Tag: botërore

  • Kryeministrja daneze: Evropa në periudhën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

    Kryeministrja daneze: Evropa në periudhën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

    Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Evropa po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me luftën në Ukrainë si një faktor kyç në përshkallëzimin e tensioneve.

    “Mendoj se situata është shumë serioze. Lufta në Ukrainë është jashtëzakonisht kritike. Kur shoh pamjen e Evropës sot, mendoj se jemi në momentin më të vështirë dhe më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore – jo që nga Lufta e Ftohtë”, tha ajo.
    E pyetur në lidhje me ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore evropiane, Frederiksen tha se ajo ishte përgjithësisht në favor të rrëzimit të tyre, por theksoi se “kjo duhet të bëhet në mënyrën e duhur”.
    Duke folur me gazetarët pas mbërritjes së saj në samitin në Kopenhagen, kryeministrja daneze tha se detyra kryesore e udhëheqësve ishte të “diskutonin sigurinë dhe parandalimin, duke përfshirë dronët dhe të ndihmonin Ukrainën”, ndërsa diskutonin edhe migracionin.
    Ajo gjithashtu mbështeti propozimin e Komisionit Evropian për një kredi kompensimi për Ukrainën, e cila do të sigurohej nga asetet e ngrira ruse.
    “Shpresoj që të gjithë tani ta kuptojnë se ekziston një luftë hibride , dhe një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka, dhe javën tjetër ndoshta është diku tjetër ku do të shohim sabotim ose do të shohim dronë që fluturojnë”, shtoi ai.

    Top Channel

  • “Më 3 nëntor shpërthen Lufta e Tretë Botërore”, teoria që po çmend rrjetin

    “Më 3 nëntor shpërthen Lufta e Tretë Botërore”, teoria që po çmend rrjetin

    Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, frika për shpërthimin e një lufte të tretë botërore është bërë gjithnjë e më e pranishme në opinionin publik.
    Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm, sidomos pas raportimeve për hyrje të dronëve dhe avionëve rusë në hapësirat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, si Estonia, Polonia, Norvegjia dhe Danimarka.
    Në këtë klimë të mbushur me pasiguri, në rrjetet sociale ka shpërthyer një teori konspirative që parashikon nisjen e një konflikti global pikërisht më 3 nëntor 2025.
    Burimi i kësaj teorie është një intervistë e dhënë për “Daily Mail” nga Richard Shirreff, ish-komandant i lartë i NATO-s në Evropë, i cili ka ndërtuar një skenar hipotetik për të treguar sa shpejt mund të përshkallëzohet një sulm rus në Evropë.
    Shirreff imagjinon një skenar që zgjat pesë ditë, nga 3 deri më 7 nëntor 2025, ku Rusia nis një ofensivë të befasishme duke filluar me një ndërprerje totale të energjisë elektrike në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, në orën 14:00 të datës 3 nëntor.
    Nga aty, blackout-i përhapet në Letoni dhe Estoni, duke shkaktuar kaos, panik, plaçkitje dhe prishje të rendit civil. Më 4 nëntor, Vladimir Putin shpall gjendjen e alarmit në trupat ruse të vendosura në Kaliningrad dhe në Bjellorusi, duke mobilizuar mbi 60 mijë ushtarë. Më pas, ai pretendon se forcat ruse në Kaliningrad janë sulmuar nga “grupe rebelësh lituanezë” dhe urdhëron pushtimin e korridorit të Suëalkit, një zonë strategjike që lidh Kaliningradin me Bjellorusinë, duke kaluar përmes Lituanisë dhe Polonisë.
    Sipas këtij skenari, NATO nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të reaguar, dhe pas pesë ditësh, Evropa do të binte nën kontrollin rus.
    Megjithatë, Shirreff ka sqaruar se ky është vetëm një “ushtrim mendor” për të paralajmëruar vendet e NATO-s mbi nevojën për përgatitje të menjëhershme dhe për të rritur gatishmërinë, pasi çdo vonesë në reagim mund të ketë pasoja katastrofike.
    Ai nuk ka sugjeruar që një luftë do të ndodhë vërtet në atë datë, por thjesht ka përdorur një periudhë të rastësishme për të ndërtuar një skenar sa më realist në kohëzgjatje dhe ndikim.
    Megjithatë, në rrjetet sociale ky paralajmërim është interpretuar si një profeci. Disa përdorues kanë filluar të lidhin datën 3 nëntor 2025 me teori të ndryshme numerologjike dhe esoterike, duke e shndërruar një simulim hipotetik ushtarak në një “datë të caktuar” për nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Teoria ka fituar popullaritet në internet, pavarësisht mungesës totale të bazës faktike.
    Ekspertët theksojnë se nuk ka asnjë provë që të mbështesë idenë e një sulmi të tillë rus në atë datë dhe se alarmi i ngritur nga Shirreff duhet të shihet si një thirrje për përgatitje dhe jo si një parashikim i së ardhmes. Ndërkohë, NATO ka theksuar se nuk kërkon konflikt me Rusinë, por është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

