Tag: botën

  • Tayna “pushton” botën: Shifrat shpërthyese të artistes për vitin 2025 në Spotify!

    Tayna “pushton” botën: Shifrat shpërthyese të artistes për vitin 2025 në Spotify!

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Pse korruptuesi i McGonigalit dhe “nusja e Bilalit” po sulmon me histeri Amerikën dhe Donald Trump?!

    Pse korruptuesi i McGonigalit dhe “nusja e Bilalit” po sulmon me histeri Amerikën dhe Donald Trump?!

    Pse korruptuesi i McGonigalit dhe “nusja e Bilalit” po sulmon me histeri Amerikën dhe Donald Trump?!Nga Ndriçim KULLA
    Pa asnjë shkak të arsyeshëm, Edi Rama u bëri një provokim të rëndë marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, kur tha në intervistën e dhënë në gazetën austriake “Die Presse” se “ata, pra amerikanët, kanë filozofinë e zgjidhjes së problemeve me bomba ngaqë nuk kanë fuqi dhe durim”. Por thelbi i deklaratës më heretike, në kuptimin e vërtetë të fjalës, qëndron te akuza që i bën Amerikës, se ajo kurrë nuk di të bëjë shtet. Kush ka nevojë më shumë që të kapë fillin e kësaj çakërdisjeje politike duhet të kuptojë edhe më thellë qenien psikike të kryeministrit shqiptar. Dhe pikturat e tij, të cilat ai i konsideron si krijesa mijëvjeçare, vlejnë shumë për të kuptuar botën e tij të devijuar psikologjike. Nuk e kuptoj kush e ftoi dhe pse e bëri këtë provokim të çuar “lideri global”?! Por nuk kam si të supozoj arsye të tjera veç hallëve të mëdha që e kanë zënë.
    Ai duket qartë se iu fut politikës për të mbushur sadopak gropat e mëdha që i krijoi dështimi fatal për t’u bërë artist gjenial, ëndërr histerike që nuk e preku dhe nuk e përjetoi kurrë as për një çast, por koha po provon në mënyrë të padiskutueshme edhe gjenio-politikën e tij. Se cilat janë ato halle që e kanë zënë Edi Ramën që shkumëzon helm dhe vrer për miqësinë tradicionale të gatuar në shekuj mes shtetit dhe popullit shqiptar dhe atij amerikan, për ta shndërruar në një lojë me interesa të pista për veten dhe pushtetin e tij të mëtejshëm, tashmë po e kupton edhe publiku i gjerë.
    Korruptuesi emblematik, i cili sot drejton Shqipërinë, e ka bërë kudo të njohur si fakt se marrëdhëniet me politikën dhe të gjithë njerëzit e pushtetshëm i trajton si një flluskë. Dhe flluska politike e liderit global, që ndryshon sipas drejtimit të interesave të pushtetit të tij, tashmë ka ndryshuar drejtim, por duket edhe më i çakorduar se kurrë. Goja e tij ka vënë në shënjestër të sulmeve, si kryeministër i Shqipërisë, partnerin tonë më të madh strategjik, Amerikën, e cila njihet më së shumti në tërë botën si fuqia më e madhe demokratike, politike, diplomatike dhe ushtarake që ka afro 100 vjet që po ndihmon botën dhe mbarë njerëzimin për të ruajtur paqen dhe ekuilibrat e nevojshëm për prosperitet dhe përparim.
    Lodrat e të uriturit për pushtet, i ulur në divanin e interesave të zotërisë që e shtrëngon si rob dhe e godet me hostenin e pronarit ideologjik dhe politik sa herë që ia lyp nevoja, po e bëjnë para publikut sa komik dhe aq tragjik. Tragjikomedia e liderit global duket kur bën herë rolin e luanit, herë të kllounit, herë të miut dhe herë të qenit të rrahur dhe të frikësuar, që tashmë i ka hipur frika edhe nga hija e vet.
    Pikësëpari duhet sqaruar se, si korruptuesi i McGonigalit, ashtu edhe “nusja e Bilalit”, janë dy nga dosjet e nxehta që lidhen drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit shqiptar, të cilat radhiten mes dhjetëra dosjeve të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë, që e bëjnë subkoshiencën e tij të shpërthejë në drejtim të paditur, duke lëshuar breshëri plumbash mbi objektivin e arsyes së mundshme, nga mund t’i vijë edhe ndëshkimi i merituar politik dhe juridik.
    Sulmi që i bëri Edi Rama Amerikës, pa asnjë shkak të vërtetë, duke mos qenë askush, pa fuqi reale, pa mundësi diplomatike, kulturore, ekonomike dhe ushtarake, është një përpëlitje e hapur.
