Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cilësuar gjerësisht si një figurë përçarëse dhe i quajtur “kriminel lufte” nga shumë në botën arabe dhe vetë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pushtimit të Irakut në vitin 2003 mbi pretendime të rreme për armë të shkatërrimit në masë, është rikthyer sërish në qendër të një plani të diskutueshëm për Lindjen e Mesme.
Sipas mediave izraelite dhe perëndimore, Blair është përfshirë në përgatitjen e planeve të ashtuquajtura të “ditës pas” për Gazën dhe mund të emërohet në krye të një autoriteti të ri ndërkombëtar tranzicioni, që do të administrojë territorin palestinez pas largimit të Hamasit.
Ky rol i tij është parashikuar në planin 21-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, i prezantuar javën e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, përpara liderëve arabë dhe myslimanë.
Çfarë parashikon plani i Trump?
Plani, i paraqitur si një rrugëdalje për luftën shkatërrimtare në Gazë, propozon:
-lirimin e 48 pengjeve të mbetura në këmbim të hapjes së korridoreve humanitare dhe lirimit të një numri të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite;
-një armëpushim dhe ngrirje të vijave të frontit;
-çarmatimin e Hamasit, me amnisti për luftëtarët që heqin dorë nga dhuna dhe garanci që ata që refuzojnë të largohen do të mund të qëndrojnë në Gaza;
-theks të veçantë se askush nuk do të dëbohet me forcë nga Gaza dhe se kush largohet “vullnetarisht” do të ketë të drejtë të rikthehet.
Ky element shihet si një kthesë e fortë për Trump, i cili vetëm disa muaj më parë kishte habitur botën duke folur hapur për “spastrimin etnik” të Gazës dhe idenë e zhvendosjes së përhershme të më shumë se dy milionë banorëve të saj.
Plani pretendon gjithashtu të ofrojë një “rrugë të besueshme” drejt krijimit të një shteti palestinez – një temë që presidenti republikan deri tani e kishte shmangur, por që ka marrë mbështetje në rritje nga vende si Britania, Franca apo Kanadaja.
Megjithatë, sipas raportimeve, SHBA dhe Izraeli synojnë të mbajnë në qendër të shpërndarjes së ndihmave organizatën e përfolur GHF, të themeluar prej tyre për të anashkaluar OKB-në dhe agjencitë tradicionale humanitare. Pikërisht pranë qendrave të saj, ku shpërndaheshin ushqime për palestinezët e uritur, janë vrarë qindra civilë nga ushtarë izraelitë dhe mercenarë amerikanë.
Roli i Tony Blair
Në këtë plan, Blair shihet si kandidat për të drejtuar Autoritetin Ndërkombëtar Tranzitor për Gazën (GITA), një strukturë që do të merrte administrimin e përkohshëm të territorit për disa vite, derisa të vendoset një qeverisje palestineze e reformuar.
GITA do të kërkonte mandat nga OKB-ja, siç kërkojnë shtetet arabe, ndërsa Autoriteti Palestinez fillimisht do të lihej jashtë lojës. Vetëm pasi të kryheshin reforma kushtetuese dhe zgjedhje të reja, PA do të mund të rimerrte rolin e saj në Gaza.
Një forcë stabilizimi ndërkombëtare, kryesisht nga vende arabe dhe myslimane, do të vendosej në terren për të ruajtur sigurinë dhe për të trajnuar forcat palestineze. Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, deklaroi në OKB se vendi i tij ishte gati të dërgonte mijëra paqeruajtës në Gaza, duke e mbyllur fjalimin e tij me fjalën “shalom”.
Blair nuk ka komentuar për planin e ri. Instituti i tij, Tony Blair Institute for Global Change, thotë se synon të “kthejë idetë e guximshme në realitet”.
Pse është kaq përçarës?
Pas largimit nga posti i kryeministrit britanik në vitin 2007, Blair u emërua menjëherë si i dërguari i posaçëm i Katërshes për Lindjen e Mesme (OKB, SHBA, BE dhe Rusia). Roli i tij zyrtar ishte të mbështeste ndërtimin e institucioneve palestineze dhe zhvillimin ekonomik. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2015, por shumë palestinezë e akuzojnë se nuk arriti të ndalë zgjerimin e vendbanimeve izraelite dhe se, përkundrazi, me lidhjet e tij me Izraelin pengoi perspektivën e shtetësisë.
