Tag: botëror

  • Mjeshtri i thellësive vendos rekord të ri botëror, zhytet 126 metra duke mbajtur frymën

    Mjeshtri i thellësive vendos rekord të ri botëror, zhytet 126 metra duke mbajtur frymën

    Zhytësi rus Alexey Molchanov u zhyt 126 metra me vetëm një frymëmarrje duke vendosur një rekord botëror në AIDA, Kampionatin Botëror të Zhytjes së Lirë në Limasol, Qipro.
    Ai u zhyt thellë në detin Mesdhe me vetëm një fener, pendë dhe një litar për drejtim, një akt që konsiderohet si ndër më sfiduesit nga ana teknike në kategorinë e zhytjeve të lira.
    “Është fantastike. Është një nga rekordet që unë…e dua shumë këtë disiplinë. Më pëlqen disiplina e pendëve, mono apo bi. Ka qenë… pjesa më e madhe e këtyre rekordeve ka qenë thellësia, për mua. I pari ka qenë në pishinë. Disa prej tyre kanë qenë rekorde Guinness nën akull. Por përgjithësisht është mirë që të vazhdosh të ecësh përpara”, tha ai.
    Molchanov theu rekordin e vet të vitit 2024 të 125 metrave ku e mbajti frymën për 4 minuta e 32 sekonda.

  • Donnarumma e ka obsesion Kupën e Botës: Italia s’mund të mungojë për herën e tretë radhazi

    Donnarumma e ka obsesion Kupën e Botës: Italia s’mund të mungojë për herën e tretë radhazi

    27 Shtator 2025

    8:29

    Alfred Lleshi

    Gianluigi Donnarumma e sheh Botërorin si obsesion dhe nuk e pranon idenë e mungesës së tretë radhazi të Italisë. Pas shpalljes si portieri më i mirë i sezonit dhe fitues i çmimit “Yashin”, ai u shpreh për L’Équipe: “Shpresoj të kualifikohemi në Botëror, sepse pas dy edicionesh pa pjesëmarrje (2018, 2022) nuk mund të ketë një të tretë.
    Italia duhet të jetë aty, një Botëror pa Italinë nuk është Botëror. Do të jap gjithçka për këtë. Jam i sigurt se me trajnerin Gattuso, stafin dhe gjithë skuadrën do ta rikthejmë Italinë aty ku meriton. E shpresoj me gjithë zemër, për të gëzuar gjithë italianët, sepse e meritojnë. Ky është objektivi”.
    Rruga drejt Botërorit 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë nuk ka nisur mirë. Italia u mposht 3-0 nga Norvegjia në debutim, një rival që më pas ka qenë perfekt edhe në ndeshjet e tjera. Kjo e bën të vështirë garën për vendin e parë në grupin I, duke detyruar axurrët të përgatiten edhe për një mundësi “play-off”-i.
     

  • “Synoj të bëj më mirë se në sezonin e kaluar”, Daku: Bëjmë të pamundurën që Shqipëria të shkojë në Botëror

    “Synoj të bëj më mirë se në sezonin e kaluar”, Daku: Bëjmë të pamundurën që Shqipëria të shkojë në Botëror

    Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
    “Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët.

    Kombëtarja- Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv.
    Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, tha Daku.
    © BalkanWeb

  • Zabaleta: Ndeshja ndaj Serbisë, me rrezikshmëri të lartë. Na bëjnë statujë në Tiranë po qe se…

    Zabaleta: Ndeshja ndaj Serbisë, me rrezikshmëri të lartë. Na bëjnë statujë në Tiranë po qe se…

    Pablo Zabaleta, ndihmësi i Sylvinhos në kombëtaren shqiptare, ka folur për “Flashscore” rreth ëndrrës kuqezi, kualifikimit në Botëror, dhe sfidës delikate të tetorit ndaj Serbisë: “Shkuarja në Botëror është ëndrra jonë.
    Aktualisht jemi në vend të dytë, 7 pikë pas Anglisë, por një pikë përpara Serbisë. Sfida e radhës është në fushën e serbëve, por nuk do të luajmë në Beograd. Është një ndeshje që duhet luajtur me shumë kujdes, sepse më 2016 pati probleme, pas incidentit me dronin”.
    Zabaleta e sheh transfertën me Serbinë më shumë se diçka sportive: “Është një ndeshje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por ne duam të shkojmë në Botëror”.
    Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Shqipëria, një vend me më pak se 3 milionë banorë, do të kualifikohej, ai u përgjigj me buzëqeshje: “Do të na bënin një statujë në Tiranë”.

