Tag: botëror

  • Tuchel vlerëson lart Shqipërinë dhe e dërgon në Botëror: I keni të gjitha shanset…

    Tuchel vlerëson lart Shqipërinë dhe e dërgon në Botëror: I keni të gjitha shanset…

    16 Nëntor 2025

    20:28

    Telesport

    Anglia i mbylli me pikë të plota kualifikueset e fundit për Kupën e Botës 2026. Sot anglezët fituan ndja Shqipërisë 0-2, me të njëjtin rezultat që fituan edhe në ndeshjen e parë në shtëpi ndja kuqezinjve.
    Në një intervistë pas ndeshjes për Digitalb, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel vlerësoi kuqezinjtë dhe u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha shanset për të qenë në Botëror.
    “Absolutisht që nuk ishte një fitore e lehtë. Nuk e prisnim të ishte e lehtë. Shqipëria është e fortë. Ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Stadiumi ishte i bukur, te jepte emocione të bukura.
    Jam shumë krenar për rekordin e Anglisë në këto kualifikuese. Skuadra më ka bërë shumë krenar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të shkuar në Botëror. Keni trajnerin, lojtarët dhe është mëse e mundur të shihemi në Botëror”, tha Tuchel.

  • Matematika e mban Kosovën në lojë për të shkuar direkt në Botëror, duhet të fitojë 6-0 me Zvicrën

    Matematika e mban Kosovën në lojë për të shkuar direkt në Botëror, duhet të fitojë 6-0 me Zvicrën

    Kosova e ka siguruar zyrtarisht Play Off-in e Botërorit. Dardanët kanë marrë një fitore të madhe me Slloveninë, duke vendosur përfundimisht historinë e vendit të dytë në grup. Megjithatë matematika i mban në lojë edhe për vendin e parë, që të dërgon direkt në Botëror.
    Vetëm matematika, pasi llogjika sportive është zero. Zvicra ndodhet në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa pas saj vjen Kosova me 10 pikë. Ndeshja e radhës dhe e fundit është Kosovë-Zvicër, atje ku duhet që Kosova të fitojë 6-0 për të parakaluar Zvicrën. /Sport Ekspres/

  • Kosova sfidon sot Slloveninë, i mjafton 1 pikë për të siguruar Play off e Botërorit

    Kosova sfidon sot Slloveninë, i mjafton 1 pikë për të siguruar Play off e Botërorit

    Kosova zhvillon këtë mbrëmje ndeshjen e parafundit në Grupin B të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2026, duke u përballur në transfertë me Slloveninë. Paralelisht luhet edhe sfida tjetër e grupit, Zvicër- Suedi, me skandinavët tashmë të siguruar në play-off falë Ligës së Kombeve.
    Aktualisht, “Dardanët” mbeten në garë edhe për vendin e parë, pasi pas kësaj ndeshjeje do të presin Zvicrën në Prishtinë më 18 nëntor, një duel që mund të vendosë fatet e kualifikimit direkt.

    Në konferencën para ndeshjes, trajneri Franco Foda u shpreh se Kosova do të synojë me çdo kusht fitoren, pavarësisht se një barazim do të mjaftonte për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off.

    “E kemi studiuar me kujdes Slloveninë, jo vetëm ndeshjen mes nesh, por edhe paraqitjet e tyre kundër rivalëve të tjerë. Qëllimi ynë është fitorja dhe shpresoj që analizat e bëra të na çojnë drejt këtij objektivi,” tha ai.

    Nëse Kosova arrin tre pikë në këtë transfertë, ajo futet realisht në garën për një vend direkt në Botëror, megjithatë do të duhet që edhe Zvicra të ndalet nga Suedia. Minimalisht, një pikë sot do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në fazën play-off.

  • “Dhemb shumë, i urrej humbjet”, trajneri i Serbisë pas dështimit: Nuk ka Botëror për ne? Ky është futbolli

    “Dhemb shumë, i urrej humbjet”, trajneri i Serbisë pas dështimit: Nuk ka Botëror për ne? Ky është futbolli

    Humbja 0-2 ndaj Anglisë bën që Serbia tashmë të mos ketë tashmë asnjë shans për Botëror. Pas disfatës, trajneri i kësaj përfaqësuesje, Paunovic u shpreh i zhgënjyer. “E kam thënë tashmë që i urrej humbjet dhe se më dhembin shumë. Nuk jam i kënaqur, por… A mund të kishte shkuar më keq? Jo! Mund të […]

  • Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    13 Nëntor 2025

    18:32

    Telesport

    Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Andorrës, e cila mund të vulosë përfundimisht vendin e dytë, që e dërgon Shqipërinë në play-off dhe një hap më afër Botërorit.
    Kualifikimi në Botëror, sigurisht që do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, por do të sillte edhe përfitime të shumta financiare.
    Nëse Shqipëria arrin të jetë një nga 48 ekipet pjesëmarrëse të Botërorit 2026, do të përfitojë direkt 9 milionë euro si shpërblim. Më pas, çdo fitore në Botëror vlerësohet me 1.5 milionë euro, barazimi me 500 mijë euro.
    Deri në këto momente dhe në rast sigurimi të vendit të dytë që të dërgon në plya-off, Shqipëria dhe të gjitha ekipet e tjera nuk përfitojnë dot asnjë shpërblim.

