Tag: botëror

  • Strakosha-Hoxha: E mundim Serbinë! Ndeshje me emocione shtesë, por shumë e rëndësishme për vendin e dytë

    Strakosha-Hoxha: E mundim Serbinë! Ndeshje me emocione shtesë, por shumë e rëndësishme për vendin e dytë

    Nga Ervin Sina

    Shqipëria është futur në fazën kycce të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës kundër Serbisë në Arenen Kombëtare.
    Kjo është një ndeshje me presion të madh edhe mbi vetë lojtarët kuqezi, gjë e cila pranohet edhe nga vetë protagonistët.

    “Jo, ne jemi profesionistë, do të bëjmë pjesën tonë në fushë. Normal që është pak ndeshje emocionale, nuk diskutohet. Por ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë”, u shpreh Hoxha.
    Sulmuesi i Dinamo Zagreb mendon se kjo është një sfide që vendos shumë sa itakon ëndërrës botëror.
    “Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos për një vend “play-off” për në Botëror. Shpresojmë që do të fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë në Botëror”, tha sulmuesi kuqezi.
    Ndërsa Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe është gati për të luftuar për tre pikët.
    “Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim”, u shpreh Starakosha.
    Trajneri Silvinjo po punon me grup të lojtarësh përpara kësaj sfide. Shqiperia ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani duke u mundur nga Anglia e duke fituar me Andorën.

  • “Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë”, Arbër Hoxha nuk i fsheh emocionet

    “Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë”, Arbër Hoxha nuk i fsheh emocionet

    Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.
    Arbër Hoxha foli për ndeshjen e radhës, duke theksuar se kundërshtari është i një niveli të lartë vështirësie. Megjithatë, ai u shpreh se Kombëtarja do të futet në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tri pikët.
    Kundërshtari? – Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi. Do të japim maksimumin. Po përgatitemi dhe po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen.
    A ka ngarkesë më shumë kjo ndeshje? – Jo, ne jemi profesionistë, do të bëjmë pjesën tonë në fushë. Normal që është pak ndeshje emocionale, nuk diskutohet. Por ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë.
    Sa besoni te kualifikimi në Botëror? – Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos për një vend “play-off” për në Botëror. Shpresojmë që do të fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë në Botëror.
    Konkurrenca brenda ekipit? – Konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi, do të japim më të mirën. Do të japim maksimumin.
    Ndeshja me Serbinë në vitin 2014? – Kam qenë i vogël në atë kohë dhe e kam shikuar atë ndeshje. Ka qenë shumë emocionale, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen.
    Do e pranoje të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë? – Po, do e pranoja.

  • Brazili, Kolumbia, Egjipti! Zbulohen rivalët e Shqipërisë nëse vete në Botëror, duhet mundur Serbia 

    Brazili, Kolumbia, Egjipti! Zbulohen rivalët e Shqipërisë nëse vete në Botëror, duhet mundur Serbia 

    Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e 7 qershorit kundër Serbisë. Një ndeshje që pritet me interes të lartë për shkakun e rivalitetit historik, një fitore kundër Serbisë shijon më shumë sesa ndaj një kundërshtari tjetër. Por në fakt, kjo ndeshje është më shumë sesa rivaliteti historik, luhet shumë për Shqipërinë. 
    Kombëtarja jonë me brezin e artë që ka në dorë kërkon për herë të parë kualifikimin në Botëror. Problemi qëndron në faktin se jemi vetëm në ndeshjen e tretë të kualifikueseve, Shqipëria nuk ka bërë ende asnjë hap të gabuar duke hequr humbjen e pritshme në transfertën ndaj Anglisë dhe do të luajë menjëherë një finale ndaj Serbisë. 
    Në rast fitore, shanset e Shqipërisë për vendin e dytë do të ishin më të larta se kundërshtari. Në rast barazimi, shanset tona do të veniteshin shumë dhe në rast humbje, do të ishin, thuajse zero, do të kërkohej një fitore në Beograd me patjetër dhe një sërë kombinimesh të tjera për të marrë vendin e dytë. 
    E parë në këtë prizëm, fitorja me Serbinë nuk është vetëm një detyrim moral dhe historik, por njëkohësisht e vetmja mënyrë për të shkuar në Botëror, nuk ka më asnjë rrugë tjetër. Dhe nëse Shqipëria shkon në Botëror, do të gjendej në vazon e katërt, pra në vazon e fundit. 
    Një faqe ndërkombëtare e specializuar për analizat e ndeshjeve të futbollit, ka nxjerrë një panoramë të ndarjes së vazove të Botërorit, ndërsa për momentin është vetëm Europa që nuk i ka nxjerrë ende ekipet e kualifikuara zyrtarisht, por në këtë rast, kjo faqe ka vepruar duke futur favoritët që do të kalojnë më tej. ?Dhe sipas tyre, Serbia ka më shumë shanse se Shqipëria, duke e lënë në vazon e katërt, po në të njëjtën vazo që do të gjendej Shqipëria nëse do të shkonte në Botëror. Kështu në këtë supozim, Shqipëria nuk do të ndeshej në Botëror me Greqinë, Arabinë Saudite, Jordaninë, Turqinë, Norvegjinë, Venezelën dhe disa ekipe të tjera pasi gjendej në të njëjtën vazo me ta. 
    Por Kombëtarja jonë do të kapte rivalë nga vazo e parë si Brazili, Hollanda, Franca, Argjentina, në vazon e dytë ekipe si Uruguai, Kolumbia, Japonia,  Maroku, në vazon e tretë ekipe si Ekuador, Egjipti, Paraguai, Kameruni. E sigurt është se nuk do të ishte një short më i pamundur sesa ai i Europianit të Gjermanisë dhe do të shijohej shumë nga tifozët shqiptarë pasi do të përballeshim me rivalë që nuk i kemi pasur asnjëherë në historinë tonë. /Sport Ekspres/ 

  • Vendoset testi i gjinisë në Boksin Botëror, përjashtohet fituesja e medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Vendoset testi i gjinisë në Boksin Botëror, përjashtohet fituesja e medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Imane Khelif, medalistja e artë algjeriane në peshën 66 kg në Lojërat Olimpike të Parisit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në ngjarje të ardhshme boksimi për femra, derisa të kalojë një test për identifikimin e gjinisë.