    Serbia vs Albania We have already seen thisThe Euro 2016 qualifying match in Belgrade in October 2014 was abandoned with the score goalless after fighting broke out between players, fans and team officials on the pitch of the Partizan Stadium. https://t.co/GRY3TChAbU pic.twitter.com/R9LJEwd0BL
    — Lola_Le is ʜᴀᴘᴘʏ🌟 (@Lolittalola2) June 20, 2024

  • Kërcim me shkop, Armand Duplantis shpallet kampion bote dhe vendos rekord të ri

    Kërcim me shkop, Armand Duplantis shpallet kampion bote dhe vendos rekord të ri

    Armand Duplantis fitoi titullin e tij të tretë botëror në kërcim me shkop për meshkuj në Kampionatin e Tokios me një kërcim prej 6.30 metrash, duke i siguruar gjithashtu rekordin e tij të katërmbëdhjetë botëror radhazi.
    Kjo vjen pas sukseseve të tij në Eugene 2022 me një rekord botëror të atëhershëm prej 6.22 m dhe në Budapest 2023 me 6.10 m.

    Duplantis dominoi, si gjithmonë, një garë që e kontrolloi lehtësisht me vetëm pesë përpjekje të tjera të suksesshme në përpjekjen e parë: 5.55, 5.85, 5.95, 6.00 dhe 6.10.
    Më pas ai kreu një tjetër mrekulli në përpjekjen e tretë përpara stadiumit, i cili ishte plotësisht i heshtur ndërsa prisnin suksesin e tij.
    Gara ishte e bukur, pavarësisht rezultatit përfundimtar pothuajse të dukshëm për sa i përket dhënies së medaljes së artë, me grekun Emmanouil Karalis në vendin e dytë me një kërcim prej 6.00 metrash. Australiani Kurtis Marshall gjithashtu performoi mirë, duke përfunduar i treti me 5.95 falë më pak gabimeve sesa amerikani Sam Kendricks, i cili përfundoi i katërti.
    Kampionati botëror i Tokios konfirmoi edhe njëherë tjetër se një yll i ri ka lindur. Duplantis I ka të gjitha shanset të bëhet një prej më të mirëve të të gjitha kohërave në kërcim së larti.
    © BalkanWeb