  • Italia me objektiv kualifikimin në Botëror, trajneri Gatuzo projekton 11-shen titullare

    Italia me objektiv kualifikimin në Botëror, trajneri Gatuzo projekton 11-shen titullare

    Skuadra kombëtare e Italisë po përgatitet intensivisht për dy ndeshjet e fundit të grupit, kundër Moldavisë dhe Norvegjisë, në një fazë vendimtare për vendin e parë në grup.
    Trajneri Xhenaro Gatuzo ka kërkuar nga lojtarët maksimumin e përkushtimit dhe një ndjenjë të fortë përkatësie ndaj fanellës axurre. Me të ardhmen në lojë, çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Italia ka pothuajse të gjitha shanset e nevojshme për të kaluar në playoff pas katër muajsh, dhe aty nuk do të ketë hapësirë për dobësi. Për këtë arsye, Gatuzo dhe kreu i delegacionit Xhixhi Bufon kanë mbledhur skuadrën në Koverciano, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit të fortë ndaj presioneve të jashtme dhe përkushtimin maksimal në çdo seancë stërvitore. Rikardo Orsolini, një nga lojtarët e rinj të skuadrës, ka theksuar rëndësinë morale të këtyre ndeshjeve.
    “Ka fëmijë që nuk e kanë parë Italinë në Botëror. Është detyrim moral të japim maksimumin, për veten dhe për ata që na mbështesin,” tha ai.
    Orsolini pritet të startojë në të djathtë në formacionin 4-4-2, bashkë me Zakanjin në të majtë. Trajneri ka testuar çiftin sulmues Skamaka-Raspadori, por formacioni përfundimtar nuk është vendosur ende. Gatuzo nuk ka përjashtuar mundësinë që Retegui të marrë minuta, ndërsa mesfusha do të udhëhiqet nga Brajan Kristante dhe Tonali, i cili është i rrezikuar nëse merr një tjetër karton të verdhë, do të mungonte në sfidën e radhës dhe ndaj do të ruhet për të shmangur pezullimin në playoff.
    Në mbrojtje, Belanova mund të aktivizohet në të djathtë me Kambiason në të majtë, ndërsa Alesandro Buonxhorno, pas disa grumbullimeve të humbura për probleme fizike, pritet të bëjë debutimin e tij nën drejtimin e Gatuzos. Trajneri po insiston në kombinimin e përvojës dhe freskisë së të rinjve, duke ruajtur një ekuilibër mes lojtarëve të rritur dhe talenteve që sapo janë bashkuar me ekipin e parë. Stërvitjet intensive në Koverciano po synojnë të përmirësojnë koordinimin dhe komunikimin mes linjave, duke forcuar mbrojtjen dhe sulmin.

  • “Zidane i ri” shënon në një Botëror: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit”

    “Zidane i ri” shënon në një Botëror: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit”

    13 Nëntor 2025

    10:11

    Alfred Lleshi

    Gati 20 vite më vonë, një Zidane tjetër shkëlqeu në një Botëror. Nuk bëhet fjalë për Zinedine Zidane, por për Zidane Antonio Yáñez (lindur në New Jersey, 26 janar 2008). Sulmues i New York City, me baba kilian dhe nënë portorikane, ka përfaqësuar tri kombëtare, por përfundimisht zgjodhi Kilin, duke mbajtur fanellën me numrin 10 dhe lënë gjurmën e tij në Botërorin U-17.
    ‘Zidane i La Roja’ goditi traversën me një ‘vaselinë’ në barazimin 1-1 ndaj Ugandës, shënoi një gol dhe shkaktoi përjashtimin e Sahil Deo në fitoren 2-1 kundër Kanadasë. Megjithatë, Kili përfundoi i fundit i Grupit K me barazim të katërfishtë ndaj Francës, Kanadasë dhe Ugandës. Një gol më shumë do ta çonte në 16-she, ose madje si lider grupi.
    Kurioziteti i kësaj historie? Emri i tij është një “homazh” ndaj Zinedine Zidane, siç pranoi babai i tij, Claudio: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit me emrin Zidane. Ai gjithashtu është madridist dhe e ndjek ekipin e bardhë gjithmonë”. Sikurse duket, një Zidane i ri është tashmë në futboll.
     