    Ky vendim erdhi pas një njoftimi nga Boksimi Botëror, i cili po implementon një politikë të re për të siguruar sigurinë dhe barazinë në garat për meshkuj dhe femra.
    Politika e Re e Testeve për Gjininë: Pjesë e Masave për Siguri dhe Barazi
    Testimi i detyrueshëm për identifikimin e gjinisë është një masë e re që do të aplikohet për të gjithë atletët që dëshirojnë të marrin pjesë në gara të Boksimit Botëror. Kjo politikë synon të krijojë një fushë loje të barabartë dhe të sigurojë mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve, duke përfshirë Imane Khelif, e cila është përjashtuar nga Kupën e Boksit Eindhoven dhe ngjarje të tjera të Boksimit Botëror derisa të kalojë këtë test.
    Testi Gjenetik dhe Pasojat për Atletët Transgjinorë
    Sipas politikës së re, të gjithë atletët mbi 18 vjeç do t’i nënshtrohen një testi gjenetik, i cili do të kryhet me anë të PCR (Reaksion zinxhir polimerazë). Ky test do të zbulojë materialin gjenetik që tregon praninë e kromozomit Y, i cili është një tregues i seksit biologjik. Kjo masë është zhvilluar pas shqetësimeve lidhur me përfitimet që mund të sjellë ndryshimi i identitetit gjinor në garat sportive.
    Imane Khelif, që fitoi medaljen e artë në Paris, 2024, kishte shprehur më parë dëshirën për të mbrojtur titullin në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028, por ky vendim mund të ndikojë në mundësitë e saj për të garuar si grua në të ardhmen.
    Siguria dhe Mirëqenia e Atletëve: Ajo që Duhet të Dijet nga Vendimi i Boksimit Botëror
    Boksimi Botëror shprehu se ky vendim është një masë që vjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë boksierëve, përfshirë Imane Khelif, duke pasur parasysh shqetësimet që janë ngritur lidhur me pjesëmarrjen e saj në Kupën e Boksit Eindhoven. Ky vendim është pjesë e një politike më të gjerë për mbrojtjen e të gjitha atletëve dhe për të siguruar që çdo garë të zhvillohet në kushte të barabarta.
    Historia e Khelif: Nga Skualifikimi në Parë për Medalje Olimpike
    Ky vendim vjen pas një serie ngjarjesh që kanë prekur Imane Khelif gjatë vitit të kaluar. Pas një skualifikimi në Kampionatin Botëror 2023, ku u konsiderua jo e përshtatshme për të luftuar si grua për shkak të gjinisë së saj, Khelif arriti të merrte lejen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të garuar në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, pas humbjes së njohjes olimpike nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).
    Imane Khelif ka shprehur se është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbrojtur titullin në Los Angeles, duke shtuar se nuk do të frikësohet nga vendimet e qeverisë amerikane ose politikat e reja të Boksimit Botëror, pasi ajo nuk është transgjinore.
    Ky vendim mund të hapë një diskutim të gjerë për të drejtat dhe mundësitë e atletëve transgjinorë dhe ndikimin që politikat e tilla mund të kenë në botën e sporteve olimpike dhe profesionale.

    Top Channel

  • Robotët ngjiten në ring, zhvillohet kampionati i parë botëror i kikboksit

    Robotët ngjiten në ring, zhvillohet kampionati i parë botëror i kikboksit

    Shkëmbejnë grushte e shkelma, rrëzohen, ngrihen dhe grushtojnë përsëri. Nuk bëhet fjalë për njerëz, por për robotë, të cilët janë ngjitur në ring për një Kampionat Botëror kikboksi.

    Qyteti Hangzhou në Kinën lindore ishte mikpritës i garës së parë botërore të robotëve luftarakë humanoidë, një ngjarje që shënoi një moment historik në teknologjinë robotike. Gara, e titulluar Konkursi Botëror i Robotëve CMG: Arena e Luftës Mech, u zhvillua të dielën dhe u mbyll me fitoren e robotit “AI Strategist”, i komanduar nga Lu Xin.

    Secila ndeshje përbëhej nga tre raunde, secili me kohëzgjatje dy minuta. Pikët jepeshin për goditje të sakta në zona të caktuara: 1 pikë për goditje me krahë, 3 pikë për goditje me këmbë, dhe penalitete deri në 10 pikë për rënie apo pamundësi për t’u ngritur brenda 8 sekondave.

    Finalja u zhvillua mes “AI Strategist” dhe “Energy Guardian”. Me nokaut në të tre raundet, Lu Xin dhe roboti i tij triumfuan, duke fituar titullin kampion. “Sot është një moment historik. Kjo garë është vetëm fillimi”, tha Lu, duke theksuar potencialin e pakufishëm të robotikës në të ardhmen.

    Spektatorët dhe ekspertët mbetën të mahnitur nga lëvizjet dinamike të robotëve si goditje me bërryl, grushte të kombinuara dhe sulme me gjunjë. Studiuesi Li Gaofeng deklaroi se hapi i radhës është zhvillimi i rrjeteve nervore që do t’u mundësojnë robotëve të veprojnë në mënyrë të pavarur.

    Ky konkurs është pjesë e serisë së aktiviteteve të robotikës nga CMG, që do të përfshijë edhe futboll e basketboll mes robotëve, duke promovuar shkencën, kulturën dhe turizmin në mënyrë tërheqëse dhe edukative. 

