Tag: boshku

  • “Dëm i pakthyeshëm”- Pse gjyqtari Boshku pezulloi shkarkimin e drejtorit të AMP-së, ‘e shpëtoi’ Vetingu

    “Dëm i pakthyeshëm”- Pse gjyqtari Boshku pezulloi shkarkimin e drejtorit të AMP-së, ‘e shpëtoi’ Vetingu

    Marko Boshku, Glodian Ahmetaj dhe Edi rama

    TIRANË- Marko Boshku, ishte gjyqtari i radhës, i shënjestruar nga kryeministri Edi Rama, për vendimmarrjet e tij, sipas të parit të qeverisë, në shkelje të interesit publik. Boshku, anëtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, ka marrë një vendim kundër shkarkimit të ish-drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Vendimi për shkarkimin e Ahmetajt është marrë në datën 6 Gusht të këtij viti, një ditë pasi ishte vendosur transferimi i tij, nga drejtor i AMP-së në Vlorë, në këshilltar të Drejtorit të Përgjithshëm. Nuk dihet se pse pikërisht një ditë pas transferimit, është vendosur përjashtimi i Ahmetajt nga radhët e AMP-së, me pretendimin se familjarët e tij kishin kryer një ndërtim pa leje në zonën e Ksamilit. Sipas postimit të kryeministrit Rama, Ahmetaj kishte gënjyer në lidhje me ndërtimin, me pretendimin se kishte aplikuar për legalizim, por që pamjet satelitore tregonin se ndërtimi ishte kryer pas vitit 2020, dhe jo në vitin 2018 siç pretendonte zyrtari i AMP-së.
    “Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
    Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim. Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës”, shkruante Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku shigjetonte dhe gjyqtarin Boshku.
    “Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
    Çfarë të thuash!!!
    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.
    Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turpi si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
    Mesazhi im është ky:
    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik”, vijonte denoncimin kryeministri.
    Por si e ka arsyetuar gjyqtari Boshku, vendimin e tij për të pezulluar shkarkimin e Ahmetajt nga radhët e AMP-së dhe pavlefshmërinë e transferimit të tij nga posti i drejtorit rajonal, në atë të këshilltarit?
    Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë administrative që është publikuar nga report tv, argumentohet se pezullimi i shkarkimit dhe transferimit bëhet për shkak se Ahmetajt i shkaktohej një dëm i pakthyeshëm, siç është ndërprerja e procesit të Vetingut. Ligji e parashikon qartë se në këtë proces do të kalojnë të gjithë drejtuesit rajonal, por jo personat që mbajnë pozicionin e këshilltarit të drejtorit të përgjithshëm, çka dëshmon sipas gjykatës se dhe vetë transferimi i Ahmetajt do të sillte një dëm të pakthyeshëm ndaj tij.
    Pretendimet e Ahmetajt në padi
    Tranferimi në një pozicion jo të klasifikuar dhe jo të barasvlefshëm nuk mund të kryhej pa pëlqimin e kërkuesit të shprehur me shkrim pasi nuk është një lëvizje paralele sipas përcaktimeve tëvendosura si referncë në urdhërin e transferimit.
    Pozicioni i punës së këshilltaritnuk përmendet dhe nuk përbën strukturë drejtuese apo funksionale menaxheriale të AMP-së dhe nuk ka asnjë bazë ligjore për ta konsideruar si pozicion tëbarazvlefshëm me atë të drejtorit rajonal. Si i tillë, emërimi në këtë pozicion është haptazi i jashtëligjshëm dhe arbitrar.
    Sipas nenit 62 pika 1 të Ligjitnr.128/2021, punonjësi i AMP-së i emëruar në detyrë në përputhje me funksioninqë mban, mund të transferohet dhe të emërohet në detyrë brenda strukturave qendrore dhe vendore të Agjencisë, me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm në njëpozicion paralel/të barasvlefshëm.