  • Të kualifikuar në Botëror, por Tuchel nuk bën kompromis, fton “peshat e renda”, rikthehen edhe Bellingham e Foden

    Të kualifikuar në Botëror, por Tuchel nuk bën kompromis, fton “peshat e renda”, rikthehen edhe Bellingham e Foden

    Me një biletë për në Botëror, të rezervuar dy xhiro përpara fundit, Anglia bëhet gati për dy takimet e fundit, kundër Serbisë në “Wembley” dhe ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.
    Trajneri Thomas Tuchel kërkon të mbajë ekipin të karikuar, kjo shihet qartë edhe në listën që tekniku gjerman bëri publike, ku ka ftuar jo vetëm Harry Kane me shokë, bazën e skuadrës që ka punuar në këtë fazë kualifikuese, por ka rikthyer edhe lojtarë si Jude Bellingham dhe Phil Foden.

    Ndërkohë, një surprizë mund të konsiderohet ftesa për mesfushorin e Bournemouth, Alex Scott.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • ”BE dhe NATO duan disfatën tonë”, Lavrov: Po punojmë në mënyrë aktive për rendin e ri botëror

    ”BE dhe NATO duan disfatën tonë”, Lavrov: Po punojmë në mënyrë aktive për rendin e ri botëror

    ‘Pothuajse të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s janë bashkuar për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, duke filluar një luftë kundër Moskës përmes regjimit nazist në Kiev”.
    Kështu u shpreh Minsitri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një videomesazh të shfaqur në forumin e tetë global të diplomatëve të rinj.
    Lavrov kujtoi se vendi i tij kishte dhënë një kontribut vendimtar në mposhtjen e Gjermanisë naziste.
    “Kjo nuk duhet harruar veçanërisht sot kur dëgjohen thirrje të papërgjegjshme nga Berlini për ta bërë ushtrinë gjermane përsëri më të fortën në kontinent  dhe kur pothuajse të gjithë anëtarët e BE dhe NATO-s janë bashkuar në një përpjekje për t’i shkaktuar një disfatë strategjike vendit tonë,”, tha kreu i diplomacisë ruse.
    Ai shtoi më tej se Moska të punojë në mënyrë aktive për të formësuar një rend botëror më të drejtë qe bazohet në parimet e Kartës së OKB-së.

  • Vdekja e papritur e mjeshtrit 29-vjeçar të shahut, Federata Botërore merr nën hetim ish-kampionin. Ja akuza

    Vdekja e papritur e mjeshtrit 29-vjeçar të shahut, Federata Botërore merr nën hetim ish-kampionin. Ja akuza