  • Dita Botërore e Turizmit/ Zhupa: Qeveria duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm…

    Dita Botërore e Turizmit/ Zhupa: Qeveria duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm…

    Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar sot në ditën botërore të Turizmit duke venë në dukje potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria dhe mungesat e mëdha që vijnë nga puna e dobët e qeverisë.

    Zhupa vë në dukje se: “Por të gjithë e dimë që vilat individuale dhe komplekset strategjike nuk mund të quhen investim për turizmin. Akoma në Shqipëri nuk punohet për të zhvilluar maksimalisht këtë sektor. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në disa zona turistike, ndërtimet pa kriter që dëmtojnë natyrën dhe identitetin kulturor, mungesa e standardeve në ofrimin e shërbimeve, mungesa e mbështetjes së qëndrueshme për operatorët lokalë. Shteti që nuk garanton gjërat bazike si uji i pijshëm 24 orë, rend dhe siguri, plazhe të certifikuara blue flag, dhe këto janë plaga më serioze kundër turizmit”

    Ajo apelon për investim në turizmin e qëndrueshëm ku qeveria sipas saj duhet të “të vendosë prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, të ofrojë trajnime dhe mbështetje për fuqinë punëtore në këtë sektor, dhe të sigurojë që çdo projekt zhvillimi të ndërtohet mbi parimin e balancës mes rritjes ekonomike dhe ruajtjes së burimeve tona natyrore”
    Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

    Në Ditën Botërore të Turizmit vlen të kujtojmë që Shqipëria, me natyrën e saj të mrekullueshme, trashëgiminë kulturore unike dhe mikpritjen që e karakterizon, ka potencialin për t’u shndërruar në një destinacion të qëndrueshëm dhe cilësor në hartën ndërkombëtare të turizmit.

    Por të gjithë e dimë që vilat individuale dhe komplekset strategjike nuk mund të quhen investim për turizmin.

    Akoma në Shqipëri nuk punohet për të zhvilluar maksimalisht këtë sektor. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në disa zona turistike, ndërtimet pa kriter që dëmtojnë natyrën dhe identitetin kulturor, mungesa e standardeve në ofrimin e shërbimeve, mungesa e mbështetjes së qëndrueshme për operatorët lokalë. Shteti që nuk garanton gjërat bazike si uji i pijshëm 24 orë, rend dhe siguri, plazhe të certifikuara blue flag, dhe këto janë plaga më serioze kundër turizmit.

    Qeveria duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm, të vendosë prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, të ofrojë trajnime dhe mbështetje për fuqinë punëtore në këtë sektor, dhe të sigurojë që çdo projekt zhvillimi të ndërtohet mbi parimin e balancës mes rritjes ekonomike dhe ruajtjes së burimeve tona natyrore.

    Si Kryetare e Komisionit të Kulturës dhe Turizmit, mbetem e angazhuar që të bashkëpunoj me të gjitha palët për të ndërtuar një model turizmi që sjell të ardhura, vende pune, por edhe krenari për vendin tonë.

  • Lufta e tretë Botërore/ Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 5 ditë

    Lufta e tretë Botërore/ Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 5 ditë

    NATO është sërish në alarm pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve të saj. Në këtë situatë, shqetësues është edhe vlerësimi i Gjeneralit Britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, i cili ka përshkruar skenarin më ekstrem në këtë përballje. Në një intervistë për “Daily Mail” ai shkruan se në më pak se 5 ditë, Rusia mund ta shkatërrojë Europën.

