Tag: botëror

  • Drejtësia shqiptare në fokus. Sokol Sadushi prezanton rolin e Shqipërisë në Kongresin Botëror të Ligjit 2027

    Drejtësia shqiptare në fokus. Sokol Sadushi prezanton rolin e Shqipërisë në Kongresin Botëror të Ligjit 2027

    Gjatë Kongresit të këtij viti në Republikën Domenikane, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, paraqiti përvojën shqiptare në transformimin e gjyqësorit: nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe forcimi i pavarësisë së sistemit, tek përqafimi i teknologjisë në funksion të transparencës, efikasitetit dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi. Ai solli në vëmendje vendime të rëndësishme ku Gjykata e Lartë ka treguar gatishmëri për të përballuar sfida të reja me standarde të larta profesionale dhe kushtetuese.
    “Shteti i së drejtës nuk është statik. Është një parim i gjallë që duhet të rritet së bashku me shoqërinë, shkencën dhe teknologjinë.“Lajmi se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, është një ngjarje madhore për ne dhe një vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë vitet e fundit”, tha Sadushi në fjalën e tij.

    Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e dixhitalizimit si një nga shtyllat kryesore të reformës, përmes:
    Sistemeve të menaxhimit të çështjevePlatformave të hapura për publikunKomunikimit të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe rrjeteve sociale.
    Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.“Shqipëria është gati të ndajë përvojën e saj dhe të kontribuojë në vizionin e një drejtësie globale moderne dhe të aksesueshme”, shtoi Sadushi.

  • Gjykata e Lartë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, në fokus sfidat bashkëkohore të drejtësisë

    Gjykata e Lartë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, në fokus sfidat bashkëkohore të drejtësisë

    Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo, ku personalitete të njohura ndërkombëtare kanë riafirmuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës.
    Në kuadër të përgatitjeve për mikpritjen e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Shqipëri, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e drejtësisë, pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në edicionin e sivjetshëm përbën një hap konkret dhe të dukshëm në këtë proces të rëndësishëm. Delegacioni i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Kryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi, Asim Vokshi, Enkelejda Metaliaj, së bashku me ndihmësmagjistratët dhe stafin, do të jetë pjesë aktive në diskutimet mbi sfidat bashkëkohore të drejtësisë, gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës. Kjo pjesëmarrje konfirmon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

  • Gjykata e Lartë pjesë e Kongresit Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo. Në pritje të Kongresit “Shqipëri 2027”

    Gjykata e Lartë pjesë e Kongresit Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo. Në pritje të Kongresit “Shqipëri 2027”

    Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo, ku personalitete të njohura ndërkombëtare kanë riafirmuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës.Në kuadër të përgatitjeve për mikpritjen e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Shqipëri, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e drejtësisë, pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në edicionin e sivjetshëm përbën një hap konkret dhe të dukshëm në këtë proces të rëndësishëm.Delegacioni i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Kryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi, Asim Vokshi, Enkelejda Metaliaj, së bashku me ndihmësmagjistratët dhe stafin, do të jetë pjesë aktive në diskutimet mbi sfidat bashkëkohore të drejtësisë, gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës. Kjo pjesëmarrje konfirmon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

     
     

  • Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë pjesë e Kongresit Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo. Në pritje të Kongresit “Shqipëri 2027”

    Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë pjesë e Kongresit Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo. Në pritje të Kongresit “Shqipëri 2027”

    Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo, ku personalitete të njohura ndërkombëtare kanë riafirmuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës.Në kuadër të përgatitjeve për mikpritjen e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Shqipëri, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e drejtësisë, pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në edicionin e sivjetshëm përbën një hap konkret dhe të dukshëm në këtë proces të rëndësishëm.Delegacioni i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Kryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi, Asim Vokshi, Enkelejda Metaliaj, së bashku me ndihmësmagjistratët dhe stafin, do të jetë pjesë aktive në diskutimet mbi sfidat bashkëkohore të drejtësisë, gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës. Kjo pjesëmarrje konfirmon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

     
     

  • Guinness-i më i fundit

    Guinness-i më i fundit

    Në sheshin kryesor në Wroclaw të Polonisë, u thye një rekord i ri botëror.
    Sipas Agjencisë Anadolu, 8,122 kitaristë interpretuan së bashku këngën “Hey Joe” të të famshmit Jimi Hendrix, duke thyer rekordin botëror për ansamblin më të madh të kitarës.