    Në rastin konkret detyra e “Këshilltarit” nuk përfaqëson një pozicion të klasifikuar, të barasfleshëm apo paralel mefunksionin e mëparshëm të “Drejtorit Rajonal”, i cili është një pozicion ifituar përmes konkurimit të ngritjes në detyrë me Vendimin nr.296/2, datë23.01.2024 “Për shpalljen e rezultateve përfundimtar të testimit, për lëvizjenparalele dhe ngritjen në detyrë si dhe zhvillimin e konkurimit për vendet e lira në AMP.
    Prandaj, ky transferim përbën shkelje të hapur dhe të drejtëpërdrejtëtë nenit 62 të ligjit, duke cenuar rëndë sigurinë juridike dhe statusin e punëssë kërkeusit. Transferimi përbën cenim tëstatusit të kërkuesit të fituar me konkurim për ngritje në detyrë. Transferimipërbën ulje në detyrë pa procedurë dhe jashtë çdo baze ligjore.
    Më urdhërin e paligjshëm të transferimit rrezikohet ndërprerja e procesit të vettingut, pasi kërkuesi është subjekt aktiv i vlerësimit kalimtar sipas ligjit përkatës nr.12/2018. Detyra eKëshilltarit nuk përfshihet në pozicionet e këtij procesi, ç’ka e rrezikondrejtëpërdrejtë vijimin dhe përfunsimin e vlerësimit të kërkuesit.
    Meqënëse kërkuesi ushtronte funksionon e Drejtorit Rajonal, që sipas nenit 52 të ligjit nr.128/2021 është një funksion i klasifikuar në nivelin e mesëm drejtues, kërkuesi ka qenë subjekt i detyrueshëm i këtij procesi. Transferimi i kërkuesit në një pozicion që nuk klasifikohet si drejtues dhe nuk është përfshirë në listën e pozicioneve që i nënshtrohen vlerësimit kalimtar, siç është “Këshilltar në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm” përbën një ndërprerje të parakohshme dhe të pajustifikuar të procesit të vettingut.
    Ky veprim administrativ e pengon kërkuesin të përfundoj procesin e vlerësimit dhee vendos në një pozitë të pabarabartë dhe me pasoja serioze në karrierën e tij brenda AMP-së.
    Sipas nenit 64 pika 3 të ligjitnr.128/2021 citohet se punonjësi i AMP-së përjashtohet kur: dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen me dashje të një vepre penale; ndaj tij është vendosur dhënia e masës disiplinore e përjashtimit nga Agjencia; nuk konfirmohet në detyrë në procesin e vlerësimit kalimtar dhe periodik.
    Urdhëri i përjashtimit është nxjerrë në mënyrë arbitrare dhe antiligjore vetëm një ditë pasi është firmosur urdhëri i transferimit në detyrën e këshilltarit, pa vendim të komisionit disiplinor, në shkelje flagrante të nenit 64 pika 3 të ligjit nr.128/2021.
    Transferimi dhe përjashtimi i kërkuesit nga AMP e ndërpret në mënyrë të paligjshme procesin, duke i mohuar përfitimin nga ky mekanizëm ligjor. Ligji i vettingut nuk parashikon që ky proces të vazhdojë për punonjës që transferohen në detyra që nuk janë subjekt i këtijligji apo për punonjës që janë përjashtuar pa procedurë ligjore.
    Veprimet e AMP-së kanë cenuar statusin profesional të kërkuesit, dinjitetin dhe integritetin etik, me pasojat të rënda dhe të parikuperueshme nëse nuk pezullohen menjëherë.
    Në vendimin e gjykatës thuhet së dëmi që mund t’i shkaktohej Ahmetajt është i pakthyeshëm, dhe për këtë shkak çmohet e drejtë që të vendoset pranimi i kërkesës së tij për pezullimin e vendimit të shkarkimit. Në vendim thuhet se Ahmetaj duke u tranferuar fillimisht në pozicionin e këshilltarit, dhe më pas duke u përjashtuar nga AMP, i ndërpritet procesi i Vetingut, dhe rrjedhimisht i pengohet e drejta për të konkuruar në pozicione drejtuese.
    “Dëmi është i pakthyeshëm në kuptim të ligjit, kur pavarësisht pranimit të padisë lidhur me themelin e çështjes, është e pamundur që pala kërkuese/paditëse të rivendos në vend të drejtën që i është cenuar si rrjedhojë e dëmit të shkaktuar nga mospezullimi iaktit administrativ.   është i pakthyeshëm atëherë kur cenon efektivitetindhe dobishmërinë e procesit gjyqësor, që do të realizohet mes palëve në të ardhmen.
    Sakaq, nuk do të konsiderohet i pakthyeshëm dëmi, kur, pavaresisht pasojave që sjellë, është i tillë që, e drejta që kërkuesi/paditësi kërkon të realizojë dhe të njohë nëpërmjet procesit gjyqësor, mund të rivendoset në vend në eventualitetin e pranimit të padisë dhe vendimi përfundimtar nuk mbetet i paekzekutueshëm.