    Ky parashikim, ndonëse nuk aprovohet nga të gjithë analistët, rindez debatin rreth gatishmërisë aktuale të Aleancës Atlantike dhe rrezikut të një lufte të re botërore. Graviteti i situatës konfirmohet edhe nga konteksti gjeopolitik i shënuar nga tensionet në rritje: nga ngërçi në Ukrainë te mbështetja e Kinës dhe Iranit për Moskën, te incidentet gjithnjë e më të shpeshta përgjatë kufijve të NATO-s.

    NATO nën presion

    Aleanca Atlantike, e angazhuar tashmë në mbështetje ushtarake dhe logjistike për Ukrainën për më shumë se 2 vjet, po i ndjek lëvizjet e Moskës me një shqetësim në rritje. Manovrat e fundit ushtarake të Rusisë, shpesh të kryera së bashku me Bjellorusinë, janë interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për Perëndimin. Shkeljet e hapësirës ajrore dhe operacionet me dronë kanë nxitur frikën se Kremlini po teston gatishmërinë e sistemeve mbrojtëse të NATO-s.

    Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte përsëriti se Aleanca “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të shteteve anëtare”, por analistët kanë vënë re vonesa në investime dhe furnizime, veçanërisht në Evropë.

    Skenari i “100 orëve”

    Gjenerali Sir. Richard Shirreff, i intervistuar nga Daily Mail, përshkroi një skenar shqetësues. Një sulm i papritur rus mund të mbingarkojë linjat mbrojtëse evropiane në vetëm 100 orë. “Është një skenar ekstrem, por jo i pamundur”, – shpjegoi ai, duke bërë thirrje për një forcim të menjëhershëm të sistemeve parandaluese.

    Shirreff, i cili udhëhoqi NATO-n në Evropë deri në vitin 2014, theksoi se forcat konvencionale ruse, pavarësisht humbjeve të pësuara në Ukrainë, mbeten të konsiderueshme dhe të afta të ushtrojnë presion mbi shtetet baltike dhe në Evropën Lindore.

    Sipas ish-gjeneralit të NATO-s, nëse Moska do të niste një ofensivë të papritur, Aleanca dhe Evropa nuk do të kishin kohë për të organizuar përforcime, për të lëvizur trupa dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Në pak më shumë se 4 ditë, vijat e frontit të mbrojtjes mund të shembeshin, duke lënë të ekspozuar një territor të gjerë dhe të dendur të populluar. Prandaj, koncepti “100 orë” nuk përshkruan se si do të ndodhte sulmi në një nivel teknik, por sa shpejt mund të manifestoheshin efektet si: shembja e mbrojtjeve fillestare, ndërprerja e transportit dhe komunikimeve, presioni psikologjik dhe politik mbi qeveritë dhe opinionin publik.

    Mbrojtja evropiane mes vonesave dhe dobësive

    Disa raporte ndërkombëtare konfirmojnë se Evropa duhet ende të adresojë boshllëqe të konsiderueshme. IISS (Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike) ka raportuar se pavarësisht angazhimeve për shpenzime, vonesat në prodhimin e armëve, mangësitë logjistike dhe vështirësitë e koordinimit midis ushtrive të ndryshme vazhdojnë.

    Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kurrizore e Aleancës, por edhe Uashingtoni pranon kufizimet. Disponueshmëria e sistemeve të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit në Evropë është e pamjaftueshme për të siguruar një paralajmërim të hershëm për manovrat e mundshme ruse. Ky boshllëk, në rast të një përshkallëzimi, mund të jetë vendimtar.

    Aftësitë ruse në luftë dhe kërcënimet hibride

    Pavarësisht sanksioneve dhe humbjeve në frontin ukrainas, Rusia ka rritur prodhimin e saj ushtarak, duke u përqendruar në artileri, dronë dhe raketa me rreze të mesme veprimi. Sipas Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë, Moska tani ka rezerva më të mëdha municionesh sesa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se në vend të një lufte të plotë, Kremlini mund të përdorë një strategji “hibride”, që përbëhet nga sulme kibernetike (si ai i fundit në aeroportet evropiane), sabotim të infrastrukturës kritike, dezinformim dhe operacione klandestine. Këto mjete do ta lejonin atë të destabilizonte me shpejtësi Evropën, pa pasur nevojë të angazhohej domosdoshmërisht në një luftë të hapur konvencionale.

    Sa realiste është fantazma e Luftës së Tretë Botërore?