    Mendje të ndritura të kombit tonë, që patën rastin ta njohin mirë Amerikën, si Noli dhe Konica, krijuan një besim të pakufishëm te ky vend i madh, se do të ishte miku i përjetshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Faik Konica, në një fjalim të mbajtur në Jamestown në vitin 1923, dhe të botuar në gazetën “Shqiptari i Amerikës”, në kohën kur SHBA ishte tërhequr nga problemet e Evropës, bëri një parashikim që u vërtetua shtatë dekada më vonë me çlirimin e Kosovës:
    “Dhe sikur të vijë prapë një kohë që Amerika të ketë të thotë fjalën e saj për rregullimin e punëve evropiane, dhe mund po të dojë dhe ndonjë ditë mbase do të dojë, besoj që për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Evropën e Lindjes dhe në tërë botën, nuk mund të gjendet gjë më e mirë se duke bindur kombet e Ballkanit të bëhen të moderuar, të heqin dorë nga gjithë zënkat pa rëndësi dhe të bashkojnë forcat e tyre që të zhvillohen me paqe dhe me rregull” – thoshte Konica.
    Nga vinte ky besim i madh te Amerika i Nolit dhe Konicës, në një kohë që në botë për Amerikën kishte nisur të krijohej një imazh antiwilsonian, si mbretëria e dollarit, ku mbi të gjitha sundonte parimi i fitimit dhe këtë frymë Amerika do ta përhapte dhe në botë? Sikur etja për fitime materiale nuk kishte ekzistuar në botë para se Amerika të niste të merrej me punët e botës që nga Lufta e Parë Botërore! Konica, kur i njohu amerikanët nga afër, pasi jetoi për një kohë të gjatë atje, arriti të kuptonte veçanësinë e shpirtit amerikan dhe të bënte këtë profeci të pagabueshme. Konica kishte kuptuar për natyrën e amerikanëve të njëjtën gjë që kishte kuptuar Fan Noli, i cili ka thënë në fjalimin e mbajtur në parlamentin shqiptar në shkurt 1924, me rastin e vdekjes së Presidentit Wilson:
    “Ata që kujtojnë se Amerika është vendi ku njerëzia kujdesen vetëm për të fituar dollarë nuk e njohin Amerikën aspak. Fakti që një idealist si Wilsoni u zgjodh dy herë President arrin për të provuar tezën tonë”.
    Nuk kam ndeshur në kulturën dhe dijet e mia agresivitet më të poshtër se retorika fyese pa fre për vendin e Statujës së Lirisë, sa kjo që Edi Rama bëri këto ditë në gazetën austriake…!
    Tigri i dikurshëm prej letre i maoistëve, sot për Edi Ramën qenka bërë më hitlerian se Hitleri dhe, ndërsa po sulmon me bomba botën, Evropën po e paskan mbushur me modele shtetesh zulluland! Imperializmi amerikan i Enver Hoxhës sot po vret e pret dhe shfrytëzon gjithë botën.
    Kur ishte në rolin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për punët e pista, për të varrosur opozitën shqiptare, Amerika e Blinkenit–Sorosit ishte ylli i tij polar, ndërsa sot, që Amerika i ka thënë “ndal” këtij përbindëshi të inkriminuar që drejton kartelet e drogës, është bërë një vrasëse dhe shkatërruese.
    Me kulturë, me histori, me filozofi, me arsye, kuptohen më mirë dhe më drejt se Amerika është edhe sot ajo që thoshte dikur Faiku dhe Noli. Është kështjella e pamposhtur e mbrojtjes së lirisë, demokracisë dhe pararojë e shkencës dhe ndryshimit.
    Po cilat janë arsyet që kjo rrëmujë diplomatike që zhvillohet në kokën e regjimtarit aktual shqiptar, i cili është ndezur i tëri përbrenda dhe i paska shkuar ndërmend që të matet si miza me buallin?!
    Pse korruptuesi i McGonigalit dhe Nusja e Bilalit po sulmon me histeri Amerikën dhe Donald Trump?!
    Ka dyzet e një arsye pse i përkëdheluri i ish-administratës Biden–Blinken, që ishte kthyer edhe në një zëdhënës të non-gratave dhe persekutimeve të tjera të opozitës, është bërë kaq nervoz dhe i çakorduar. Por në thelb të këtyre arsyeve pa fund qëndron fati tragjik i një personazhi makbethian. Ndoshta po bëhet më realist nga dita në ditë për krim–ndëshkimet e tij të mëdha kriminale dhe korruptive dhe po mendon si t’i përballojë më lehtë ato duke sulmuar.