  • Çermen Valiev i dyti në Botërorin e Kroacisë, medalje argjendi për Shqipërinë

    Çermen Valiev i dyti në Botërorin e Kroacisë, medalje argjendi për Shqipërinë

    Adriatik BALLA
    Kampionati Botëror i Mundjes që po zhvillohet në Kroaci, po sjell fryte për Shqipërinë, pasi dje u sigurua medalja e radhës për mundjen tonë të lirë. Ishte Çermen Valiev që i dha Shqipërisë medalje argjendi, pasi zuri vendin e dytë në peshën e tij trupore, duke ngjitur mundjen shqiptare në nivele shumë të larta në botë. Nuk është i vetmi, pasi edhe dy mundësit e tjerë, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov, gjithashtu të ardhur nga Federata Ruse e të natyralizuar me pasaportë si shqiptar, kanë performuar në nivele të larta dhe i kanë sjellë Shqipërisë medalje të rëndësishme europiane, botërore e madje dhe olimpike.
    Gara e Valievit
    E thonë edhe mediat sportive në tërësi që mundja shqiptare shkroi një tjetër arritje në arenën ndërkombëtare teksa ka siguruar medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Çermen Valiev, mundësi rus i natyralizuar si shqiptar, pas medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike, ka siguruar sot medaljen e argjendtë në Botëror. Valiev kishte arritur të kalonte me radhë kualifikueset me lehtësi duke mposhtur mongolin Togsjargal, belgun Veliev, amerikanin Karr dhe rusin Sidakov për të arritur në finalen e madhe tre peshës deri në 74 kilogram të stilit të lirë. Përballë tij në finale ishte japonezi Kota Takahashi i cili u tregua më i saktë ne veprimet e tij në fillim dhe ia doli ta mposhte në pak më shumë se 4 minuta me rezultatin 8-2, duke siguruar medaljen e artë falë edhe një dëmtimi në gju të Valiev i cili nuk mund të vazhdonte dot më ndeshjen. Gjithsesi, për Valiev ky ishte një rezultat shumë i mirë, duke pasur parasysh që kjo ishte hera e parë në karrierë që ai merrte pjesë në një Kampionat Botëror.
    Referencat e një finaleje të madhe, dhe qëndrimi i federatës së mundjes
    Mbrëmjen e djeshme, ruso-shqiptari Valiev, që ka prejardhje nga Osetia, kërkoi të artën në kategorinë deri 74 kg, në stil të lirë. Por pësoi 8:2 nga mundësi i Japonisë, Kota Takahashi. Kështu Valievit, që ishte bartës i parë, i takoi medalja e argjendtë botërore. 26-vjeçari nga Osetia Veriore, për Shqipërinë ka fituar medalje të bronztë olimpike dhe medalje të artë evropiane. Tani i siguroi Shqipërisë edhe medalje të argjendtë botërore. Valievi finalen e siguroi që në takimin e të dielës. Për të ardhur deri në finale i siguroi katër fitore bindëse. Federata Shqiptare e Mundjes ka shkruar se Valievi në finale u paraqit i lënduar. “Në përballjen finale, Çermen Valiev tregoi shpirtin e një kampioni të vërtetë. Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme. Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë. Shërim të shpejtë kampion, je shembulli i sakrificës, forcës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Federata Shqiptare e Mundjes.

  • Gravina: Refuzimi për të luajtur ndaj Izraelit do të thoshte eliminim nga Kupa e Botës

    Gravina: Refuzimi për të luajtur ndaj Izraelit do të thoshte eliminim nga Kupa e Botës

    15 Shtator 2025

    11:11

    Alfred Lleshi

    Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, tha: “Të mos luanim kundër Izraelit do të thotë të mos shkojmë në Botëror dhe, madje, t’ua lehtësonim atyre kualifikimin. Këtë duhet ta kuptojmë”. Ai theksoi afërsinë ndaj palestinezëve: “Jemi shumë të afërt me njerëzit që vuajnë në Palestinë, sidomos fëmijët dhe civilët e pafajshëm”.
    Gravina shtoi: “Italia ka rënë në grup me Izraelin, të mos luajmë ndaj tij do të thotë humbje e kualifikimit. Nuk mund ta përdorim futbollin për të bashkuar njerëzit dhe më pas të mos luajmë, duke ia lehtësuar kualifikimin Izraelit”.
    Për kthimin e Italisë në Botëror, pas dy edicioneve mungesë: “Në 7 vitet e fundit jemi eliminuar për dy penallti, por lëvizja është e gjallë. Me pak fat do ta arrijmë objektivin. Duhet të fitojmë, me durim dhe përkushtim deri në nëntor”.

  • Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

    Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

    Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci.
    Në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar.

    Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5.
    Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat.
    Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh.
    Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
    Ndërkaq, sa i takon emrave të tjerë, Abakarov dhe Dudaev u eleminuan të shtunën.
    © BalkanWeb

  • Chermen Valiev i jashtëzakonshëm shkon në finalen e peshës 74kg, nesër duel për të artën në Botëror

    Chermen Valiev i jashtëzakonshëm shkon në finalen e peshës 74kg, nesër duel për të artën në Botëror

    14 Shtator 2025

    17:01

    Telesport

    Mundësi shqiptar Chermen Valiev është kualifikuar sot për në finalen e peshës 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
    Pas dy fitoreve të para të arritura në fazat eliminatore (12-2 ndaj Tugsjrgal Erdenebat të Mongolisë dhe po 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev), mundësi kuqezi ka arritur edhe dy fitore të tjera.
    Në çerekfinale, Valiev mundi 7-5 rivalin amerikan Dacid Carr, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Ky sukses e çoi mundësin kuqezi në gjysmëfinale, ku arriti të mposhtë rivalin rus Zaurbek Sidakov me shifrat 6-4.
    Një fitore e vështirë, me përmbysje dher arritur në sekondat e fundit, pas një këmbëngulje të madhe të Valiev. Sukses i madh, që e dërgon Valiev në finalen e peshës 74kg, ku të hënën do të duelojë për medaljen e artë.

