada dhe Meksikë do të provojnë të shkojnë sa më larg, për të festuar së bashku me tifozët e tyre në Botërorin më të madh në histori.
    Botërori 2026, kombëtaret aziatike të kualifikuaraJaponia është skuadra e parë aziatike e kualifikuar në Botërorin 2026.
    Irani, me dopietën e Taremit ndaj Uzbekistanit në barazimin 2-2, më 25 mars, u bë skuadra e dytë e kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
    Vetë Uzbekistani arriti për herë të parë në historinë e tij kualifikimin në qershor 2025, falë barazimit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Në Botëror, për herë të parë në histori, do të jetë edhe Jordania, falë fitores 3-0 në fushën e Omanit.
    Koreja e Jugut ka siguruar gjithashtu biletën për Kupën e Botës 2026.
    Botërori 2026, kombëtaret europiane të kualifikuaraNë pritje të skuadrave të para të kualifikuara
    Botërori 2026, kombëtaret afrikane të kualifikuaraNë pritje të skuadrave të para të kualifikuara
    Botërori 2026, Kombëtaret e Amerikës së Jugut të kualifikuaraArgjentina, kampione në fuqi e botës, ishte skuadra e parë nga Amerika e Jugut që siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
    Më pas Brazili dhe Ekuadori siguruan gjithashtu biletën për në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
    Në total do të jenë gjashtë skuadra nga Amerika e Jugut në Botërorin 2026, ndërsa e shtata do të luajë në “play-off”-et ndërkontinentale për një vend në finale.
    Botërori 2026, kombëtaret e Amerikës Qendrore të kualifikuaraNë pritje të skuadrave të para të kualifikuara
    Botërori 2026, Kombëtaret e Oqeanisë të kualifikuaraZelanda e Re është skuadra e parë nga Oqeania që siguron pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
    Është kualifikuar gjithashtu edhe Australia, pas fitores kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit.

  • Bellingham hedh sytë nga Botërori i Klubeve: Një mundësi historike për Real Madridin

    Bellingham hedh sytë nga Botërori i Klubeve: Një mundësi historike për Real Madridin

    16 Maj 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Jude Bellingham ka shprehur entuziazmin e tij për Botërorin e Klubeve 2025, që do të zhvillohet në SHBA dhe ku Real Madridi do të marrë pjesë me synimin për ta fituar për herë të parë në këtë format të ri: “Jemi përpara një mundësie për të fituar një titull ndryshe, një titull të vërtetë. Të bëhemi klubi i parë që e fiton në këtë format është diçka e rëndësishme. Ky është Real Madridi, një klub që meriton të jetë në këtë lloj skene”.
    Për mesfushorin anglez, Botërori i Klubeve ka një domethënie të veçantë, do jetë eksperiencë e bukur për të gjithë: “Shumë ekipe nuk kanë mundësinë të luajnë rregullisht në skena kaq të mëdha dhe tani do të përballen me klubet më të mira të Europës. Kjo është fantastike për ta dhe për ne”.
    Bellingham pranon se ka shumë pikëpyetje për formatin dhe rëndësinë e Botërorit të Klubeve, por nënvizon: “Për ne është një tjetër titull për t’u fituar. Nuk e marrim lehtë. Është diçka historike, sepse në këtë klub nuk kanë mbetur shumë gjëra për t’u bërë, që nuk janë arritur tashmë”.