  • Melania Trump hyn në botën e filmit, krijon kompaninë “Muse Films” dhe paralajmëron dokumentarin “Melania”

    Melania Trump hyn në botën e filmit, krijon kompaninë “Muse Films” dhe paralajmëron dokumentarin “Melania”

    Melania Trump

    SHBA- Së fundmi Melania Trump ka njoftuar themelimin e kompanisë së saj të prodhimit të filmave “Muse Films”, duke ndërmarrë kështu një hap të ri drejt botës së kinematografisë. Lajmi vjen në një moment ku pritet publikimi i dokumentarit të saj biografik, të titulluar “MELANIA”, i cili do të shfaqet ekskluzivisht nëpër kinematë botërore më 30 janar 2026.
    Në njoftimin e bërë në platformën X, ajo prezantoi logon dhe datën e publikimit të filmit të parë, ndërsa kompania e re do të ketë të drejtat e projekteve të tjera audiovizuale në të ardhmen që lidhen me Zonjën e Parë. Sipas mediave të huaja, Amazon MGM pagoi 40 milionë dollarë për të licencuar dokumentarin, çka tregon interesin e lartë të tregut për projektet që mbajnë emrin Trump.
    “Hyni në botën e Melania Trump ndërsa ajo organizon planet e inaugurimit, navigon kompleksitetet e tranzicionit të Shtëpisë së Bardhë dhe rikthehet në jetën publike me familjen e saj. Me pamje ekskluzive që kapin takime kritike, biseda private dhe ambiente që nuk janë parë kurrë më parë, MELANIA paraqet rikthimin e Zonjës Trump në një nga rolet më të fuqishme në botë.” – tha Amazon MGM për filmin./ZËRI

  • Melania Trump dokumentar 40 milionë dollarësh për jetën e saj

    Melania Trump dokumentar 40 milionë dollarësh për jetën e saj

    Melania Trump ka surprizuar botën e Hollywood-it dhe atë politike, duke njoftuar krijimin e kompanisë së saj të prodhimit filmik, Muse Films, dhe paralajmëruar dokumentarin shumë të përfolur mbi jetën e saj. Projekti mbështetet nga një marrëveshje historike me Amazon me vlerë 40 milionë dollarë, duke e bërë këtë një nga investimet më të mëdha të platformës në dokumentarë deri më sot.
    Në një postim në platformën X, Zonja e Parë publikoi logon zyrtare të kompanisë dhe një promo 10-sekondësh të dokumentarit me titull “Melania”, i cili do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë e botës më 30 janar 2026. Videoja promovuese tregon një logo elegante “M” në të zezë dhe argjend, simbol i hyrjes së saj të fortë në botën e filmit.

    Dokumentari premton të ofrojë një pasqyrë intime të jetës së Melania Trump, duke përfshirë edhe momente me Presidentin Donald Trump dhe djalin e tyre, Barron. Sipas raportimeve, marrëveshja me Amazon u finalizua në fund të vitit të kaluar, disa javë para inaugurimit të Donald Trump.

    Gjatë një interviste në Fox & Friends, Melania zbuloi se xhirimet nisën në nëntor dhe dokumentari fokusohet te jeta e saj e përditshme, përgjegjësitë dhe përgatitjet për rikthimin në skenën publike.

    “Kisha dëshirë të bëja një film për jetën time, ndaj i kërkova agjentit tim të më siguronte marrëveshjen,” theksoi ajo, duke nënvizuar ambicien e saj për t’u bërë prezente edhe në industrinë e filmit.