  • “Haland është klas botëror, por kjo nuk ndodhte me Ronaldon dhe Messi”, Rooney tregon imazhin e norvegjezit 

    “Haland është klas botëror, por kjo nuk ndodhte me Ronaldon dhe Messi”, Rooney tregon imazhin e norvegjezit 

    Manchester City ka humbur në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace. Qytetarët humbën në shifrat 1-0 dhe hoqën mundësinë ideale për të fituar diçka në këtë sezon. Një penallti është humbur nga Marmush, ndërsa Haland vazhdon me statistikat negative në finalet e luajtura, pa pasur aspak impakt. 
    Ëayne Rooney, ka bërë një krahasim të këtij futbollisti me Ronaldon dhe Messin, ndërsa sheh diferenca të mëdha. “Haland është një sulmues i klasit botëror, por kur flisni për Mesin dhe Ronaldon, nuk ka asnjë mundësi që ata të lejojnë dikë tjetër të gjuajë një penallti. Thjesht nuk është një opsion”, tha Rooney. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Von Der Leyen nga Tirana: Jemi gati të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë!

    Von Der Leyen nga Tirana: Jemi gati të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë!

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në samitin e BE-së se ndryshimet që po kalon bota janë historike dhe se nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ajo ka theksuar se gjeopolitika ka marrë një kthesë të papritur, duke u kthyer në një çrregullim botëror, i nxitur nga agresioni i Rusisë nën udhëheqjen e Vladimir Putin.
    Sipas von der Leyen, Europa ka ngritur gardhin e saj, duke qëndruar e bashkuar dhe e gatshme për të përballuar sfidat që i ka sjellë pandemia dhe lufta në Ukrainë.
    Von Der Leyen: Ndryshimet që po kalojmë janë historike nuk ka dyshim. Është kthyer gjeopolitika, ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga Putin.

    Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur. E dimë që duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit, duhet të zgjerojmë e thellojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën. Nga pandemia e lufta e Ukrainës na ka sfiduar, por Europa ka dalë prej tyre më e madhe dhe më e fortë.

    Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetëm fakti që jemi të ulur së bashku me ju Volodymir është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të KPE kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
    Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymir ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit, ne duam paqe. Por punojmë për grupin tjetër të sanksioneve.

  • Interi në finale, por Lamine Yamal magjepsi edhe në “San Siro”. Çfarë talenti i patëmetë!

    Interi në finale, por Lamine Yamal magjepsi edhe në “San Siro”. Çfarë talenti i patëmetë!

     
    Në një natë heroike në “San Siro”, emocionet ishin të panumërta. Interi shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve, me plot meritë, por në të dyja ndeshjet, edhe në Katalonjë, edhe në Milano, nuk ka munguar admirimi për talentin e jashtëzakonshëm të Lamine Yamal.
    Vetëm një Sommer monstruoz arriti ta ndalte yllin spanjoll, i cili mori notën 8 në vlerësimet e “Gazzetta dello Sport”, bashkë me vlerësimin si vijon: “Ndjesia është se pas Pelé, Diego-s dhe Leo-s, po asistojmë në lindjen e fenomenit të ri botëror.
    Të gjithë e kërkojnë, të gjithë i japin topin, duke harruar që është ende shumë i ri dhe që duhet mbrojtur. Por ai nuk është një fëmijë i zakonshëm. Është një kampion, që e kthen aksionin mbrojtës në kundërsulm me një prekje të vetme. Dhe, ndër të tjera, ka edhe një karakter të fortë”.
    Pas ndeshjes e ndërroi fanellën me Alessandro Bastonin, një prej atyre që ditët e fundit e kishte cilësuar si “kundërshtari më i fortë, ndaj të cilit kam luajtur ndonjëherë”.
    Lamine Yamal është vetëm 17 vjeç, një yll i paracaktuar i futbollit botëror.

