Tag: botën

  • “Tani botën e drejtoj unë”, intervista e rrallë e presidentit të SHBA: Askush nuk më ndalon

    “Tani botën e drejtoj unë”, intervista e rrallë e presidentit të SHBA: Askush nuk më ndalon

    Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Uashingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi.

    Kjo e ka zhytur administratën në skandal, por sipas korrespondentëve të tjerë që gjithashtu morën pjesë në intervistë, Trump edhe këtë herë ishte i etur për të bërë një “pazar” me ta.
    “Nëse i pëlqente artikulli që do të shkruanim, atëherë ai mund të fliste përsëri me ne.”, thanë gazetarët e “The Atlantic”.
    Gazetarët kishin dëgjuar për javë të tëra, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, se Trump po argëtohej më shumë këtë herë si president i SHBA. Dhe ata nuk e kursyen duke e pyetur drejtëpërdrejtë. Përgjigja ishte befasuese:
    “‘Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë – të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Herën e dytë gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë.”
    Kur e pyetën Trumpin rreth zërave se ai ka ngarkuar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë nëse mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike, pasi e la të hapur si mundësi dhe më pas bëri ironi.
    “Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo, apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk fliste më parë”
    Ai pranoi se mbështetësit këmbëngulin që të kërkojë një mandat të tretë, por deklaroi se ishte shumë e vështirë.
    “‘Le të bëhemi seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”.

    Top Channel

  • Presidenti Trump: Tani botën e drejtoj unë, askush nuk më ndalon

    Presidenti Trump: Tani botën e drejtoj unë, askush nuk më ndalon

    Bota E Hënë, 28 Prill 2025 22:02
    Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Uashingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi. Kjo e ka zhytur administratën në skandal, por sipas korrespondentëve të tjerë që gjithashtu morën pjesë në intervistë, Trump edhe këtë herë ishte i etur për të bërë një “pazar” me ta. ”Nëse i pëlqente artikulli që do të shkruanim, atëherë ai mund të fliste përsëri me ne”, thanë gazetarët e “The Atlantic”.
    Gazetarët kishin dëgjuar për javë të tëra, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, se Trump po argëtohej më shumë këtë herë si president i SHBA. Dhe ata nuk e kursyen duke e pyetur drejtëpërdrejtë. Përgjigja ishte befasuese: ”Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë, të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Herën e dytë gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë”.

    Kur e pyetën Trumpin rreth zërave se ai ka ngarkuar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë nëse mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike, pasi e la të hapur si mundësi dhe më pas bëri ironi. ”Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo, apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk fliste më parë”. Ai pranoi se mbështetësit këmbëngulin që të kërkojë një mandat të tretë, por deklaroi se ishte shumë e vështirë. ”Le të bëhemi seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”.

  • Papës iu dha lamtumira e fundit, Meloni: Dëshmi e jashtëzakonshme e efikasitetit! Ditë historike për gjithë botën

    Papës iu dha lamtumira e fundit, Meloni: Dëshmi e jashtëzakonshme e efikasitetit! Ditë historike për gjithë botën

    Rreth 400 mijë njerëz morën pjesë në funeralin madhështor të Papa Franceskut, sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë.

    Pas ceremonisë madhështore mortore në nder të Papa Françeskut, që u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u pasua nga kortezhi solemn në rrugët e Romës deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, reagoi dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila vlerësoi organizimin dhe angazhimin institucional të treguar gjatë kësaj dite historike.
    “Dua të theksoj përkushtimin e madh dhe efikasitetin e jashtëzakonshëm që u tregua nën koordinimin e Departamentit të Mbrojtjes Civile. Të gjithëve u shpreh falënderimet e qeverisë dhe të miat personale për profesionalizmin, përkushtimin dhe frymën e shërbimit që treguan, duke siguruar zhvillimin e qetë të një dite historike për Italinë dhe për gjithë botën”, tha kryeministrja Meloni.
    Papa Françesku, i njohur për përulësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe përpjekjet për reformimin e Kishës Katolike, do të mbahet mend si një nga papët më të dashur dhe më progresistë të kohës moderne.

    Top Channel

  • Bota mban zi për vdekjen e Papa Franceskut, pikëllim në mbarë botën

    Bota mban zi për vdekjen e Papa Franceskut, pikëllim në mbarë botën

    Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën shumë njerëz për të vajtuar për Papën.

