Nga Julia Vrapi
Qendrat historike Gjirokastër dhe Berat do të përfshihen në një plan menaxhimi të integruar. Për dy qendrat historike Gjirokastër dhe Berat pasuri botërore në UNESCO puna për planin e menaxhimit të integruar nisi para disa vitesh, por më herët autoritetet shqiptare janë përballur edhe me kritika nga UNESCO, që iu ka kërkuar ta finalizonin atë me urgjencë. Këto ditë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat në bashkëpunim me Bashkinë Berat, organizuan takimin për prezantimin e draftit të planit të menaxhimit të integruar për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, pasuri botërore në seri.
Të ftuar në këtë prezantim ishin profesionistë të trashëgimisë kulturore, institucionet lokale, shoqatat kulturore, komunitetet fetare, operatorët turistikë, bizneset që operojnë në qendrën historike dhe banorë të lagjeve muzeale, ku sipas DRTK Berat në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Joli Mitrojorgji. Plani i menaxhimit u prezantua nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, z. Armand Vokshi, si pjesë e grupit të punës së bashku me profesorë të tjerë të Universitet Politektik të Tiranës dhe ekspertë të huaj. “Plani i menaxhimit ishte fokusuar në identifikimin e sfidave të ruajtjes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes së komunitetit dhe grupeve të interesit në mbrojtjen e vlerave unike të qytetit”, thuhet nga DRTK Berat. Në këtë prezantim u paraqit gjithashtu dhe plani i veprimit i strukturuar në objektiva afatgjatë, i cili më pas u diskutua me pjesëmarrësit.
Procesi për hartimin e planit të menaxhimit
Ministria e Kulturës shprehej në muajt e parë të vitit 2021 se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kishte zhvilluar takim koordinues me Qendrën e Trashëgimisë Botërore UNESCO dhe trupat këshillimore të saj ICOMOS dhe ICCROM, mbi nisjen e procesit të hartimit të planit të menaxhimit të integruar të qendrave historike Gjirokastër dhe Berat. Asistenca ndërkombëtare e hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, mbi këtë projekt është aprovuar nga Qendra e Trashëgimisë Botërore në vitin 2019. Në korrik 2024 Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Nju Delhi në Indi, miratoi vendimet për qendrat e trashëgimisë botërore shqiptare, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën.
Ndërkohë, në vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, UNESCO thotë se “vëren me keqardhje se, pavarësisht kërkesave të mëparshme, Shqipëria nuk ka zbatuar plotësisht projektin për zhvillimin e Planit të Menaxhimit në bashkëpunim me sektorin qeveritar dhe civil, financuar nga Fondi i Trashëgimisë Botërore”. “Shqipëria duhet të përditësojë planin e menaxhimit si një çështje me përparësi duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e bëra tashmë nga organet këshillimore dhe duke përfshirë në mënyrë aktive autoritetet vendore të Beratit dhe Gjirokastrës”, thuhej më tej nga UNESCO. Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 15 korrik 2005, ndërsa më 8 korrik të vitit 2008 u regjistrua edhe Berati.
Tag: botërore
-

Prezantohet drafti i planit të menaxhimit për Gjirokastrën dhe Beratin, fokusi në identifikimin e sfidave të ruajtjes
-

