Tag: boston

  • Ankth për Botërorin në Boston, Trump: Nëse nuk sigurohet rendi publik, zhvendosim ndeshjet

    Ankth për Botërorin në Boston, Trump: Nëse nuk sigurohet rendi publik, zhvendosim ndeshjet

    Siguria publike dhe konfrontimet mes presidentit Donald Trump dhe kryebashkiakes mund të ndikojnë në rrjedhën e Kupës së Botës 2026 në Boston.
    Presidenti i SHBA-ve deklaroi se po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjeve të Kupës së Botës të planifikuara në këtë qytet. Shtatë ndeshje të turneut prestigjioz janë caktuar të luhen në stadiumin rreth 30 milje në jugperëndim të Bostonit. Turneu i vitit 2026 organizohet bashkërisht nga SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja, dhe Boston është një nga 16 qytetet pritëse të përzgjedhura nga FIFA që prej vitit 2022.
    “Siguria e qytetarëve dhe vizitorëve tanë është përparësia ime kryesore. Nëse udhëheqja lokale nuk është në gjendje të sigurojë rendin publik, atëherë do të mendojmë seriozisht të zhvendosim ndeshjet diku tjetër”, tha Trump.
    Megjithatë, vendimet përfundimtare për vendet ku zhvillohet turneu i përkasin FIFA-s. Ndeshja e parë e planifikuar në Boston pritet të zhvillohet më 13 qershor 2026, me skuadrat nga Grupi C që do të përballen në ditën e tretë të turneut.

  • New York eliminon kampionët në fuqi të Boston, siguron finalet në Konferencën e Lindjes pas 25 vitesh

    New York eliminon kampionët në fuqi të Boston, siguron finalet në Konferencën e Lindjes pas 25 vitesh

    New York Knicks është skuadra e dytë finaliste play off në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata eliminuan kampionët në fuqi të Boston Celtics, duke fituar 4-2 me ndeshje.
    Në gjysmëfinalen e gjashtë luajtur sot në New York, ekipi vendës triumfoi 119-81, duke dërrmuar një rival që nuk pati asnjë shans të fitojë, sidomos pas dëmtimit të Tatum pak ditë më parë.
    Ndeshja u dominua nga nju-jorkezët, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson 23 pikë, Bridges 22 pikë e Towns 21 pikë). Te Boston mungoi lojtari-lider.
    Në finalet e Konferencës së Lindjes, ekipi i New York rikthehet pas 25 vitesh dhwew do të përballet me Indiana, kualifikuar më herët, pasi eliminoi Cleveland.
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, (1-4)
    Boston – New York, 81-119 (2-4)
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, (3-3)
    Minnesota – Golden State, (4-1)

  • Minnesota përmbys Golden State, kampionët e Boston rihapin duelin me New York

    Minnesota përmbys Golden State, kampionët e Boston rihapin duelin me New York

    Në Konferencën e Lindjes, skuadra kampione e Boston fitoi 115-93 ndaj New York jashtë fushe, duke korrur fitoren e parë në gjysmëfinalet play off.
    Një ndeshje e komanduar nga skuadra e Celtics, ku u dalluan Pritchard me 23 pikë e Tatum me 22 pikë. Për New York u dallua Brunson me 27 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, por nju-jorkezët kryesojnë ende 2-1 serinë.
    Në Konferencën e Perëndimit, pas humbjes në ndeshjen e parëm, ekipi i Minnesota përmbys shifrat duke fituar dy ndeshjet e tjera, përfshi atë sot, 102-97 ndaj Golden State.
    Skuadra e Warriors nuk përfitoi nga faktori fushë dhe munesa e Curry (i dëmtuar) u ndje shumë. Për vendasit u dallua Butler me 33 pikë, por që s’mjaftuan.
    Anthony Edwards për Minnesota, autor i 36 pikëve, bëri diferencën në fushë, mbështetur nga Randle me një “triple double” (24 pikë, 10 rebound, 12 asist).
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, (1-2)
    Boston – New York, 115-93 (1-2)
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, (1-2)
    Minnesota – Golden State, 102-97 (2-1)

  • Jokic udhëheq Denver drejt triumfit ndaj Cleveland, New York fiton në fushën e Boston

    Jokic udhëheq Denver drejt triumfit ndaj Cleveland, New York fiton në fushën e Boston

