Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të ri pesëvjeçar të Kinës, i cili i premton Bosnjës partneritet “fitim-fitim” dhe mundësi investimi: nga infrastruktura dhe energjetika, përmes bujqësisë, e deri te teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale.
Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”.
Ata rikujtojnë modelet e deritanishme të bashkëpunimit që janë karakterizuar nga kontrata të fshehta, mungesë transparence, rreziqe ekologjike dhe ndikim gjithnjë e më i dukshëm politik i Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës, përcjell A2.
“Qasja kineze është gjithmonë strategjike dhe afatgjatë”, thotë Pippa Gallop nga rrjeti ndërkombëtar Bankwatch, i cili, ndër të tjera, merret me vëzhgimin e projekteve energjetike me pjesëmarrje kineze në Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, risi paraqet përfshirja “e pazakontë” e Kinës në punët e brendshme të Bosnjës.
Si shembull, ajo përmend fjalimin e përfaqësuesit të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të këtij viti, gjatë të cilit, ai foli kundër përfaqësuesit të lartë në Bosnje, duke vënë në pikëpyetje edhe miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në kontekstin e “rritjes së tensioneve” në vend.
Ajo shton se Kina në vende si Bosnja, “jo vetëm që investon në projekte infrastrukturore, por edhe ndërton ngadalë ndikim përmes kredive, rrjeteve të kompanive dhe iniciativave kulturore”.
Këtë e mbështesin të dhënat e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Bosnje, sipas të cilave nga viti 2010 deri në vitin 2022, Bosnja mori borxh te kreditorët kinezë mbi 2.44 miliardë dollarë, kryesisht për ndërtimin e autostradave, hidrocentraleve dhe termocentraleve.
Çfarë i ofron Kina Bosnjës në pesë vjetët e ardhshme?
Për “mundësitë e reja të bashkëpunimit” në kuadër të planit të ri pesëvjeçar kinez foli i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës, Wang Guofei, në një kolumnë të botuar në nëntor.
Ai theksoi se Kina është “partneri më i madh tregtar i Bosnjës në Azi” dhe se plani i ri pesëvjeçar i Kinës “hap mundësi të reja” për lidhje ekonomike midis Kinës dhe Bosnjës.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim fitim-fitim mes Kinës dhe Bosnjës, për të krijuar një të ardhme më të mirë për popullin dhe qytetarët e të dyja vendeve”, deklaroi diplomati kinez.
Krahas projekteve ekonomike, ai paralajmëroi rritje të lidhjeve kulturore dhe turistike.
“Shtetasit kinezë do të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, ndërsa Bosnja, e pasur kulturorisht dhe piktoreske, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për kinezët”, thuhet në kolumnë.
Ambasada e Kinës në Bosnjë nuk iu përgjigj pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për atë se cilat projekte do të jenë në qendër të investimeve kineze në pesë vjetët e ardhshme.
Nuk janë dhënë as shpjegime pse disa projekte të kompanive kineze në Bosnje mbrohen nga kontrata të fshehta, as nëse ata mbështesin një praktikë të tillë jotransparente të biznesit në këtë vend.
Pushtetit në Bosnje (nuk) i përshtatet transparenca e projekteve kineze
Damjan Ozhegoviq nga Transparency International në Bosnje paralajmëron se “prej vitesh institucionet refuzojnë publikimin e informacioneve kyç për financimin dhe kushtet kontraktore, gjë që me të drejtë ngre dyshime për korrupsion”.
Sipas tij, “shumë informacione, përfshirë normat e interesit dhe afatet e shlyerjes, kurrë nuk kanë qenë publikisht të disponueshme”.
Si shembull, ai përmend ndërtimin e autostradës Banjallukë–Prijedor, ku TI BeH ka fituar madje pesë procese gjyqësore kundër ministrisë përkatëse të entitetit Republika Sërpska, e cila ende, pavarësisht vendimeve gjyqësore, refuzon të ofrojë qasje në modelin financiar.
Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade u nënshkrua në vitin 2018 me kompaninë China Shandong International Economic & Technical Cooperation Group Ltd., pjesë e Shandong Hi-Speed Group Co., Ltd., e cila hapi filial në Banjallukë për këtë qëllim.
Vlera e projektit ishte rreth 297 milionë euro për një rrugë 40 kilometra të gjatë.
Shtatë vjet më vonë, asnjë kilometër e autostradës nuk është përfunduar, ndërsa është miratuar rritje shtesë e çmimit të punimeve prej rreth 80 milionë eurosh, me arsyetimin se “janë shtrenjtuar materialet ndërtimore”.
Kontrata vazhdon të mbahet e fshehtë.
Ozhegoviq shton se autoritetet në Bosnje e kanë detyrimin ligjor të publikojnë informacione të rëndësisë publike, pavarësisht qëndrimit të investitorit privat apo të huaj.
Autoritetet në Bosnje pa përgjigje për mungesën e transparencës në projektet kineze
Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës, as nga qeveritë e të dy entiteteve – Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska – lidhur me akuzat për mungesë transparence në marrëveshjet me kompanitë kineze.
Po ashtu, autoritetet nuk kanë ofruar informacion për projektet e mundshme me Kinën në pesë vjetët e ardhshme.
E vetmja përgjigje e pjesshme erdhi nga Qeveria e Republika Sërpska, ku thuhet se entiteti ka “bashkëpunim të mirë” me Kinën në fusha të ndryshme dhe se janë “të hapur” për projekte të reja me “të gjithë investitorët e mundshëm”.
“Kompani shtetërore kineze po punojnë aktualisht në projekte të rëndësishme në Republikën Sërpska, si ndërtimi i hidrocentraleve Bistrica dhe Dabar, si dhe autostrada Banjallukë–Prijedor. Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët kinezë është ndërtuar së fundmi spitali në Doboj, ndërsa planifikohen punimet në ndërtimin e pjesës së autostradës Beograd–Banjallukë, me fokus të veçantë në seksionin Vukosavlje–Bërçko”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Republikës Sërpska.
Bosnja duhet t’i shmanget “kurthit të projekteve kineze jotransparente”
Kina po forcon ndikimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor, dhe Bosnja është pjesë e këtij procesi, paralajmëron për REL-in Marko Banoviq, analist i Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica.
“Rreziku më i madh për Bosnjën janë kontratat jotransparente, kontrolli i dobët dhe pasojat ekologjike që shoqërojnë projektet e mëdha infrastrukturore”, thotë Banoviq.
Ai shton se fokusi i Kinës në vitet e ardhshme, përveç infrastrukturës, do të jetë në teknologjitë e informacionit, rrjetet 5G dhe inteligjencën artificiale, si dhe në rritjen e ndikimit kulturor përmes programeve arsimore.
Banoviq paralajmëron edhe për shembullin e Serbisë, ku investimet kineze sollën përfitime ekonomike, por edhe ndotje serioze, shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe rënie të standardeve demokratike.
“Bosnja duhet të shmangë modelet që çojnë në varësi nga kapitali kinez dhe dobësimin e institucioneve, sepse kjo do të rrezikonte afatgjatë integrimin evropian”, përfundon Banoviq.
Paralajmërimet nga SHBA dhe BE
Gjatë një seance në Kongresin amerikan më 2 dhjetor, kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, paralajmëroi se Kina “po përdor marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin për të mbajtur aparatin e saj keqdashës dhe për të shfrytëzuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor”.
Ndërkaq, Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), në raportin e tij të publikuar në mesin e nëntorit, e rendit Bosnjën ndër “shtetet më të ekspozuara ndaj ndikimit kinez në Ballkanin Perëndimor”, duke paralajmëruar se BE ende nuk ka një politikë të qartë ndaj angazhimit të vendeve kandidate me Kinën.