    Shumë analistë mbeten skeptikë ndaj mundësisë së një “blitzkrieg” të aftë për të mposhtur Evropën në më pak se 5 ditë. Mangësitë logjistike të Rusisë, vështirësia për të mbajtur një ofensivë të njëkohshme në fronte të shumëfishta dhe aftësia e reagimit të NATO-s përfaqësojnë pengesa të rëndësishme.

    Megjithatë, skenari i përshkruar nga Gjenerali Shirreff nuk është pa baza. Ai shërben si një paralajmërim për të mos ulur vigjilencën tonë dhe për të përshpejtuar forcimin e mbrojtjes së Evropës. Mundësia e një konflikti global duket e largët, por paqëndrueshmëria në rritje kërkon kujdes dhe gatishmëri, pasi llogaritjet e gabuara ose provokimet mund ta tërheqin sërish botën në konfrontim të drejtpërdrejtë./ lapsi/ 

  • Dita Botërore e Shkrimit dhe Leximit, suksesi dhe sfidat globale

    Dita Botërore e Shkrimit dhe Leximit, suksesi dhe sfidat globale

    Më 8 shtator bota feston Ditën Botërore të Shkrimit dhe Leximit (World Literacy Day), një ditë e rëndësishme për të reflektuar mbi arritjet dhe pengesat në arsim.Shkrimi dhe leximi nuk janë thjesht aftësi personale, por një themel për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të çdo vendi. Një shoqëri ku qytetarët dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ka potencial më të madh për inovacion, produktivitet dhe mirëqenie.Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), normat globale të arsimimit janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.Në vitet 1950, më pak se gjysma e popullsisë së botës ishte e aftë të lexonte dhe të shkruante.Sot, mbi 86% e popullsisë globale di të shkruajë dhe të lexojë. Megjithatë, pabarazitë mbeten të dukshme: më shumë se 770 milionë njerëz në botë ende nuk zotërojnë këto aftësi bazë.Shumë prej këtyre boshllëqeve shfaqen në vendet në zhvillim, ku arsimi shpesh përballet me mungesë fondesh, mungesë infrastrukture dhe sfida sociale si varfëria dhe konfliktet.Pandemia e COVID-19 gjithashtu ndikoi në rënie të nivelit të arsimit bazë në disa rajone, duke mbyllur shkollat dhe duke lënë miliona nxënës pa akses në mësim.Vendet më të arsimuara në botëDisa vende dallohen për nivele të larta të arsimit bazë, duke iu afruar nivelit 100%. Ndër më të suksesshmit janë:Finlanda, e njohur për sistemin e saj arsimor që fokusohet në barazi, kreativitet dhe motivim të nxënësve. Në Finlandë, fëmijët mësojnë të lexojnë në një atmosferë që nxit dashurinë për librin dhe mendimin kritik.Norvegjia dhe Danimarka, vendosin theks të madh në arsimin fillestar dhe në akses të barabartë për të gjithë fëmijët, duke siguruar që askush të mos mbetet pas.Japonia, ndërthur teknologjinë me traditën e disiplinës në arsim. Pothuajse e gjithë popullsia e Japonisë di të shkruajë dhe të lexojë, falë një kulture që i jep rëndësi leximit që në moshë të hershme.Estonia, një rast suksesi në Europën Lindore, ku reformat e hershme në arsim dhe investimet në teknologji e kanë bërë një nga vendet me rezultatet më të larta në testet ndërkombëtare të leximit dhe matematikës.Nga përvoja e këtyre vendeve, disa faktorë dalin në pah:Investimi i qëndrueshëm në arsim: fondet publike për arsimin nuk shihen si shpenzim, por si investim afatgjatë.Barazia sociale: sigurimi që çdo fëmijë, pavarësisht prejardhjes apo të ardhurave familjare, të ketë akses të barabartë në shkollim cilësor.Mësues të trajnuar mirë: mësuesit konsiderohen profesionistë të nivelit të lartë dhe trajtohen si një shtyllë e shoqërisë.Kultura e leximit: nxitja e leximit si pjesë e jetës së përditshme, jo vetëm si detyrë shkollore. Dita Botërore e Shkrimit dhe Leximit nuk është vetëm një datë simbolike. Ajo na kujton se shkrim-leximi është një e drejtë themelore dhe një mjet për zhvillim të qëndrueshëm.Nëse vendet e zhvilluara kanë arritur nivele gati të përsosura, sfida e vërtetë mbetet në mbylljen e hendekut mes tyre dhe vendeve në zhvillim.Vetëm përmes një angazhimi global për arsim cilësor mund të sigurohet që gjeneratat e ardhshme të kenë mundësi të barabarta për një jetë më të mirë. / Unesco, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kryevepra të operistikës botërore dhe shqiptare, tenori Saimir Pirgu koncert në Shirokë

