Foto Strakosha ishte i ftuar në “Abc News” ku foli sa i përket karrierës së tij dhe njëkohësisht ecurisë së djalit, Thomasit. Foto është ndalur gjatë edhe te dy ndeshjet e qershorit për Kombëtaren, atë kundër Serbisë dhe njëkohësisht kundër Letonisë.
“Thomasi ka pasur shumë disiplinë, nuk pinte kurrë alkol, flinte herët, ka sakrifikuar shumë. Nga ana tjetër Dhimitri, djali tjetër, ishte një talent i lindur nga Zoti, kishte shumë më tepër talent se Thomasi, por nuk zgjodhi të sakrifikonte. Nuk do të doja kurrë që Thomasi të bëhej portier sepse e kam vuajtur vetë atë gjë dhe kur e shikon te fëmija, është shumë më tepër emocionale. I thashë, por Thomasi nuk më dëgjoi.
Je vetëm ti dhe rrjeta, je vetëm ti dhe dëshpërimi. Ndeshjet e Kombëtares ishin të ndryshme, me Serbinë jemi gëzuar të gjithë me mënyrën sesi kemi luajtura ty, me Letoninë pastaj, jemi dëshpëruar. E kemi pasur gjithmonë në histori këtë, kur duhet të fitojmë, na kap pak mosbesimi ose frika.
Ne duhet të shohim që të fitojmë edhe në një ditë kur ekipi nuk është në gjendje të mirë. E kam thënë edhe më parë, do ta ndërroja kualifikimin në Europian me atë në Botëror sepse nëse shkon në Botëror, aty tregohet rritja e madhe, ndërsa të qëndrosh dhe 9 vite të tjera dhe të kualifikohesh prapë në Europian, aty pastaj, nuk ka një rritje të madhe. Gjithsesi, uroj shumë që të marrim më tepër nga ky grup sepse është vërtet një brez shumë me cilësi”, tha Foto Strakosha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: botëror
-

“I thashë Thomasit që të mos bëhej portier”! Foto Strakosha: Do ta ndërroja Europianin me një kualifkim në Botëror të Shqipërisë
-

Infantino: Botërori për Klube, kompeticioni më konkurrues dhe gjithëpërfshirës. Ëndrra e çdo tifozi
13 Qershor 2025
10:02
Alfred Lleshi
Po afron fillimi i Kupës së Botës për Klube. Të dielën në SHBA nis edicioni i parë i një kompeticioni global të zgjeruar me 32 skuadra, të cilat do të përballen për një muaj, në fund të të cilit do të mësojmë se kush do të ngjitet në fronin e kampionit të botës për klube. I intervistuar nga faqja zyrtare e FIFA-s, presidenti i futbollit botëror Gianni Infantino deklaroi:
“Lista e pjesëmarrësve në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube me 32 skuadra pasqyron në mënyrë të saktë atë që do të jetë kompeticioni më konkurrues dhe gjithëpërfshirës i futbollit botëror. Një turne që do të bashkojë talentet më të mëdhenj nga çdo kontinent për të vendosur kampionin e vërtetë botëror për klube.
Kemi 26 lojtarë që do të kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të parë të yjeve që kanë fituar dy Kupa të Botës të ndryshme; Kupën e Botës së FIFA-s dhe Kupën e Botës për Klube të FIFA-s. Është histori që po shkruhet. Për më tepër, me 81 vende të përfaqësuara, Kupa e Botës për Klube po ndihmon që futbolli të bëhet vërtet global. Turneu do të jetë ëndrra e çdo tifozi, festë futbolli që do të zgjasë një muaj”.
-

Shqipëria fiton Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit të IPA, Kryebashkiaku Benet Beci përgëzon ekipin fitues
Shqipëria ka fituar Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë të organizuar nga IPA World, një ngjarje e rëndësishme sportive që këtë vit u zhvillua në qytetin e Shkodrës. Ekipi shqiptar i IPA Albania arriti të rrëmbejë trofeun duke dhuruar emocion dhe krenari për vendin.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka takuar ekipin fitues dhe i ka përgëzuar jo vetëm për suksesin sportiv, por edhe për kontributin e tyre në organizimin e këtij eventi të madh ndërkombëtar.“Pata kënaqësinë të takoja ekipin e IPA Albania, të cilët arritën t’i dhurojnë Shqipërisë titullin e parë në Kampionatin Botëror të futbollit për efektivët e policisë. I përgëzova jo vetëm për këtë arritje të madhe, por edhe për kontributin në organizimin e këtij eventi, në të cilin Bashkia Shkodër ishte partnere, në kuadër të nismës ‘Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025’, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga e gjithë bota,” u shpreh Beci.
-