Theksohet se Pekini po e rrënjos gjithnjë e më thellë veten në sektorët e ekonomisë, industrisë dhe institucioneve në rajon, dhe se ish-presidenti i entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, i shfrytëzon lidhjet me Rusinë dhe Kinën për të “siguruar mbijetesën politike dhe për të shmangur presionin ndërkombëtar”./ REL
Tag: bosnja
-

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
-

Analiza: A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të ri pesëvjeçar të Kinës, i cili i premton Bosnjës partneritet “fitim-fitim” dhe mundësi investimi: nga infrastruktura dhe energjetika, përmes bujqësisë, e deri te teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale.- Advertisement –
Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”.
Ata rikujtojnë modelet e deritanishme të bashkëpunimit që janë karakterizuar nga kontrata të fshehta, mungesë transparence, rreziqe ekologjike dhe ndikim gjithnjë e më i dukshëm politik i Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.
“Qasja kineze është gjithmonë strategjike dhe afatgjatë”, thotë Pippa Gallop nga rrjeti ndërkombëtar Bankwatch, i cili, ndër të tjera, merret me vëzhgimin e projekteve energjetike me pjesëmarrje kineze në Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, risi paraqet përfshirja “e pazakontë” e Kinës në punët e brendshme të Bosnjës.
Si shembull, ajo përmend fjalimin e përfaqësuesit të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të këtij viti, gjatë të cilit, ai foli kundër përfaqësuesit të lartë në Bosnje, duke vënë në pikëpyetje edhe miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në kontekstin e “rritjes së tensioneve” në vend.
Ajo shton se Kina në vende si Bosnja, “jo vetëm që investon në projekte infrastrukturore, por edhe ndërton ngadalë ndikim përmes kredive, rrjeteve të kompanive dhe iniciativave kulturore”.
Këtë e mbështesin të dhënat e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Bosnje, sipas të cilave nga viti 2010 deri në vitin 2022, Bosnja mori borxh te kreditorët kinezë mbi 2.44 miliardë dollarë, kryesisht për ndërtimin e autostradave, hidrocentraleve dhe termocentraleve.
Çfarë i ofron Kina Bosnjës në pesë vjetët e ardhshme?
Për “mundësitë e reja të bashkëpunimit” në kuadër të planit të ri pesëvjeçar kinez foli i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës, Wang Guofei, në një kolumnë të botuar në nëntor.
Ai theksoi se Kina është “partneri më i madh tregtar i Bosnjës në Azi” dhe se plani i ri pesëvjeçar i Kinës “hap mundësi të reja” për lidhje ekonomike midis Kinës dhe Bosnjës.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim fitim-fitim mes Kinës dhe Bosnjës, për të krijuar një të ardhme më të mirë për popullin dhe qytetarët e të dyja vendeve”, deklaroi diplomati kinez.
Krahas projekteve ekonomike, ai paralajmëroi rritje të lidhjeve kulturore dhe turistike.
“Shtetasit kinezë do të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, ndërsa Bosnja, e pasur kulturorisht dhe piktoreske, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për kinezët”, thuhet në kolumnë.
Ambasada e Kinës në Bosnjë nuk iu përgjigj pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për atë se cilat projekte do të jenë në qendër të investimeve kineze në pesë vjetët e ardhshme.
Nuk janë dhënë as shpjegime pse disa projekte të kompanive kineze në Bosnje mbrohen nga kontrata të fshehta, as nëse ata mbështesin një praktikë të tillë jotransparente të biznesit në këtë vend.
Pushtetit në Bosnje (nuk) i përshtatet transparenca e projekteve kineze
Damjan Ozhegoviq nga Transparency International në Bosnje paralajmëron se “prej vitesh institucionet refuzojnë publikimin e informacioneve kyç për financimin dhe kushtet kontraktore, gjë që me të drejtë ngre dyshime për korrupsion”.
Sipas tij, “shumë informacione, përfshirë normat e interesit dhe afatet e shlyerjes, kurrë nuk kanë qenë publikisht të disponueshme”.