  • Zaçaj në Kongresin Botëror të Ligjit: Drejtësia, një premtim i gjallë për çdo qytetar në botë

    Zaçaj në Kongresin Botëror të Ligjit: Drejtësia, një premtim i gjallë për çdo qytetar në botë

    Me ftesë të World Law Foundation dhe World Jurist Association, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Holta Zaçaj dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, mori pjesë në Kongresin e 29-të Botëror të Ligjit që u zhvillua në Santo Domingo, Republika Dominikane, nga data 4 deri më 6 maj 2025.
    Kongresi nisi me një ceremoni solemne në prani të personaliteteve të larta vendase dhe ndërkombëtare, ku u theksua rëndësia e forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në mbarë botën. Delegacioni shqiptar kontribuoi në tryezat e diskutimit me moderime dhe referime nga përfaqësuesit e tij, duke sjellë përvojën shqiptare në debatin global për drejtësinë dhe ligjin.
    Në ceremoninë përmbyllëse, në prani të Mbretit Felipe VI të Spanjës dhe Presidentit të Republikës Dominikane, Luis Abinader, u ndanë çmime për figura të shquara në fushën e drejtësisë.
    Gjatë kësaj ceremonie, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mbajti një fjalë përshëndetëse ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë që Kongresi i ardhshëm – i 30-ti me radhë – të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.
    “Dhënia e besimit për organizimin e Kongresit të Shoqatës Botërore të Juristëve për vitin 2027 është një nder historik për vendin tim — një komb i vogël me një zemër të madhe, historia e të cilit ka qenë ajo e qëndrueshmërisë, transformimit dhe besimit të palëkundur në fuqinë e dialogut dhe solidaritetit. Le të riafirmojmë së bashku misionin tonë të përbashkët: për të mbrojtur dinjitetin e ligjit, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të siguruar që drejtësia të mos mbetet thjesht një parim, por një premtim i gjallë për çdo qytetar, në çdo cep të botës”, deklaroi Zaçaj.

  • Shqipëria, kandidate për Kongresin e 30-të Botëror të Ligjit/ Kryetarja e Kushtetueses, Zaçaj: Historike për vendin

    Shqipëria, kandidate për Kongresin e 30-të Botëror të Ligjit/ Kryetarja e Kushtetueses, Zaçaj: Historike për vendin

    Me ftesë të World Law Foundation dhe World Jurist Association, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Holta Zaçaj dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, mori pjesë në Kongresin e 29-të Botëror të Ligjit që u zhvillua në Santo Domingo, Republika Dominikane, nga data 4 deri më 6 maj 2025.
    Kongresi nisi me një ceremoni solemne në prani të personaliteteve të larta vendase dhe ndërkombëtare, ku u theksua rëndësia e forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në mbarë botën. Delegacioni shqiptar kontribuoi në tryezat e diskutimit me moderime dhe referime nga përfaqësuesit e tij, duke sjellë përvojën shqiptare në debatin global për drejtësinë dhe ligjin.
    Në ceremoninë përmbyllëse, në prani të Mbretit Felipe VI të Spanjës dhe Presidentit të Republikës Dominikane, Luis Abinader, u ndanë çmime për figura të shquara në fushën e drejtësisë.
    Gjatë kësaj ceremonie, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mbajti një fjalë përshëndetëse ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë që Kongresi i ardhshëm – i 30-ti me radhë – të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.
    “Dhënia e besimit për organizimin e Kongresit të Shoqatës Botërore të Juristëve për vitin 2027 është një nder historik për vendin tim — një komb i vogël me një zemër të madhe, historia e të cilit ka qenë ajo e qëndrueshmërisë, transformimit dhe besimit të palëkundur në fuqinë e dialogut dhe solidaritetit. Le të riafirmojmë së bashku misionin tonë të përbashkët: për të mbrojtur dinjitetin e ligjit, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të siguruar që drejtësia të mos mbetet thjesht një parim, por një premtim i gjallë për çdo qytetar, në çdo cep të botës”, deklaroi Zaçaj.