Në botën arabe dhe në Britani, Blair mbetet i lidhur ngushtë me pushtimin e Irakut, që solli qindra mijëra viktima dhe destabilizim afatgjatë të rajonit. Për këtë arsye, për shumëkënd është i papranueshëm si figurë që mund të administrojë të ardhmen e Gazës.
Një plan i rrezikshëm apo kompromis i përkohshëm?
Kritikët thonë se përfshirja e Blair dhe vetë plani i Trump ngjajnë si një projekt neokolonial për të marrë kontrollin e Gazës, pa garanci se palestinezët do të kenë ndonjëherë të drejtën e plotë për të qeverisur veten.
Izraeli, nga ana e tij, ka theksuar se do të mbajë “kontrollin e sigurisë” mbi territorin, pavarësisht çdo plani ndërkombëtar. Ndërkohë, realiteti në terren. bombardimet e përditshme, uria masive dhe shkatërrimi i infrastrukturës, e bën të pasigurt çdo diskutim për administratën e ardhshme.
Në këtë sfond, rikthimi i emrit të Tony Blair, një figure tërësisht të kontestuar, e bën edhe më të debatueshme çdo zgjidhje të propozuar për Gazën e pasluftës.
Marrë nga Al Jazzera
Tag: botën
-

Analiza: Tony Blair, nga Iraku në Gaza! Rikthimi i figurës më përçarëse të politikës britanike
-

Raporti i GALLUP: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihen të sigurtë
Loreta Koleci
TIRANË-Viti 2024 është i shënuar për konfliktet globale dhe për dy luftërat më të madha, Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë. Por edhe pse bota po përjeton një destabilitet të lartë politik, më shumë njerëz shprehen se ndihen të sigurtë në vendet e tyre si kurrë më parë. Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë “Siguria Globale 2025″, e cila që prej vitit 2006 kryen studime në mbarë botën për sigurinë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën shprehen se ndihen të sigurt në vendin ku jetojnë.
CEO i kësaj organizate, Jon Clifton shprehet se mes këtyre trazirave botërore njerëzit po ndërtojnë komunitete më të forta.”Edhe mes konfliktit dhe pasigurisë, njerëzit po ndërtojnë komunitete të forta nga themelet. Këto gjetje tregojnë se siguria nuk është vetëm mungesa e dhunës, por është prania e besimit, institucioneve dhe rezistencës kolektive.”, -u shpreh ai.Por si renditen shtetet në këtë raport? Kush qëndron në krye dhe kush qëndron në fund? Po Shqipëria me Kosovën?
Singapori kryeson botën në siguri
Singapori u rendit përsëri në vendin e parë globalisht për sigurinë, me 98% të banorëve që thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën. Kjo është hera e 12-të që Singapori kryeson listën globale të Gallup. Ndërsa, Afrika e Jugut raportoi perceptimin më të ulët të sigurisë në botë, me vetëm 33% të banorëve që shprehen se ndihen të sigurt.
Si kurrë më parë, Kosova renditet e treta në botë për sigurinë, në indeksin e Ligjit dhe Rendit, ku u vlerësua me 94 pikë. Ndërsa Shqipëria renditet e 41-ta në listë, ku u vlerësua me 85 pikë. Në këtë rënditje Shqipëria ka lënë pas shtete si: Kroacinë, Francën, Sllovakinë, Serbinë, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar e shumë të tjera. Rezultatet e këtij raporti bazohen në intervista me 145,170 të rritur të moshës 15 vjeç e sipër në 144 vende të ndryshme të botës, duke ofruar një pamje gjithëpërfshirëse aktuale se si njerëzit në mbarë botën e perceptojnë sigurinë e tyre personale./ZËRI -

Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbulimin misterioz nga hapësira
Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak sinjaleve të zakonshme që vijnë kur përplasen vrimat e zeza.
Kjo valë gravitacionale, e quajtur GW190521, bëri që shumë studiues të mendonin se ndoshta nuk kishte ndodhur në universin tonë.
Sipas një grupi shkencëtarësh kinezë, ky sinjal mund të jetë dërguar nga një univers tjetër përmes një “vrime krimbi” një lloj tuneli hapësinor që lidh dy vende shumë të largëta, ose edhe dy universe të ndryshme.Ata thonë se, nëse dy vrima të zeza janë përplasur aq fort sa të krijonin për pak sekonda një tunel të tillë, sinjali mund të ketë kaluar prej andej e të ketë mbërritur në Tokë.