    Në vlerësimin paraprak dhe sipërfaqësor të fakteve të çështjes që kryen Gjykata gjatë shqyrtimit të kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë, arrihet në përfundimin se, në rast se nuk do të pezullohen aktet administrative objekt gjykimi, Urdhëri Nr.582, datë05.08.2025 “Për transferim dhe emërim në detyrë të një punonjësi të AMP-së” dhe Urdhëri Nr.590, datë 06.08.2025 “Për përjashtim nga detyra të një punonjësi tëAMP-së”, të Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së, kërkuesi ******* Ahemtaj do të privohet nga mundësia për të përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar dhe periodik me një vendim përfundimtar nga trupa e vlerësimit në kuadër të Ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dheperiodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dheAgjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Ministrinë e Brendshme”, si dhe po ashtu do të privohet nga zhvillimi profesional dhe në karrierë duke cenuar të drejtën për punë të tij.
    Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se përmbushet dhe kriteri ligjor i pakthyeshmërisë së dëmit të pretenduar nga kërkuesi *******, në kushtet kur ekzistenca e një privimi të tillë shkakton pasoja joproporcionale në ecurinë profesionale dhe nëk arrierë të kërkuesit, pasiqë sikurse u theksua më sipër në këtë vendim nuk kemi të bëjmë vetëm me ecurinë profesionale të kërkuesit ******* në AMP, por ndërprerja e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik pa një vendim përfundimtar pengon zhvillimin profesional dhe në karrierë të kërkuesit, e konkretisht duke e penguar për të konkuruar në pozicione të cilat janë subjekt i vlerësimit kalimtar dhe periodik. Për më tepër që kërkuesi******* është emëruar në pozicionin: Drejtor nëDrejtorinë Rajonale të AMP-së REPUBLIKA E SHQIPËRISË Gjykata Administrative e Shkalles se pare ******* Vlorë&Gjirokastër me procedurën e ngritjes në detyrë. Në pasojë, Gjykata vlerëson sepërmbushet kriteri ligjor i pakthyeshmërisë së dëmit të pretenduar nga pala kërkuese”, argumenton gjykata.
    Pjesë nga vendimi i gjyqtarit Boshku
    Gjykata, bazuar në nenet 28, 29, 30, 32 dhe 65 të Ligjit nr.49/2012 “Përgjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhenë Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës sëShqipërisë”, VENDOSI:
    1. Pranimin e kërkesës së palëskërkuese, *******, për marrjen e masës së sigurimit të padisë.
    2. Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, UrdhërNr.582, datë 05.08.2025 “Për transferim dhe emërim në detyrë të një punonjësitë AMP-së”, të Agjencisë së Mbikëqyrjes ******* , deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
    3. Pezullimin e zbatimit të aktitadministrativ, UrdhërNr.590, datë 06.08.2025 “Për përjashtim nga detyra të një punonjësi të AMP-së”, të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
    4. Në zbatim të nenit 28 pika 2 tëLigjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeveadministrative”, Gjykata i cakton palës kërkuese, *******, një afat 10 (dhjetë) ditor, për depozitimin e padisë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
    5. Ky vendim është i ekzekutueshëm menjëherë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
    6. Në rast mosekzekutimi vullnetar të këtij vendimi gjyqësor, ngarkohet shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat për ekzekutimin e detyrueshëm të tij.
    7. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
    8. Kundër këtij vendimi, lejohet e drejta e ankimit të veçantë brenda afatit ligjor 5 (pesë) ditor, në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar palëve ndërgjyqëse.