Dita Botërore e Psoriazës: Një thirrje për ndërgjegjësim dhe solidaritet
Më 29 tetor 2025, shënohet Dita Botërore e Psoriazës, një ditë dedikuar njohjes dhe mbështetjes së 125 milionë njerëzve në mbarë botën që jetojnë me psoriazë dhe artrit psoriatik (PsA).
Psoriaza nuk është vetëm një sëmundje e lëkurës; ajo mund të shkaktojë dhimbje të kyçeve, kruarje dhe djegie të vazhdueshme. Për më tepër, njerëzit me psoriazë shpesh përballen edhe me probleme shëndetësore të lidhura, si sëmundjet e zemrës, artriti psoriatik dhe diabeti i tipit 2.
Fatmirësisht, organizata si National Psoriasis Foundation (NPF) ofrojnë mjete dhe mbështetje për menaxhimin e psoriazës dhe komplikimeve të saj. Si pjesë e një komuniteti global, askush nuk duhet ta përballet me këtë sfidë vetëm.
Dita Botërore e Psoriazës, e krijuar nga vetë pacientët, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin global, të përmirësojë aksesin në terapi dhe të luftojë diskriminimin dhe stigmatizimin e njerëzve që jetojnë me psoriazë.
Qëllimet e Ditës Botërore të Psoriazës
• Rritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të publikut për psoriazën.
• Promovimi i diagnostikimit të hershëm dhe menaxhimit efektiv.
• Sigurimi i aksesit në trajtime adekuate për të prekurit.
Aktivitetet
Organizata ndërkombëtare, përfshirë Aleancën Ndërkombëtare të Organizatave të Pacientëve (IAPO), zhvillojnë fushata ndërgjegjësimi, leksione publike dhe ngjarje të tjera për të informuar dhe mbështetur komunitetin.
Çështjet kryesore
Dita përqendrohet gjithashtu në thyerjen e barrierave të paragjykimeve, stigmës dhe diskriminimit ndaj njerëzve me psoriazë.
Tema e vitit
Çdo vit, tema e Ditës Botërore të Psoriazës fokusohet në aspekte specifike, si për shembull: “Thyerja e Barrierave për Njerëzit me Psoriazë”.
Kjo ditë është një mundësi për të shprehur solidaritetin, për të mësuar më shumë rreth sëmundjes dhe për të mbështetur miliona njerëz që përballen me psoriazën çdo ditë. -

Zbulim i pabesueshëm në Australi: Një letër nga Lufta e Parë Botërore gjendet pas më shumë se 100 vitesh
Një mesazh i shkruar nga një ushtar australian gjatë Luftës së Parë Botërore është gjetur në një shishe në plazhin Wharton, më shumë se një shekull pas hedhjes së tij në det.
Letra, e vitit 1916, u zbulua nga Debra Brown dhe vajza e saj Felicity gjatë pastrimit të plazhit. Autori, Malcolm Alexander Neville, i cili po udhëtonte me anijen Ballarat drejt Evropës, shkruante për nënën e tij se ushqimi ishte “shumë i mirë” dhe se një vakti ishte “varrosur në det”. Ai përmendte gjithashtu lëkundjet e anijes dhe e mbyllte letrën me fjalët: “Të dua, djali yt Malcolm”.
Historianët konfirmojnë se Neville u nis me Ballarat pak ditë para se të shkruante letrën dhe më pas u vra në Francë në prill të vitit 1917, në moshën 28 vjeç. Pas gjetjes, familja e Brown e identifikoi letrën dhe u lidh me stërnipin e ushtarit përmes rrjeteve sociale.
Në një zhvillim tjetër, familja zbuloi edhe një shishe tjetër me mesazh nga ushtari William Kirk Harley, i cili mbijetoi luftën dhe krijoi familje. Znj. Brown planifikon t’u dërgojë letrat familjeve përkatëse, duke rikthyer kështu lidhjet e humbura mes brezave.
-