    Rekordi i ri e tejkaloi atë të mëparshëm të vitit 2009, kur 6,346 muzikantë e interpretuan këngën në të njëjtin vend.

    Kjo shfaqje spektakolare ishte pjesë e Festivalit tradicional “Faleminderit Jimi”, që mbahet më 1 maj, i cili mbahet çdo vit në nder të trashëgimisë muzikore të Hendrix dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota.

    Zyrtarët e Librit të Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm në vendngjarje për të verifikuar dhe konfirmuar zyrtarisht rekordin e ri. /tesheshi.com/

  • Për herë të parë në histori, gara më e madhe e çiklizmit botëror vjen Shqipëri!

    Për herë të parë në histori, gara më e madhe e çiklizmit botëror vjen Shqipëri!

    Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot datat kur do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë gara më e madhe e çiklizmit botëror, “GIRO D’ITALIA”.
    “Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI!Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

  • Propozimi i Uruguait dërgon edhe Shqipërinë në Botëror, tani do të kualifikohet direkt edhe vendi i dytë

    Propozimi i Uruguait dërgon edhe Shqipërinë në Botëror, tani do të kualifikohet direkt edhe vendi i dytë

    Koha kalon dhe futbolli ka nisur të ndryshojë në mënyrë drastike, jo vetëm në klube, por edhe në Kombëtare.  Nëse më parë ishte e pamundur që Kombëtare si Shqipëria të merrnin pjesë në evenimentet kryesore, tani edhe Botërori do të jetë më lehtë i arritshëm. Në Botërorin e 2026, do të marrin pjesë 48 ekipe, një zgjerim i madh që ndodh për herë të parë pasi më herët merrnin pjesë vetëm 32 ekipe.
    Nëse më parë në skemën me 32 ekipe UEFA dërgonte 13 ekipe në Botëror, me skemën e re, UEFA dërgon 16 ekipe në Botëror. 3 vende më shumë për Europën, që nuk ndihet edhe aq shumë në fazën kualifikuese për ekipe si Shqipëria. Megjithatë propozimi i fundit i ardhur nga Uruguai, bën që Shqipëria të afrohet më shumë se kurrë me Botërorin.
    Një delegat nga Uruguai, Ignacia Alonso, ka bërë një propozim që Botërori i 2030 të kalojë me 64 ekipe. Në momentin që kjo ide është hedhur në FIFA, ka pasur një heshtje nga të gjithë të pranishmit. Ndërkohë Infantino, e pranoi këtë propozim duke kërkuar që të analizohet më shumë nga afër.
    Shumë besojnë se Infantino që e ka zgjeruar njëherë Botërorin nga 32 në 48 ekipe, të bën një tjetër zgjerim duke parë më shumë shtete që do të marrin pjesë në Botëror, më shumë ndeshje, më shumë para. Por të tjerë mendojnë se kualifikueset do të dilnin jashtë interesit, veçanërisht në Amerikën e Jugut ku nga 10 ekipe, në skemën aktuale me 48 ekipe që marrin pjesë në Botëror, nga 10 ekipe kalojnë 7 prej tyre.
    Por nëse ndodh një zgjerim i tillë, që në Botërorin e 2030 të marrin pjesë 64 ekipe, atëherë situata do të ishte edhe për Botërorin ashtu si edhe Europiani, ku Shqipëria është kualifikuar 2 herë në vitet e fundit. Për ta pasur më të qartë dhe për ta marrë si shembull, nëse do të ishim në të njëjtin grup kualifikues si tani ku jemi me Anglinë, Serbinë, Moldavinë dhe Lituaninë, atëherë Shqipëria mjafton për të dalë në vendin e 2 për të marrë biletën direkte për në Botëror, por do të kishte shanse edhe me vendin e 3 për t’u renditur mes vendeve të treta më të mira, ndryshe nga tani ku vetëm vendi i parë të jep biletën direkte dhe i dyti të dërgon në Play Off, ndërsa gjithë vendet e tjera nuk të japin asgjë. Pra në këtë skemë me 64 ekipe, në Botëror do të kalonin rreth 22 ekipe nga Europa ndërsa në Europianin e Gjermanisë ishin në total 24 ekipe, do të jetë thuajse e njëjta mënyrë procedimi si në kualifikueset e Europianit dhe në ato të Botërorit. /Sport Ekspres/
     

