Tag: botëror

  • Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

    Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

    “Do të jetë një sezon i madh për Riccardo. Dua vetëm që ai të jetë në dispozicion dhe të luajë në nivelin e tij, sepse transmeton atë energji që i duhet skuadrës”. Këto janë fjalët e Mikel Artetës për Riccardo Calafiori. Ish-mbrojtësi i Bologna buzëqesh dhe përgjigjet.
    “Sezonin e kaluar më ndalën dëmtimet, sepse në ndeshjet ku kam luajtur mendoj se kam dhënë gjithmonë përgjigjen e duhur. Pikërisht për këtë tani mendoj vetëm të punoj mirë dhe të arrij formën më të mirë. Jam gati”, – tha ai për “Gazzetta dello Sport”.
    Përshtatja me Premier League nuk ka qenë problem për ju. Cili është sekreti?Intensiteti në Angli është krejtësisht ndryshe nga ai në Itali, por për mua nuk ka qenë aspak problem të përshtatem. Madje ndjehem sikur jam këtu prej kohësh, sikur të kisha qenë gjithmonë.
    Në shtator do të keni dy ndeshje vendimtare kualifikuese për Botërorin, me Gattuso në pankinë në vend të Spallettit. Ju në qershor ishit i dëmtuar, kur Norvegjia na mundi rëndë…Kam folur me Gattuso në telefon dhe më la një përshtypje shumë të mirë. Në fushë do ta njoh në Coverciano.
    Haaland dhe shokët e tij tashmë kanë një epërsi të madhe në renditje dhe për të shkuar në Botëror, Italia duhet të fitojë çdo ndeshje, përfshirë atë direkte në Milano ndaj Norvegjisë, të rregullojë edhe golaverazhin. A është e vështirë?Le të themi që situata në të cilën ndodhemi nuk është e lehtë, por duhet të besojmë patjetër. Nuk është e mundur që Italia të mungojë në një tjetër Kupë Bote.

  • Messi më shumë gola se CR7?/ Ja si qëndron e vërteta mes argjentinasit dhe Ronaldos

    Messi më shumë gola se CR7?/ Ja si qëndron e vërteta mes argjentinasit dhe Ronaldos

    Do të mbetet ndoshta më i madhi i të gjitha kohëve për klasin dhe universalitetin.
    Lionel Messi është ende në garë me një Pele apo Maradona për të hyrë në histori si numri 1 i futbollit botëror, diçka që nuk nënkupton vetëm gola, por gjithsesi edhe në këtë element ai është i jashtëzakonshëm.
    Me dy rrjetat e shënuara në ndeshjen e radhës së Ligës Profesioniste të futbollit amerikan, kampioni i botës arriti në 764 goditje të sakta nga loja, pra duke përjashtuar penalltitë.
    Ky është rekordi botëror i momentit, pasi i mbiquajturi “Pleshti” ka një më shumë sesa Kristiano Ronaldo që është ndalur në 763. Jo vetëm kaq, por argjentinasi ia ka dalë në 167 ndeshje më pak sesa CR7.
    Falë kontributit të Mesit, ekipi i tij, Inter i Majemit fitoi 5-1 në fushën e ekipit nga Nju Jorku, Red Bull.
    Leo pati dy rrjeta e dy asistë, ndërsa Segovia shënoi dy të tjera. Forma e tij është tepër e madhe këto kohë pasi ka gjashtë dygolësha në 7 ndeshjet e fundit.
    Në të gjithë karrierën, magjistari i futbollit ka realizuar 872 gola, 66 më pak sesa Ronaldo, por duke luajtur plot 168 ndeshje më pak, e duke pasur mesatare më të mirë golash për ndeshje, apo minutash për ndeshje.
    Po ashtu, Mesi ka 385 asiste, ndërsa Kristiano ka arritur deri në 257.