    Shumë besimtarë erdhën në Vatikan duke mbajtur kryqe në kujtim të Papa Françeskut.Pas lajmit për vdekjen e Papës në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë për t’u lutur për të
    Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve.
    Avokati i të dobtëve
    Gjatë gjithë të hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën gjithnjë e më shumë njerëz për të vajtuar së bashku për Papën. (DW)

    Top Channel

  • “Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë”, Messi nderon Papa Françeskun: Do të na mungosh!

    “Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë”, Messi nderon Papa Françeskun: Do të na mungosh!

    Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka nderuar Papa Françeskun me një mesazh në rrjetet sociale.

    “Një Papë ndryshe, argjentinas”, shkroi sulmuesi i Inter Miami në Instagram, krahas një fotoje nga takimi i tyre në vitin 2013.
    Më tej Messi shkruan “Papa Françesku, faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë. Do të na mungosh.”

    Shoqata e futbollit të Argjentinës shtyu të gjitha ndeshjet të hënën për të mbajtur zi për Papën, një tifoz i flaktë i lojës dhe mbështetës i San Lorenzos në Buenos Aires.
    Në ndeshjet e kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje.
    Edhe në Serinë A janë pezulluar disa ndeshje.

    Top Channel

  • “Ndalni luftën në Gaza e Ukrainë”, Papa Françesku jep mesazhin nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan

    “Ndalni luftën në Gaza e Ukrainë”, Papa Françesku jep mesazhin nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan

    Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkës duke dhënë mesazhin e tij.
    Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, përballë mijëra besimtarëve, ati i shenjtë, i vendosur në një karrige me rrota, kërkoi paqe për botën dhe një armëpushim për Rripin e Gazës, të rrënuar nga lufta.
    “Jam i shqetësuar për klimën në rritje të antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mendimet e mia shkojnë te popullata dhe në veçanti te komuniteti i krishterë i Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë humanitare dramatike dhe të poshtër. U bëj apel palëve të përfshira, vendosni një armëpushim, lironi pengjet dhe të lëvizet shpejt për të ndihmuar njerëzit që kanë uri dhe aspirojnë për një të ardhme me paqe!”, tha Papa Françesku.

    Një thirrje Papa Françesku e pati edhe për Ukrainën që po vuan agresionin rus.
    “Krishti i Ngjallur të derdhë dhuratën e Pashkëve të paqes mbi Ukrainën e torturuar dhe të inkurajojë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, u shpreh Papa.
    Papa Françesku u lut për harmoni edhe në Ballkanin Perëndimor.
    “Drita e Pashkëve i frymëzoftë propozimet për harmoni në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë aktorët politikë në punën për të shmangur thellimin e tensioneve dhe të krizave, si dhe partnerët në rajon në refuzimin e sjelljeve të rrezikshme dhe destabilizuese”, deklaroi Papa Françesku.
    Ati i shenjtë zhvilloi një takim mëngjesin e të dielës në Vatikan me nënpresidentin amerikan, JD Vance, me të cilin ishte përplasur më herët lidhur me politikat për emigrantët të administratës së Donald Trump.
    /vizionplus.tv

  • Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

    Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

    Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkëve duke dhënë mesazhin e tij Urbi et Orbi. Papa, 88 vjeç, doli në një karrige me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave që brohorisnin poshtë. Në tekstin e lexuar nga Imzot Diego Ravelli, Papa Françesku kërkoi paqe për botën dhe një armëpushim për Rripin e Gazës të rrënuar nga lufta. “Jam i shqetësuar për klimën në rritje të antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mendimet e mia shkojnë tek popullata dhe në veçanti tek komuniteti i krishterë i Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë humanitare dramatike dhe të poshtër. U bëj apel palëve të përfshira: vendosni një armëpushim, lironi pengjet dhe të lëvizet shpejt për të ndihmuar njerëzit, që kanë uri dhe aspirojnë për një të ardhme me paqe!. Gjithashtu Krishti i Ngjallur derdhë dhuratën e Pashkëve të paqes mbi Ukrainën e torturuar dhe inkurajoftë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.” 

  • Kërkon paqe në Gaza dhe Ukrainë, Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

    Kërkon paqe në Gaza dhe Ukrainë, Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

    Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkëve duke dhënë mesazhin e tij Urbi et Orbi.

    Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan përballë mijëra besimtarëve, ati i shenjtë i vendosur në një karrige me rrota, kërkoi paqe për botën dhe një armëpushim për Rripin e Gazës të rrënuar nga lufta.

    Mesazhi: “Jam i shqetësuar për klimën në rritje të antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mendimet e mia shkojnë tek popullata dhe në veçanti tek komuniteti i krishterë i Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë humanitare dramatike dhe të poshtër.

