Fitorja 4-0 ndaj Bullgarisë e ka afruar edhe më shumë Spanjën me kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Skuadra e trajnerit Luis De La Fuente kryeson renditjen në grupin e saj, por e veçanta e këtij suksesi ishte rekordi i 29 ndeshjeve radhazi pa humbje për të.
Në fakt, De La Fuente barazoi rekordin e Vincente Del Bosque dhe ka shansin që ta përmirësojë edhe më tej atë. “Kjo për mua është një kënaqësi dhe gëzim i madh”, tha trajneri i kombëtares iberike.
“Fituam ndaj Bullgarisë duke bërë një lojë të mirë dhe jemi të parët në grup. Kjo fitore ishte historike, pasi barazojmë rekordin e Del Bosque, që është një model për të gjithë ne. unë e kam admiruar gjithnjë atë”, deklaroi De La Fuente.
“Gjithsesi, ky është një sukses për këta djem, të shkëlqyer, një grup i jashtëzakonshëm që bën gjëra të mëdha. Madje ka shanse të shkojë edhe më tej. Të gjithë ne duam më shumë nga ky ekip”, shtoi trajneri i Spanjës.
“Ne tani po mendojmë të fitojmë ndeshjen e radhës, ndeshjen e 31-të e kështu me radhë. Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur dhe kjo na bën krenarë të gjithëve”, tha De La Fuente
Tag: bosque
-

29 ndeshjeve radhazi pa humbje, De La Fuente barazon rekordin e Del Bosque: Ky ekip kërkon të arrijë më shumë
-

Del Bosque për rastin Yamal: De la Fuente di çfarë të bëjë, vepron për të mirën e Spanjës
10 Tetor 2025
12:25
Alfred Lleshi
Vicente del Bosque komentoi menaxhimin e Lamine Yamal, lojtarit të Barcelonës që ka shkaktuar tension midis klubit blaugrana dhe Federatës Spanjolle. Në një tryezë të rrumbullakët për sportin dhe shëndetin mendor, Del Bosque tha: “Nuk futem në detaje. Luis de la Fuente di çfarë duhet të bëjë dhe do të veprojë në interes të Spanjës. Ai dhe Karanka po menaxhojnë situatën dhe do ta gjejnë formulën e duhur”.
Ish-trajneri, kampion bote më 2010 dhe Europe më 2012, shprehu admirim për Yamal: “Nuk pritet vetëm të japë performancë në fushë, por të jetë edhe njeri i mirë. Ka shumë njerëz rreth tij që e ndjekin, përfshirë shokët, presidentin dhe drejtuesit, që sjellja e tij të jetë gjithmonë korrekte”.
Del Bosque theksoi gjithashtu rëndësinë e ambicieve konkrete për Spanjën aktuale: “Kjo kombëtare duhet të ketë aspirata serioze për tituj. Ndonjëherë mund ta parakalojë edhe gjeneratën tonë, sepse janë dy kombëtare krejtësisht të ndryshme”. -

Fabregas drejt Interit, Del Bosque: Është gati për hapin e madh, nuk është trembur kurrë në jetë
4 Qershor 2025
11:59
Alfred Lleshi
Vicente del Bosque e njeh shumë mirë Cesc Fabregas. Ish-mesfushori spanjoll pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Interit, duke zëvendësuar Simone Inzaghin. Pikërisht për trajnerin aktual të Comos, që së shpejti pritet të ndryshojë pankinë, ka folur në një intervistë për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”.
“Gjithmonë mendonte për skuadrën si një tërësi, – ka komentuar Del Bosque. – Luante në një pozicion ku kishte shumë liri dhe më dukej se këtë liri e shihte si përgjegjësi. Mendonte se duhej ta vinte në dispozicion të shokëve të skuadrës, për t’i përmirësuar dhe për t’ua lehtësuar detyrën apo lojën. Ishte shumë i disiplinuar, i pëlqente t’i bënte të tjerët që të lëviznin rreth tij”.
Lidhur me faktin nëse Fabregas është i gatshëm për aventurën e tij te zikaltrit, Del Bosque nuk ka asnjë dyshim: “Sigurisht, pa asnjë dyshim. Cesc nuk është trembur kurrë në jetë, shumë herët është përballur me sfida të mëdha. Tek Arsenali kishte përpara Patrick Vieira, kampion bote.
Edhe në kombëtare rivalizoi me një brez fenomenesh. Nuk i është dridhur qerpiku asnjëherë. U largua për në Londër shumë i ri, duke fituar përvojë të madhe. Edhe pse mund të duket si diçka relative, fakti që di të flasë dhe të komunikojë në shumë gjuhë e ndihmon shumë. Cesc di të lëvizë mirë në kultura shumë të ndryshme nga njëra-tjetra”. -

“Ancelotti është shembull për Real Madridin, parashikoj vështirësi për atë që do të vijë pas tij”
Vicente del Bosque ka komentuar largimin e Carlo Ancelottit nga Real Madridi. Ish-trajneri i kombëtares spanjolle ka lavdëruar kolegun italian dhe ka parashikuar se “do të jetë e vështirë për këdo që do të vijë pas tij” që t’i përmirësojë rezultatet dhe mënyrën si ai e ka menaxhuar skuadrën e bardhë.
Sipas Del Bosque, Ancelotti ka qenë “shembull i njohurive futbollistike dhe, mbi të gjitha, i një dhome zhveshjeje të koordinuar mirë. Dhe ia ka dalë përmes një rruge fantastike. Do të jetë e vështirë për këdo që do të vijë pas tij”.
Tani vjen ekepsrienca në stolin e kombëtares së Brazilit për italianin: “Një skuadër dhe një kombëtare kanë disa gjëra të përbashkëta. Në jetën e përditshme, ke më shumë kontakte me lojtarët e skuadrës dhe më pak me ata të kombëtares, por në fund të fundit, Ancelotti është një trajner i besueshëm për lojtarët”.
Del Bosque foli gjithashtu për anësorin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke theksuar se, pavarësisht moshës së re, “po tregon një sjellje të jashtëzakonshme si futbollist dhe edhe si person”.
Kur u pyet nëse Yamal do të kishte qenë titullar në kombëtaren spanjolle që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 nën drejtimin e tij, Del Bosque u përgjigj: “Ka luajtur shumë mirë me skuadrën që fitoi Europianin. Do të kishte qenë një lojtar i rëndësishëm, nuk kam asnjë dyshim, edhe në moshën 17-vjeçare”.