    Vijojnë surprizat në gjysmëfinalet play off, me skuadrën e Denver e cila fitoi 121-119 në fushën e Oklahoma. Kjo e fundit, me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, zhgënjeu në sfidën e parë, në fushën e saj.
    Denver bëri një paraqitje të mirë, ku shkëlqeu Nikola Jokic, protagonist me 42 pikë e 22 rebound. Ai u mbështet edhe nga Gordon me 22 pikë e Muray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Alexander Shai.
    Në Konferencën e Lindjes surprizon edhe New York, që fitoi 108-105 ndaj kampionëve në fuqi të Boston pas kohës shtesë. Brunson dhe Anunoby realizuan nga 29 pikë secili për nju-jorkezët, një dyshe që bëri diferencën në fushë.
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, (0-1)
    Boston – New York, 105-108 (0-1)
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, 119-121 (0-1)
    Minnesota – Golden State

  • Boston dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet play off, Denver merr epërsinë ndaj Clippers

    Boston dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet play off, Denver merr epërsinë ndaj Clippers

    Ndeshjet e sotme në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes. Njëri prej tyre është Boston Celtics, që mundën 120-89 Orlando dhe fituan 4-1 serinë e çerekfinaleve.
    Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 354 pikë e 10 asist. Në gjysmëfinale shkon edhe Indiana, që mundi 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.
    Fitore në sekondën e fundit për Indiana, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull.
    Po në Lindje, Detroit fitoi 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.
    Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje, ku Denver mposhti pa problem 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denver, mbështetur nga Jokic me një “triple double”.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, 120-89 (4-1)
    (3) New York – (6) Detroit, 103-106 (3-2)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, 119-118 (4-1)
    Konferenca e Lindjes-Gjysmwfinale
    Cleveland – Indiana
    Boston – ?
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (1-3)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (1-3)
    (4) Denver – (5) Clippers, 131-115 (3-2)

  • Lakers dhe Boston humbasin në çerekfinalet e radhës, fitorja e parë për Milwaukee

    Lakers dhe Boston humbasin në çerekfinalet e radhës, fitorja e parë për Milwaukee

    Skuadra kampione e Boston u mund 95-93 ndaj Orlando, duke pësuar humbjen e parë në fazën çerekfinale. Edhe pse Tatum realizoi 36 pikë ato s’mjaftuan për të fituar. Wagner me 32 pikë e Banchero me 29 bënë diferencën në fushë për Orlando.
    Fitoren e parë në këto çerekfinale korri ekipi i Milwaukee, që mundi 117-101 Indiana. Antetokounmpo dhe Trent Jr. realizuan nga 37 pikë secili për ekipin e Bucks, ndërsa 28 pikët e Pascal Siakam për Indiana mbetën për statistikë.
    Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Minnesota del sërish në avantazh pas fitores 116-104 ndaj Lakers. McDaniel me 30 pikë e Edwards me 29 u dalluan për vendasit, ndërsa 38 pikët e 10 rebound të LeBron James mbetën për statistikë.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (2-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, 93-95 (2-1)
    (3) New York – (6) Detroit, (2-1)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, 101-117 (2-1)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, (3-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (1-1)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, 104-116 (1-2)
    (4) Denver – (5) Clippers, (2-1)

  • Festivali i Filmit Shqiptar në Boston,një udhëtim artistik në kinemanë shqiptare

