Fitorja e 11-të radhazi për Oklahoma, skuadra më e mirë në NBA, që sot triumfoi 119-103 ndaj Detroit. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku si gjithnjë shkëlqeu Alexander Shai, autor i 33 pikëve.
Në Lindje, skuadra e Cleveland komandon renditjen pas fitores 124-105 ndaj New York. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 27 pikë. Rikthehet te fitorja Indiana, që falë 22 pikëve të Haliburton mundi 119-105 Charlotte.
Fitore në frymën e fundit për Dallas, që mundi 120-118 Atlanta. Anthony Davis me 34 pikë e 15 rebound ishte lider për teksanët. Pa probleme fiton edhe Houston, që mundi 143-105 Utah Jazz, ndeshje ku spikati Jalen Green me 22 pikë.
Zhgënjen në fushën e tij ekipi kampion i Boston, që u mund 124-103 nga Miami, që korri fitoren e gjashtë radhazi. 7 lojtarë të ekipit mik shënuan mbi 10 pikë. Surprizon edhe San Antonio, që mundi 113-106 Denver jashtë fushe (44 pikë nga stoli).
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – New York, 124-105
Indiana – Charlotte, 119-105
Washington – Sacramento, 116-111
Boston – Miami, 103-124
Houston – Utah Jazz, 143-105
Dallas – Atlanta, 120-118
Denver – San Antonio, 106-113
Oklahoma – Detroit, 119-103
Clippers – New Orleans, 114-98
Tag: boston
-
Oklahoma lider në NBA, zhgënjejnë kampionët e Boston, fitojnë Cleveland, Houston e Dallas
-

Kamioni humb kontrollin dhe përplas këmbësoret, gjashtë të plagosur, dy në gjendje kritike
Gjashtë këmbësorë mbetën të plagosur pasi një kamion u përplas të martën pasdite në Boston.
Siç raporton Fox News, kamioni i marrë me qira nga kompania Penske goditi disa shtylla dhe u kthye përmbys, përpara se të futej në mes të një shtylle dhe një ndërtese, thanë autoritetet.
Raportohet për disa këmbësorë të lënduar. Të paktën dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa zjarrfikësit nxorën shoferin nga kabina e kamionit, tha një zëdhënës i policisë.🚨 🇺🇸 🚨 #Breaking—around 1:10 PM EDT, a truck slammed into pedestrians at Kneeland St and Harrison Ave in downtown Boston, hitting at least five people. It’s a busy spot near Boston Medical Center and Chinatown, packed with foot traffic. Emergency crews rushed in, and all five… pic.twitter.com/p4V5BK2Izr
— Laszlo Varga (@LaszloRealtor) April 1, 2025Companies responded to Kneeland & HarrisonAve for a truck that struck multiple poles and was wedged between a pole and the building . Firefighters used extrication tools to removed the trapped driver from the cab of truck . pic.twitter.com/VgqMPBkFrI
— Boston Fire Dept. (@BostonFire) April 1, 2025Megjithatë, policia lokale tha se ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por efektivët e Departamentit të Vrasjeve dhe Ekipi i Aksidenteve Fatale ndodhen në e vendngjarje për zbardhur rrethanat.
Top Channel