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të zbulohen
Gjatë shekujve, dhjetëra thesare me vlerë të paçmueshme janë zhdukur pa lënë gjurmë. Nga veprat e artit deri te objektet me rëndësi kombëtare, këto pasuri të humbura kanë ngjallur kuriozitetin e historianëve, koleksionistëve dhe aventurierëve.
Disa janë vjedhur, të tjera janë zhdukur gjatë luftërave ose janë thjesht zhdukur pa asnjë shpjegim.
Dhoma e Qelibarit
Dhoma e Qelibarit u ndërtua në Pallatin e Katerinës në shekullin e 18-të, pranë Shën Petersburgut, Rusi. Dhoma përmbante mozaikë, pasqyra dhe ar, së bashku me panele të ndërtuara nga rreth 450 kg qelibar. Gjatë pushtimit nazist në vitin 1941, panelet dhe veprat e artit të dhomës u çmontuan dhe u çuan në Gjermani. Ato nuk janë parë që atëherë.
Diamanti FiorentinDiamanti i verdhë fiorentin 137 karatësh ka të ngjarë të ketë ardhur nga India dhe të ketë mbërritur në Evropë në fund të shekullit të 15-të. Pas rënies së Perandorisë Austriake pas Luftës së Parë Botërore, guri u çua në mërgim me Perandorin Charles I të Austrisë. Guri u vodh pas vitit 1918 dhe ndoshta u pre në diamante më të vegjël.
Poezitë e humbura të SafosPoetja greke Safo, e cila jetoi në shekullin e 7-të p.e.s., ishte shumë e vlerësuar nga grekët e lashtë. E konsideruar si një nga poetet më të mira të kohës së saj, për fat të keq, pak nga poezitë e saj kanë mbijetuar.
Piktura e humbur e RafaelitGjatë fillimit të shekullit të 16-të, piktori italian Raphael pikturoi “Portretin e një të riu” mbresëlënës, i cili besohet gjerësisht se është një autoportret. Piktura ishte në pronësi të Muzeut Czartoryski në Krakovë të Polonisë, por gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët e vodhën atë. Shumë historianë e konsiderojnë atë si pikturën më të rëndësishme të humbur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Trofeu Jules RimetKupa Jules Rimet ishte trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA nga viti 1930 deri në vitin 1970. Në vitin 1970, Brazili e fitoi garën për herë të tretë dhe, sipas rregullave të FIFA-s, skuadra e parë që fitonte tre herë do të fitonte zotërimin e përhershëm të trofeut. Prandaj, ai u dërgua në Brazil. Në vitin 1983, u vodh në Rio de Zhaneiro dhe nuk është parë më që atëherë.
Thesari RumunThesari Rumun është një koleksion objektesh me vlerë dhe rezervave të arit të qeverisë rumune, të dërguara në Rusi për ruajtje gjatë Luftës së Parë Botërore. Por këto u konfiskuan pas Revolucionit të Tetorit dhe vetëm disa nga objektet, dhe asnjë nga rezervat e arit, janë kthyer.
Honjo MasamuneHonjo Masamune ishte një shpatë samuraji, e krijuar nga mjeshtri i shpatave Goro Masamune midis viteve 1288 dhe 1328 të erës sonë. Shpata u transmetua gjatë shekujve, por humbi gjatë pushtimit amerikan të Japonisë në vitin 1945.
-

