Tag: botëror

  • Historike/ Kepi i Gjerbër bileta e 22 në Botëror

    Historike/ Kepi i Gjerbër bileta e 22 në Botëror

    Kepi i Gjelbër shkruan historinë në kualifikueset e Konfederatës CAF (Afrikë). Vendi i vogël do të jetë një nga përfaqësueset që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, i cili do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

    Shteti i v ogël afrikan me rreth 500 mijë banorë arriti suksesin e madh pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Etsuatinit, duke siguruar vendin e parë në Grupin D me 23 pikë dhe duke lënë pas vetes madje edhe Kamerunin – një nga emrat më të mëdhenj të kontinentit.

    Deri tani janë 22 kombëtare të kualifikuara teksa ende Europa nuk ka një të tillë. Pikërisht këtë mbrëmje mund ta prekin Botërorin Franca apo Zvicëra. Nesër radha e Anglisë për të firmosur biletën e radhës. /Sportiim.al/

    Të kualifikuara deri tani:

    Vazhdo leximin

  • Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

    Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

    Adriatik BALLA
    Shqipëria mundi 1-0 Serbinë dhe me tri pikët e kësaj ndeshjeje forcoi pozitat e saj në grupin K, duke pasur shanse reale jo vetëm ta mbyllë e dyta në grup por edhe të shpresojë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada. Duhet thënë se rruga drejt Botërorit është ende e largët dhe shumë e vështirë. Kjo pasi koha ka treguar se edhe vendi i dytë nuk mjafton ndonjëherë sepse në “play-off” dalin skuadra shumë cilësore, me siguri më cilësore sesa përfaqësuesja serbe. Në “play-off” mund të bjerë në short një ekip si Holanda apo Belgjika, Polonia apo Çekia, pse jo Italia apo ndonjë përfaqësuese tjetër cilësore. Por për momentin morali i skuadrës është i lartë sepse është mposhtur një rival direkt në grup dhe kjo tregon shumë.
    Rëndësia e fitores me Serbinë
    Me fitoren e së shtunës mbrëma ndaj Serbisë në Leskovac, Shqipëria ka bërë një hap gjigant drejt vendit të dytë në Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Vendi i dytë në grup në kualifikimet evropiane nuk ofron biletën për Botëror, por ofron vend në “play-off”. Për Shqipërinë do të ishte sukses shumë i madh. Deri më tani kuqezinjtë asnjëherë nuk janë paraqitur në plejof për kualifikim në Botëror. Deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria i ka edhe dy ndeshje. Më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Andorrës dhe do të ishte befasi shumë e madhe nëse nuk i fiton tri pikët. Ndërkohë më 16 nëntor e pret Anglinë në “Air Albania” në Tiranë. Aktualisht Shqipëria është e dyta në Grupin K me 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Anglia udhëheq me 15 pikë nga pesë ndeshje dhe thuajse e ka siguruar vendin e parë që dërgon në Botëror. Ndërkohë, Serbia është e treta me shtatë pikë nga pesë ndeshje. Pra ka katër pikë më pak se Shqipëria. Serbia të martën mbrëma luan në udhëtim ndaj Andorrës dhe vlerësohet favorite e madhe. Por edhe me fitore, mbetet një pikë prapa Shqipërisë. Kështu, vendimtare do të jenë ndeshjet e 13 nëntorit. Ka pak gjasa që Anglia të lëshoi pikët ndaj Serbisë në “Wembley”. Dhe në të njëjtën kohë që Shqipëria të lëshojë pikët në udhëtim ndaj Andorrës. Me fitore të Shqipërisë dhe të Anglisë, vendi i dytë do të ishte i kuqezinjve. Me këtë skenar, Shqipëria sërish do t’i kishte katër pikë më shumë se Serbia, një xhiro para fundit. Kjo do të bënte që ndeshja e 16 nëntorit, Shqipëri – Angli, të ishte festive. Dhe ndeshja tjetër, Serbi – Letoni, të ishte pa vlerë.
    “Play-off” një shans, por jo i sigurt
    Arritja në “play-off”, megjithatë është gjysma e rrugës drejt Botërorit. Në këtë fazë paraqiten 12 përfaqësueset që përfundojnë në vendet e dyta në grupet kualifikuese dhe katër përfaqësueset më të mira të Ligës së Kombeve që përfundojnë më poshtë se dy pozitat e para në grupet kualifikuese. Gjithsej në “play-off” paraqiten 16 përfaqësuese. Në “play-off” formohen katër mini-grupe, ku gara zhvillohet në formë eliminimi. Janë dy gjysmëfinale dhe finalja e secilit grup. Dhe fituesit e katër finaleve sigurojnë biletën e Botërorit. Rruga deri në Botëror është e gjatë, por vetë paraqitja në “play-off” do të ishte sukses shumë i madh për kuqezinjtë.