Si shembull, ai përmend ndërtimin e autostradës Banjallukë–Prijedor, ku TI BeH ka fituar madje pesë procese gjyqësore kundër ministrisë përkatëse të entitetit Republika Sërpska, e cila ende, pavarësisht vendimeve gjyqësore, refuzon të ofrojë qasje në modelin financiar.
Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade u nënshkrua në vitin 2018 me kompaninë China Shandong International Economic & Technical Cooperation Group Ltd., pjesë e Shandong Hi-Speed Group Co., Ltd., e cila hapi filial në Banjallukë për këtë qëllim.
Vlera e projektit ishte rreth 297 milionë euro për një rrugë 40 kilometra të gjatë. Shtatë vjet më vonë, asnjë kilometër e autostradës nuk është përfunduar, ndërsa është miratuar rritje shtesë e çmimit të punimeve prej rreth 80 milionë eurosh, me arsyetimin se “janë shtrenjtuar materialet ndërtimore”.
Kontrata vazhdon të mbahet e fshehtë. Ozhegoviç shton se autoritetet në Bosnje e kanë detyrimin ligjor të publikojnë informacione të rëndësisë publike, pavarësisht qëndrimit të investitorit privat apo të huaj.
Autoritetet në Bosnje pa përgjigje për mungesën e transparencës në projektet kineze
Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës, as nga qeveritë e të dy entiteteve – Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska – lidhur me akuzat për mungesë transparence në marrëveshjet me kompanitë kineze.
Po ashtu, autoritetet nuk kanë ofruar informacion për projektet e mundshme me Kinën në pesë vjetët e ardhshme.
E vetmja përgjigje e pjesshme erdhi nga Qeveria e Republika Sërpska, ku thuhet se entiteti ka “bashkëpunim të mirë” me Kinën në fusha të ndryshme dhe se janë “të hapur” për projekte të reja me “të gjithë investitorët e mundshëm”.
“Kompani shtetërore kineze po punojnë aktualisht në projekte të rëndësishme në Republikën Sërpska, si ndërtimi i hidrocentraleve Bistrica dhe Dabar, si dhe autostrada Banjallukë–Prijedor.
Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët kinezë është ndërtuar së fundmi spitali në Doboj, ndërsa planifikohen punimet në ndërtimin e pjesës së autostradës Beograd–Banjallukë, me fokus të veçantë në seksionin Vukosavlje–Bërçko”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Republikës Sërpska.
Bosnja duhet t’i shmanget “kurthit të projekteve kineze jotransparente”
Kina po forcon ndikimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor, dhe Bosnja është pjesë e këtij procesi, paralajmëron për REL-in Marko Banoviç, analist i Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica.
“Rreziku më i madh për Bosnjën janë kontratat jotransparente, kontrolli i dobët dhe pasojat ekologjike që shoqërojnë projektet e mëdha infrastrukturore”, thotë Banoviç.
Ai shton se fokusi i Kinës në vitet e ardhshme, përveç infrastrukturës, do të jetë në teknologjitë e informacionit, rrjetet 5G dhe inteligjencën artificiale, si dhe në rritjen e ndikimit kulturor përmes programeve arsimore.
Banoviç paralajmëron edhe për shembullin e Serbisë, ku investimet kineze sollën përfitime ekonomike, por edhe ndotje serioze, shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe rënie të standardeve demokratike.
“Bosnja duhet të shmangë modelet që çojnë në varësi nga kapitali kinez dhe dobësimin e institucioneve, sepse kjo do të rrezikonte afatgjatë integrimin evropian”, përfundon Banoviç.
Paralajmërimet nga SHBA dhe BE
Gjatë një seance në Kongresin amerikan më 2 dhjetor, kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, paralajmëroi se Kina “po përdor marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin për të mbajtur aparatin e saj keqdashës dhe për të shfrytëzuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor”.
Ndërkaq, Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), në raportin e tij të publikuar në mesin e nëntorit, e rendit Bosnjën ndër “shtetet më të ekspozuara ndaj ndikimit kinez në Ballkanin Perëndimor”, duke paralajmëruar se BE ende nuk ka një politikë të qartë ndaj angazhimit të vendeve kandidate me Kinën.