    Kryevepra të operistikës botërore dhe shqiptare, tenori Saimir Pirgu koncert në Shirokë

    Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu përcolli mbrëmjen e djeshme për artdashësit shkodranë një udhëtim të paharrueshëm përmes tingujve klasikë.

    Në koncertin e organizuar në Shirokë, nën drejtimin e maestros Elda Laro, me Orkestrën Simfonike të Shkodrës dhe Korit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, tenori Saimir Pirgu solli një program të pasur artistik.

    Qindra qytetarë, turistë e dashamirës përjetuan një mbrëmje magjike ndërsa Shiroka u kthye në një skenë gjigande për veprat botërore dhe ato të muzikës sonë.

    Përveç kryeveprave botërore, Pirgu solli për artdashësit edhe perla të muzikës operistike shqiptare.

    Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu ka një aktivitet të pasur artistik në skena të ndryshme. Pirgu me interpretimet e tij ka qenë pjesë e produksioneve të ndryshme operistike. Ndërsa vjet në muajin nëntor tenori u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) pas 13 vitesh mungesë për operën “Tosca” vepër e kompozitorit Giacomo Puccini me rolin e Mario Cavaradossi-t.

    I konsideruar si një nga tenorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, Saimir Pirgu ka ndriçuar skenat më prestigjioze të botës, nga Metropolitan Opera në Nju-Jork, tek La Scala në Milano, Royal Opera House në Londër dhe Staatsoper në Vjenë.

    Ai u ka dhënë jetë roleve kryesore të repertorit klasik, si Rodolfo në “La Bohème”, Cavaradossi në “Tosca”, Alfredo në “La Traviata” dhe princi Kalaf në “Turandot”.

    Pirgu ka bashkëpunuar me dirigjentë legjendarë, si Claudio Abbado, Riccardo Muti dhe James Levine, duke fituar duartrokitje e vlerësime nga publiku dhe kritika ndërkombëtare.

    Me një aktivitet  të vlerësuar nga kritika dhe publiku, në çmimet që ka marrë tenori Saimir Pirgu përmendim edhe çmimin prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë)./atsh/KultPlus.com

  • Freddie Mercury, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës botërore

    Freddie Mercury, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës botërore

    Freddie Mercury do të mbahet mend për gjurmët e mëdha që la në historinë e muzikës botërore, për vokalin e tij të fuqishëm dhe për energjinë e tij të mrekullueshme që shpaloste në skenë, derisa sot janë bërë 79 vjet nga lindja e tij, shkruan KultPlus.

    Suksesi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i “Bohemian Rapsody”, filmi mbi historinë e grupit ”Queen”, që me një buxhet prej 52 milionë dollarësh ka arritur të fitojë një miliard dollarë duke fituar katër Oscar, përfshirë atë për aktorin më të mirë në rolin kryesor (Rami Malek), është demonstrimi më i bujshëm i asaj që grupi përfaqëson në historinë e rock-ut dhe deri tani në imagjinatën kolektive.

    Dhe nëse kjo histori fillon të ngatërrohet me mitin, kjo ndodh sepse Freddie Mercury ishte një nga personazhet më shpërthyes, më transgresivë dhe më të guximshëm që është parë ndonjëherë në skenë.

    Fatkeqësisht, Fredi, i cili vdiq më 24 nëntor 1991 në Londër, është gjithashtu një nga viktimat më të famshme të SIDA-s, të cilin e vrau në moshën 45-vjeçare, në rezidencën e tij në Londër, kur HIV pozitiv ishte ende një dënim me vdekje.

    Siç e kujtojnë shumë tani falë filmit, emri i tij i vërtetë ishte Farrock Bulsara.

    Ai u lind në Zanzibar dhe kishte prejardhje parsiane dhe indiane.