    Pas vendimit të gjyqtarit Boshku, AMP mësohet se i është drejtuar gjykatës Administrative të Apelit, ku ende nuk ka një vendimmarrje për rastin Ahmetaj. Të gjendur nën lupën e sulmeve politike, padyshim gjyqtarët që do të kenë në dorë këtë çështje, do të kenë një vendimmarrje të vështirë, ndërsa deklaratat e Ramës ndaj Boshkut, janë kritikuar nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Kjo e fundit në një deklaratë të bërë dje, tha se sulmet e kryeministrit Edi Rama janë në kufijtë e kryerjes së veprës penale, ndërsa kërkoi një reagim më të qartë dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor./ZËRI 

  • BIRN: Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

    BIRN: Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

    Pas sulmit të radhës të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se kjo është një tentativë për uzurpimin e pushtetit gjyqësor dhe kërkon reagimin e KLGJ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për një pozicionim të qartë në mbrojtje të sistemit gjyqësor.
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi të martën sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, duke e cilësuar atë “në kufijtë e veprës penale”, ndërsa paralajmëroi se do të ushtrojë çdo mjet ligjor në fuqi për mbrojtjen e gjyqtarëve të veçantë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi.
    Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe si një tentativë të kryeministrit për uzurpimin e këtij pushteti.
    Pas një serie sulmesh ndaj gjyqtarëve, Rama targetoi të hënën gjyqtarin e Gjykatës Administrative Marko Boshku për një vendim që lidhej me rikthimin në detyrë të një drejtuesi rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të kapur me ndërtim pa leje në Ksamil.
    “Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik,” shkroi Rama përkrah fotos së gjyqtarit Boshku në faqen e tij në Facebook.
    Pasi shpreh mbështetjen e plotë për Boshkun dhe duke e përshkruar atë si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor, i pyetur për koment, nuk bëri me dije ndonjë qëndrim lidhur me këto rrethana deri në publikimin e këtij shkrimi.
    Në vijim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, duke i’u kërkuar që të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga “ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm”.
    Po ashtu, shoqata i kujton kryeministrit Edi Rama se, çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit. Në pikën 3 të nenit 145 të Kushtetutës përcaktohet se “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”.
    Shoqata shprehet në deklaratë se u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Gjithashtu, thekson se nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor.
    “Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast”, citohet në deklaratë, ku shtohet se sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor.
    “Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë, por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, përfundon gjykata.
    Veç Boshkut, gjatë dy muajve të fundit, kryeministri Edi Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu dhe ka kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
    Më herët, kryeministri sulmoi edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për pushimin e një hetimi që lidhej me kabinat turistike në Theth. Deklaratat e kryeministrit u dënuan më parë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si dhe nga Unioni i Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve./BIRN

  • Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

    Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

    Pas denoncimit publikisht nga kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjykatësi Marko Boshku për kthimin në detyrë të një zyrtari të shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim me dokumentacionet e legalizimit, ka reaguar Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.  

    Në një deklaratë publike, Shoqata shprehet se kanë “konstatuar të revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku”.
    Teksa i shpreh mbështetjen gjyqtarit Boshku, Shoqata i bën  thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    “I bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.
    Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.
    Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin.
    Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, thuhet në këtë deklaratë.

    Top Channel

  • Sulmet e Ramës, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Deklaratë në kufijtë e veprës penale, KLGJ të reagojë

    Sulmet e Ramës, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Deklaratë në kufijtë e veprës penale, KLGJ të reagojë

    EDI RAMA DHE GJYQTARI BOSHKU

    TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ka dënuar sulmet e kryeministrit Rama, në drejtim të gjyqtarëve, deklarata të cilat i konsideron në kufijtë e kryerjes së veprave penale. Shoqata e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të mbajë një pozicion më të qartë në mbrojtje të gjyqtarëve, dhe të dënojë sulmet e Ramës apo kujtdo funksionari të lartë publik. Shoqata kërkon gjithashtu reagimin e ndërkombëtarëve, si dhe shprehet se sulme të tilla vënë në rrezik procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
    DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTAREVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm. Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër.

    Gjatë ditës së djeshme në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sulmoi gjyqtarin Marko Boshku, pasi ky i fundit kishte vendosur kthimin në punë të një ish-drejtuesi të AMP-së në Vlorë.
    Postimi i Ramës:
    Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
    Rasti është i ububushëm!
    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
    Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.
    Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.
    Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
    Çfarë të thuash!!!
    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.
    Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turpi si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
    Mesazhi im është ky:
    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik. /ZËRI 

  • Kryeministri sulmoi gjyqtarin, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ashpër: Boshku është model në punë, Rama do të përballet me ligjin

    Kryeministri sulmoi gjyqtarin, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ashpër: Boshku është model në punë, Rama do të përballet me ligjin

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar këtë të martë me tone të forta ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin Marko Boshku, të cilin Rama e akuzoi për rikthimin në detyrë të një ish-drejtuesi të Autoritetit të Mbikqyerjes Policore (AMP) me precedentë disiplinorë.
    Në një deklaratë zyrtare, Shoqata shpreh “revoltën” e saj për sulmin që e konsideron “të paprecedentë dhe të papranueshëm” ndaj gjyqtarit Boshku, të cilin e përshkruan si një “model integriteti” në detyrë. Për më tepër, Shoqata i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë një qëndrim të qartë mbrojtës ndaj gjyqtarëve dhe kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
    Shoqata thekson se çdo deklaratë denigruese nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv përbën ndërhyrje të papranueshme në veprimtarinë e gjyqtarëve dhe sjell përgjegjësi ligjore sipas Kushtetutës.
    Reagimi
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku.
    Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij.
    Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.
    Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.
    Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër.