Theksohet se Pekini po e rrënjos gjithnjë e më thellë veten në sektorët e ekonomisë, industrisë dhe institucioneve në rajon, dhe se ish-presidenti i entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, i shfrytëzon lidhjet me Rusinë dhe Kinën për të “siguruar mbijetesën politike dhe për të shmangur presionin ndërkombëtar”./REL/
-

KUALIFIKUESET: Bosnja dhe Skocia drejt Botërorit, Belgjika “ok”. Spanja befasohet në fund nga Turqia
Përveç Kosovë-Zvicër, sonte luhen edhe ndeshjet e fundit kualifikuese për disa nga grupet e tjera, ku do të përcaktohen ekipet e fundit që do të shkojnë direkt në Botëror dhe ato në play-off.
Në Vienë, Austria po befasohet nga Bosnje Herecegovina, e cila e mbyll pjesën e parë në avantazh 0-1 falë golit të Tabakovic në minutën e 12-të. Me këtë rezultat, Bosnja merr vendin e parë në grup, Austria të dytin.
Spanja po barazon 1-1 ndaj Turqisë, në sfidën që po luhet në Sevilla. Për spanjolëlt shënoi Dani Olmo në minutën e tretë, për turqit barazoi shifrat Deniz Gul 42′.
Në “Hampden Park” në Glasgow, Skocia po udhëheq 1-0 ndaj Danimarkës. Për vendasit shënoi Scot McTominay në minutën e tretë, një gol spektakolar me rroveshatë. Me këtë rezultat, Skocia mban vendin e parë, Danimarka të dytin.
Në Liezh, Belgjika është duke fituar 3-0 ndaj Liechtenstein, me golat e Hans Vanaken 3′ dhe Jeremy Doku 33′ dhe 40′. Ky rezultat i mjafton belgëve për të siguruar vendin e parë.
Në betejën për vendin e dytë në këtë grup, Uellsi është duke fituar 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, me golat e Harry Wilson nga penalltia në minutën e 18-të, David Brooks 21′ dhe Brennan Johnson 37′. Për miqtë ngushtoi shifrat Bojan Miovski 23′. -

Varësi totale nga Rusia, Bosnja dhe Hercegovina kërcënohet me kolaps energjetik
Bosnja dhe Hercegovina mbeten tërësisht të varura nga gazi natyror rus dhe nuk do të jetë në gjendje të ndjekë planet e Bashkimit Evropian për të ndaluar plotësisht importimin e gazit rus deri në fund të vitit 2027, për shkak të mungesës së përparimeve në projektin e lidhjes jugore të gazit me rrjetin e gazit në Kroaci. Ky projekt është vendimtar për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me gaz dhe për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit rusë, por deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret për realizimin e tij. Ligji për Gazsjellësin Jugor të Ndërlidhjes, i cili do të lidhë rrjetin e gazit të Bosnjës dhe Hercegovinës me atë në Kroaci nga Bosnja qendrore përmes Hercegovinës dhe deri në qendrën në Zagvozd, u miratua nga parlamenti i Federatës së BiH në janar të këtij viti, por asnjë hap për zbatimin e tij nuk është ndërmarrë.
Ky projekt u miratua gjithashtu në prani të ambasadorit të atëhershëm të SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, pasi për SHBA-në është një projekt me rëndësi strategjike në kuadër të përpjekjeve për të zvogëluar varësinë e Evropës nga burimet ruse të energjisë, përkatësisht gazi dhe nafta. Sidoqoftë, disa pjesë të ligjit u kundërshtuan fuqishëm nga HDZ BiH. Miratimi i ligjit që do të mundësonte pavarësinë energjetike të Bosnjës dhe Hercegovinës është lënë në hije nga polemikat politike, dhe kjo ka bërë që deri më sot të mos ketë asnjë tregues të vërtetë për fillimin e ndërtimit të tubacionit të gazit të ri. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi mundësia e ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Rusia është gjithnjë e më e mundshme, sidomos nëse Rusia vendos të marrë masa të ngjashme për Serbinë, duke e shtrirë këtë ndalim në vitin 2024.