Edhe pse ka ende shumë dyshime, kjo teori nuk mund të përjashtohet plotësisht, dhe nëse del e vërtetë, do të ishte një provë se ekzistojnë universe të tjerë përtej këtij ku jetojmë ne një zbulim që do të ndryshonte përfundimisht mënyrën si e kuptojmë botën dhe vetë realitetin. -

Raporti i Gallup: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihet e sigurtë
Foto ilustruese
Viti 2024 ësht viti i shënuar për konfliktet globale dhe dy luftërat më të madhe, Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë. Por edhe pse bota po përjeton një destabilitet të lartë politik, më shumë njerëz shprehen se ndihen të sigurt në vendet e tyre si kurrë më parë.
Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë “Siguria Globale 2025”, e cila prej vitit 2006 kryen studime për sigurinë në botë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën raportojnë se ndihen të sigurt aty ku jetojnë.
CEO i kësaj organizate, Jon Clifton është shprehur se mes këtyre trazirave botërore njerëzit po ndërtojnë komunitete më të forta.
“Edhe mes konfliktit dhe pasigurisë, njerëzit në të gjithë botën po ndërtojnë komunitete më të sigurta nga themelet. Këto gjetje tregojnë se siguria nuk është vetëm mungesa e dhunës, por është prania e besimit, institucioneve dhe rezistencës kolektive.”, -u shpreh ai.
Por si renditen shtetet në këtë raport? Kush kryeson dhe kush qëndron në fund? Po Shqipëria me Kosovën?
Singapori kryeson botën në siguri
Singapori u rendit përsëri në vendin e parë globalisht për sigurinë, me 98% të banorëve që thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën. Kjo është hera e 12-të që Singapori kryeson listën globale të Gallup. Ndërsa, Afrika e Jugut raportoi perceptimin më të ulët të sigurisë në botë, me vetëm 33% të të rriturve që ndihen të sigurt.
Si kurrë më parë, Kosova renditet e treta në botë për sigurinë, në indeksin e Ligjit dhe Rendit, ku 97% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurtë në vendin e tyre. Ndërsa Shqipëria renditet e 41-ta në listë, ku 85% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurtë. Në këtë rënditje Shqipëria lë pas shtete si Kroacia, Franca, Serbia, Sllovakia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbreterine e Bashkuar e shumë të tjera.
Rezultatet e këtij raporti bazohen në intervista me 145,170 të rritur të moshës 15 vjeç e lart në 144 vende dhe territore të ndryshme të botës, duke ofruar një pamje gjithëpërfshirëse aktuale se si njerëzit në mbarë botën e perceptojnë sigurinë e tyre personale./ZËRI -

Umberto Eco: Nëse botën do ta sundoja unë…
Ju sjellim pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritikut letrar, filozofit dhe profesorit Umberto Eco, dhënë për Serena Kutchinskyn e Revistës britanike Prospect, në dhjetor të vitit 2015, vetëm pak kohë përpara se të ndërronte jetë. Ja si ishte përgjigjur Eco një pyetjeje të thjeshtë: Çfarë do të bënte ai, nëse do të ishte sundimtar i botës?
Nga Umberto Eco
Mund të jap vetëm një përgjigje polemike, për atë që unë do të bëja nëse do të sundoja botën, për shkak se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. Duke u plakur, kam filluar ta urrej njerëzimin, kështu që po të kisha patur pushtet absolut, do ta lija të vazhdonte në rrugën e vetëshkatërrimit – kështu ai do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.
Njerëz si unë, ne jemi intelektualë – bëjmë punën tonë, shkruajmë artikuj, kemi mënyrat tona të të protestuarit, por ne s’mund ta ndryshojmë botën. Angela Merkeli bëri një deklaratë pozitive, kur nxiti popullin gjerman që të mirëpresë refugjatët sirianë. Ajo ndryshoi imazhin e popullit gjerman në të gjithë botën – ata nuk do të shihen më si SS-ët e Adolf Hitlerit. Këtë mund të bëjnë politikanët.
Të rinjtë duhen mësuar që të filtrojnë dhe të ngrejnë pikëpyetje mbi informacionin që marrin përmes Internetit, në vend se ta pranojnë atë për të vërtetë. Unë përdor Uikipedian dhe e di se mund t’i besoj asaj 99 përqind të kohës, por njerëzit kanë shkruajtur në faqen time se kam qenë i pari i 13 fëmijëve dhe se jam martuar me bijën e botuesit tim të parë. Asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë. Kështu që, edhe kjo mund të bëhet objekt manipulimi. Një prej nipërve të mi është 15 vjeç dhe ai më thotë se shumë prej bashkëmoshatarëve të tij, u besojnë teorive konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll cilësie – dhe ky është problem shumë i madh.