  • Itali/ Irma Kurti nderohet me Çmimin e Argjendtë në Greqi  

    Krijimtaria e Irma Kurtit i kapërcen përsëri kufijtë: peotja vlerësohet me Çmimin e Argjendtë për poezinë me titull “Në këtë tokë të shkretë” në Konkursin Botëror të Poezisë dhe Letërsisë në Greqi. Poezia fituese u përkthye nga poetja dhe përkthyesja Sofia Skleida. Konkursi u organizua nga Shoqata kulturore “Zakynthini Estia di Cultura – Dionysios Romas”, e cila njihet zyrtarisht nga Ministria e Kulturës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur ditë më parë, në Sallën e Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë në Athinë, morën pjesë dashamirës dhe përfaqësues të shumtë të artit dhe kulturës. Gjatë ceremonisë, Irma Kurti u cilësua si “poete me famë ndërkombëtare” duke theksuar se “vlerësimi i dhënë dëshmon cilësinë dhe universalitetin e veprës së saj poetike thellësisht njerëzore dhe të ndjeshme.”Konkursi i këtij viti iu kushtua figurës simbolike të poetit dhe patriotit Ioannis Zampelios (1787–1856), një nga zërat më të fuqishëm të Greqisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili kujtohet si “dramaturgu i parë i jetës së re greke”, por edhe si një luftëtar aktiv i lirisë dhe shërbëtor i drejtësisë me integritet moral shembullor.Shoqata, e kryesuar nga Ioannis Karakasidis, promovon dhe përhap kulturën përmes organizimit të aktiviteteve artistike, letrare, historike dhe gjuhësore, si dhe mbështetjes së krijimtarinë dhe shprehjes së lirë, duke ofruar hapësira dhe mundësi për shkrimtarë, poetë, artistë të rinj dhe të afirmuar.Ceremonia u prit ngrohtësisht nga publiku dhe u pasurua me tinguj muzikorë me vepra të frymëzuara nga tekstet e poetëve fitues të Konkursit. Eventi shënoi pjesëmarrjen e autorëve nga vende të shumta dhe tekste në gjuhë të ndryshme, duke treguar natyrën ndërkombëtare të tij.“Konkursi Botëror i Poezisë dhe Letërsisë” mbahet çdo vit, duke u afirmuar si një nga iniciativat letrare më të njohura dhe më jetëgjatë në skenën kulturore greke dhe ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Krijimtaria e Irma Kurtit i kapërcen përsëri kufijtë: peotja vlerësohet me Çmimin e Argjendtë për poezinë me titull “Në këtë tokë të shkretë” në Konkursin Botëror të Poezisë dhe Letërsisë në Greqi. Poezia fituese u përkthye nga poetja dhe përkthyesja Sofia Skleida. Konkursi u organizua nga Shoqata kulturore “Zakynthini Estia di Cultura – Dionysios Romas”, e cila njihet zyrtarisht nga Ministria e Kulturës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur ditë më parë, në Sallën e Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë në Athinë, morën pjesë dashamirës dhe përfaqësues të shumtë të artit dhe kulturës. Gjatë ceremonisë, Irma Kurti u cilësua si “poete me famë ndërkombëtare” duke theksuar se “vlerësimi i dhënë dëshmon cilësinë dhe universalitetin e veprës së saj poetike thellësisht njerëzore dhe të ndjeshme.”Konkursi i këtij viti iu kushtua figurës simbolike të poetit dhe patriotit Ioannis Zampelios (1787–1856), një nga zërat më të fuqishëm të Greqisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili kujtohet si “dramaturgu i parë i jetës së re greke”, por edhe si një luftëtar aktiv i lirisë dhe shërbëtor i drejtësisë me integritet moral shembullor.Shoqata, e kryesuar nga Ioannis Karakasidis, promovon dhe përhap kulturën përmes organizimit të aktiviteteve artistike, letrare, historike dhe gjuhësore, si dhe mbështetjes së krijimtarinë dhe shprehjes së lirë, duke ofruar hapësira dhe mundësi për shkrimtarë, poetë, artistë të rinj dhe të afirmuar.Ceremonia u prit ngrohtësisht nga publiku dhe u pasurua me tinguj muzikorë me vepra të frymëzuara nga tekstet e poetëve fitues të Konkursit. Eventi shënoi pjesëmarrjen e autorëve nga vende të shumta dhe tekste në gjuhë të ndryshme, duke treguar natyrën ndërkombëtare të tij.“Konkursi Botëror i Poezisë dhe Letërsisë” mbahet çdo vit, duke u afirmuar si një nga iniciativat letrare më të njohura dhe më jetëgjatë në skenën kulturore greke dhe ndërkombëtare.