    U bëj apel palëve të përfshira: vendosni një armëpushim, lironi pengjet dhe të lëvizet shpejt për të ndihmuar njerëzit, që kanë uri dhe aspirojnë për një të ardhme me paqe!. Gjithashtu Krishti i Ngjallur derdhë dhuratën e Pashkëve të paqes mbi Ukrainën e torturuar dhe inkurajoftë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

  • ‘Baba Vanga’ e Japonisë parashikon ngjarjen që do trondisë botën… në vetëm 3 muaj

    ‘Baba Vanga’ e Japonisë parashikon ngjarjen që do trondisë botën… në vetëm 3 muaj

    Një psikike e quajtur ‘Baba Vanga’ i Japonisë ka lëshuar një profeci të tmerrshme që do të bëjë “kërdinë” në mbarë botën.

    Ryo Tatsuki, një artiste manga nga Japonia, ka fituar një reputacion për parashikimet e frikshme të disa prej katastrofave më shkatërruese në botë.

    Psikikia ka parashikuar saktë vdekjen e Freddie Mercury,  Princeshës Diana, së bashku me një numër ngjarjesh të mëdha botërore, duke përfshirë madje edhe pandeminë Covid-19 .

    Së fundmi, profetja parashikon se një mega-tsunami do të godasë Japoninë e saj në korrik, pasi pretendoi se kishte parë vizione të oqeanit që ‘vlonte’ në jug të vendit.

    Tatsuki pretendon se ka parashikuar një shpërthim vullkanik nënujor që do të ndikojë në shumë vende në të gjithë. Ajo pretendoi se zona e ndikimit mbulonte një formë diamanti që përfshin vendet aziatike. 

    Megjithëse nuk ka “asnjë bazë shkencore për pretendimet e Tatsuki”, sizmologët theksuan se “lokaliteti që ajo përshkruan nuk është i largët nga pikëpamja gjeologjike”.

    Tatsuki, e cila ka një karrierë si artiste manga, fitoi famë pasi një sërë parashikimesh nga libri i saj i vitit 1999 me titull, The Future I Saw.

    Gjithashtu është pretenduar se Tatsuki parashikoi me saktësi fillimin e pandemisë Covid.

    Duke shkruar në librin e saj, ajo parashikoi:  “Në 25 vjet, një virus i panjohur do të vijë në vitin 2020, do të zhduket pasi të arrijë kulmin në prill dhe do të shfaqet përsëri 10 vjet më vonë”.

    Nëse Tatsuki është i saktë, bota duhet të shohë ende fundin e virusit, me një rritje tjetër të rasteve të përgatitura për pesë vjet. 

    Meqenëse një sërë parashikimesh të saj rezultuan të vërteta, Tatsuki është krahasuar me profeteshën bullgare, Baba Vanga. Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 1996, ishte një psikike e verbër që ndërroi jetë tre dekada më parë.

  • Al Nassr ka gati planin për të befasuar botën e futbollit, 400 mln euro për 3 super yje

    Al Nassr ka gati planin për të befasuar botën e futbollit, 400 mln euro për 3 super yje

    18 Prill 2025

    20:05

    Telesport

    Duke parë rëndësinë dhe përfitimet e shumta që solli transferimi i Cristiano ronaldo-s, Al Nassr po përgatitet të surprizojë botën e futbollit me 3 transferimë të mëdha në verën e ardhshme, kosto e të cilëve shkon rreth 400 mln euro.
    Emri i parë në listën e klubit arab është ai ai i Vinicius Junior, i përfolur prej kohësh për një transferim të mundshëm në ligën arabe. Al Nassr është të ofrojë deri në 250 milionë euro për kartonin e brazilianit, shifër tunduese për Real madridin, duke parë ecurinë jo fort të mirë të Vinicius sezonin e fundit dhe mbi të gjitha sjelljet e tij në fushë, ku shpeshherë e tperon me reagimet që bën.
    Emri i dytë është ai i Moises Caicedo, mesfushorit ekuadorin të Chelsea-s, për të cilin Al Nassr ka bërë gati çekun 100 milionë euro. Emri i tretë por jo më pak i rëndësishëm është ai Gabriel Magalhães, brazilianit të Arsenalit, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në vitin 2027. Por, klubi saudit ka filluar tashmë lëvizjet për të joshur qendërmbrojtësin brazilian me një pagë shumë më të lartë se ajo që merr në Angli dhe 50 milionë euro për të bindur Arsenalin.