  • OBSH: Rastet e fruthit u rritën me 47% në Evropë dhe Azinë Qendrore vitin e kaluar, ja shkaqet

    OBSH: Rastet e fruthit u rritën me 47% në Evropë dhe Azinë Qendrore vitin e kaluar, ja shkaqet

    Vdekjet nga fruthi kanë rënë ndjeshëm në të gjithë botën që nga fillimi i shekullit, por zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se ka shenja shqetësuese se tani po rishfaqet.

    Rastet e fruthit u rritën me 47 përqind në Evropë dhe Azinë Qendrore vitin e kaluar, kryesisht për shkak të rënies së normave të vaksinimit, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    Paralajmërimi vjen mes shenjave shqetësuese se fruthi po rishfaqet globalisht, me përparimet e shekullit të 21-të në frenimin e infeksioneve dhe vdekjeve që kanë filluar të zhduken.

    Në vitin 2024, rreth 95,000 njerëz në mbarë botën vdiqën nga fruthi, kryesisht fëmijë nën moshën pesë vjeç. Kjo është më pak se 780,000 vdekje në vitin 2000 – por OBSH tha se “çdo vdekje nga një sëmundje që mund të parandalohej me një vaksinë shumë efektive dhe me kosto të ulët është e papranueshme”.

    Globalisht, fushatat e vaksinimit kundër fruthit kanë shpëtuar gati 59 milionë jetë që nga fillimi i shekullit, tha OBSH.

    Megjithatë, sot, rastet e fruthit po rriten përsëri në mbarë botën. Vitin e kaluar pati rreth 11 milionë infeksione, që është rreth 800,000 më shumë se në epokën para pandemisë.

    Më herët këtë vit, agjencia tha se kishte më shumë se 120,000 raste të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore në vitin 2024 – niveli më i lartë në më shumë se 25 vjet.

    Vitin e kaluar pati shpërthime të mëdha të fruthit në 59 vende, pothuajse trefishi i numrit të raportuar në vitin 2021, tha OBSH.

    “Fruthi është virusi më ngjitës në botë dhe këto të dhëna tregojnë edhe një herë se si do të shfrytëzojë çdo boshllëk në mbrojtjen tonë kolektive kundër tij”, tha në një deklaratë shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Agjencia theksoi numrin në rritje të njerëzve që zgjedhin të mos vaksinohen si një shkaktar kryesor i shpërthimeve. Fruthi është aq ngjitës sa zyrtarët e shëndetësisë thonë se të paktën 95 përqind e njerëzve duhet të imunizohen për t’u mbrojtur nga virusi.

    Globalisht, rreth 84 përqind e fëmijëve morën dozën e parë të vaksinës kundër fruthit vitin e kaluar, ndërsa 76 përqind morën të dytën, tregojnë të dhënat e OBSH-së. Kjo është pak më shumë se një vit më parë, me dy milionë fëmijë shtesë që morën vaksinën.

    Megjithatë, kjo la më shumë se 30 milionë fëmijë “të pambrojtur” kundër fruthit në vitin 2024, kryesisht në Afrikë dhe rajonin e Mesdheut Lindor.

    Shpërthimet mund të ndodhin edhe në vendet me shkallë të lartë të përgjithshme të imunizimit nëse ato kanë zona me njerëz të pavaksinuar.

    OBSH-ja paralajmëroi se fruthi është shpesh sëmundja e parë që rishfaqet kur normat e vaksinimit bien, duke thënë se numri në rritje i shpërthimeve tregon të meta në sistemet shëndetësore dhe programet e imunizimit në të gjithë botën.

    Veçanërisht, fëmijët që i mbijetojnë fruthit janë në rrezik më të lartë për komplikacione serioze shëndetësore, të tilla si pneumonia, verbëria dhe encefaliti, të cilat mund të shkaktojnë ënjtje dhe dëmtime të trurit.

    OBSH-ja bëri thirrje për më shumë fonde dhe përpjekje të përtërira për të eliminuar fruthin në mbarë botën.

    “Fruthi nuk respekton kufij, por kur çdo fëmijë në çdo komunitet vaksinohet kundër tij, shpërthimet e kushtueshme mund të shmangen, jetë mund të shpëtohen dhe kjo sëmundje mund të eliminohet nga kombe të tëra”, tha Tedros.

  • Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

    Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

    Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një grua humbi jetën çdo dhjetë minuta, tregojnë shifrat e publikuara nga OKB-ja sot, duke denoncuar mungesën e “progresit të vërtetë” në luftën kundër femicidit.