Bebe Rexha në finalen e bejsbollit amerikan
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara në finalen e dytë të Serisë Botërore të MLB 2025, një nga ngjarjet sportive më të mëdha të vitit në SHBA.
Në postimet e saj të fundit në Instagram, Bebe është shfaqur e emocionuar për pjesëmarrjen, duke ndarë me ndjekësit përgatitjet dhe entuziazmin për këtë moment të rëndësishëm. Ajo ka treguar mbështetje për dy skuadrat finaliste — Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays — duke i uruar fat për përballjen e madhe.
Në këtë ceremoni madhështore, përveç Bebe Rexhës, do të marrin pjesë edhe artistë të njohur ndërkombëtarë si Pharrell Williams dhe Alessia Cara, e cila do të këndojë himnin kombëtar të Kanadasë.
Për Bebe Rexhën, kjo është një mundësi e veçantë për të qenë pjesë e një eventi historik, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me MLB dhe dashurinë për sportin në përgjithësi.
Ndërkohë, ajo vazhdon të shënojë sukses pas suksesi në industrinë muzikore. Sipas raportimeve të fundit nga InMusicBlog, Bebe dhe Dua Lipa janë ndër artistet shqiptare me më shumë këngë që kanë kaluar një miliard dëgjime në Spotify — katër dhe dymbëdhjetë këngë respektivisht.
Ne urojmë suksese të tjera për Bebe-n! -
Banka Botërore: Rindërtimi i Sirisë do të kushtojë 216 miliardë dollarë pas më shumë se një dekade lufte civile
Lufta civile në Siri, e cila nisi në vitin 2011 pas protestave masive kundër regjimit të Bashar al-Assad, ka lënë pas një vend të shkatërruar. Sipas një vlerësimi të ri të Bankës Botërore, rindërtimi i Sirisë do të kërkojë rreth 216 miliardë dollarë (185 miliardë euro) – pothuajse 10 herë më shumë se prodhimi i brendshëm bruto i vendit për vitin 2024.
Raporti thekson se konflikti ka shkatërruar pjesë të mëdha të vendit dhe ka dëmtuar rëndë infrastrukturën kritike, përfshirë rrjetin elektrik. Vetëm rindërtimi i infrastrukturës parashikohet të kushtojë 82 miliardë dollarë, ndërsa dëmet në ndërtesat rezidenciale vlerësohen në 75 miliardë dollarë dhe ato në strukturat jo-rezidenciale në 59 miliardë dollarë.
Sipas Bankës Botërore, provinca e Alepos dhe fshatrat përreth Damaskut do të kërkojnë investimet më të mëdha për shkak të dëmeve të rënda nga betejat. “Sfidat përpara janë të jashtëzakonshme, por Banka Botërore është e gatshme të punojë përkrah popullit sirian dhe bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin,” tha Jean-Christophe Carret, Drejtori i Bankës Botërore për Lindjen e Mesme.
Megjithë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Perëndimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve investimi me vendet e Gjirit, Siria vazhdon të përballet me një krizë të thellë ekonomike. Heqja e pjesës më të madhe të sanksioneve nga SHBA dhe BE nuk ka sjellë ndryshime të ndjeshme në terren.
Kombet e Bashkuara raportojnë se 90% e popullsisë siriane jeton në varfëri, ndërsa shkurtimet në ndihmën ndërkombëtare kanë përkeqësuar më tej kushtet e jetesës. Gjatë konfliktit, qindra mijëra njerëz humbën jetën, dhe miliona të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në fund të vitit 2024, më shumë se 6 milionë sirianë ishin regjistruar si refugjatë ose azilkërkues, kryesisht në Turqi, Liban dhe Jordani. Ndërsa BE-ja strehon rreth 1.3 milion sirianë, kryesisht në Gjermani, Suedi dhe Austri.
Pas më shumë se 20 vitesh në pushtet, Bashar al-Assad u rrëzua në dhjetor nga një ofensivë e shpejtë e forcave rebele, duke shënuar fundin e një epoke që la pas një vend të rrënuar dhe një popull të lodhur nga lufta.
-

Shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
PAMJE NGA VENDNGJARJA
POGRADEC-Një incident është regjistruar në Pogradec, ku një 49-vjeçar është plagosur pas shpëthimit të një granate dore. Objekti ka shpërthyer, teksa Gentian Yzellari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësorë fshatin Gështenjas.
Sipas informacioneve i lënduari i cili ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit mund të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar. Dyshohet se granata i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
“Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi sot policia./ZËRI -

Si plani 5-vjeçar i Kinës 2026-2030 mund të ndryshojë ekonominë botërore/ Çfarë po diskutohet këtë javë në Pekin
Liderët më të lartë të Kinës po mblidhen këtë javë në Pekin për të vendosur mbi objektivat kryesore dhe aspiratat e vendit për pjesën e mbetur të dekadës.
Çdo vit, ose çdo pak vite, organi më i lartë politik i vendit, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Kineze, zhvillon një javë mbledhjesh, të njohura si Plenum.
Vendimet që do të merren në këtë Plenum do të formojnë më pas bazën e Planit të Pestë Pesëvjeçar të Kinës, udhërrëfyesi që ekonomia e dytë më e madhe në botë do të ndjekë midis viteve 2026 dhe 2030, shkruan BBC.
Plani i plotë nuk do të publikohet deri vitin e ardhshëm, por zyrtarët pritet të japin sinjale mbi përmbajtjen e tij të mërkurën, ndërsa në të kaluarën, më shumë detaje janë bërë publike brenda një jave pas mbledhjes.
“Politikat perëndimore funksionojnë mbi ciklet zgjedhore, por politika kineze bazohet në cikle planifikimi,” thotë Neil Thomas, studiues i politikës kineze në Asia Society Policy Institute. “Planet Pesëvjeçare tregojnë se çfarë synon Kina të arrijë, sinjalizojnë drejtimin që udhëheqësit duan të ndjekin dhe orientojnë burimet e shtetit drejt këtyre rezultateve të paracaktuara.”
Edhe pse në dukje mund të duket e zakonshme një javë mbledhjesh burokratike, historia ka treguar se vendimet e marra gjatë këtyre plenumeve kanë ndikime të mëdha globale.
Ekspertët theksojnë se Planet Pesëvjeçare të Kinës shpesh kanë reshaped ekonominë botërore, duke ndikuar në tregjet ndërkombëtare, investimet dhe linjat e politikave globale.Top Channel
-