  • “Sulm i paprecdentë”/ Kritikat e Ramës për gjyqtarin Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Vepër penale

    “Sulm i paprecdentë”/ Kritikat e Ramës për gjyqtarin Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Vepër penale

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se ky është një sulm i paprecdentë dhe i papranueshëm.
    Në deklaratë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se “Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.”
    Deklarata e plotë:
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm. Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër.
    Lajmi në përditësim….

  • “Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

    “Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të gjyqtarit Marko Boshku që ka rikthyer në detyrë një ish-drejtues rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, i larguar më herët për shkelje të rënda ligjore.
    Ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit.
    Rama ka publikuar edhe foton e gjyqtarit Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës, teksa shkruan se vendimet e tij do t’i përcillen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë.
    Reagimi i plotë:
    Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
    Rasti është i ububushëm!
    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
    Por fotot satelitore nxorën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.
    Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.
    Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
    Çfarë të thuash!!!
    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.
    Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
    Mesazhi im është ky:
    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.

  • Rama “kapet” me një tjetër gjykatës: Boshku riktheu në detyrë drejtorin që u kap me presh në duar! Kush përqesh ligjin…(PARALAJMËRIMI)

    Rama “kapet” me një tjetër gjykatës: Boshku riktheu në detyrë drejtorin që u kap me presh në duar! Kush përqesh ligjin…(PARALAJMËRIMI)

    edi rama-marko boshku

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon me sulmet e tij ndaj gjyqtarëve. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Marko Boshku. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se gjyqtar Boshku ka rikthyer në detyrë një ish-drejtor rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i larguar për ndërtim pa leje. Ky fundit, ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit. Sipas Ramës ky është një rast skandaloz, i cili ashtu si ato të mëparshmit, do i përcillet KLGJ-së dhe ILD-së. 
    Njoftimi:
    Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
    Rasti është i ububushëm!
    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
    Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga
    AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.
    Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
    Çfarë të thuash!!!
    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
    Mesazhi im është ky:
    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.

  • “Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve

    “Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve

    Edhe pse me drejtësinë e reformuar po prej tij, Edi Rama vazhdon të sulmojë gjyqtarë e prokurorë, ku këtë herë në “tabelën e qitjes” së kryeministrit është vënë gjyqtari Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës.
    Shkak është bërë një vendim i gjyqtarit Boshku për rikthimin në detyrë të kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP) në Vlorë, të cilin Rama e konsideron si një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar.
    Rama e konsideron rastin si të “ububushëm”, teksa ish-kreun e AMP-së së Vlorës si “birbo”  që kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues.
    Ndryshe nga herët e tjera, Rama këtë herë ka publikuar edhe foton e magjistratit Boshku, teksa del në konkluzionin se vendimi që ai ka marrë është haptazi në paligjshmëri dhe në dëm të interesit publik
    Postimi i plotë
    Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
    Rasti është i ububushëm!
    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
    Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.
    Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.
    Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
    Çfarë të thuash!!!
    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.
    Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
    Mesazhi im është ky:
    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.

  • Rama denoncon rast tjetër të abuzimit në drejtësi: Gjyqtari Boshku urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë, një shkelës i ligjit

    Rama denoncon rast tjetër të abuzimit në drejtësi: Gjyqtari Boshku urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë, një shkelës i ligjit

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj një vendimi të marrë nga gjyqtari Boshku, i cili, sipas tij, ka rikthyer në detyrë një ish-drejtor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit.
    Në një postim të gjatë në Facebook, Rama shpreh pakënaqësinë ndaj disa vendimeve gjyqësore që, sipas tij, nuk respektojnë interesin publik dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve te “Drejtësia e Re”.
    Reagimi i Ramës:

    Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
    Rasti është i ububushëm!
    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.
    Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.
    Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!Çfarë të thuash!!!