  • Bileta e fundit që të çon në Botëror, si funksionon play-offi?

    Bileta e fundit që të çon në Botëror, si funksionon play-offi?

    12 Tetor 2025

    14:44

    Telesport

    Shqipëria ia doli të fitonte mbrëmë në Serbi me rezultatin 0-1, duke shkruar padyshim historinë. Tani, Shqipërisë i mjafton fitorja ndaj Andorrës dhe Serbia të mos fitojë në transfertë ndaj Anglisë, për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në play-off.
    Po si do funksionojë play-offi? Europa do të dërgojë në Botërorin e verës së ardhshme 16 ekipe. 12 ekipe, të parat e çdo grupi kualifikues, sigurojnë biletën direkt për në Botëror.
    12 ekipet e rennditura të dytat në secilin grup, shto këtu edhe 4 ekipet më të mira në secilën nga Ligat e Nations League, pra 16 ekipe, në total do të ndahen në 4 vazo dhe vetëm 4 ekipet fituese në fund do kenë të drejtën të shkojnë në Botëror. Ndarja në vazo do të bazohet në renditjen e fundit të FIFA-s, që do të publikohet në muajin nëntor. Aktualisht, Shqipëria renditet në vazon e tretë.
    Ekipet e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së katërt dhe ekipet e vazos së dytë me ato të vazos së tretë me nga një takim. Pra do të kemi në total, 8 çifte gjysmëfinaliste për të katër vazot dhe 4 çifte finaliste. Fituesit shkojnë në Botëror. Gjysmëfinalet dhe finalet e play-off do të zhvillohen më 31 mars.

  • Luiz Ejlli pas fitores së Kombëtares: Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë por…

    Luiz Ejlli pas fitores së Kombëtares: Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë por…

    Pas triumfit të madh të Kombëtares shqiptare, artisti, këngëtari e njekohesisht fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë e tij për ekipin kuqezi dhe shpirtin luftarak të shqiptarëve. Në një postim të ndarë në “Instagram Story”, Luiz Ejlli shkruan:
    “Sonte Shqipëria tregoi shpirtin e një kombi që nuk dorëzohet kurrë.Kjo fitore është mesazh krenarie, uniteti dhe besimi.Është kujtesë se kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm.Sonte kemi dëshmuar se Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë, por për të bërë histori!”
    Me këto fjalë, fituesi i “Big Brother VIP Albania” shprehu jo vetëm entuziazmin për rezultatin e Kombëtares, por edhe ndjenjën e bashkimit që kjo fitore ka sjellë tek shqiptarët kudo në botë.
    Postimi i tij është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët ndanë të njëjtin emocion dhe krenari kombëtare. Mesazhi i Luizit është cilësuar si një thirrje frymëzuese për unitet dhe besim, në një moment kur Shqipëria po shkruan historinë e saj në futbollin ndërkombëtar.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 kundër Serbisë në Leskovac me golin e Rey Manajt për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve për vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas serbët me katër pikë më pak.

  • Një grua nga Australia bën 733 ‘pull-up’ në një orë

    Një grua nga Australia bën 733 ‘pull-up’ në një orë

    Një bodibildere australiane theu një rekordin botëror Guinness që kishte qëndruar për gati një dekadë, kur ajo përfundoi 733 ‘pull-up’ në një orë.