    Vitin e kaluar, 83,000 gra dhe vajza u bënë viktima të vrasjeve të qëllimshme në të gjithë botën.
    Nga këto, 60% u vranë nga partneri i tyre ose një anëtar i familjes, thotë një raport i përpiluar nga UN Women dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogave dhe Parandalimin e Krimit, i publikuar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
    Rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë ose nga partneri i tyre ose nga një i afërm i ngushtë (babai, xhaxhai, vëllai, madje edhe nëna). Me fjalë të tjera, 137 u vranë çdo ditë, ose një çdo dhjetë minuta.
    Ky vlerësim, bazuar në një analizë të statistikave nga 117 vende, është më i ulët se ai i vitit 2023 (51,100), por “ndryshimi nuk tregon një rënie të vërtetë”, sipas raportit, i cili ia atribuon ndryshimin thjesht vendeve të ndryshme që mbajnë statistika në mënyra të ndryshme.
    Përkundrazi, ankohen dy agjencitë e OKB-së, shifrat “mbeten të pandryshuara, pavarësisht viteve të angazhimeve globale”.
    Femicidi vazhdon të marrë jetën e dhjetëra mijëra grave dhe vajzave në mbarë botën çdo vit, “pa asnjë shenjë të vërtetë përmirësimi” – dhe “shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat” në rrezik.
    Edhe pse gratë përbënin vetëm 20% të viktimave të vrasjeve në mbarë botën në vitin 2024, 60% u vranë në hapësira private, ndërsa vetëm 11% e vrasjeve të meshkujve u kryen në ambiente të tilla.
    Ndërkohë që asnjë rajon i botës nuk është i lirë nga problemi, numri më i lartë i viktimave të femicidit nga populli i tyre u regjistrua përsëri në Afrikë (afërsisht 22,000).
    “Femicidi nuk ndodh nga askundi. Është pjesë e një cikli dhune që mund të fillojë me kontroll shtrëngues, kërcënime ose ngacmime, përfshirë edhe në botën dixhitale”, komenton Sarah Hendrix, drejtoreshë e politikave në UN Women, në një njoftim për shtyp që shoqëron raportin.
    Teksti vëren se zhvillimi i teknologjive të caktuara jo vetëm që ka përkeqësuar dhunën ndaj grave, por ka krijuar edhe lloje të reja të saj, të tilla si publikimi i imazheve dhe të dhënave pa pëlqimin e tyre dhe shpërndarja e videove të njohura si “deepfakes”, të krijuara me mjete të inteligjencës artificiale.
    Dhuna online “nuk kufizohet vetëm në hapësirën kibernetike. Mund të ketë dobësim të mashkullorisë jashtë botës dixhitale dhe, në rastet më të këqija, dëme fatale, madje edhe vrasje të grave (…) Për të parandaluar këto vrasje, është e nevojshme të miratohen ligje që do të njohin format e ndryshme të dhunës që vuajnë gratë dhe vajzat, online dhe offline, dhe do t’i mbajnë autorët përgjegjës, përpara se të bëhen vrasës”, këmbënguli Sarah Hendrix.

    Top Channel

  • “Të kesh TURP o Edi Rama”/ Paloka ‘i plas’, komentin e socialistit dinjitoz: Na shet por*hë duke shëtitur botën

    “Të kesh TURP o Edi Rama”/ Paloka ‘i plas’, komentin e socialistit dinjitoz: Na shet por*hë duke shëtitur botën

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në facebook një shënim të shkurtër dhe një mesazh të një socialisti që kishte shkruar tek njoftimi i Ramës për vizitën e tij në Katar.
    “Ndërkohë që një tufë skllevërish e servilësh e duartrokasin edhe kur ai tallet me ta, ka dhe socialistë dinjitoz!”, shkruan Paloka.
    Ja komenti i socialistit tek postimi i Ramës për vizitën në Katar:
    Shqipëria e përmbytur, rrugët e bllokuara…ti na shet pordhë duke shëtitur botën. Edhe pse jam socialist po ta them me plot gojë ‘të kesh TURP o Edi Rama’.
    Postimi i plotë i Palokës:

  • PSG gati të “tronditë” botën e futbollit, 200 milionë euro për të forcuar sulmin