  • “Të ëndërrosh se do shkosh në Botëror të jep energji”, Sylvinho pas shortit: Grup i vështirë, të gabojmë sa më pak

    “Të ëndërrosh se do shkosh në Botëror të jep energji”, Sylvinho pas shortit: Grup i vështirë, të gabojmë sa më pak

    Eliminatoret e Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” kanë marrë formë, teksa ka përfunduar shorti i grupeve, me Shqipërinë që ka përfunduar në një grup “ferri” me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorra.
    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka komentuar këtë grup të vështirë, duke thënë se skuadra kuqezi duhet të gabojë sa më pak për të arritur ëndrrën “Botëror”.
    “Fillimisht, e kam thënë më shumë se një herë, ambiente të tilla janë diçka e bukur. Nga vazoja e tretë ishte e parashikuar, dy skuadra shumë të forta, më pas ne në vazon e tretë dhe dy ekipe nga vazoja e katërt dhe e pestë. Është një grup i fortë dhe i vështirë. Sot futbolli nuk është i lehtë. Të gjitha skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Me teknologjinë, mund të shikosh gjithçka. Është një grup për t’u luajtur, për t’u luftuar dhe për të shkuar deri në fund, sepse është i bukur. Të ëndërrosh se mund të shkosh në Botëror të jep shumë energji.

    Gjithçka është shumë e shpejtë, nuk ka shumë kohë. Sa më pak të gabosh, aq më shumë shanse ke për të ecur përpara. Nga sot fillojmë nga zero. Të gjitha skuadrat mendojnë të shkojnë përpara, kjo është një ëndërr për shumë ekipe. Ne ëndërrojmë, por duhet të gabojmë sa më pak nëse duam të ecim përpara.
    Mendimi i parë është ky, nëse gabon pak, ka mundësi të ecësh përpara, të arrish atje dhe pastaj, në tetor-nëntor, të kesh një mundësi për të shkuar në Botëror. Është një grup i vështirë, si shumë të tjerë, por duhet të luftojmë dhe të gabojmë sa më pak të jetë e mundur”, u shpreh Sylvinho në prononcimin e tij për FSHF.

  • Shtatë shtete mund të mos lejohen në Botëror edhe nëse kualifikohen, në listë prin Irani

    Shtatë shtete mund të mos lejohen në Botëror edhe nëse kualifikohen, në listë prin Irani

    Adriatik BALLA
    Botërori i vitit 2026 që do të zhvillohet në tre shtete amerikane e konkretisht në SHBA, Meksikë e Kanada, pritet të jetë një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit, por në të njëjtën kohë kanë nisur të diskutohen problemet e para, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e vështira që qeveria amerikane ka me disa vende të botës, e ku në listë prin i pari Irani, vend që është në armiqësi me SHBA-në prej vitit 1979. Duhet thënë se nuk është i vetmi, pasi referuar mediave të ndryshme europiane e amerikane janë 7 vende në total që mund të mos sigurojnë pjesëmarrjen në Botëror edhe nëse e sigurojnë biletën e kualifikimit nga ndeshjet në grupe. Sipas këtyre mediave, gjashtë shtete rrezikojnë që të mos jenë pjesë e kampionatit të Kupës së Botës të vitit 2026, shkaku i një liste të propozuar për ndalim udhëtimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Siç thamë, Kupa e Botës do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm. Disa kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë turne, ndër to edhe fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina. Megjithatë, disa kombëtare të tjera – një ndër to që veçse është kualifikuar – mund të mos jenë pjesë e këtij turneu, shkaku i ndalesave të udhëtimit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
    Sipas “New York Times”, administrata e Donald Trump do të ndalojë qytetarët e 43 shteteve të ndryshme, derisa kjo do të thotë se ato shtete nuk do të mund të paraqiten fare në kampionat. Irani veçse është kualifikuar, por mund të jetë pjesë e kësaj liste (të shteteve të ndaluara). Gjashtë shtete tjera që mund të jenë pjesë e kësaj liste janë Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos dhe Venezuela – që të gjitha këto kombëtare që kanë ende mundësi kualifikimi për turneun e vitit të ardhshëm. Sipas “beIN Sports”, qeveria amerikane dhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA kanë nisur bisedime për të zgjidhur këtë çështje. Nga FIFA kërkojnë që kombëtarja e Iranit e kombëtaret tjera që mund të ndalohen, të lejohen të udhëtojnë në SHBA, vetëm për turneun e Kupës së Botës.
    Siti në krizë, Guardiola: S’meritojmë asnjë orë si dhuratë këtë sezon
    Ndërkohë që Kupa e Botës së vitit 2026 ka ende kohë të përgatitet dhe vendet të marrin masat e tyre, një tjetër Botëror nuk pret dhe është aktiv e në fokusin e ditës. Bëhet fjalë për Kupën e Botës për Klube, që organizohet këtë herë nga FIFA në një format disi ndryshe. Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola beson se ai dhe lojtarët e Mançester Sitit nuk meritojnë të pranojnë bonus nëse e fitojnë Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FIFA këtë javë njoftoi për çmimin që i takon fituesit të turneut që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik. Siti është në atë garë për ta fituar çmimin prej 100 milionë dollarëve. “Ne nuk meritojmë bonus këtë sezon. Nëse fitojmë, nuk e di se sa mund të na takojnë neve, ato janë për klubin. Trajneri, stafi, lojtarët – nuk meritojmë asgjë. Nuk meritojmë as orë”, ka thënë Guardiola duke buzëqeshur. Siti është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Premier League ka 48 pikë në vendin e pestë. Është ende në garë për të triumfuar në Kupën FA. Në çerekfinale luan ndaj Bournemouthit.