Mbledhjet vjetore të FMN dhe Bankës Botërore në Uashington, merr pjesë edhe guvernatori Sejko: Rritje mesatare në ekonominë e Shiqipërisë
Në datat 16-18 tetor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, udhëhoqi delegacionin shqiptar në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.
Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku guvernatorë bankash qendrore dhe ministra financash nga vende anëtare diskutojnë zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe sfidat globale.
Gjatë aktivitetit, Guvernatori Sejko zhvilloi takime të rëndësishme me drejtues të FMN-së dhe Bankës Botërore, duke përfshirë Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli, dhe Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore në BB, Antonella Bassani.
Në këto takime u prezantuan zhvillimet ekonomike dhe financiare në Shqipëri, duke theksuar politikën monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë, stabilitetin e sektorit bankar dhe performancën pozitive të ekonomisë shqiptare.
Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje mesatare prej rreth 3.5% në dy vitet e fundit, me inflacion të qëndrueshëm pranë objektivit prej 3% dhe papunësi në nivele historikisht të ulëta. Investimet dhe konsumi privat mbeten motorët kryesorë të rritjes, ndërsa sektori i shërbimeve dhe turizmi kanë kontribuar pozitivisht.
Guvernatori Sejko vuri në dukje rëndësinë e politikave fiskale dhe monetare të koordinuara, si dhe masat makroprudenciale për ruajtjen e stabilitetit financiar. Ai theksoi gjithashtu angazhimin e Bankës së Shqipërisë në përmirësimin e sistemeve të pagesave, përfshirë integrimin e vendit në sistemin e pagesave të BE-së (SEPA), me fillimin e pagesave në tregun unik që nga tetori 2025.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe perspektiva afatmesme ekonomike, ku pritet një rritje e qëndrueshme dhe inflacion që do të rikthehet pranë objektivit në vitin 2026. Rreziqet kryesore lidhen me faktorë të jashtëm, përfshirë ngadalësimin ekonomik të partnerëve tregtarë dhe tensionet gjeopolitike, ndërsa integrimi në Bashkimin Europian mbetet një shans i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
Përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore vlerësuan progresin e Shqipërisë dhe bashkëpunimin e frytshëm me Bankën e Shqipërisë, duke e cilësuar bankën qendrore si një shtyllë stabiliteti në kohë pasigurie.
Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi përmirësimin e bashkëpunimit dhe asistencës teknike në fusha si mbikëqyrja bankare dhe sistemet e pagesave.
Guvernatori Sejko mori pjesë gjithashtu në seancat plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar dhe të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB, ku prezantoi zhvillimet makroekonomike dhe potencialin investues të Shqipërisë.Top Channel
-

Banka Botërore: Pothuajse 700 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme
Sipas të dhënave të fundit nga Banka Botërore, rreth 700 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme, duke mbijetuar me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person. Kjo shifër alarmante nënvizon nevojën për veprime të koordinuara globale për të luftuar varfërinë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur 17 tetorin si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, në një rezolutë të miratuar më 22 dhjetor 1992. Çdo vit, kjo ditë shënohet me aktivitete dhe konferenca që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe të mobilizojnë përpjekjet ndërkombëtare kundër varfërisë.Sipas OKB-së, varfëria ekstreme globale kishte shënuar rënie të ndjeshme nga viti 1990 deri në vitin 2019. Megjithatë, pandemia COVID-19 dhe krizat pasuese shkaktuan rritjen më të madhe të varfërisë globale në dekada, duke ndalur përparimin e bërë deri atëherë.
Që nga viti 2019, përparimi drejt zhdukjes së varfërisë ka qenë minimal, me shumë vende që përballen me sfida të reja ekonomike dhe sociale.