    Jade Henderson, 32 vjeç, mesatarisht bëri më shumë se 12 ‘pull-up’ në minutë për të thyer rekordin prej 725 që u vendos nga bashkëkombësja australiane Eva Clarke në vitin 2016.

    ‘Vendosa të filloja stërvitjen për rekordin botëror të tërheqjes sepse më pëlqente ideja e të bërit diçka që askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë. Doja gjithashtu të shihja se çfarë ishin fizikisht të aftë mendja dhe trupi im’, tha Henderson për Guinness World Records.

    Atletja tha se fillimisht planifikoi të tentonte versionin 24-orësh të rekordit, por një dëmtim gjatë stërvitjes e bëri të ndryshonte planet e saj.

    ‘Bëra 3,500 ‘pull-up’ në 12 orë dhe këputa bicepsin. Pata një këputje të pjesshme të tendinit dhe muskulit të bicepsit. Më duhej ta pushoja krahun për rreth gjashtë javë para se të isha në gjendje të bëja përsëri’, tha ajo.

    Henderson vendosi për rekordin prej një ore për të parandaluar lëndime të mëtejshme.

    ‘Nuk kisha një numër të caktuar që do të synoja. E dija që do të ishte e vështirë të thyeja rekordin e mëparshëm prej 725, kështu që synoja vetëm të bëja disa përsëritje më shumë se kaq’, tha ajo.

  • Salah nderon Egjiptin, “faraonët” kualifikohen në Botëror

    Salah nderon Egjiptin, “faraonët” kualifikohen në Botëror

    Egjipti është përfaqësuesja e 19-të që siguron një biletë për në Botërorin FIFA2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. “Faraonët” të udhëhequr nga një super Salah, autor i një “dopiete”, triumfuan 3-0 përballë Xhibuti.
    Fal këtij suksesi, Egjipti siguroi matematikisht një biletë për në Botëror pasi udhëheq grupin A me 23 pikë në 9 ndeshje, +5 pikë nga vendi i dytë, Burkina Faso.

    Kjo është hera e katërt në histori që Egjipti arrin të kualifikohet për në Botëror.

    © BalkanWeb

  • Saliba: Do të kërkojmë revanshin në Botëror, Spanja dhe Argjentina nuk na trembin aspak

    Saliba: Do të kërkojmë revanshin në Botëror, Spanja dhe Argjentina nuk na trembin aspak

    9 Tetor 2025

    8:23

    Alfred Lleshi

    Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit, William Saliba, e ka vendosur kualifikimin në Botërorin 2026 si objektiv kryesor. Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Azerbajxhanin, ai tha: “Nuk ka ndeshje të lehta me kombëtaren. Duam të fitojmë gjithçka për t’u kualifikuar sa më shpejt”.
    Pasi humbi dy grumbullimet e fundit për shkak dëmtimi, Saliba shtoi: “Konkurrenca është e madhe, por tani jam kthyer dhe duhet të jem gati kur trajneri të më kërkojë”. Lidhur me rinovimin tek Arsenali: “Desha të qëndroja, sepse ndihem si në shtëpi. Mungojnë trofetë, por do të vijnë. Dua të qëndroj gjatë”.
    Për rivalët e mëdhenj: “Spanja dhe Argjentina kanë fituar kompeticionet e fundit, por nuk na trembin. Në Botëror do të kërkojmë revanshin”. Për duelin me Enzo Fernández: “Nuk kam humbur ndaj tij me Arsenalin. Nëse i përballim në Botëror, do të kërkojmë hakmarrjen. Botërori është gjëja më e bukur në futboll, të gjithë duan të jenë atje”.
     