  • CEO i Nvidia thotë se modelet AI të Kinës janë të “klasit botëror”

    CEO i Nvidia thotë se modelet AI të Kinës janë të “klasit botëror”

    CEO i Nvidia Jensen Huang tha se modelet e inteligjencës artificiale nga Deepseek, Alibaba dhe Tencent janë të “klasit botëror” dhe AI po revolucionarizon zinxhirët e furnizimit.

    Duke folur gjatë një aktiviteti expo në Kinë një ditë pasi gjiganti AI tha se do të rifillonte shitjet e çipeve popullore H20 në Kinë, Huang ishte në vizitën e tij të tretë në Kinë këtë vit.
    Kompania e tij gjendet e pozicionuar ngushtë mes dy ekonomive më të mëdha botërore të cilat po luftojnë për dominim në AI dhe teknologji të fundit.

    Ditën e Mërkure pritet që Huang të mbajë një eveniment me dyer të mbyllura në Pekin. CEO i firmës më me vlerë në botë, konkretisht 4.162 trilionë dollarë, ishte shprehur për tregun Kinez duke thënë se është tejet inovative, masiv dhe dinamik.
    Ditën e Marte Sekretari Amerikan i Tregtisë tha se Nvidia mund të rifillojë shitjet e çipeve AI H20 në Kinë si pjesë e negociatave me SHBA-në për metalet e rralla.

    Porositë për çipet AI të Nvidia duhet të dërgohen tek qeveria Amerikane fillimisht për aprovim. /PCWorld Albanian

  • Pasi mposhti Realin e Madridit, Paris San Zhermen kërkon të bëhet “mbretëresha” e futbollit botëror për klube

    Pasi mposhti Realin e Madridit, Paris San Zhermen kërkon të bëhet “mbretëresha” e futbollit botëror për klube

    Adriatik BALLA
    Paris San Zhermen po shkruan histori dhe pas fitores së thellë 4-0 ndaj Realit të Madridit me të drejtë mund të cilësohet favorite e madhe për të qenë “mbretëresha” e futbollit botëror për klube. Tifozët e Realit të Madridit përbënin 95% të shikuesve në stadiumin “MetLife” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, të mërkurën. Fanellat e “Los Blancos” shkëlqenin në diellin e ashpër të verës. Por ishin tifozët e PSG-së, të vendosur në disa pjesë pas njërës portë, që brohoritën nga fillimi e deri në fund.
    Dhe ekipi i tyre është një fitore larg një suksesi historik të katërfishtë. Shpartallimi 4:0 i Real Madridit në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, pas fitores 5:0 ndaj Interit në finale të Ligës së Kampionëve, përforcoi idenë se PSG-ja mund të jetë ekipi dominues në futboll. “Ne gjithmonë kemi thënë se puna kolektive e lojtarëve është ajo që na ndihmon”, ka thënë Fabian Ruiz, i cili shënoi dy gola ndërsa Parisi krijoi epërsi 3:0 në 24 minutat e parë. “Jemi një grup i shkëlqyer, grup i ri që po punon mirë”. PSG-ja të dielën përballet me Çelsin në finale, në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube me format të zgjeruar. Do ta ketë rastin ta fitojë trofeun e katërt të madh, saktësisht 100 ditë pasi e siguroi titullin e Francës.
    Më pas e fitoi Kupën e Francës më 24 maj, ndërsa “shkatërroi” Interin shtatë ditë më pas. Fanellat e PSG-së nuk i kanë emrat e yjeve më të mëdhenj të futbollit në shpinë dhe mund të mos jenë të shpërndara kudo si fanellat e Mançester Junajtid, Liverpulit, Arsenalit, Mançester Sitit e Çelsit. Por klubi po e mbush me trofe dhomën e trofeve në stadiumin “Parku i Princave”. Më 31 maj në Munih, Akraf Hakimi shënoi golin e parë në minutën e 12-të. Desire Doue shënoi dy golat e tjerë, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia dhe Seni Majulu shtuan nga një. Të mërkurën ndaj Madridit, Ruiz shënoi në minutën e gjashtë dhe Osmane Dembele në të nëntën, pas gabimeve të rënda të Raul Asencios dhe Antonio Rudigerit. Ruiz shënoi për 3:0, derisa Gonçalo Ramos shënoi për 4:0 në minutën e 87-të. Dembele startoi për herë të parë që kur u lëndua duke luajtur për Francën më 5 qershor.
    “Ishte hera e parë në këtë Botëror që kemi mundur ta shfrytëzojmë Dembelen si lojtar normal”, ka thënë trajneri Luis Enrike. “Mendoj se ai është bindshëm lojtari më i mirë këtë edicion dhe meriton t’i fitojë të gjitha. Ai jep çdo gjë për ekipin dhe ekipi do të fitojë trofe. Kjo është gjëja më e rëndësishme për klubin. Të gjithë kemi shkruar histori, lojtarët, stafi, drejtori sportiv, menaxherët, tifozët. Të gjithë kemi bërë histori”, ka shtuar Enrike.