“Sylvinho po mëson zanatin”, ish-kapiteni i Kombëtares: Trajneri po gabon në momente të rëndësishme
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Loneta Prognin, komentoi barazimin 1-1 të Shqipërisë në transfertë me Letoninë.
“Në letër, Shqipëria është ekip shumë më i fortë, por Letonia ka një trajner të shkollës italiane dhe taktikisht është shumë e organizuar. Sot shumë gjëra nuk shkuan siç duhet dhe energjia e ekipit mungonte. Nëse pretendon të shkosh në Botëror, duhet t’i fitosh ndeshje me ekipe si Letonia. Mendoj se jemi ende kombëtare e vogël, nuk jemi gati për të shkuar në Botëror”, deklaroi Rudi Vata.
Më tej, Vata kritikoi Sylvinhon: “Mendoj se si futbollist ai ka arritur nivelet më të larta të profesionalizmit, por të jesh trajner është diçka krejt tjetër. Sylvinho ka gabuar sigurisht, është trajner i ri që po mëson zanatin. Eksperiencën po e merr me Shqipërinë. Po gabon në momente të rëndësishme, por ai është trajneri i Shqipërisë në fund të fundit. Duhet të marrë përgjegjësitë. Nëse në Europian në dërgoi Sylvinho, përgjegjësi ka që nuk po na dërgon në Botëror. Por, unë mendoj se problemi i futbollit shqiptar nuk është trajneri, por mentaliteti. Futbollistët i kemi, por duhet të dish t’i menaxhosh futbollistët. Ne nuk kemi staf mjaftueshëm. Nuk mjafton vetëm trajneri i Kombëtares dhe stafi i tij. Kemi mangësi profesionistësh”. -
Brazili kualifikohet në Botëror, dhuratë Ançelotit për ditëlindje
Me një gol të Vinicius shënuar në të 44′, Brazili mund Paraguain dhe kualifikohet me dy ndeshje nga fundi për në Botërorin 2026.
Tej suksesit, kjo duket si dhuratë ndaj Ançelotit i cili feston 66 vjetorin e lindjes.
Pas Argjentinës, së bashku me Seleçiao-n kualifikohet edhe Ekuadori. Dy javët e fundit zhvillohen më 9 dhe 14 shtator 2025.
Shifrat e CONMEBOL të mengjesit të sotëm:
Peru-Ekuador 0-0
Argjentinë-Kolumbi 1-1
Brazil-Paraguai 1-0
Uruguai-Venezuelë 2-0
Vazhdo leximin
-

Ancelotti çon Brazilin në Botëror. 1-0 ndaj Paraguajit, kualifikim matematik me dy ndeshje përpara
Carlo Ancelotti do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Ky, pas viteve me triumfe në krye të klubeve më të mëdha europiane, pas gjithë atyre Champions League të fituara, që mbushin vitrinën e tij, ishte një objektiv që ende i mungonte.
Brazili i tij, kombëtarja që mori në drejtim vetëm disa javë më parë, ia doli. Shpërndau makthet e nisjes së dobët në grup dhe siguroi kualifikimin për fazën finale, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Më tepër akoma, ia doli me dy ndeshje përpara fundit të kualifikueseve.
Vendimtar ishte rezultati 1-0, me të cilin Seleção mposhti Paraguajin në orët e vona të natës, falë një goli të Vinicius Junior. Kjo ishte ndeshja e parë në shtëpi e italianit si trajner i Brazilit. Në këtë mënyrë, Ancelotti siguroi matematikisht biletën për në Botëror, duke rikthyer qetësinë te 5 herë kampionët e botës.
Në “NeoQuimica Arena” të São Paulos, Brazili nuk bëri një paraqitje për t’u mbajtur mend, por fitoi. Vendosi një gol i realizuar në fundin e pjesës së parë nga Vinicius Junior, lojtari titullar si te Real Madridi i Ancelottit. Ai ishte perfekt në futjen në zonë pas një asisti të shkëlqyer nga Matheus Cunha.
Më parë, Brazili kishte kontrolluar ndeshjen, por pa krijuar shumë. Situata të rrëmujshme, të menaxhuara mirë nga mbrojtja e Paraguajit. Miqtë, nga ana tjetër, nuk rrezikuan asnjëherë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Ancelottit e legjitimoi suksesin, duke iu afruar golit të dytë me Raphinha dhe Bruno Guimarães, të ndalur nga portieri Gatito Fernandez, ndërsa në mbrojtje rrezikoi shumë pak. Dhe në fund shpërtheu festa e madhe e kualifikimit. -