    Me grupin e tij, së bashku me Brian May, John Deacon dhe Roger Taylor, ai kishte gjetur sintezën e personalitetit të tij si një roker i dashuruar pas operës, por i cili, i rritur në vitet ’60 dhe i formuar në vitet ’70, adhuronte  Jimi Hendrix, Elvis Presley, Led Zeppelin,  Black Sabbath, Liza Minnelli, David Bowie dhe rock Glam i Marc Bolan.

    Ai ishte padyshim një njeri me kuriozitet të madh muzikor që i pëlqente të përziente zhanre, i aftë për njohuri të shkëlqyera si “Bohemian Rapsody” dhe pjesë të këndshme si “Barcelona Barcelona”.

    Një dashamirës i hiperbolës, me një sens humori provokues, ai vazhdon të nderohet nga një audiencë transversale dhe që ka lënë pas një seri mbresëlënëse hitesh nga “We Are The Champions” te “Radio Ga Ga”, nga “Love of My Life” te “Under Pressure”, nga “Somebody To Love” te “Love of My Life”, “Crazy Little Thing Called Love” apo “We Will Rock You” .

    Ai ishte një interpretues që përdorte teatralitetin si armë dhe shpesh pasqyronte një ndjenjë çlirimtare që shkonte së bashku me aftësitë e tij të jashtëzakonshme vokale dhe talentin e tij si pianist.

    Freddie Mercury ishte thjesht i paimitueshëm. / KultPlus.com

  • Kurti nderon regjisori Dhimitër Anagnosti: “Ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit”

    Kurti nderon regjisori Dhimitër Anagnosti: “Ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit”

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve të hapur në nderim të regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Me këtë rast, ai u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.

    Në shënimin e tij, Kurti theksoi ndikimin e veprës së Anagnostit në breza të tërë:

    “Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë.”

    Ai shtoi se trashëgimia artistike e regjisorit e ka vendosur kinemanë shqiptare në hartën botërore:

    “Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!”/KultPlus.com

  • Ivan Sergejeviç Turgenjev – Zëri i shpirtit rus

    Ivan Sergejeviç Turgenjev – Zëri i shpirtit rus

    Më 3 shtator shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta i Ivan Sergejeviç Turgenjevit (1818–1883), një prej figurave më të shquara të letërsisë ruse dhe botërore. Shkrimtar, dramaturg dhe eseist, Turgenjevi u bë i njohur për stilin e tij elegant, përshkrimet e thella të natyrës dhe portretizimin e ndjeshëm të jetës njerëzore.

    I lindur në një familje aristokrate në Orel të Rusisë, Turgenjev studioi filozofi dhe letërsi në Moskë, Shën Petersburg e më pas në Gjermani. Përvoja e tij evropiane ndikoi që shkrimet e tij të shfaqnin një frymë liberale dhe humaniste, shpesh në kontrast me realitetin e ashpër të Rusisë cariste, përcjellë KultPlus.

    Romanet si “Et dhe Bij”, “Pranë pragut”, apo përmbledhja e tregimeve “Shënime të një gjuetari”, sollën jo vetëm bukurinë e prozës, por edhe reflektime të thella mbi marrëdhëniet shoqërore, konfliktin midis brezave, si dhe luftën mes traditës dhe modernitetit.

    Turgenjev u dallua nga bashkëkohësit e tij Tolstoi e Dostojevski për stilin e tij më të qetë dhe melodioz, ku njeriu dhe natyra shfaqen në harmoni. Ai mbetet ura më e rëndësishme mes letërsisë ruse dhe asaj evropiane, duke sjellë shpirtin rus në zemër të kulturës botërore.

    Në përvjetorin e vdekjes së tij, Turgenjevi kujtohet si një mjeshtër i rrëfimit, një mbrojtës i humanizmit dhe një zë i fuqishëm që edhe sot na fton të reflektojmë mbi dashurinë, lirinë dhe përgjegjësinë njerëzore./KultPlus.com

  • ‘1 shtator 1939’

    ‘1 shtator 1939’

    Poezia u botua së pari në numrin e “The New Republic”, të datës 18 tetor 1939 në Nju Jork dhe pastaj është përfshirë në përmbledhjen e Auden “Another time” (Njëherë tjetër), 1940. Kritikët kanë theksuar se autori mbështetet në modelin e strofave të poezisë “Easter 1916” (Pashkët 1916) të W.B. Yeats. e cila evokon Luftën I Botërore.