  • Kremtohet dita e ashures, Baba Mondi: Lutemi për paqe dhe ndaljen e konflikteve në botë

    Kremtohet dita e ashures, Baba Mondi: Lutemi për paqe dhe ndaljen e konflikteve në botë

    Besimtarët bektashinj kremtuan Ditën e Ashures në Kryegjyshatën Botërore, me lutje për paqe, mirësi dhe ndaljen e konflikteve në botë.

    Në një periudhë kur konfliktet vazhdojnë, Kryegjyshi botëror, Dede Edmond Brahimaj, theksoi rëndësinë e veprave të mira dhe bashkëjetesës.
    “Pas 10 ditësh Agjërim në nder të 72 martirëve të rënë në muret e Qerbelasë. Është një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë anë e mbanë botës. Kuptim dhe domethënia e kësaj ëmbëlsire të përbotshme që shtëpia e çdo besimtari bektashi e bekon. Profeti na tregon që Muharremi është një muaj i shenjtë dhe si tillë, mëkatet e kryera gjatë Muharremit peshojnë shumë rëndë dhe veprat e mira shpërblehen më bujarisht”, kryegjyshi botëror, Dede Edmond Brahimaj
    Dita e ashures për bektashinjtë simbolizon sakrificën për liri, drejtësi dhe përpjekjet për një shoqëri të emancipuar e të drejtë.
     

    Top Channel

  • Cambiaso: Krenarë për atë që dhamë në Botëror, shërbeu për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin

    Cambiaso: Krenarë për atë që dhamë në Botëror, shërbeu për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin

    3 Korrik 2025

    9:54

    Telesport

    Juventus u eliminua nga Botërori për klube pas humbjes ndaj Real Madrid. Mbrojtësi Andrea Cambiaso komentoi eliminimin e bardhezinjve dhe planet e skuadrës për të ardhmen.
    “Luajtëm një ndeshje të mirë, ndaj është për të ardhur keq që nuk i shfrytëzuam mundësitë që patëm në atë ndeshje”, u shpreh Cambiaso për “Sportmediaset”.
    “Humbëm keq kundër Manchester City dhe ndoshta kjo ndikoi disi ndaj Real. Gjithsesi, ky Botëror për klube na lë krenarë për atë që kemi bërë”, deklaroi më tej Cambiaso.
    Në fund, mbrojtësi bardhezi u shpreh për anët pozitive të turneut: “Mendoj se ishin gjithashtu disa ditë të dobishme që kaluam në Amerikë së bashku, pasi shërbyen për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe planet e sezonit të ri“.