Befasia e Bayern në merkato: një qendërmbrojtës i klasit botëror
10 Qershor 2025
16:21
Telesport
Bayern pritet të befasojë në merkaton e verës duke transferuar një qendërmbrojtës të klasit botëror.
Me shitjen e mbrojtësit Kim dhe me largimin e Eric Dier, Bayern nuk mund të mjaftohet me gjermanin Tah. Në Mynih pritet edhe një qendërmbrojtës tjetër.
Pika e dobët e bavarezëve këtë verë ka qenë dyshja përpara gjigantit Manuel Neuer. Në Mynih e kanë kuptuar se Champions League nuk fitohet pa një bosht të qendrueshëm në mbrojtje.
Emrat si opsione janë të shumtë. Aktualisht përmenden Bastoni i Interit, Araujo i Barcelonës, Gabriel i Arsenalit dhe Konate i Liverpool. -

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag të përballjes së Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë.
Në një intervistë të dhënë për gazetaren Viola Spiro në Klan News, kreu i futbollit në vend deklaroi se ndeshja ka rëndësi të veçantë edhe për vendin e dytë në grup, i cili të dërgon në “play off” për kualifikimin e mundshëm në Botëror.
Duka theksoi se fitorja ndaj Serbisë, do shijonte njësoj sikur Shqipëria të ishte kualifikuar në Botëror.
“Tani jemi me emocione për të pritur këtë ndeshje të rëndësishme. Çdo ndeshje e Kombëtares sjell emocione dhe ngarkesë. Ndeshja e sotme ndaj Serbisë është pak ndryshe. Është shumë e rëndësishme për këto kualifikuese. Jemi dy ekipe që pretendojmë për vendin e dytë.
Rezultati i kësaj ndeshje, përcakton vazhdimin për të siguruar vendin e dytë apo edhe “play off” për Botëror. Dihet sa sensibël është. Shpresoj të mos e mbingarkojnë skuadrën me presion negativ. I gjithë ambienti i sotëm në stadium, ta shtyjë ekipin drejt fitores.
Të gjithë kanë emocion para ndeshjes së Kombëtares, sepse ne e ndjejmë Kombëtaren. Një drejtues padyshim që ka më shumë përveç ndjenjës dhe tifozllëkut, ka edhe përgjegjësinë. Për organizimin e një eventi të një rëndësie të veçantë.
Jam i emocionuar më shumë se herët e tjera, por edhe më shumë për rezultatin pozitiv apo edhe për mbarëvajtjen e ndeshjes. Ajo që i jep një mbyllje të lumtur është rezultati dhe shpresojmë ta marrim. Gëzimi që do të kisha nga rezultati i kësaj ndeshje, do të ishte i njëjtë me gëzimin që do të kisha për kualifikimin në Botëror”, tha Duka.
Presidenti i FSHF-së u shpreh se kualifikimi në Botëror është më i vështirë se ai në Europian, ndërsa do të kishte dashur edhe një short më të favorshëm.
“Botërorin nuk e kemi arritur asnjëherë. Dikur e kishim Europianin, por kualifikimi për herë të dytë na i ktheu në normalitet apo detyrë. Botërorin nuk e kemi shijuar. Është diçka ndryshe dhe më i vështirë. Mund të arrihet duke pasur të gjithë kompetentët, shtuar këtu edhe një short të favorshëm. Me një short ndryshe, ndoshta si ai i kualifikueseve të Europianit, ndoshta mund të na ndihmonte të shkonim nga vendi i parë.
Tani luajmë për vendin e dytë, ndaj një kundërshtari të vështirë. Në Europian kanë më pak eksperiencë se ne. Serbia mbetet një skuadër e fortë dhe me kualitete. Shpresojmë në një performancë pozitive. Shpresoj në një rezultat pozitiv”, deklaroi ai.
I pyetur për zërat se të Serbia nuk është situata e qetë, Duka tha me batutë shpreson që të ketë përçarje tek ekipi kundërshtar, ndonëse shtoi se kanë nivel të lartë profesionalizmi.
“Niveli profesional apo i skuadrës apo stafit të Serbisë, është i lartë, pavarësisht se duket nga jashtë se ka konflikt. Unë uroj që të ketë përçarje të unitetit te Serbia. Në një ndeshje të kombëtares, me rëndësi të tillë, besoj se harrohen problemet nëse ka në skuadër. Unë nuk e di nëse kanë probleme. Unë jam i gëzuar që nuk kemi probleme të tilla. Shpresoj të udhëtojmë për Letoninë të gëzuar.
Është shtuar interesi për Kombëtaren, jo vetëm për derbin e Ballkanit. Edhe në ndeshjet e nivelit më të ulët, ka më shumë interes. Nuk e kishim parashikuar që do të kishte kaq shumë kërkesa, që të kishim një stadium më të madh. Jemi të detyruar të pranojmë ankesat për kërkesat për bileta.
Në futboll është e rëndësishme për të thënë për ndeshjen e radhës. Euro U-21 në 2027, është një ngjarje historike. Kemi dhënë prova për organizime të tilla. Jam i bindur se do e bëjmë mirë edhe atë”, deklaroi Duka./tvklan -