  • Silvinjo dhe Hysaj “flirtojnë” me kualifikimin në Botëror, por matematika u jep pak shanse

    Silvinjo dhe Hysaj “flirtojnë” me kualifikimin në Botëror, por matematika u jep pak shanse

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh i lumtur për tri pikët ndaj Letonisë. Ndër të tjera braziliani theksoi se do të punojnë fort për ndeshjen e tetorit kundër Serbisë. “Do të punohet patjetër dhe për ta fituar ndeshjen e radhës, por është një ekip i vështirë. Është një lexim i saktë i lojës nga ana jonë, kjo është puna, t’i dërgojmë lojtarët në 30 metrat e fundit, por më pas varet edhe nga cilësitë individuale të lojtarit. Në futbollin e sotëm modern përgjithësisht mbrohen mirë dhe është bërë akoma më e vështirë për të shënuar, mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj se kishim disa situata ku mund ta mbyllnim ndeshjen më shpejt, por kishim një kundërshtar relativisht të vështirë. I patëm parë ata dhe në ndeshjen kundër Serbisë ku një episod mund të kishte ndryshuar lojën, janë një skuadër e mirë, fizikisht e fortë dhe të krijon një situatë të vështirë sepse luftojnë deri në fund për rezultatin. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara sepse është ndeshja e parë që ne e fitojmë, e thash dhe dy ditë më parë që kjo është ndeshje kyçe për rrugëtimin në Botëror, e kemi merituar, kemi fituar 3 pikët, jemi ende në garë. Të kualifikohesh në Europian është e vështirë por për një Botëror është akoma më shumë dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë, por e rëndësishme është që kemi ardhur në tetor dhe jemi ende në garë, do ti shijojmë pak ditët në vijim dhe më pas do të fillojmë punën. Është shumë herët për të folur për ndeshjen me Serbinë, sepse sapo kemi mbaruar një ndeshje. Ne na duhet të menaxhojmë lojtarët tanë, kemi akoma përpara një muaj ku duhet të përgatitemi shumë fort dhe do të provojmë të japim një ndeshje shumë të mirë. Unë besoj që duhet të flasë fusha për 90 minuta”, nënvizoi Silvinjo.
    Elseid Hysaj ëndërron Botërorin 2026: Me shpresë deri në fund
    Ai ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në duelin kundër Letonisë të luajtur mbrëmjen e së martës në stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës, duke ndihmuar mjaft skuadrën si në fazën mbrojtëse ashtu dhe në atë sulmuese, ku bashkë me Brojën krijojnë një dyshe depërtuese në krahun e djathtë. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, i cili deklaroi se do të besojë deri në fund për kualifikimin në Botëror pasi shpresa vdes e fundit. “Kemi pasur raste pozitive për të shënuar golin e dytë dhe tretë, por ja që nuk i shfrytëzuam mirë. Duhet të jemi të qetë dhe kënaqur nga kjo ndeshje sepse me të vërtetë ishte e rëndësishme, e fortë dhe që kemi harxhuar shumë lodhje fizike sepse duhej të fitonim me patjetër. Gjithmonë po flasim edhe ne me veten, po i japim presion vetes, por kësaj herë duhet të gëzojmë të gjithë si çuna dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër. Unë besoj se deri kur të thotë matematika që nuk mundemi të kalojmë me, aty besoj që duhet ta ndal besimin, sepse ne me të vërtetë kemi treguar edhe me skuadra të mëdha, që dimë të luajmë, të bëjmë gjëra të bukura, kështu që shpresa vdes e fundit. Unë i falënderoj gjithmonë tifozët, shpresoj që gjithmonë të jenë këtu në stadium”, tha Hysaj.