  • Franko Foda: Kosova ka shanse reale të kualifikohet në Kupën e Botës 2026

    Franko Foda: Kosova ka shanse reale të kualifikohet në Kupën e Botës 2026

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kosovës në futboll, Franko Foda, duket i vendosur të çojë Kosovën në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Tekniku gjerman pretendon se Kosova ka shanset e saj për kualifikim. Fushatën kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm, “Dardanët” e nisin kundër Zvicrës në Bazel. Ndeshjen ndaj Zvicrës e luajnë më 5 shtator, kurse pas tri ditësh e presin Suedinë në Prishtinë. “Grupi është shumë i vështirë. Kemi Zvicrën, Suedinë, Slloveninë, që janë ekipe shumë të mira. Kanë qenë gjithmonë në evropiane apo botërore. Por, mendoj se me rëndësi për një ekip, ekipin e trajnerëve, për një vend, është besimi se mund të kualifikohemi për një Botëror. Është pikë shumë e rëndësishme dhe vendimtare. E dyta është të kesh ëndrra. Kur nuk ke ëndrra, atëherë nuk mund t’i realizosh ato apo nuk mund ta realizosh këtë ëndërr. Është grup shumë i vështirë. Por, nëse te ne gjithë lojtarët janë në formën e mirë fizike, kur gjithë lojtarët luajnë rregullisht në klube dhe nuk kemi lëndime në shtator, atëherë gjithçka është e mundur. Kemi kualitetin që të fitojmë kundër ekipeve të tilla. Por, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Grupi është shumë, shumë i vështirë. Por, ne kemi besimin dhe ëndrrën. Besojmë në kualitetin dhe forcën tonë, që mund të arrijmë në vendin e parë apo të dytë në grup. Por, siç thash në këtë grup gjithçka është e mundur, pasi kualiteti i ekipeve është shumë i lartë”, theksoi Foda.
    Sukseset e deritanishme
    Në intervistën që dha për “Kohën” në Kosovë, Foda u ndal edhe tek arritjet që pati skuadra në Ligën e Kombeve, e nga aty ai dëshiron ta vgijojë këtë suskes, për të shkuar në Botëror. “Ne donim me çdo kusht të siguronim kalimin në Ligën e Kombeve. Këtë e realizuam. Në Ligën e Kombeve pjesërisht kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira. Besoj se ndeshja më e mirë ishte në Rumani. Kemi luajtur shumë, shumë mirë. Në shtëpi kundër Rumanisë, ishte fillimi dhe nuk zbatuam të gjitha gjërat në fushë që planifikuam. Por, me kohën përfaqësuesja ka përparuar. Ekipi mundohet idetë tona t’i zbatojë relativisht shpejt në fushë. Kundër Islandës më duhet të them se dy herë, nga organizimi taktik, fryma e lojës dhe disiplina në fushë, kemi luajtur shumë mirë. Për këtë me meritë jemi ngritur në Ligën B. Dhe e kemi arritur synimin e parë. Kemi dashur me çdo kusht në Ligën e Kombeve të jemi në Ligën B dhe na është realizuar ky synim. Mund t’i themi faleminderit ekipit se si është prezantuar, por edhe tifozëve. Pasi, këtu në stadium na kanë mbështetur jashtëzakonisht mirë. Kjo mund të ndihet, por edhe të gjithë besojnë se me përfaqësuesen mund të arrijmë edhe shumë”, nënvizoi ai.
    Kontrata
    Foda foli edhe për kontratën e tij me federatën kosovare, duke thënë se lidhja është në varësi të objektivave të ekipit. “Për mua tash është me rëndësi që kam kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri më 30 nëntor 2025. Nëse kualifikohemi në Botëror vazhdohet kontrata deri vitin e ardhshëm, 30 qershor 2026. Janë kualifikimet për Botëror para derës. Kemi mundësi të kualifikohemi në Botëror. Për këtë ka qenë me rëndësi për mua ta përmbush këtë kontratë të vlefshme”, përfundoi ai.