Çdo qeveri duhet të përpiqet të përmirësojë arsimin. Përpara Luftës së Parë Botërore, vetëm rreth 20% e njerëzve në Itali merrnin arsim fillor. Sot, problemi janë universitetet – rreziku është që të reduktojmë kërkesat e hyrjes, me qëllim që t’u japim më shumë njerëzve qasje në universitet, por edhe të kemi cilësi më të ulët. Ndodhi kohët e fundit në Itali dhe ishte një tragjedi. Tani tre vitet e parë të universitetit janë shumë të kollajtë – studentëve nuk u duhet të lexojnë libra më shumë se 100 faqësh. Ata që kanë pushtet duhet të kuptojnë se, që të rritesh, duhet të sfidohesh. Kur unë isha në universitet, lexoja një mijë faqe dhe nuk vdisja!
Mësimi i gjuhëve të huaja është e vetmja gjë që unë do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Në qoftë se koncepti i Evropës ekziston, atëherë ai është i bazuar në njohuritë e ndërsjella të gjuhëve. Në dy prej vendeve më të mëdha, Francës dhe Anglisë, shumica e njerëzve duket se dinë vetëm gjuhën e tyre. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin mësuar të flisnin rrjedhshëm në gjuhën latine. Ekziston një histori e një gjenerali anglez, i dërguar në krahinën indiane të Sindh në shekullin e 19, gjatë një revolte. Për shaka, ai dërgoi një telegram në Londër në latinisht, ku shkruante “Peccavi,” që përkthehet “Kam mëkatuar.” Gjëja e mrekullueshme nuk ishte se ai mund të bënte shaka në latinisht, por se kolegët e tij në Londër e kuptuan.
Nipi im ka studiuar greqisht për dy vitet e fundit; ai mund të mos jetë në gjendje që të lexojë Homerin në origjinal, por ka zhvilluar një kuptim të qytetërimit grek. Është një pjesë e asaj që është quajtur “encyclios”, e cila do të thotë “arsim 360 gradë”, prej nga vjen edhe fjala “enciklopedi”.
Njerëzit janë kafshë fetare. Qentë nuk janë fetarë. Është e vërtetë se ata i lehin Hënës, por kjo ndoshta nuk ndodh për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendencën për të kërkuar arsyen e situatave të tyre. Ka një fjali të bukur, që i atribuohet GK Chestertonit: “Kur njerëzit nuk besojnë më në Zot, kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk besojnë në asgjë; ata besojnë në çdo gjë”.
Sundimtari i botës nuk mund ta eliminojë fenë. Ju mund të jeni një ateist apo një jo-besimtar, por ju duhet të pranoni se pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për disa besime fetare.
Karl Marksi thoshte se feja është opiumi i popullit – se ajo i mban njerëzit të qetë. Por ajo mund të jetë gjithashtu kokaina e popullit. Ajo ka funksion të dyfishtë – t’u përgjigjet pyetjeve të caktuara themelore dhe ndonjëherë duke i shtyrë ato, për të luftuar jo-besimtarët. Ky është një tipar i njerëzimit, po aq sa edhe ai që i bën njerëzit të jenë të vetmet specie të aftë për të dashuruar.
Së fundi, në qoftë se unë do të isha sundimtar i botës, do të doja të detyroja njerëzit për të lexuar të gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhen aq të zgjuar sa unë dhe kështu të mos besonin, se ne duhet të kemi një sundimtar në këtë botë! Jam i irrituar nga kritikat pozitive, nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe ndonjëherë jam i prekur nga kritikat negative, sepse ata e shohin që unë kam kuptuar diçka të vërtetë. Ndonjëherë jam i irrituar nga një kritikë negative, sepse unë mendoj se është idiote, por ok, kjo është pjesë e lojës. / Prospect Magazine – bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA DHE KËSHILLAT QË UMBERTO ECO I LA “AMANET” NIPIT PARA VDEKJES
UMBERTO ECO: ËSHTË NJË MARRËZI E VËRTETË TË MENDOHET SE DUHET T’I LEXOJMË TË GJITHË LIBRAT QË BLEJMË…
UMBERTO ECO: KUJT I PLAS PËR PRIVATËSINË? TË GJITHË EKSPOZOHEN, DUAN ME ÇDO KUSHT TË DUKEN!