Ndizet atmosfera në prag të ndeshjes: E kemi siguruar biletën. Do shkojmë në Botëror. Fitojmë 2-0 (video)
7 Qershor 2025
17:04
Telesport
Kur na ndajnë më pak se 4 orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, në rrugët e Tiranës është ndezur atmosfera dhe kudo dëgjon këngë patriotike dhe thirrje për mbështetjen e djemve kuqezi për sfidën e sotme.
Të shumtë janë tifozët e ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe kudo nga trojet shqiptare. Në një intervistë për A2CNN disa prej tyre u shprehën se fitorja sot është e sigurt dhe do marrim pjesë në Botëror.
“E kemi të sigurt biletën për në Botëror. Do marrim pjesë. Sot fitojmë 2-0 për ne. Shënojnë Asllani dhe Asani”, tha për A2 CNN, një tifoz nga Prishtina. Ndërsa një tjetër tifoz po nga Kosova u shpreh: Nuk është problem leku, kemi gjetur bileta. Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova! Sot do e mundim Serbinë. SHIKOVIDEON -

VIDEO/ Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, ministri Hoxha: Dëshmi e vizionit evropian që kemi ndërtuar
Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive. ”Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin bashkëpunim, paqe dhe miqësi, siç e thotë edhe motoja e IPA-s: “Servo per Amikeco”, Shërbim përmes Miqësisë”, tha Hoxha.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse gjatë aktivitetit në Shkodër, ministri i Brendshëm foli në emër të qeverisë shqiptare për këtë organizim që vjen për herë të parë në vendin tonë. Hoxha e cilësoi këtë vit, si historik për Shqipërinë, në të gjithë arenën ndërkombëtare, ndërsa ju referua dy aktiviteteve të rëndësishme si Giro d’Italia dhe Samitin e Politikës ku liderë nga e gjithë Evropa qëndruan në Tiranë për disa ditë.”Ne jemi këtu për të pritur miqtë tanë, për të tregua vlerat më të mira që përfaqësojmë dhe kemi gjithçka, infrastrukturën dhe angazhimin tonë maksimal për të marrë përsipër aktivitete të tilla ndërkombëtare që zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Kampionati Botëror i IPA-s është një tjetër dëshmi e një rruge të re që ne sapo hapim”.