  • Shehu nuk fshihet: Ndeshja ndaj Serbisë vendos fatin tonë për kualifikim në Botëror

    Shehu nuk fshihet: Ndeshja ndaj Serbisë vendos fatin tonë për kualifikim në Botëror

    Kombëtarja kuqezi ka nisur përgatitjet për ndeshjen vendimtare kualifikuese të 11 tetorit ndaj Serbisë, e cila do të luhet në Leskovac. Në konferencë për shtyp ka dalë sot Julian Shehu, i cili u shpreh i matur para gazetarëve:
    Si e përjetoni këtë ndeshje me shumë presion dhe rrezikshmëri të lartë?Ne jemi profesionistë, ndaj presioni për ne është diçka normale. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të shkojmë për të marrë maksimumin e mundshëm.
    Kjo ndeshje do të luhet në një qytet të vogël, afër Beogradit. Si e ndjeni këtë situatë?Kjo nuk është çështje që na takon neve. Për ne më e rëndësishme është të jemi të përqendruar tek objektivi ynë, të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët. Ende nuk jemi grumbulluar të gjithë lojtarët, ndaj nuk kemi folur për këtë çështje. Pavarësisht fushës apo vendndodhjes, do të hyjmë për të fituar.
    Nuk është një ndeshje e zakonshme me Serbinë. E shihni si një finale për në “play-off”?Pa dyshim që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nga kjo sfidë varet vazhdimësia e objektivit tonë për t’u kualifikuar në Botëror. Jemi shumë të fokusuar për të dhënë më të mirën dhe për ta çuar Shqipërinë në Botëror.
    Duket se i keni zënë vendin Ramadanit në formacionin titullar. Keni folur me të për këtë?Në Kombëtare jemi të gjithë për një qëllim të përbashkët, të bëjmë më të mirën për ekipin. Trajneri vendos kush luan, dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Jemi shokë, e mbështesim njëri-tjetrin dhe punojmë që skuadra të fitojë.
    A do të kërkoni edhe golin në këtë ndeshje?Unë kam sjellë versionin tim më të mirë në Kombëtare dhe do të vazhdoj të jap maksimumin në çdo ndeshje. Nëse vjen edhe goli, aq më mirë, por më e rëndësishme është që skuadra të fitojë.

  • Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    5 Tetor 2025

    13:02

    Telesport

    Sylvinho beson se Shqipëria mund të fitojë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve.
    “Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe”.
    “Tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.
    “Po të them një sekret. Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.
    “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi”, deklaroi ai.

  • I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

    I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

    Shtatë tituj në MotoGP dhe dy të tjerë në nivelet më të ulta të një botërori, e bëjnë pilotin e Ducati sportistin e momentit mbi motorë. Barazon legjendën Valentino Rosi.

    Rikthehet të bëjë “kanibalin” me motorin e tij numër 93. Spanjolli Mark Markez me 5 gara nga fundi, triumfon në Japoni duke arritur titullin e nëntë në një Botëror mbi motorë në të gjitha kategoritë.

    “Është shumë e vështirë të flasësh për suksesin sot. Më kujtohet çfarë ndodhi, por dua të shijoj momentin”, fjalët e tij të para pas garës së Motegi-t që e kurorëzoi kampion. “Ishte shumë e vështirë, por tani jam i qetë, tani ndihem në paqe me veten. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, siç është rikthimi shumë shpejt pas lëndimeve, por luftova dhe u ktheva te fitoret, dhe tani jam në paqe me veten.”

    Gara:

    Mark Markez është kampioni i botës në MotoGP falë vendit të dytë në GP të Japonisë. Piloti spanjoll i Ducati siguroi titullin e tij të shtatë botëror në klasin premier, të nëntin në përgjithësi në Kampionatin Botëror të MotoGP, duke barazuar kështu Valentino Rosin dhe duke u bërë piloti i parë në histori që siguron kampionatin e pilotorëve më shumë se pesë vjet pas triumfit të tij të fundit, i cili daton që nga viti 2019.

    Gara e Montegi u dominua nga Francesko Banjaia i cili, pavarësisht disa problemeve me motorin e tij, përfundoi dopietën pas fitores së tij në Sprint të shtunën, duke i dhënë fund një sezoni të tmerrshëm. Vendi i tretë i shkoi Joan Mir me Honda, i cili u rikthye në podium për herë të parë në katër vjet.

    Vazhdo leximin