    PSG gati të “tronditë” botën e futbollit, 200 milionë euro për të forcuar sulmin

    18 Nëntor 2025

    17:07

    Telesport

    Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar dhe i aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, PSG po mendon të “tronditë” edhe njëherë botën e futbollit gjatë merkatos së ardhshme të verës.
    Mediet franceze raportojnë se objektivi i madh i PSG-së për verën e ardhshme është Erling Haaland Manchester City, për të cilin parizienët janë gati të ofrojnë 200 milionë euro.
    Luis Enrique e sheh norvegjezin si lojtarin ideal për të plotësuar linjën sulmuese që tashmë përfshin Ousmane Dembele, Kvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Desire Doue. Me Haaland si pikë qendrore, te PSG duan të krijojnë një sulm dominues, fizik dhe të frikshëm, i aftë të konkurrojë me çdo kundërshtar në botë.

  • Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë është totalitarizëm, një turp i ekstremit të majtë në Shqipëri!

    Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë është totalitarizëm, një turp i ekstremit të majtë në Shqipëri!

    Pastori Akil Pano, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar këtë të shtunë miratimin e ligjit mbi gjininë e shumëfishtë, e cilësoi si një akt të ekstremit globalist dhe liberalist të majtë.

    Sipas tij, ky ligj instalon një formë totalitarizmi në vend, duke shkatërruar vlerat e moralit, nderit dhe besimit të shqiptarëve dhe duke futur qytetarët në “botën e re të njeriut me shumë gjini”, me rregulla dhe identitete të imponuara nga sektet e qeverisë.

    Akil Pano: 77 kartonat e gjinisë së shumëfishtë, gjithëpërfshirëse, të ndërthurur në gjithë diversitetin e tyre miratuan ligjin e turpit. Ky është ligji i ekstremeve globaliste, liberaliste të ekstremit të majtë. Në Shqipëri, unë deklaroj që është instaluar totalitarizmi. Kryeministri dhe mazhoranca e sektit të rilindjes ju mirëpret në botën e re të njeriut me shumë gjini. Por pa nderin, pa besën, pa moralin, pa besimin dhe lirinë e të parëve tanë.

    Sekti i Rilindjes ju mirëpret në botën e re të marksizmit kulturor me ligje të reja, me gjuhë të ndryshuar, me pasaporta X dhe tualete neutrale.

    Mirë se erdhët në botën e re të sektit të rilindjes ku djemve u thuhet se janë zdromsa, ndërsa burrave u thuhet se janë çyrykë. Ky është turp…

     

  • Louis Vuitton befason botën me kremin e çokollatës/ Një kavanoz kushton 500 euro

    Louis Vuitton befason botën me kremin e çokollatës/ Një kavanoz kushton 500 euro

    Shtëpia e njohur franceze e modës Louis Vuitton ka surprizuar ndjekësit me lëvizjen e saj më të fundit — një bashkëpunim me mjeshtrin francez të pastiçerisë Maxime Frédéric, që ka rezultuar në krijimin e një kremi çokollate të limituar. Ky produkt i veçantë, i përshkruar si “bashkimi i mjeshtërisë së firmës me përbërësit artizanalë”, është kthyer menjëherë në një hit.
    I themeluar në vitin 1854 nga vetë Louis Vuitton, brandi është i njohur për çantat dhe valixhet e tij ikonike me logon karakteristike. Por këtë herë, shtëpia e modës ka hyrë në një territor krejt të ri — botën e ëmbëlsirave luksoze.
    Kremi i çokollatës, i bërë nga lajthi italiane dhe kakao me origjinë të vetme, ka një çmim që varion nga rreth 38 deri në 55 euro për gram. Megjithatë, çmimi nuk i ka ndaluar fansat e markës, pasi prodhimi i parë u shit brenda vetëm 10 minutash nga hedhja në treg në faqen zyrtare. Fillimisht, produkti ishte i disponueshëm vetëm në dy butiqe ekskluzive – në Place Vendôme të Parisit dhe Neë Bond Street në Londër.
    Siç pritej, kavanozët e rrallë tani po rishiten në eBay me çmime marramendëse – njëri prej tyre madje është listuar për rreth 2 000 euro, dhe disa blerës duket se janë gati ta blejnë.
    Pavarësisht kritikave, bashkëpunimi midis Louis Vuitton dhe Maxime Frédéric dëshmon edhe një herë fuqinë e markave të mëdha për ta kthyer edhe kremin e çokollatës në një aksesor luksi.