    Ish-kampioni botëror i shahut, Vladimir Kramnik, po hetohet për ngacmim dhe bullizëm pas vdekjes së shahistit amerikan Daniel Naroditsky, ka njoftuar organi qeverisës botëror i shahut, FIDE. 
    Naroditsky, mjeshtër i madh amerikan i shahut, i cili kishte fituar një ndjekje të gjerë online përmes transmetimeve “streaming” dhe mësimdhënies, vdiq papritur në moshën 29-vjeçare, sipas një deklarate të publikuar nga familja e tij përmes Qendrës së Shahut të Charlotte-s të hënën. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. 
    Kramnik, mjeshtër i madh dhe kampion botëror i shahut midis viteve 2000 dhe 2007, kishte akuzuar në mënyrë të përsëritur Naroditsky-n për “mashtrim në lojërat online”.Naroditsky i kishte mohuar akuzat dhe, gjatë transmetimit të tij të fundit në “Twitch” javën e kaluar, foli për ndikimin psikologjik që kishte pasur ndaj tij fushata e Kramnikut. 
    “Problemi është se, që nga gjithë kjo çështje me Kramnikun, ndjej se sa herë që filloj të luaj mirë, njerëzit supozojnë më të keqen,” tha ai, duke shtuar: “Problemi është efekti që ka lënë kjo gjë pas.”Kramnik i ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme dhe shkroi në platformën “X” të enjten se shpreson që “e vërteta rreth rrethanave dhe shkakut të kësaj tragjedie të zbulohet, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta fshehur atë.” 
    Duke folur për Jake Tapper në programin “The Lead” të CNN të mërkurën, presidenti i FIDE-së, Arkady Dvorkovich, tha se organizata “mendonte se akuzat e Vladimir-it ishin të pamenduara dhe të pabazuara.”Ai shtoi: “Komisioni ynë i lojës së ndershme po e shqyrton këtë çështje. Dhe unë personalisht, bashkë me bordin tonë drejtues, vendosëm ta kalojmë atë tek komisioni ynë etik për hetim — një hetim të pavarur. Ne besojmë se çdo formë e ngacmimit apo bullizmit është e patolerueshme në çdo aktivitet të jetës — në sport, dhe veçanërisht në shah.” 
    Dvorkovich shpjegoi se “çdo lloj sanksioni është i mundshëm” për Kramnikun, megjithëse vendimi përfundimtar i takon komisionit etik.Në një deklaratë të lëshuar nga FIDE të mërkurën, ai tha: “Kohët e fundit, debati publik brenda botës së shahut ka kaluar shpesh kufijtë e pranueshëm, duke dëmtuar jo vetëm reputacionin e njerëzve, por edhe mirëqenien e tyre.” 
    “Kur ndodh kjo, diskutimet mund të kthehen në ngacmim, bullizëm dhe sulme personale — një shqetësim veçanërisht serioz në mjedisin e sotëm.” 
    “Komuniteti i shahut ka respektuar prej kohësh arritjet e mjeshtrit të madh Vladimir Kramnik, dhe kontributet e tij në sportin tonë janë të pamohueshme. Megjithatë, standardet e larta që shoqërojnë arritjet e mëdha sjellin edhe përgjegjësinë për të mbajtur parimet e ndershmërisë dhe respektit dhe për të qenë ambasadorë të sportit.” 
    Kur u kontaktua nga CNN Sports, Kramnik iu referua intervistës së tij të fundit për median ruse “Match TV”, gjatë së cilës e përshkroi hetimin e FIDE-së si “fyes”, “të padrejtë” dhe si “një fushatë të turpshme ngacmimi kundër meje dhe të dashurve të mi.”Ai shtoi në intervistë: “Fakti që FIDE bën deklarata të tilla është i papranueshëm as nga pikëpamja morale, as nga ajo ligjore.” 
    Sipas Associated Press, Kramnik e kishte akuzuar për herë të parë Naroditsky-n për mashtrim në shah online në tetor të vitit të kaluar, pa ofruar ndonjë provë të rëndësishme.Që pas vdekjes së Naroditskyt, lojtarë të tjerë kanë reaguar kundër Kramnikut, me pesë herë kampionin e botës Magnus Carlsen që e quajti sjelljen e tij “të tmerrshme”, ndërsa lojtari numër dy në botë Hikaru Nakamura e përshkroi fushatën e tij kundër mashtrimit të supozuar si “marrëzi” dhe “çmenduri”. 
    “Është koha të mos kemi më frikë nga reagimet. Unë i bëj thirrje Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të FIDE (FIDE EDC) të heqë Vladimir Kramnikun nga librat zyrtarë të FIDE-s, t’i revokojë titullin dhe ta skualifikojë nga kampionati botëror”, shkroi në platformën X transmetuesja dhe mjeshtrja e madhe femër Nemo Zhou. 
    “Shahu është një nga lojërat më të dashura në botë dhe duhet të jetë një vend mirëkuptimi dhe përfshirjeje.” 
    Pa përmendur emrin e Kramnikut, mjeshtri i madh Nihal Sarin shkroi në X se Naroditsky kishte përjetuar “akuza të pandërprera, pa baza dhe pyetje publike poshtëruese”, të cilat i kishin shkaktuar “presion dhe dhimbje të jashtëzakonshme”. “Buzëqeshja e Danielit u venit pasi nisën sulmet,” shtoi ai. 
    Kramnik ka zhvilluar prej kohësh një luftë kundër mashtrimit që, sipas tij, është i përhapur në shah online, duke e përshkruar si një “sëmundje që po përhapet me shpejtësi” në një fushatë për mbledhje fondesh të quajtur “fair play in chess” (lojë e ndershme në shah) të nisur më herët këtë vit. 
    Naroditsky ka lindur dhe është rritur në rajonin e Gjirit të San Franciskos. Pasi mësoi të luante shah në moshën gjashtëvjeçare, ai do të fitonte më vonë titullin “mjeshtër i madh” – titulli më i lartë që jep FIDE – përpara se të mbaronte shkollën e mesme. 
    Një figurë shumë e njohur në internet, ai kishte gjysmë milioni ndjekës në kanalin e tij në YouTube dhe 340 mijë ndjekës në Twitch, si dhe ishte punësuar nga New York Times në vitin 2022 si kolumnist i shahut. 
    Duke folur në programin “The Lead”, presidenti i FIDE-së Arkady Dvorkovich e përshkroi Naroditskyn si “një njeri të ndritur, mjeshtër i madh, edukator dhe komentator. Ai ishte i dashur nga shumë njerëz.”