-

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët të 13 shteteve të Europës Juglindore! Ja arsyet
Shqipëria mikëpriti ditën e sotme samitin e liderëve të SEECP në Tiranë, ku 13 liderët e Europës Juglindore diskutuan mbi disa çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot jo vetëm Europën, por mbarë botën.
Në fund të takimit Samiti i SEECP doli me një deklaratë të përbashkët, ku kundër votoi Serbia dhe Bosnja.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shkak që Serbia dhe Bosnja nuk votuan pro deklaratës ishin arsyet së në deklaratë ishin të përfshira dy pika si:–Dënimi i agresionit rus ndaj Ukrainës
-Referenca ndaj NATO-s si aleancë që kontribuon në sigurinë euroatlantike
Kujtojmë që më herët Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi rolin aktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe në përshpejtimin e integrimit evropian.
Ai rikujtoi se gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka drejtuar me sukses pesë presidenca rajonale dhe ndërkombëtare: Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Kartën e Adriatikut, Nismën e Evropës Qendrore, Nismën për Azil, Migracion dhe Refugjatë, si dhe vetë SEECP-në.
Po ashtu, ai përmendi organizimin në Tiranë të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj 2025, si një moment kyç për dialogun mbi sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Evropë. -

Samiti në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës, përmendej Rusia dhe Lindja e Mesme
Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë votuar kundër deklaratës së përbashkët të Samitit të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë ditën e sotme (16 Qershor 2025).
Në këtë deklaratë përmendej Rusia në lidhje me sulmin e saj ndaj Ukrainës, si dhe situata aktuale në Lindjen e Mesme, ku Izraeli dhe Irani janë në luftë mes tyre.
Kjo deklaratë e përbashkët nuk u votua nga Serbia dhe Bosnja, ndërsa 11 shtete të tjera pjesëmarrëse në këtë samit, e miratuan. -

BiH po përballet me krizën më serioze që nga viti 1995, ja pse Dodik mund të përfundojë ose në burg ose i arratisur
Marsela SHYTIA
Ndërsa Milorad Dodik sfidon bashkësinë ndërkombëtare dhe Republika Srpska flirton me shkëputjen, Bosnja dhe Hercegovina është përsëri në prag të destabilizimit që nuk është parë që nga fundi i luftës së përgjakshme në vitet ’90, raporton “The Guardian”. Në shkurt, anëtarë të një njësie elitare të policisë hungareze, të maskuar si civilë, kaluan kufirin boshnjak dhe mbërritën në Banja Luka. Vetëm në destinacionin e tyre ata veshën uniformat e tyre dhe pozuan krah për krah me anëtarë të maskuar të policisë serbe. Zyrtarisht, ata erdhën si instruktorë. Jozyrtarisht, prania e tyre u njoftua vetëm pasi media e publikoi lajmin, dhe udhëheqja shtetërore në Sarajevë nuk kishte asnjë ide për këtë. Koha nuk ishte rastësi. Konkretisht, vetëm një ditë më vonë, më 26 shkurt, Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik u dënua me një vit burg dhe iu ndalua të mbante një detyrë për gjashtë vjet për shkak të lëvizjeve separatiste. Dodik e hodhi poshtë vendimin si “absurditet”, deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina “nuk ekziston më” dhe miratoi ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore në territorin e Republikës Srpska.
Vendimi
Edhe pse ai pretendoi se nuk do të apelonte sepse nuk e njihte gjykatën, avokatët e tij e bënë këtë gjithsesi dhe një vendim pritet këtë verë. I gjithë ky rast tregoi se Dodik, në momente kritike, mund të mbështetet te udhëheqës autoritarë si Viktor Orbán, i cili, sipas mediave hungareze, madje i dërgoi forca speciale të gatshme për ta nxjerrë jashtë nëse gjërat shkojnë keq. Dodik ka qenë në Moskë tri herë në muajt e fundit dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç e mbështet rregullisht atë. Largim nga pushteti? Ndoshta. Ikje nga vendi? E mundur. Arrestim? Shumë e mundshme. Diplomatët e huaj pohojnë se familja e Dodikut ka kontaktuar tashmë një zyrtar të lartë perëndimor për të rënë dakord mbi kushtet e një tërheqjeje të mundshme nga skena politike.