  • Shtypi botëror: Netanyahu, “nën thundrën” e Trump-it

    Shtypi botëror: Netanyahu, “nën thundrën” e Trump-it

    Shtypi botëror raportoi për kontrollin e SHBA-së mbi Izraelin gjatë mandatit të Donald Trump dhe nënshtrimin e Benjamin Netanyahut në axhendën e SHBA-së. Ndër temat në shtypin botëror ishte situata në Siri dhe Iran.
    Gazeta izraelite Haaretz thekson në editorialin e saj se hendeku midis Netanyahut dhe publikut është më i madh se kurrë dhe se kjo “do të thotë se ka ardhur koha për një ndryshim të qeverisë”.
    Gazeta shkruan se Izraeli “po kalon krizën më të madhe në historinë e tij nën sundimin e koalicionit të Netanyahut, i cili është përgjegjës për fatkeqësinë e 7 tetorit 2023 dhe është i preokupuar me imunitetin e anëtarëve të tij nga ndjekja penale, ndërsa pengjet mbeten me Hamasin”.
    Izraeli, në varësi të Trump-it
    Gazeta Yedioth Ahronoth paralajmëron se Trump mund të ndryshojë politikën e tij ndaj Netanyahut në çdo moment. Aty shkruhet se Uashingtoni vendosi negociata të drejtpërdrejta kufitare me Libanin në Tel Aviv.
    Trump kishte vendosur më parë fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit ndaj Netanyahut, sipas gazetës, dhe më pas imponoi negociatat e drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit.
    Vihet në dukje se Netanyahu nuk ishte i gatshëm të negocionte me Libanin, por “Izraeli është plotësisht në varësi të agjendës amerikane dhe Netanyahu nuk mund t’i thotë ‘jo’ Trump-it”.
     Rëndësia e pajtimit në Siri
    Një editorial në gazetën franceze Le Monde thekson se dhuna që shpërtheu në Siri dhe marrëveshja që qeveria nënshkroi me Forcat Demokratike Siriane (SDF) “tregon ndjeshmërinë e çështjes së pajtimit në Siri për presidentin Ahmed al-Sharaa”.
    Gazeta shkruan se çdo përshkallëzim i dhunës “do të thotë se nga dështimi për të përmirësuar kushtet materiale të sirianëve do të përfitojnë ata që nuk duan që procesi aktual i tranzicionit të ketë sukses.”
    Revista Newsweek raportoi se Irani synon të përpilojë një listë të amerikanëve që i akuzon për terrorizëm, sabotim kibernetik dhe shkelje të të drejtave të njeriut kundër iranianëve, ndërsa Shtetet e Bashkuara rritin presionin ndaj Teheranit për të negociuar një marrëveshje të re bërthamore.
    Revista vuri në dukje refuzimin e Teheranit për t’u përfshirë në negociatat për heqjen e sanksioneve, duke thënë se ishte një lëvizje “që mund të shihet si simbolike dhe pasqyron një strategji më të gjerë të përdorimit të mekanizmave ligjorë për t’iu përgjigjur presionit të SHBA”. /tesheshi.com/