-

“Përballë një bote e realiteti sfidues”/ Libri i Aladin Stafës, një thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon
“Përballë një bote e realiteti sfidues”, është një përmbledhje esesh dhe analizash e autorit Aladin Stafa, që thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon
I sapodiplomuar për Ekonomi Europiane në Vjenë, me këto shkrime, autori nis rrugëtimin e në letërsi.
“Në vitet e fundit, ndjeva një thirrje të brendshme për të dalë nga rutina e jetës së përditshme dhe ku më mirë mund të gjeja se sa te shkrima. Shqipërinë tonë e shoh me shumë mall nga jashtë, herë pas here më mungon ky ambienti këtu, me gjithçka që ndodh në vendin tonë, me të rinjtë këtu dhe mendova të shkruaja”, -shprehet Aladin Stafa, autor i veprës.
Libri u prezantua në Qendrën e Librin dhe Leximit, ku studiuesit vlerësuan penën e Stafës, që lundron në tema komplekse të botës moderne.
“Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit – Ne promovojmë në këtë hapësira, libra që i përkasin gjinisë së letërsisë, tregimeve, poezisë dhe shumë pak kemi autorë që në një moshë shumë të shkruajnë libra që kanë të bëjnë me mendimin. Shoqëria ku jetojmë ka nevojë për ide dhe kur këto ide vijnë nga të rinjtë, marrin një vlerë të veçantë”-shprehet Alda Bardhyli.
Aladin Stafa analizon një ngjarjet e vitit të fundit, kur shoqëria njerëzore u ndesh me vështirësi ekonomike, trazira politike, luftra dhe viktima.
“Ishte shumë befasuese të lexoje ato shkrime. U befasova për iniciativën për të shkruar, analizuar e komentuar disa nga zhvillimet më të mprehta të kohës sonë. Është një libër shumë i veçantë, sepse bashkon edhe pjesën informative, edhe këndvështrimin e një gjenerate të re studiuesish, shkrimtarësh.”-shprehet studiuesi Ardian Civici.
“Me humor të hollë, kurajë për të bërë pyetje zhbiruese, ai hyn në botën akademike pa drojë, si dikush që ka diçka për të thënë dhe që di si ta thotë”-thotë Blendi Lami, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare
Sfidat dhe mundësitë në një kontekst modern global.
Autori prek tema si censura, udhëheqja politike, migracioni, diaspora dhe futbolli. Mes çështjeve kritike, ndalet te emigracioni, ku analizon kompleksitetin e emigracionit në BE dhe integrimin e shqiptarëve ën vendet e BE, temë që nxiti interesin e të studentëve të pranishëm në prezantimin e librit.Top Channel
-

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe
Shefi në largim i MI6, Inteligjencës Sekrete Britanike, Richard Moore, paralajmëroi se nuk sheh “asnjë provë” që presidenti rus Vladimir Putin ka ndonjë interes në një paqe të negociuar përveç kapitullimit të Ukrainës, raportoi Reuters.
Duke folur në Stamboll, ai tha se Putin po “na shtyn” me premtime për përparim në paqe, shtoi AP.
“Ai kërkon të imponojë vullnetin e tij perandorak me të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Por ai nuk mund të ketë sukses”, tha Moore.
“Thjesht, Putin ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë. Ai mendoi se do të kishte një fitore të lehtë. Por ai dhe shumë të tjerë i nënvlerësuan ukrainasit”, shtoi ai.
“Putin është përpjekur të bindë botën se fitorja ruse është e pashmangshme. Por ai gënjen. Ai gënjen botën. Ai gënjen popullin e tij. Ndoshta ai gënjen edhe veten”, tha ai në një konferencë për shtyp Moore.
Ai tha se Putin po “hipotekonte të ardhmen e vendit të tij për trashëgiminë e tij personale dhe një version të shtrembëruar të historisë” dhe lufta po “përshpejton këtë rënie”.
Moore do të largohet nga posti në fund të muajit.Top Channel
-

‘Dhe sikur’
Poezi nga Dritëro Agolli
Dhe sikur në botë ti mos ishe,Do jetoja si çdo gjë që jeton,Veç pa ty kjo botë do lëvizteSiç lëviz pa ngrohje një vagon.
S’ma zëvendëson ti botën mua,S’të zëvendëson as bota ty,Por sa botën sigurisht të dua,Kur jetojmë e vdesim tok të dy./KultPlus.com