    Festivali i Filmit Shqiptar në Boston,një udhëtim artistik në kinemanë shqiptare

    Nga data 19 deri më 22 qershor 2025, Biblioteka dhe Qendra Kulturore Fan S. Noli në Boston do të mirëpresë Festivalin Shqiptar të Filmit, një ngjarje që synon të sjellë në qendër të vëmendjes zërat dhe vizionet që po formësojnë peizazhin kinematografik shqiptar.Festivali do të zhvillohet në ambientet e Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit dhe do të përfshijë një përzgjedhje filmash që variojnë nga narrativa origjinale te pamje mahnitëse vizuale, duke përfaqësuar më të mirën e narrativës dhe estetikës shqiptare në ekranin e madh.Ky është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë, për të eksploruar dhe reflektuar mbi identitetin kulturor, historinë dhe përvojat kolektive përmes artit të filmit.Për më shumë informacion mbi programin dhe aktivitetet e festivalit, ndiqni @fannoliculture ose vizitoni faqen zyrtare: www.fannoliculturalcenter.orgMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nga data 19 deri më 22 qershor 2025, Biblioteka dhe Qendra Kulturore Fan S. Noli në Boston do të mirëpresë Festivalin Shqiptar të Filmit, një ngjarje që synon të sjellë në qendër të vëmendjes zërat dhe vizionet që po formësojnë peizazhin kinematografik shqiptar.Festivali do të zhvillohet në ambientet e Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit dhe do të përfshijë një përzgjedhje filmash që variojnë nga narrativa origjinale te pamje mahnitëse vizuale, duke përfaqësuar më të mirën e narrativës dhe estetikës shqiptare në ekranin e madh.Ky është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë, për të eksploruar dhe reflektuar mbi identitetin kulturor, historinë dhe përvojat kolektive përmes artit të filmit.Për më shumë informacion mbi programin dhe aktivitetet e festivalit, ndiqni @fannoliculture ose vizitoni faqen zyrtare: www.fannoliculturalcenter.org

  • Lakers fitojnë me Doncic, Oklahoma mbron kreun në NBA, humbasin Boston e Golden State

    Lakers fitojnë me Doncic, Oklahoma mbron kreun në NBA, humbasin Boston e Golden State

    Skuadra e Lakers rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 në fushën e Dallas. Doncic realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë. Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi 126-96 Charlotte.
    Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.
    Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar edhe sot, 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Williams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon Denver, që mundi 124-116 Sacramento (Jokic triple double, 20 pikë, 12 rebound, 11 asist).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Orlando – Boston, 96-76
    Washington – Philadelphia, 103-122
    Dallas – Lakers, 97-112
    Toronto – Charlotte, 126-96
    Chicago – Miami, 119-111
    Utah Jazz – Portland, 133-126
    Golden State – San Antonio, 111-114
    Phoenix – Oklahoma, 112-125
    Sacramento – Denver, 116-124
    Clippers – Houston, 134-117

  • Oklahoma hakmerret ndaj Lakers, Boston fiton në fund, triumfojnë edhe Cleveland, Warriors e Clippers

    Oklahoma hakmerret ndaj Lakers, Boston fiton në fund, triumfojnë edhe Cleveland, Warriors e Clippers

    Skuadra kampione e Boston fitoi 119-117 në fushën e New York, duke mbrojtur vendin e dytë në Lindje. Porzingis me 34 pikë e Tatum me 32 pikë ishin lider në fushë për Celtics.
    Në krye të renditjes në Lindje ndodhet si gjithnjë ekipi i Cleveland, që sot fitoi 135-113 ndaj Chicago. Vendimtar stoli i Cavaliers, nga ku erdhën 63 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Memphis, 124-1090 ndaj Charlotte, sfidë ku Ja Morant realizoi 28 pikë.
    Oklahoma hakmerret ndaj Lakers për humbjen e disa ditëve më parë, duke fituar sot 136-120. Alexander Shai me 42 pikë ishte “përbindësh” në fushë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë.
    Pa probleme fiton Golden State, që fale 67 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 123-95 Phoenix. Detyrën kryen Milwaukee, që mposhti 110-103 Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Clippers fituan 122-117 ndaj San Antonio (Powell-zubac 49 pikë së bashku).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Memphis, 100-124
    Cleveland – Chicago, 135-113
    Indiana – Washington, 104-98
    Orlando – Atlanta, 119-112
    Brooklyn – New Orleans, 119-114
    New York – Boston, 117-119
    Milwaukee – Minnesota, 110-103
    Oklahoma – Lakers, 136-120
    Phoenix – Golden State, 95-123
    Clippers – San Antonio, 122-117

  • Lakers fitojnë duelin e kreut me Oklahoma, triumfojnë Boston, Milwaukee e Houston

    Lakers fitojnë duelin e kreut me Oklahoma, triumfojnë Boston, Milwaukee e Houston

    Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Doncic me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.
    Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.
    Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston (Dillon Brooks 24 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e New Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Chicago, 117-131
    Oklahoma – Lakers, 99-126
    Brooklyn – Toronto, 109-120
    Atlanta – Utah Jazz, 137-134
    Boston – Washington, 124-90
    Cleveland – Sacramento, 113-120
    Portland – San Antonio, 120-109
    New York – Phoenix, 112-98
    Denver – Indiana, 120-125
    Golden State – Houston, 96-106
    New Orleans – Milwaukee, 107-111