    Përktheu: Kujtim Morina

    Kjo poezi është shkruar për fillimin e Luftës II Botërore që shënohet më 1 shtator 1939, me pushtimin e Polonisë nga Gjermania.

    I ulur në një nga barete Rrugës Pesëdhjetë e DyI pasigurtë dhe i frikësuarNdërsa shpresat e pritshme shuhen,Të një dekade të ulët dhe të pandershmeValë zemërimi dhe frikeqarkullojnë mbi vende të kthjellëtadhe të errësuara të globitduke pushtuar jetët tona private;kundërmimi i paemër i vdekjesshkel mbi natën e shtatorit.

    Dijet e sakta mund të nxjerrinnë dritë të gjithë keqbërjennga Luteri deri në ditët tonaçfarë e ka bërë një popull të çmendet,gjej çfarë ndodhi në LinzNjë megaloman i shndërruarNë një zot psikopat.Unë dhe publiku e dimëAshtu si edhe fëmijët e shkollësAtyre që ju është bërë e keqjaMe të keq do të ta kthejnë.

    Tukiditi i mërguar e dinteÇ’do të thotë një fjalim populistpër demokracinëDhe çfarë bëjnë diktatorët.Gjepurat e vjetra që flasinPër një varr apatik,I gjithi i analizuar në librin e tij.Iluminizmi i hedhur tutje,zakonet që krijon dhimbja,keqqeverisja dhe brengaduhet t’i vuajmë të gjitha përsëri.

    Në këtë vend asnjanësKu grataçelat e verbëra përdorinTë gjithë lartësinë për të shpallurForcën e Njeriut KolektivSecila gjuhë derdh shfajësimine saj të ethshëm, të kotëPo kush mund të jetojë gjatënë një ëndërr euforikeNga pasqyra ata sodisinFytyrën e imperializmitdhe të së keqes së botës.

    Fytyrat e njerëzve në barKapen në ditët e tyre të zakonshmeDritat kurrë nuk duhet të fikenDhe muzika kurrë të mos pushojë.Të gjitha zakonet synojnëTa bëjnë këtë gjendje të duketSikur asgjë s’ka ndryshuar.Që të mos shohim ku jemiTë humbur në një pyll të faniturFëmijët që kanë frikë kur vjen nata,që s’kanë qenë kurrë të lumtur apo të mirë.

    Plehrat militantë, më dredharakët,Personat e Rëndësishëm gërthasinNuk është aq e pastër sa dëshira jonëÇfarë shkroi Njinsky i acaruarpër Diaghilev,është e vërtetë për zemrën normale.Sepse gabimi i mbrujtur në kockëi çdo gruaje dhe çdo burriDigjet për atë që s’mund ta ketë,Jo për dashurinë universalePor vetëm për t’u dashur vetë.

    Nga errësira konservatoreNë jetën e moralshmeKalimtarët e ngjeshur përsërisinzotimin e tyre të mëngjesit“Do të jem i sinqertë me gruanDo të përqendrohem më shumë në punë”Dhe guvernatorët e pakrahë të provincave zgjohenPër të rifilluar lojën e tyre të detyrueshme;Kush mund t’i lirojë ata tani;Kush mund t’i kuptojë të shurdhëritKush mund të flasë me memecët?

    E gjitha çfarë kam është një zëPër të zhbërë gënjeshtrën e palosurGënjeshtrën romantike në trurinE një njeriu të ndjeshëm në rrugëDhe gënjeshtrën e AutoritetitNdërtesat e të cilit prekin qiellinNuk ka ekzistuar diçka e tillë si ShtetiDhe askush nuk ekziston më vete.Uria nuk të jep zgjedhjePër qytetarët apo policinëDuhet të duam njëri-tjetrin ose të vdesim.

    I pambrojtur në këtë natëBota jonë në gënjeshtra të trullosura,Megjithatë, shquhen gjithandejPikëla drite ironike,Vetëtijnë kurdo që të DrejtitShkëmbejnë mesazheA mundem unë, i krijuar si ataNga Erosi dhe pluhuriI dërmuar nga i njëjtiMohim dhe dëshpërimTë tregoj një flakë afirmuese. /ExLibris/ KultPlus.com