2 skenare
Jasmin Mujanoviç, një politolog nga Bosnja dhe Hercegovina, paralajmëron: “Kjo është kriza më serioze që nga viti 1995. Mund të përfundojë vetëm në dy mënyra, me arrestimin e Dodikut ose arratisjen e tij.” Kishte pasur përpjekje për ta ndaluar atë në prill pas miratimit të ligjeve ekstreme. U lëshuan urdhër-arreste për të, por njësitë speciale serbe bllokuan anëtarët e SIPA-s në Sarajevën Lindore dhe penguan aksionin. Vendimi mbi apelin mund të merret deri në verë, dhe nëse konfirmohet, do të pasojnë zgjedhje të reja në RS dhe ndoshta ardhja e një koalicioni opozitar të gatshëm për të bashkëpunuar përtej vijave kombëtare dhe për t’u rikthyer në rrugën evropiane.
Parashikime të errëta
Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare kryesisht rri duarkryq. EUFOR është duke pritur një thirrje të mundshme për ndërhyrje dhe nuk ka asnjë veprim konkret në nivelin e Bashkimit Evropian, për shkak të bllokadës nga Hungaria dhe Kroacia. Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, kohët e fundit paraqiti parashikime të errëta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusët u larguan nga seanca kur ai filloi të fliste, dhe anëtarja serbe e Presidencës së BiH-së, Željka Cvijanoviç, e akuzoi atë për “diktaturë dhe represion”. Ndaj Dodik janë vendosur sanksione nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Austria, Polonia dhe Lituania. Megjithatë, ai shpresonte për rikthimin e Trump në pushtet dhe heqjen e masave amerikane. Kjo nuk ndodhi. Nëse vendimi konfirmohet, Dodikut do t’i mbetet vetëm një mundësi – të dëgjojë këshillën e tij që dikur ua dha udhëheqësve të kohës së luftës të RS-së kur ata po iknin nga Haga: “Dorëzohuni”. “Ajo që po bëni tani po dëmton drejtpërdrejt popullin serb dhe Republikën Srpska”, i tha atij Igor Crnadak , ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës. “Nëse e do popullin tënd, shko në gjykatë dhe mbro pafajësinë tënde atje.
-

Ja pse Bosnia-Hercegovina nuk morri pjesë ditën e djeshme në Eurovision
Eurovisioni nisi mbrëmjen e së martës në Bazel, por Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të mungojë në këtë festival që nga viti 2016. Arsyeja kryesore është mungesa e fondeve dhe një borxh i papaguar prej rreth 8.1 milionë euro ndaj Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).
Lejla A. Babović, ish-shefe e delegacionit të Bosnjës në Eurovision, sqaroi se televizioni shtetëror BHRT ka buxhet shumë të ulët dhe nuk mund të përballojë kostot e pjesëmarrjes, të cilat arrijnë deri në gjysmë milioni euro për një paraqitje dinjitoze.
Ajo tha se edhe pse qeveria aktuale po përpiqet të ndihmojë, problemi është i vjetër dhe nuk mund të zgjidhet pa angazhim të drejtpërdrejtë nga shteti. Derisa të shlyhet borxhi dhe të sigurohen burime të qëndrueshme financimi, Bosnja nuk do të rikthehet në Eurovision.
-

Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10%, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.
Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
Tarifa prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet e Shqipërisë drejt SHBA-së për produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore.
Tarifa për vendet e rajonit:
Shqipëria 10%
Turqia 37%
Bosnja 35%
Maqedonia e Veriut 33%
Kosova 10%
Mali i Zi 10%
Serbia 37%Top Channel