  • “Gattuso do të na çojë në Botëror. Spalletti? Bëri keq, por është i fundit nga fajtorët”

    “Gattuso do të na çojë në Botëror. Spalletti? Bëri keq, por është i fundit nga fajtorët”

    Antonio Cassano ka folur për emisionin “Viva el Futbol” lidhur me emërimin e Gennaro Gattuso, ish-shokut të tij të skuadrës, si trajner i kombëtares italiane: “E kam kontaktuar, i kam uruar fat. Është zgjedhja më e mirë që mund të bëhej. Gennaro është një trajner shumë i mirë dhe në këto 8 vitet e fundit ka punuar në 6 vende të ndryshme, duke drejtuar skuadra të vështira si Marseille, Valencia, Napoli. Ka shumë personalitet dhe ide të qarta.
    Në intervista vazhdon të thotë se një si vetë Gattuso, sot nuk do të luante në skuadrën e tij. Unë gjithmonë i them se nëse duhet të shkosh në luftë, një si Gattuso të duhet gjithmonë. Ka ide të qarta, jam i bindur se është zgjedhja më e mirë. E nis nga parimi që kjo kombëtare nuk është e denjë, por jam i sigurt se me Rino do të shkojmë në Botëror. Ia uroj, e meriton si trajner dhe si njeri. Pastaj e meritojmë edhe ne italianët. Nuk dua të mendoj negativisht, dua të besoj që Rino do t’ia dalë”.
    Gjatë bisedës, Cassano foli edhe për largimin e Luciano Spallettit dhe rolin e Gianluigi Buffon në zgjedhjen e Gattusos: “Nuk kam folur me Gigi, por nëse është e vërtetë, ka bërë zgjedhjen më të mirë. Më në fund po i japin përgjegjësinë që meriton, jam i lumtur për këtë. Të flasim troç: Spalletti nuk bëri mirë në Europian, unë ia kisha thënë të mos e merrte përsipër këtë punë.
    Ai e pranoi dhe bëri gabimet e tij, por është i fundit që duhet fajësuar për këtë katastrofë. Nëse drejtuesit nuk dinë ku janë, nuk mbështesin zgjedhjet, del ky dështim. Gjithçka nisi kur Gravina donte t’i hiqte Mancinit 3-4 bashkëpunëtorë, pastaj Mancini bëri zgjedhjet e tij, por ai ishte gabimi i parë.
    Gabimi tjetër ndodhi pas Europianit; ose e largon menjëherë trajnerin, ose i jep besim deri në fund. Në vështirësinë e parë, drejtuesit e flakën trajnerin e kombëtares. Spalletti nuk bëri mirë, kjo është objektive, por duhet kujtuar se kjo kombëtare është e dobët. Po kështu duhet pasur parasysh se edhe Norvegjia ka 4-5 top-lojtarë, ndërsa ne kemi vetëm Donnarummën”.

  • Duplantis vijon të “fluturojë”, vendos rekord të ri botëror në garën e kërcimit me shkop

    Duplantis vijon të “fluturojë”, vendos rekord të ri botëror në garën e kërcimit me shkop

    16 Qershor 2025

    8:59

    Telesport

    Ai priti garën e shtëpisë së tij për të vendosur rekordin e dymbëdhjetë botëror të një karriere tashmë legjendare. Atleti Armand Duplantis vendosi një rekord të ri botëror në garën e kërcimit në shkop, në Stokholm, duke fluturuar 6 metra e 28 centimetra.
    Suedezi, në etapën e radhës së Diamond League, kërceu më lart se të gjithë, duke përmirësuar rekordin e vendosur nga vetë ai. Ai e theu me 1 centimetër më shumë rekordin që pat vendosur më 28 shkurt të këtij viti në Francë.
    Interesant fakti se para 25 mijë tifozëve që e brohoritën në çdo moment, ai i realizoi të gjitha provat me sukses që në kërcimin e parë. Duplantis e filloi garën me 5.60 metra për të përfunduar të rekordi 5.28 metra.